Kulturë
Blerim Rrecaj: Sipërfaqësisht
E merkure, 09.06.2021, 06:41 PM
Blerim Rrecaj:
SIPËRFAQËSISHT
Gaca breshëri
Ngutem
të hyj brenda
Gaca
breshëri
Më
godasin gjithkah
Plagë
tjera mora
Do
i mërzis edhe muret e dhomës
Si
gjithënjë
Ndonëse
në përgjithësi
Rrjedha,
gjendja, situata
Nuk
duket që është aq mirë
Por
dhe aq keq nuk është
Çaste jashtë mureve
Dielli
djeg
Mbase
në prag pret shiu
Për
t'u hedhur poshtë
Duke
ecur nëpër bar
Padashje
shkela një kërmill
Më
erdhi keq
Kushedi
a do të mund ta marr veten
Kujtohem
atëherë kur më pat zënë shi i rrëmbyeshëm
Dhe
pata shkelur kërmijtë që më patën dalë në udhë papritur
Derisa
ecja një hapësire me bar matanë bjeshkëve me ndërtesa
Tash
sa gjeta një pendël pëllumbi
Me
të u afrova të shkruaj
Mbi
petale të verdha të dy luleve të përqafuara
Mbështeta
telefonin për 'duksa' fëmijësh
E
kurdisa
E
pas dhjetë sekondash shkrepi kjo selfie
Që
pikturoi profilin tim
Në
një sofër natyre
Me
retë mbi kokë duke vallëzuar
Qenush i kalamendur
Sa
dalim nga vetura në mesditë
Në
hyrje të objektit kryesor të shkollës fillore
Për
ta parkuar
Të
gëzuar që gjejmë një vend të lirë
Ia
prishim gjumin këtij qenushi të bardhë si qengj
I
cili kalamendshëm skajohet pak më tej
Mbërrijnë
pikëza shiu mbi ne
Në
flokë, në duar, fytyrë
Më
pas
Zëmë
vend në një qoshk kafeneje
Pranë
një rafti librash
Që
mban veprat e një autori
Dhe
dy-tri libra me vulën "bestseller"
Jashtë
rrugë e lagur
Shije
espresoje brenda
Zëra
e cakërrima gotash e enësh këtej
Matanë
lëvizje e hapa kalimtarësh
Një
fëmijë duket në dritaten e shumëkatëshes përballë
Roletë
e bardhë gjysmëmbuluar
Gjysmë
zbuluar
Gota
e mbushur me ujë
Pranë
filxhanit të zbrazët
Me
shtresën ngjyrë skretëtire që po thahet ngadalë
Dikë
e lag shiu në mungesë të ombrellës
Dikush
më komod nën të hapa hedh
Derisa
dremitemi nën strehë
Mbi
një gropë rruge kryshyten pika shiu
Që
lënë gjurmë, formojnë rrathë
Sekush
një refren të turbullt ngeshmërie pëshpërit:
"A
po shkojmë, a edhe pak po rrijmë..."
Përballë Aneksit 1 të
Shkollës "Mihal Grameno"
Ulur
përballë dy palë dyersh të hapura
Me
ca fletënjoftimesh ngjitur
Që
na kanë kthyer shpinën
Duke
pritur zilen të bie
Ca
vogëlushë në ulëse tjera
Që
nisin lojën
Para
se të nisin mësimin sapo t'u vije radha
Ca
të tjerë që kanë përfunduar për sot
Ngasin
biçikleta, (disa prej tyre të mëdha për ta)
Brenda
e jashtë oborrit të shkollës
Fryen
erë që hy për dyersh në korridore
Përkëdhel
pëllumba paqeje vizatuar në mur
Me
portretin e Naim Frashërit në ballë të pushimores mes shkallëve
Bie
zilja, pasi bëhet bashkimi familjar: prindër-fëmijë
Shpërndahen
udhëve të veta
Dikush
kalon pranë dyqanit hapur së fundmi
Për
gatime tradicionale edhe me porosi
Dhe
fillojnë të bien me vrull pika kokërrmëdha shiu tek-tuk
Që
bijnë mbi një gëmushë të gjelbër jargavanësh të mërguar
Duke
lënë gjurmë të lagura si hije fruta qershish
Që
sapo kanë nisur të piqen
Pëllumb me lugë në sqep
Ky
pëllumb sa e mori
Në
trotuar
Pranë
një restauranti
Siç
e merr fije bari nga ato që i shihnim në vizatime
Dhe
fluturon e kushedi kah shkon
Me
lugë të bardhë plastike
Me
shkronja të mëdha ku rri ai mbishkrim
Në
bishtin e saj
Gjelbërim i larë
Shiu
i pragverës
Dhe
ai i verës
Që
bie rrebesh
Dhe
ndalet
Sa
më pëlqen
Të
shihemi sy me sy
Me
gjelbërimin e larë
Të
freskët
Të
heshtur
Mace matanë
Në
një mjedis kaosi urban
Në
trotuarin mbushur makina e kalimtarë
Një
fëmijë me agresivitet i turret një maceje të murrme
Macja
ik e trembur
Frenon
përpara veturës që kalon
Shpëton
përpak
Sa
mirë
Pastaj
del në anën tjetër të rrugës
Kthehem
në strehëzën time
Për
ta plakur ditën e tejdukshme pa emër, pa datë e pangjyrë
Në
ëndërr më vizitojnë ca mace
Me
sy vezullues drite
Rrugë
Dikush
përpiqet të dalë jashtë shtetit
Dikush
ta lë një vend më të qetë
E
të vij e të futet në super-rrëmujë
Monolog për dialogun
Dialog
në kokë
Dialog
në tryezë
Dialog
në medie
Dialog
në ëndërr
Të
mëdhenjtë a po mbesin të papjekurit e përhershëm
Derisa
këta fëmijë po luajnë lojën mes dy zjarresh
Për mëdyshjet e mia
Ndalu
pak i them vetes,
Ndalem
pak edhe rri.
Ç'po
bën kështu, pëshpëris,
Çohu,
fillo, me vrull të ri.
Përsëri
më thotë mëdyshja
Pse
po ngutesh kështu ti,
Kacafytem
me të paksa
M'kaplon
vetëbesim i ri.
Gabimet
janë të pashmangshme
Të
domosdoshme janë ato,
Ç'është
ky zë nga jashtë e mbenda
Që
herë i përgjigjem, e herë jo.
Dhe
kështu vazhdon jeta
Mes
përpjekjesh e dyshimesh,
Dhe
diçka s'të lë rehat
Të
hedh në fushëbetejë tundimesh.
Endesh,
sillesh e pështillesh
Të
mbërthen një jo e vogël çudi,
Ç'është
ky koktej ndjenjash të përziera,
Timonin
e mban në duar, dikush tjetër apo ti?
Dhe
i vë gishtin kokës,
Dhe
e vë dorën në zemër.
Dëgjo
njërën, dëgjo tjetrën,
Dëgjo
shpirtin, dëgjo qenien!
Dyer
hapur lë për mëdyshjen,
Për
vetëbesimin gjithashtu,
Se
ku do dalë nuk e di,
Tash
unë jam ky, e tash unë jam këtu...