Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Priftërinjtë shqiptarë të Shën Bigorit ishin vrarë!
E enjte, 29.07.2021, 07:14 PM
Priftërinjtë shqiptarë të Shën Bigorit ishin vrarë! Zbulimi që duhet të flet shqip.
Nga
Fahri Xharra
“Janë
gjetur mbetje njerëzore, për te cilat supozohet se u takojnë trupave te vrare
te klerikëve te Manastirit te Bigorit ne një lokacion tejet te vështirë pylli
te dendur përmbi Manastirin dhe nen fshatin Galiçnik. Supozohet se behet fjale
për mbetje trupore te dy klerikëve te likuiduar me 1918 nga autoritetet serbe
te kohës. Sipas te dhënave priftërinjtë e Kishës Shën Petka ( Shën Premtja ),
ne te cilën kishte edhe shkollë , e kundërshtonin pushtetin e ri qe te
ushtronte serbizim te popullatës lokale, mu për atë shkak ata ishin likuiduar
ne terren tejet te vështire për tu gjetur. Ne atë kohe qe e ndaluar rreptësisht
te flitej për ketë rast me qellim qe i njejti te harrohej.
Eshtrat
janë gjetur duke iu falënderuar 93 vjetarit
Zendel Ahmeti nga fshati Radostush (Rostush). Ai si fëmije ka pikasur dy
trupa te dekompozuar me veshje kishtare ( mantel) dhe emblema kishtare. Kohëve
te fundit plaku vendosi te ndaje ketë sekret me igumenin e Manastirit te
Mbigurit, arkimandriti Partenij. Ai
menjëherë ka dertuar murgj qe ta hulumtojnë terrenin, por pa sukses, sepse kish
kaluar shume kohe dhe natyra me fenomenet e saj i kishte mbuluar trupat.
Igumeni i humbi shpresat, megjithatë murgjit, Pajsij, Amvrosij dhe Nefont
kishin vendosur qe te kërkojnë përsëri. Ata fillimisht u takuan me gjysh
Zendelin, i cili ua tregoi rrugën nga shtëpia e tij ne fshat, pastaj per tek
shpella , respektivisht te vendi ku i kishte pare trupat e pajete. Murgjit
kishin shkuar te vendi i quajtur: "Tek Popat" (te priftërinjtë),
kishin kërkuar gjithë ditën tek shpella e bile ishin ndarë që të kërkojnë edhe
te mali. Para se te erret, murgu Nefont kur i pat humbur shpresat se do te
gjenin ndonjë gjë, sheh një shpend ne
qiell i cili rrotullohet ne je vend. Murgu shkon te ai vend dhe sheh qe shkëmb
te madh , pas te cilit fshihej nje shpelle e vogël. Vendi ish i mbuluar me
degë, gurë dhe gjethe. Nifonti fillon te gërmojë me duar. Ne një thellësi prej 20-30 cm gjen ne asht, vazhdon
dhe gjen edhe eshtra te tjerë. I herret murgjit e tjerë dhe vërtetohen se behet
fjale për eshtra njerëzish. Kthehen ne Manastir dhe i tregojnë At Partenij
për vendin dhe me vonë e lajmërojnë
policinë.
Zëdhënësi
i policisë njësia ne Tetove, Marjan
Josifoski deklaron me 6.11.2015
qe ne Stacionin e Policie Radostush
(Rostush) me 05.11. 2015 murgjit kane gjetur 30 eshtra njerëzore tek
vendi "tek Priftërinjtë" , i kane futur ne thes dhe më vonë policia i
ka bere procedurat normale për ketë rast
behet fotodokumentacioni dhe ne ditët ne vijim pritet qe te behën
ekspertizat nga organet kompetente me qellim qe te zbardhet identiteti i
klerikëve te vrarë.”
Ky
ishte lajmi gazetaresk , Por të mos lejojmë që të manipulohet me historinë !
(Mbretëria
serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj
popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe
ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse
shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama përqendrimin
fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me
besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën
nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat
“konvertuar” zyrtarisht në serbë.”- rrrëfehet Branko Manojlovski nga fshati
Kiçinicë i Rekës së Epërme të rrethit të Gostivarit (Shqiptarët ortodoksë të
Maqedonisë . Pse heshtë Kisha Autoqefale e Shqiperisë ? Fahri Xharra )
Mos
të harrojmë : “Në arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më
të reja që tregojnë se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç
shkruhet në këto dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e kishës
autoqefale shqiptare. Letërkëmbimi midis Kryetarit të kishës ortodokse
shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku me Kishën Orthodokse Autoqefale të
Shqipërisë është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori
– Dita e shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori.
Historiani Skënder Hasani thotë se manastiret e shekullit X, XI dhe XII në
territorin e sotëm të Maqedonisë argumentojnë prezencën edhe në këtë pjesë të
trungut arbëror dhe jo rastësisht si objektet e tjera të etno- kulturës
shqiptare të antikitetit dhe mesjetës ishin në shënjestër të asgjësimit nga
mekanizmat shtetërore.” ( fxh , Manastiri “Shën Biguri” i shqiptarëve)