Kulturë
Pierre-Pandeli Simsia: Justina Aliaj dhe unë
E marte, 08.06.2021, 09:20 PM
JUSTINA ALIAJ DHE UNË...
Nga
Pierre-Pandeli Simsia
Siç
e kam shkruar në shkrimet e mija të ndryshme dhe siç edhe jam shprehur në
intervistat në studiot e ndryshme televizive, Festivalin e 11-të të këngës në
radiotelevizion, 22 - 24 Dhjetor 1972 e kam parë në televizor, në të paktët
televizorë të atyre viteve, në sallën e një ndërmarjeje të qytetit Berat me
ndihmën e një fqinjit tim i cili edhe punonte në atë ndërmarje.
Që
nga ai festival dhe deri në Festivalin e 29-të të këngës në radiotelevizion unë
nuk do shkëputesha asnjë vit duke ia mësuar edhe këngët të çdo festivali...
Por,
si më lindi dëshira dhe kurioziteti për të parë dhe dëgjuar një festival
kombëtar kënge kur unë atë vit isha 12 vjeç?!
Një
vit më parë, në funddhjetorin e vititt 1971, dy motrat e mija Xheni dhe
Xhuljeta, më të mëdha se unë në moshë, katër dhe dy vjetë, e kishin parë në
televizor Festivalin e 10-të të këngës shqiptare tek shtëpia e një vajze
beratase me mbiemër Protopapa që i ati i saj asaj kohe shkonte me makinë jashtë
shtetit dhe kishte sjellë edhe televizorët e parë dhe të paktë që ishin në
Berat.
Pas
Festivalit të 10-të, gjatë vitit 1972, dy motrat e mija jo vetëm që këndonin në
shtëpi disa nga këngët e atij festivali: "STACION I DASHUR", "NE
TË DY", "BARDHËSI", "QYTETI PUNËTOR", "MES
DRITASH" (INTERESANT) "SHQIPËRIA PËRSHËNDET"... por edhe flisnin
edhe për veshjet, këngëtaret, lëvizjet, shkathtësinë e të kënduarit në skenë të
këngëtares Justina Aliaj, veçanërisht kur kishte kënduar duet me Sherif
Merdanin këngën: "NE TË DY"
Ndërsa
për këngëtaren Rozeta Doraci, flisnin edhe me shoqet e tyre, një këngëtare me
zë të ëmbël, e bukur shumë si një pikturë...
Pra,
duke dëgjuar disa nga këngët e festivalit të 10-të të kënduara nga motrat e
mija në shtëpi dhe emrin e këngëtares Justina Aliaj, e prisja edhe unë me
padurim festivalin e radhës, pra, Festivalin e 11-të.
Mbresat
e mija nga ai festival si një telespektator parë nga akrani i televizorit i kam
shkruar shpesh, madje edhe i kam përmbledhur në librin tim: "FALEMINDERIT,
Shënime nëpër vite" dhe nuk dua të zgjatem. Unë prisja të shikoja dhe të
dëgjoja Justina Aliaj-n e pëlqyer dhe e shumëpërfolur në shtëpinë tonë nga dy
motrat e mija.
Dhe,
mes emocioneve të fillimit të Festivalit të 11-të, prezantuesit e tij: Edi
Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, pas këngës që hapi festivalin: "Sonte u takoj
të gjithëve" muzika Josif Minga, me tekst të Shaban Murati-t dhe kënduar
nga Zija Saraçi, prezantuan këngën e dytë: "Në ekranin e
televizorit": muzika Agron Xhunga, teksti Ibrahim Gani, këndon Justina
Aliaj.
Sapo
dëgjova emrin Justina Aliaj, mua, djaloshit 12-të vjeçar më filluan
emocionet....
Vajza
bjonde këngëtare me emrin Justina Aliaj, atë natë të parë të festivalit doli në
skenë e veshur me një fustan deri poshtë këmbëve që në gjuhën popullore quhet
maksifund. Flokët e shtrira që arinin deri tek supet e saja i kishte hedhur
prapa veshëve dhe, sapo u përshëndet me spektatorët në sallë, mori mikrofonin
në dorë për të interpretuar atë këngë të bukur që vetëm ajo di ta interpretojë
me veprimet dhe lëvizjet e saja të shkathta si një aktore këngëtare.
Ndërsa
në natën e dytë të festivalit që u përsëritën po të 20-ta këngët, Justina
kishte ndryshuar edhe veshjen dhe pamjen e saj të jashtëme: dukej më e bukur,
më tërheqëse, (Kështu m'u duk mua e bukura Justinë) flokët atë natë i kishte
bërë me onde, ndërsa lëvizjet në skenë gjatë interpetimit të këngës ishin po
ato të njëjta siç di vetëm ajo të përshtatet çdo interpretimi kënge...
Dihen
pasojat e artistëve, goditja, dënimi që morën një pjesë e mirë e tyre pas atij
festivali fatkeq dhe, një ndër ata artistë, ishte edhe Justina Aliaj.
Artisten
Justina Aliaj e "zhdukën" nga skena e festivaleve për të kënduar;
këngët e kënduara prej saj u dënuan, u "burgosën" për të mos u
transmetuar dhe mos u dëgjuar për shumë vite...
Justinën
e "zhdukën" por unë e kisha idhullin tim si këngëtare.
Në
vitin 1981 ku unë studjoja për instrumentin trompë në Tiranë, mësova se Justina
Aliaj punon në Ndërmarjen mësimore dhe sportive "Hamid Shijaku" në
Qytetin e nxënësve në Tiranë.
Atë
kohë, Justina kishte krijuar jetën e saj të re familjare në Tiranë. Mësova edhe
vendin e punës ku ajo punonte. Dritaret e dhomës së punës ku ajo punonte bashkë
me tre vajza apo gra të tjera, binin nga rruga që të çonte në godinat mësimore
të Qytetit të nxënësve.
Një
ditë të bukur pranvere tirane, shkoj për ta takuar edhe pse ajo nuk më
njihte....
Qendrova
pranë dritares së punës së saj dhe, ashtu i gëzuar dhe i emocionuar, e
përshëndeta. "Fatkeqësisht"atë ditë Justina kishte dhimbje dhëmballe
dhe nuk mund të fliste shumë gjatë, por, ajo më tha më prit, mos u largo dhe,
pas disa minutash, më shfaqet në rrugë vetë Justina pranë meje... O zot, sa
shumë emocione po ndjeja ato çaste. Ishte hera e parë që unë e shihja idhullin
tim kaq shumë pranë meje. Biseduam, jo shumë gjatë, si të ishim të njohur prej
kohësh. Kur u ndamë, pasi më falenderoi, më përqafoi, sikurse edhe unë e
përqafova...
Gjatë
jetës sime studentore në Tiranë, e ndoqa Justinën në disa aktivitete kulturore
që zhvilloheshin midis ndërmarjeve të Tiranës.
O
Zot! Çfarë emocioni na dhuroi ajo divë e skenës shqiptare atë ditë kur
interpretoi e veshur me kostum kombëtar këngën e mirënjohur: "Xhamadani i
Mic Sokolit" Për herë të parë dhe të fundit, prezantuesi e prezantoi,
përveç mbiemrit Aliaj edhe me mbiemrin Kodheli, me Justina Kodheli, mbiemri i
bashkëshortit të saj, Pjerin Kodheli, Mjeshtër dekoresh"
Nuk
mund të përshkruhen në shkrim gjithë ato emocione që na dhuroi artistja atë
ditë gjatë interpretimit...
Nga
ai sukses i madh, nga ato emocione shumë të mëdhaja, dikush ngjitet në skenë,
sigurisht nga organizatorët dhe, pasi e falenderoi për interpretimin, i kërkoi
edhe diçka tjetër: "Të lutem Justinë, të lutem edhe në emër të të gjithë
pjesëmarrësve; na interpeto diçka tani që të na emocionosh dhe më pas të na
bësh të buzëqeshim...
Justina
menjëherë hyri në rol; ne të gjithë prisnim interpretimin e saj.
Adhtu
siç ishte para mikrofonit, fytyra i mori një trishtim, dhimbje, syt iu përlotën
dhe lotët filluan ti shkisnin faqeve. Mes asaj pamje dhe gjendje shpirtërore të
trishtë, filloi një interpetim të dhimbshëm. Ne të gjithë të pranishmit ishim
të përqendruar vetëm tek ajo. Justina me interetimin e saj na kishte elekrizuar
të gjithëve...
Dhe,
pas pak minutash pas atij interpetimi madhështor, si me magji' artistja fshiu
lotët nga syt me duart e saja, mori një qendrim krejt të kundërt nga qendrimi i
mëparshëm, e buzëqeshur, alegro filloi të interpretojë një monolog gazmor,
shumë gazmor, madje mund të them edhe humoristik, sepse, një pjesë e mirë e
njerëzve në atë sallë, filluan të qeshin me të madhe, thua, sikur nuk ishmim ne
të njëjtët njerëz që u trishtuam, madje edhe u përlotëm pak çaste më parë....
*
* *
Kishin
kaluar shumë vite. Unë me bashkëshorten time dhe me dy djemtë tanë, në vitin
1997 erdhëm familjarisht në Nju Jork si banorë të përhershëm të Amerikës, ku
vazhdojmë të punojmë dhe jetojmë edhe në ditët e sotme.
Nga
pjesëtarë të komunitetit, mësova se në Nju Jork jetonte edhe Justina Aliaj,
madje edhe aktivizohej në aktivitetet e ndryshme të komunitetit.
Oraret
e punërave të ndryshme në Amerikë nuk të mundësojnë takime me miq e shokë,
mospërputhje oraresh.
Në
një nga aktivitetet kulturore artistike në komunitet, ku unë interpretova
suksesshëm një poezi të cilën e kam shkruar vetë, mes pjesëmarrësve të shumta
pash edhe Justinën, madje e pash edhe kur më duartrokiti gjatë dhe pas
interpretimit tim.
Justina
në atë aktivitet kishte ardhur së bashku me djalin e saj, Rubinin, i cili në
atë kohë studionte në Nju Jork për instrumentin violonçel, madje vetë i biri
Rubin Kodheli e shoqëroi mamanë e tij kur ajo këndoi disa këngë popullore
shkodrane...
Pas
aktivitetit, në sallën e madhe, gjatë koktejl-it, siç ndodh në raste të tilla
që takohesh bisedon me miq e shokë, madje njihesh edhe me miq të rinj, syt e mi
dhe të Justinës u kryqëzuan ashtu krejt rastësisht. Së bashku me bashkëshorten
time Joanna shkuam për ta takuar.
Justina
ishte pranë disa miqve të saj.
I
dhamë dorën njëri tjetrit; më koplimentoi për krijimin, interpretimin e poezisë
sime, sigurisht edhe unë e koplimentova për interpretimin e këngëve.
Nuk
më njohu; sigurisht, vitet kishin bërë të tyren, mosha gjithashtu, flokët e mi
dikur të dendur dhe paksa kaçurela, atëkohë kishin filluar thinjat dhe rënien e
tyre dhe, Justina e kishte pak të vështirë të më kujtonte mua; Është më se
normale, por unë e mendova t'i prezantohesha në një mënyrë tjetër...
Dhe
prezantimin tim ia bëra në këtë mënyrë: Fillova t'i kujtoja disa nga tekstet e
këngëve që Justina i ka kënduar vite më parë (35 -40 vite të kaluara), duke ia
shoqëruar edhe me melodinë e tyre.
Ajo,
si artiste aktore që është edhe nga emocionet dhe e papritura, mbeti si e
hutuar dhe, menjëherë mbushi sytë me lot. Iu drejtua zotërisë që kishte në krah
e i thotë: "Petraq, ky njeri po më "çmen... Disa nga këto tekste
kangësh edhe unë mund t'i kem harruar, ndërsa ky... " dhe, m'u drejtua
mua; u përqafuam. Kur i them se kush isha, gëzimi ishte i papërmbajtur që unë
dhe Justina takoheshim pas kaq shumë vitesh...
-
Kush Petraq, është zotëria? - e pyes unë pastaj Justinën.
-
Jam Petraq Risto, më thotë ai dhe me zgjat dorën për t'u takuar.
-
Prit, - i them unë, duke qeshur, - se edhe me ty kam pak "punë"...
Fillova edhe me poet Petraqin t'i kujtoja disa nga tekstet e këngëve të tij të
festivaleve të këngëve në radiotelevizion.
Ai
duke qeshur i drejtohet Justinës. - Ky njeri po më "cmend" edhe mua
tani, si i mban mend gjithë këto tekste këngësh...
Ishin
çaste të gëzueshme, të papritura....
Miqësia
jonë nga ajo mbrëmje me Justinën dhe me poetin e mirënjohur dhe të suksesshëm
Petraq Risto do të vazhdonte me shkëmbimet e mesazheve me njëri tjetrin.
Flisnim
shpesh në telefon, përshëndeteshim në pamundësi për t'u takuar shpesh sepse
jetonim në lagje qytete të ndryshme në Nju Jork, por edhe takoheshim në
aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në Nju Jork, aktivitete në gëzime dhe
hidhërime. Një nga ata aktivitete të dhimbshme ishte edhe vdekja tragjike e tre
brezave në Nju Jork, e këngëtares së mirënjohur Anita Bitri bashkë me nënën e
saj Hazbie dhe bija e saj Sibora.
Kur
unë botova librin tim, romanin "Një dashuri e vrarë" sigurisht, një
kopje ia dhurova edhe Justinës.
Pas
pak ditësh, pasi e kishte lexuar (Me një frymë) siç u shpreh vetë Justina, më
telefonon ajo vetë dhe, pasi më uroi dhe më koplimentoi për librin, më tha:
"Ky libër duhet të bëhet patjetër film, madje vet ajo, zgjodhi edhe
personazhin që dëshironte ta interpretonte...
Justina
e mirë Justina zemërmadhe, njerëzore (humanitare) shkoi deri atje, sa i
shkruajti vet regjisorit të mirënjohur e të suksesshëm Viktor Gjika për ta
realizuar film... Por që fatkeqësisht, atë kohë regjisori nuk ndihej mirë nga
shëndeti dhe pas pak kohësh u nda nga jeta (Ndjesë pastë)
Për
zemërgjerësinë e Justina Aliaj-t, shpirtin e saj human, po sjell edhe një
shembull tjetër: Në një nga intervistat e saja, këngëtarja e mirënjohur
shkodrane Vjoleta Zefi, përmend edhe faktin se, në fillimet e karierës së saj
artistike si këngëtare e re në moshë, pas shfaqjes në Shkodër, Justina e ka
shoqëruar Vjoleta Zefin për në shtëpi, por, para se të shkonin në shtëpi,
kthehen në një nga mapot e dikurshme, dhe blen këpucë, veshje...
Kur
shkojnë në shtëpinë e Vjoletës, u thotë prindërve të saj: këto janë dhurata ime
më Vjoletën tonë...
*
* *
Artistja
aktorja këngëtarja e rrallë Justina Aliaj na iku nga Nju Jorku para disa vitesh
dhe, sigurisht, na mungon shumë, por, unë personalisht, i ndjek aktivitetet e
saj të suksesshme që ajo zhvillon atje në Shqipëri dhe, sigurisht, ndjej
kënaqësi.
Para
pak muajsh, mësuam lajmin e trishtë që artistja jonë Justina Aliaj, ishte
prekur nga virusi vdekjeprurës Covid 19.
U
trishtuam shumë për shëndetin e saj, u lutëm për shëndetin e saj dhe,
fatmirësisht, Justina ia doli mbanë dhe gëzon shëndet të plotë.
Edhe
pse Justina mban vitet e moshës së saj, ajo prap është dinamike, energjike në
interpretimin e këngëve të ndryshme, në rolet e ndryshme interpretative
skenike.
Justina
Aliaj është dhe mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare, ajo është një
divë e vërtetë.