E premte, 26.04.2024, 11:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij

E merkure, 14.07.2021, 05:59 PM


Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij

Nga Kastriot Dervishi

Libri më i fundit i Rexhep Qosjes, i cili “vlerëson” si “figurë të madhe” të Shqipërisë një prej terroristët më të spikatur që ka parë vendi, si Enver Hoxha, tregon më së miri se edhe Kosova ka nevojë të kultivojë e zhvillojë një kujtesë të vazhdueshme mbi dëmet e enverizmit si rrymë antishtetërore dhe antikombëtare. Përveç një përmendoreje për gjithë martirët shqiptarë të Kosovës të vrarë apo burgosur nga regjimi i E.Hoxhës, në qendër të Prishtinës një i veçantë i duhet kushtuar posaçërisht Dom Shtjefën Kurti (1898-1971), i persekutuar si nga regjimi pushtues serb dhe ai komunist në Shqipëri.

Pas përkujtesës që shkroi së bashku me dy kolegë të tij për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi, e cila iu dërgua Lidhjes së Kombeve, Dom Shtjefni, i persekutuar nga serbët erdhi në Shqipëri dhe në vitin 1930 mori shtetësinë shqiptare. Në vitet 1938-1946 ishte famullitar në Tiranë dhe më 1963-1967 në rrethet e Durrësit dhe Krujës. Më 1967-1970 punoi punëtor në kooperativë. Ai u dënua në vitet 1946 dhe 1971, herën e fundit me vdekje. Vuajti 17 vjet, 9 muaj, 23 ditë burgim. Duhet kjo përmendore në Prishtinë për të luftuar enverizmin atje, sepse ky regjim në thelb kultivoi dhe praktikoi antikosovarizmin në Shqipëri. Dom Shtjefni u pushkatua në Tiranë më 29.9.1971.

Në përmendoren e Dom Shtjefnit, duhen shkruar këto fjalë: “Një klerik i përkushtuar i çështjes kombëtare, i cili u detyrua të largohej nga Kosova nga keqtrajtimi i pushtuesve serbë. Vuajti shumë nga regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës i cili e dënoi dy herë, derisa e pushkatoi dhe trupin ia përdori për eksperiment mjekësor”.

Kësisoj, Kosova duhet të nderojë martirët dhe jo adhuruesit e kriminelëve.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilir Çumani: Atdheu i mban ne? gji dinjitare?t stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut Fran Gjoka: Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore Nue Oroshi: Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet Gani I. Mehmeti: Aziz Nishori, simbol i “Prindi & Fëmiu” Hysen Kobellari: Isuf Luzaj - atdhetari i ditur, mësuesi i filozofëve të së ardhmes Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nermin Vlora Falaski, “Ndriçuese e Qytetërimeve të Vdekura” Gjekë Gjonaj: Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora