Faleminderit
Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku
E shtune, 31.07.2021, 06:00 PM
DYQINDVJETORI I LINDJES TË KOMANDANT- GJENERALIT ME KËSULË TË BARDHË EMIN ?ELIKU (XHAMBAZI)
NGA
BAJRAM ?ELIKU -
BALI
Emin
Çeliku i njohur në histori si Emin Xhambazi - Kërçova, lindi në fshatin Cërvicë
të Kërçovës, kah fundi i muajit korrik në vitin 1821. Babai i tij Ramë Osman
Bajraktari, ishte djali i Osman Bajraktarit nga rrethina e Shkodrës, i cili
ishte dalluar si trim në shumë luftëra kundër turkut. Osman Bajraktari, përveç
djalit Ramës, i kishte edhe dy djemë tjerë, Sadikun dhe Veselin por edhe dy
vajza. I ndjekur nga turku , rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, do të lëshonte
trevën e tij ku ishte rritur e kaluar një pjesë të mirë të jetës, e do të
vendosej në fshatin Peladhi të Grykës së Madhe të Peshkopisë. Osman Bajraktari,
edhe aty nuk do të gjente rehatinë familjare, e do të binte në hasmëri me një
familje tjetër trime. Ranë viktima nga të dy anët, por u vra edhe trimi
sypatrembur, Osman Bajraktari. Djemtë e tij morrën gjakun e babait, e për të
mos vazhduar gjakëmarrja, sipas traditës së atëhershme, lëshuan Peladhinë, dhe
me familjen e tyre, dhe gratë hipur në një karrocë me dy rrota, e pakë bagëti
që kishin, braktisën Peladhinë. Kaluan Dibrën, e nëpër Mavrovë do të vazhdonin
në drejtim të Kërçovës, dhe do të vendoseshin në fshatin Cërvicë, në afërsi të
Gurit të Zi të Çukës, ku do të pranoheshin nga familja Klosi, gjithashtu të
shpërngulur nga Shqipëria. Këtu Rama dhe Sadiku do të ndërtonin shtëpinë e tyre
të ndihmuar edhe nga fshatarë tjerë të Cërvicës.
Vëllai
i tretë Veseli sipas marrëveshjes do të vazhdonte rrugën për në Prilep dhe do
të vendoset në fshatin Desovë, me preteks që nëse hasmi merr gjakun në Cërvicë,
ky i Desovës të hakmerret. Kaluan vite e konflikti pushoi, hasmi nuk vazhdoi
gjak- marrjen, e familja e Ramë Bajraktarit dhe vëllezërve të tij shtohej edhe
në këto anë malore. Ramë Bajraktarit i lindën tre djem të fuqishëm e trima të
vërtetë, Emini, Brahimi dhe Hajradini, por edhe dy vajza si pëllumbesha. Nuk
shkoi shumë kohë e familja ra përsëri në hasmëri me një familje tjetër trime
nga fshati Sërbicë (Kastriot) nga Kërçova, ku si pasojë e rrahjes së rëndë për
një kohë të shkurtër ndërroi jetë vëllai i Ramë Bajraktarit, Sadiku. Ramë
Bajraktari i cili ishte një burrë i fuqishëm, dhe fshatarët e pagëzuan Ramë
Çeliku, mbiemër që sot e kësaj dite e mban familja ?eliku, u hakmorrë duke vrarë tre vëllezërit që ia vranë
vëllain.
Armiqësia
vazhdoi ndër vite, e hasmërit morrën disa aksione për t’i vra djemtë e Ramës,
Eminin dhe Brahim Çelikun, por pa sukses. Më në fund rrëfente gjyshi im Emin ?rliku, arrihet një kompromis në mes këtyre dy familjeve,
jepet një vajzë me emrin Xhemile e cila martohet te familja e tyre e afërt
Limani, në fshatin Sërbicë (Kastriot), dhe këtu mbaron edhe hasmëria.
Viti
1844, sjellë telashe të reja, Sulltan Mexhiti një mjekërr zi, sjellë Reformat e
Tanzimatit, ku çdo familje detyrohet të japi nga një bir shtëpie në ushtrinë
turke, që të luftojnë jashta Trojeve Etnike Shqiptare. Radha i ra Emin Çelikut
të ri, i njohur në histori si Emin Xhambazi
- Kërçova, apo Gjenerali me
kësulë të bardhë si që e pagëzuan disa historianë të kohës, e në veqanti
historiani nga Shqipëria Mojsi Murra. Emin Çeliku me shumë trima tjerë nga
rrethi i Kërçovës, nuk i pranuan këto reforma, e si kundër - përgjigje sulmuan
kazermën turke që ishte e vendosur rrëzë Kalasë së qytetit në afërsi të tregut
të sotëm të kafshëve, dhe për një kohë të shkurtër ajo ra në dorë të
kryengritësve shqiptarë. Tre robër turq i lanë gjallë që të shkojnë e t’i
tregojnë pashait në Manastir, se Kërçova nuk i pranon Reformat e Tanzimatit, e
municionin dhe armët e marra nga turqit i çvendosën në një vend tjetër më të sigurt,
që t’i përdorin kur të jetë nevoja. Kryengritjen, e udhëhoqi Emin Çeliku, i cili
më vonë nga përndjekjet e papara nga
turqit e mori nofkën, Emin Xhambazi, apo në turqisht Emin Trimi. Kur ndëgjon
Sulltan Mexhiti, se kazerma turke në Kërçovë ka ra në duar të shqiptarëve, nga
Manastiri me 5.000 ushtarë dërgon Hajredin Pashën, që të vë nën kontrollë
Kërçovën, dhe udhëheqësin e kryengritjes Emin Çelikun, sipas mundësisë t’ia
sjellin gjallë para këmbëve të tija, ose kokën e tij të prerë.
Komandant
Emin Çeliku me shumë trima tjerë nga rrethi i Kërçovës, mblidhen, e numri i
tyre sipas gjyshit ka qenë mbi 500, burra trima të pushkës, e i vendosin pusi
Hajredin Pashës në fshatin Sop, në jug - lindje të Kërçovës. Në një luftë të
rreptë me turkun, trimat kërçovarë të udhëhequr me mjeshtri të rrallë nga
komandant Emin Çeliku, e trimave tjerë si Selim Braja, Mefmet Braja, Afmet
Braja, Osman Gjini, Dën Çeliku, Sefer Zajazi, Baftir Shitova, Nezir Koxha e
shumë trima tjerë, do të përgjysmonin ushtrinë turke të udhëhequr nga Hajredin
Pasha. Në luftë të rreptë trimat nga Kërçova hargjuan fishekët, e qenë të
detyruar të tërhiqen pak më lartë në kodra, e për të erdhë në Kërçovë për tu
furnizuar me fishekë. Gjatë tërheqjes disa nga luftëtarët kërçovarë ranë në
duar të turqëve të cilët duke menduar se i mundën kryengritësit, i morrën me
vete për në Manastir për të ia dorzuar sulltanit në Stamboll. Komandant Emin
Çeliku, pasi furnizohet me fishekë, e ndjek ushtrinë turke dhe afër Sopotnicës,
e sulmon ushtrinë turke dhe çliron robërit e luftës shqiptarë.
Nuk
shkoi shumë kohë e Dervish Cara i çon fjalë Emin ?elikut,
që t’i bashkojnë forcat ushtarake kundër turkut të pabesë, duke çliruar së
bashku Shkupin (1844), për të vazhduar për Veles e vende tjera shqiptare. Emin Çeliku vendoset në afërsi të fshatit
Taor, e Dervish Cara në Katllanovë, ku shqiptarët zhvilluan disa akcione lufte
kundër ushtrisët turke të udhëhequra nga Mefmet Pashë Llatasi dhe Hajredin
Pasha. Ndërhynë edhe konzujtë anglezë, françes, rus etj. Për të ndalur luftën
që ishte në prag, e krerët u thirën për marrëveshje, ku krerët shqiptarë
Dervish Cara e Emin Çeliku me disa të tjerë në pabesi u zuan robër. Dervish
Carën me disa të tjerë i dërgojnë në Stamboll, ndërsa Emin ?eliku nuk dorzohet i gjallë duke luftuar si luan kundër
turqëve që e kishin rrethuar nga të
katër anët. Kur, e ndëgjon krismën e
armëve Selim Braja me shokë, jep kushtrimin ndër kërçovarë, Me dorë burra se
komandantin turku na e ka rrethuar, Me sulm rrufeje hidhen mbi turqit, të cilët
të befasuar ikin si lepujt kur i ndjek qeni, dhe kështu e shpëtojnë komandantin
e tyre i cili në luftë të pa barabartë ishte plagosur. Shumë historianë të
kohës shkruajtën se ai u vra nga turqit në atë përleshje, disa të tjerë
shkruajtën se atij, iu pre koka, aty për aty nga turqit, por asnjëra nga këto
fliste gjyshi nuk është e vërtetë, ai zhvilloi edhe shumë luftëra kundër
turkut, si në Dibër, Kosovë e deri në Cetinje të Malit të Zi.
Vepra
e tij luftarake u cilësua anë e mbanë ku jetonin shqiptarët e duke marrë pjesë
edhe në Lidhjen e Prizrenit, si deputet nga Kërçova. Gjatë kohë u ndoq nga
turqit, dhe qe i detyruar të strehohet në malet e Dibrës si kaçak së bashku me
Halil Rekën nga Rimnica, nën bjeshkët e Korabit. Pleqërinë e kaloi në fshatin e
tij të lindjes në Cërvicë, duke u marrë me punët e fushës e njëherit edhe si
Dervish në tyrben e fshatit. Lavdi veprës së tij atdhetare.
Turqit
e kërkonin, dhe e ndiqnin si Emin Xhambazi, e ai jetonte në fshatin Cërvicë të
Kërçovës si Emin ?eliku me kësulë të
bardhë në kokë...