Mendime
Kastriot Myftaraj: Robelli e kreu detyrimin e Xhihadit si islamik shqipfolës kundër kolonel Dritan Demirajt
E diele, 22.08.2021, 05:03 PM
Enver Robelli e kreu detyrimin e Xhihadit si islamik shqipfolës kundër kolonel Dritan Demirajt
Nga Kastriot Myftaraj
Enver Robelli, gazetari me prejardhje nga Kosova dhe me
banim në Zvicër e ka qortuar ashpër kolonelin nga Shqipëria Dritan Demiraj, një
oficer ky i forcave komando shqiptare që ka shërbyer për një kohë të gjatë në
Afganistan, në periudha të ndryshme kohe, prandaj e njeh mirë këtë vend,
mendësinë e njerëzve të atjeshëm, kulturën shoqërore atje.
Enveri i Zvicrës është prekur se kolonel Demiraj i ka
kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa për t’ i mbikqyrur afganët që do të
vijnë në vendin tonë pasi ka mundësi që ata të shfrytëzojnë mjedisin shoqëror
shqiptar ku femrat qarkullojnë lirshëm të pashoqëruara nga meshkuj dhe me
veshje që për formimin kulturor të afganëve janë provokime seksuale ndaj meshkujve.
Afganët që do të vijnë paralajmëron koloneli mund të kryejnë akte dhune
seksuale madje edhe më keq.
Paralajmërimi i kolonelit është në fakt paralajmërimi
standard që autoritetet ndërkombëtare në Afganistan iu bënin zyrtarisht femrave
nga vendet perëndimore që shkonin për punë të ndryshme në Afganistan. Koloneli
foli duke u bazuar në manualet që ka parë në Afganistan, të hartuara nga SHBA
dhe NATO. Enver Robelli si gazetar e
kupton mirë këtë gjë.
Por Enveri është prekur si islamik. Sepse Enveri, i cili ka
lindur në 1973 ka marrë vetëm një cipë të hollë kulture perëndimore atje në
Zvicër, ndonëse ka shkuar që në moshë të vogël. Në mendësinë e tij Enveri ka
mbetur islamik për të cilin afganët janë vëllezër islamikë. Dhe kur vëllai në
përkatësi nacionale nga Shqipëria, Dritan Demiraj, thotë një të vërtetë të
papëlqyeshme për afganët muslimanë, Enveri i Kosovës i turret si armikut fetar
shqiptarit Dritan Demiraj duke mbrojtur vëllezërit muslimanë afganë. Enveri bën
kështu detyrimin e Xhihadit si islamik shqifolës.
Enveri i Kosovës i kujton kolonelit se çfarë kanë bërë
shqiptarët e Shqipërisë nëpër Europë pas vitit 1990. Çfarë arsyetimi është ky?
Krahasimi nuk ka vlerë sepse Koloneli foli për një problem që ka të bëjë me
mendësinë e përgjithshme të afganëve të përftuar nga kultura seksuale e
shoqërisë afgane. Pra për një problem që ka të bëjë jo me individët me prirje
kriminale siç ka qenë rasti me një pjesë të shqiptarëve që emigruan në Europë,
por për një problem që ka të bëjë me njerëzit afganë në tërësi shumica e të
cilëve në rrethana të tjera në mjedisin
e tyre nuk do të shfaqnin prirje kriminale. Edhe këtë e kupton mirë Enveri si i
shkolluar në Perëndim, por e prek e vërteta e papëlqyeshme për vëllezërit e tij
islamikë afganë.
Dhe çfarë arsyetimi është ai i Robellit tekefundit. Për
shkak se në të kaluarën ka pasur shqiptarë që kanë bërë gjëra të këqija në
Europë duhet t’ i lemë të lirë afganët të bëjnë çfarë të duan në Shqipëri me
femrat shqiptare, madje edhe me meshkuj se këto shoqëri islamike kanë një kulturë
pedofilie të dhunës seksuale ndaj meshkujve të mitur.
Reagimi i Enver Robellit ndaj kolonel Dritan Demirajt është
një shembull domethënës për atë që një pjesë e madhe e asaj që shihet si
përplasje ndërshqiptare mes shqiptarëve të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
është në të vërtetë përplasje mes njerëzve me mendësi të thellë islamike në
Kosovë nga njëra anë dhe njerëzve me mendësi laike (sekulare) në Shqipëri, si
kolonel Demiraj ndonëse i përket si prejardhje shqiptarëve të kthyer dhunshëm
në fenë islame gjatë pushtimit osman, nga ana tjetër.
Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore në shumicën e
tyre janë thellësisht të islamizuar në qenien e tyre, ndonëse, ata në Kosovë
posaçërisht, kanë marrë një cipë sjelljeje me kulture laike perëndimore. Por të
vërtetën e tyre shfaqin me raste të tilla.