E hene, 20.09.2021, 11:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Minguli: Në rrugëtimin e magjishëm të poezisë

E merkure, 21.07.2021, 07:40 PM


Në rrugëtimin e magjishëm të poezisë

Durrës, mes valëve  të detit dua të tretem

aty, me to të loz, e të hidhem si dikur  fëmijë

Për një   cast në kaltërsinë e tij le të mbetem,

të dëgjojë zërin tënd të ëmbël “ Eja bijé

Trandafile Molla (Baja)

Nga Fatmir Minguli

Paralele të domosdoshme në një krijmtari intensive

Poezia e Trandafile Mollës (Baja)  është e lidhur ngushtë me periudhën e shkurtër kohore të krijimtarisë së saj të habitshëm. Të habit ecuria e  kësaj gruaje poete, intelektuale, të habit përkushtimi i saj ndaj artit të porzisë për të cilën ajo nuk kursen asgjë.

Por për një person që e njeh sado pak jetën e kësaj  gruaje- poete do të kuptosh një fakt, faktin e vuajtjeve të një shpirti që kërkonte shpërthim, shpërthimin në poezi “ të ndrydhura në valët e jetës”.

Ishte pikërisht viti jo i rastësishëm 2016 kur pranë studioi 2 M në Durrës  kjo grua poete solli një vëllim me poezi ku  titulli i tij ishte “Fjalë zemre!  Vetëm duke u nisur nga ky titull kaq modest, kaq i thjeshtë redaktorët e kësaj shtëpie botuese punuan me pasion me poezitë e poetes pa lëvizur “shpirtin e poezive” duke lënë origjinalitetin e tyre ashti siç  e këndonte vetë shpirti i poetes.

Botimi i këtij libri të parë i Trandafile Mollës (Baja)  bëri jehonë në qarqet kulturale dhe të shkrimtarëve në Durrës ku pati dhe ndonjë poet që kërkoi të bëjë redaktimin “modern” të poezive të kësaj poeteje kaq natyrale. Ishin kohët e para të krijimtarisë së Trandafiles dhe ajo ashtu zemër hapur  pranoi kërkesën e “super redaktorit” por që ai i shtrembëroi të gjitha poezitë duke e larguar origjinalitetin e poezisë së poetes e duke futur vargje të  huaja  për që s’kishin lidhje me “Fjalë zemre”.

Trandafile Molla botoi më tej me sukses të plotë vëllimet me poezi “Kur zemra flet”, 2017, “Vazhdoj të jem” 2017, vëllimin në italisht “ Parole di cuore”, 2017 dhe “Atje dua”, “Mall për gjithësinë”, “ Dallëndyshe në fluturim”   deri te vëllimi i fundit “ Më thërret një zë” 2020.

Ja pra kronika e vërtetë e krijimtarisë poetike me libra të botuar sepse paralel me këto botime Trandafile Molla ka krijuar një tjetër jetë, atë të njohjes së saj në botë nëpërmes festivaleve të poezisë, nëpërmes takimeve dinjitoze  me shkrimtarë e me lexues, për të mos ndaluar këtu për çmimet, vlerësimet dhe botimet e poezìve të saj në enciklopedi kombëtare e ndërkombëtare të poeteve,

Por le të rikthehem fillimet e botimeve të Trandafiles. Nuk ishte vetëm  “super redaktori “ që donte t’i kthente drejtimin e rrymës lumit poetik të kësaj poeteje me shpirt aq të madh, por kishte dhe “poetë” që nuk ia përkrahën shkrimet e bëra për poezitë e kësaj poeteje  dhe ofendimet ndiqnin njeri tjetrin.

Vetë Trandafilja, duke i kuptuar këto shtyrje me hosten sillte ndërmend kursin letrar dy vjeçar që kishte kryer me aktorët e njohur Milto Profi, “ Nderin e kombit” Gjergj Vlashi, dhe aktorin e regjisorin Enver Plaku.

E bindur deri thellë në qelizat e mendjes së saj, ajo vazhdoi “luftën poetike” dhe arriti të mbishfaqet si poete e kohës ku ndjenjat dhe zemra ishin drejtuesit e dorës që hidhte vargje në letrën e bardhë ashtu siç ishte dhe vetë mendimi i saj poetik, i bardhë.

Që në fillim dua të sjell para lexuesve mendimin e shprehur nga aktorja e mrekullueshme Margarita Xhepa e cila për poezinë e Trandafiles shkruan: “ Kjo frymëzohet bukur nga çdo gjë që e rrethon në jetën njerëzore, dhe me vargun e saj të ngrohtë, të sinqertë, konkret e shumë njerëzor, të emocionon.”

Dhe ajo më tej ka thënë se “ poetët janë shërues të jetës që me dashamirësi, me artin dhe madhështinë e shpirtit të tyre, shpërndajnë vetëm dashuri.”

Ja. ky është vlerësimi më i bukur që tejkalon çdo paragjykim të “redaktorëve profesionalë”, dhe të kritizerëve të pakufi.

Le të kthehemi pak në kohët e fillimit të njohjes në publik të poezive të Trandafile Mollës (Baja). Kam kënaqësinë time intelektuale prej studjuesi që librin e parë të kësaj poeteje e kapa në duart e mia dhe që Zamira Hoxha Kamberaj ishte ajo që më orientoi që kjo poete e lindur të vinte të punonte me shtëpinë tonë botuese,

Dhe po kështu më kujtohet se sa bujë bëri libri i saj i parë “Fjalë zemre”  dhe se si u turrën më tej lloj- lloj mashtruesish për të menaxhuar punën e kësaj poeteje, Por gruaja e fortë, nëna e dy vajzave dhe gjyshe diti të tejkalojë  rrymat e habisë që i sollën ata që donin t’i prishnin muzikalitetin e vargjeve të saj, muzikalitetin që shoqëroi tashmë shtatë vëllime poetike...qe këmbëngulja e fuqishme e Trandafiles për të ruajtur identitenin e saj poetik.

Dhe ku shkuan ata që donin t’i ndronin rrjedhën këtij lumi ku “ bukuria e jetës dhe dashuria për të është një tjetër vështrim i hollë liriko- filozofik i autores që nuk e pranon jetën veçse të vlerësuar bukur, si diçka të papërsëritshme dhe të përjetuar vrullshëm e plot pasion e dashuri.”- si perifrazon studjuesi i  mirnjohur Qazim D. Shehu në refleksionin e tij në librin e Trandafile Mollës “Më thërret një zë”.

Që të vijë Trandafile Molla në vëllimin e saj të fundit “ Më thërret një zë” duhej të kalonte “male, lumenj, kodra e fusha por dhe përrenj të tërbuar”, kalimi i të cilave e çoi në poezinë e vërtetë, në atë poezi që ka vetëm një emër “Trandafile Molla”.  Dhe me të vërtetë përrenj ishin dhe disa poetë e kritikë që qysh në fillimet e botimeve të poetes hodhën përpjetë ujrat  dashakeqëse duke reguar negativisht me arsyet nga më të ndryshmet. Njeri kërkoi t’ ndrojë stilin e që sot e ka emëruar veten e tij “profesor”, tjetri nuk lejoi një shkrim analitik për poezinë e Trandafiles  e dikush foli “nën zë”...

Por të shkuar dhe jo të paharruara sidomos për mua që kam qenë dëshmitar i një pjese të ngjarjeve të tilla. Por poezia e vërtetë tirumfon.

Triumfon emocioni, ky çelës magjik që zgjidh shumë ekuacione të vështira në botën praktike si pasojë e një pune krijuese vetmohuese, intensive. Ajo sot është aktiviste e poezisë shqipe kudo në trojet shqiptare e më tej.

Ajo si pak autorë shqëptar, poetë apo poete ka kuptua r se vetë “poezia është atëhere kur një emocion ke gjetur mendimin tënd dhe mendimi ka gjetur fjalët”.

Ja ky është dhe laitmotivi i poezisë së Trandafile Mollës (Baja).

***

Bota poetike e Trandafile Molla( Baja)

Le të vimë në vëllimin e saj të fundit “Më thërret një zë”. Poezia e saj tashmë  shihej me kërshëri,  shihej një poezi që ka vetëm një emër “Shpirti i Trandafile Mollës ( Baja).

Ky libër mund të quhet edhe “Antologji jete poetike “ e Trandafile Mollës ( Baja). Poezia që hap këtë vëllim “Në prehërin tënd të ngrohtë” është një elegji e dhimbshme  për vendlindjen, është një thirrje e rilindsave shqiptarë.

Poezia e kësaj poeteje përçohet tej për tej nga emocionet e që ka një emigrante në diversitetin atdhe- vendi i emigrimit. Kështu ajo këto emocione i sjell përmes figurave të guximshme artistike si ajo e parabolës mes tokës dhe shqiponjës në poezinë “Dhimbja më e fortë” apo metafora e fuqishme e dallgëve në poezinë “ Dallgët e tua”.

Atdheu për poeten është Durrësi, atdheu për Trandafilen është ajri i detit të Durrësit, ai ajër që e frymëzon dhe e bën të shkruaj vargje të fuqishme “ edhe pse jam në Itali,/ për at’Durrës bëhem shkrumb e hi.”

Jo vetëm në librin e saj të fundit “Më thërret një zë” por dhe në të gjithë librat e tjerë të saj ndihet një shpirt i lirë që sjell vargun e dëlirë. Kjo është dhe Trandafile Molla (Baja) e cila i këndon gjithçkaje që është shqiptare, e jetës dhe familjes shqiptare.

Nëse do ndaja në pjesë këtë libër zemre të poetes, mund të them se ajo del jashtë Durrësit  dhe Shqipërisë dhe shpirti i saj qan për motrën iraniane e cila emigroi në Manzë, qan për viktimat e bombës atomike në Hiroshima  duke na e sjellë këtë dhimbje në ditët tona si një paralajmërim. Hëna, kjo shoqe e pandarë e poetes, buzëqesh dhe largohet “me ndriçimin e dritës, hipur mbi një kalë të bardhë.” e për ta çuar  mendjen e saj te tërmeti i tmerrshëm në Durrës duke iu lutur Poseidonit.

Pjesa tjetër që bie në sy në këtë “Antologji jete poetike” është ajo e përkushtimeve që fillojnë me poezinë kushtuar 45 vjetorit të martesës së saj, si një poezi që tregon virtytet e mrekullueshme të një familje të ndershme shqiptare për t’u pasur model. Këto përkushtime vazhdojnë me poezinë e ndjerë për babain e saj Shuaip Mollën e paharruar, për bashkëshortin me rastin e ditëlindjes, për durrsakët e shquar Nikolin Xhoja, Aleksandër Moisiu, Mujo Ulqinaku, gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, Milto Profit, mësueses së saj të parë Gjylys Lloshi, Shpresa Vlashi Velaj, shkollës “ Hajdar Dushi”, “ Fadil Hasës”, “ Gjergj Vlashit”, “ Enver Marës”, mësueses Liri Maliqi.

Në këto përkushtime, e dhimbshme është poezia e lamtumirës kushtuar largimit nga jeta të Moikom Zeqos. Kjo poezi ka zënë vend dhe në librin tim   “Tjetërlloj” kushtuar krijimtarisë së Moikom Zeqos,sin jë homazh I vërtetë i poetes për poetin.

Pjesa e tretë,  nëse do ta quaja kështu do të ishte grupimi i poezive të ndjenjave të holla, ku i drejtohet jetës së zakonshme, detit dhe dallgëve të tij që për poeten janë personazhe  madhështorë,  luleve, fluturës, shatërvanit, pjergullës trandafil, thëllanzës bel këputur, bariut, muzës së poetit, vajzës durrsake etj.

Tek i lexon këto poezi të veçanta mendja më shkon te poeti madhor Naim Frashëri e te libri tij “Lulet e verës” e malli për Shqipërinë është pika e përbashkët e poetes sonë me Naimin e madh. Eshtë thjeshtësia e poezisë së Trandafile Molla Baja që e bën atë kaq të sukseshme. Ajo shkruan pa “ojna” siç thuhet këtej nga Durrrësi ynë i dashur, ajo shkruan me sinqeritet pa të cilin asnjë poet nuk mund të ketë sukeses te lexuesit të cilët janë tejet të ndjeshëm  pikërisht ndaj këtij sinqeriteti.

Po të vëzhgosh me vëmendje vetëm titujt e librave të botuar të Trandafiles do vëresh se janë këto fjalë kyce: Zemër, Mall, fluturim, fjalë.

Janë fjalë kyçe me të  cilat Trandafile Molla Baja ka ndërtuar përmendoren e poesisë së sinqertë ku bota shqiptare është kudo, edhe atje ka banon, në Novarën e largët por aq të afërt. Eshte magjia e poezisë që Trandafilja kompozon dhe na jep uverturat e një vepre akoma më të madhe e më të bukur.Vetë rrugëtimi kësaj poeteje është i magjishëm, sepse është një lloj rrugëtimi ku poezia e saj u krijua me kujdesin hyjnor.

Reflektimet në botën letrare të veprës poetike të Trandafile Mollës

Vetëm  në këtë vit  poezitë e kësaj poeteje janë përfshirë në disa antologji ndërkombëtare siç janë: Antologjia e qershorit 2o21 nga “Ora e Lidhjes” Prizren, revista italiane “Poeti e poesia”, revista letrare e Sh.Sh. K, “Malli i shtampës”, dhe botimi i poezisë “Madre maestosa parola” në një antologji italiane dhe ajo më e fundit “Antologjia e Unionit Global të Poetëve Shqiptarë” ku është botuar poezia e fuqishme “Atdheu”.

Që nga viti 2017 ajo është pjesmarrëse në festivele poetike kombëtare dhe ndërkombëtare ku është vlerësuar me shumë çmime. Midis këtyre vlerësimeve dëshiroj të përmned këtu nderin që iu bë kësaj poete të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë në takimin me poeten Trandafile Molla organizuar nga Biblioteka publike  Durrës në bashkëpunim me Bashkinë Durrës  ku iu akreditua nga GSFEN. Albania, titulli “ Ambasadore Paqe Network Europiane”.

Dhe me të vërtetë, kjo poete tashmë është ambasadore e vërtetë që lëviz mes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë duke shpalosur idetë dhe mendimet e saj me anë të poezive të shpirtit dhe sinqeritetit femëror, dashurisë së nënës.

Janë të shumta antologjitë ku janë botuar poezitë e kësaj poeteje, lista e të cilave është e gjatë por për të vlerësuar reflektimet që bota letrare i sjell poetes Trandafile Molla duhet të them se ajo është antare e “Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Durrës”, anatare e klubit Letrar “Pjetër Budi” Mat, antare e Klubit “Drita” , antare e klubit Letrar “ Princ Muzaka”, antare e shoqatës Kulturore “Jehona shqiptare” Tiranë, antare e kryesisë së LSHASHI në Itali dhe e kryesisë së “Libit Euro- Atlantik Shqiptar” për mërgatën në botë.

Por nuk do të le pa përmendur dhe një urim sa të thjeshtë po aq kuptim plotë të shkrimtarit dhe studjuesit, kritikut letrar Kadri Tarelli:

“ Urime poete! Frymëzim i bukur në temat e atdhetarisë!”

Poezia e saj vazhdon, vëllimi tjetër është gati për botim, refleksionet vazhdojnë, lexuesit e presin me kërshëri dhe poetja lumturohet me punën e saj vetmohuese.

-Per ZemraShqiptare, nga Durrësi, Korrik 2021-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora