Editorial
Enver Bytyçi: Harta me dy ngjyra
E enjte, 29.04.2021, 10:15 PM
Harta me dy ngjyra
Nga
Enver Bytyçi
Pas
shpalljes së rezultatit zgjedhor kudo qarkullon një hartë e Shqipërisë me dy
ngjyra: - Në Veri, duke filluar nga Laçi e deri në Tropojë, pra në katër qarqet
e vednit , harta shënon ngjyrën blu. Ndërsa në Shqipërinë e Mesme e në Jug
ngjyra e hartës është rozë. Këto dy ngjyra duket se simbolizojnë thjesht një
rezultat zgjedhor të dy partive kryesore të vendit, Partisë Demokratike dhe
Partisë Socialiste.
Nëse
do thjeshtëzohej ngjyrosja e hartës kësisoj, atëherë "patriotët"
socio-patologjikë do të thonë se kjo është thjesht një shprehje e një rezultati
zgjedhor. Disa të tjerë do të thonë se "nuk është e vërtetë se Shqipëria e
Mesme dhe Jugu i Shqipërisë nuk votojnë për Partinë Demokratike, sepse ajo ka
marrë në zonat e hartës rozë mbi 450 mijë vota, ndërkohë që në veri ka marrë
një të tretën e këtyre votave. Dhe injorojnë kësisoj raportin shumicë-pakicë,
të cilin rilindja e diktaturës e ka shumë për zemër ta respektojë kur dëshiron
t'i imponohet pakicës, d.m.th opozitës!
Të
gjithë socio-patologjikët patriotë përpiqen dhe do të përpiqen të fshihen prapa
hijes së vet. Por e vërteta është ndryshe. Gjithkush e di se vota e 25 prillit
ishte votë ndëshkimi. Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi donin ta ndëshkonin
qeverinë e rilindjes, ndaj votuan në shumicë ardhjen në pushtet të opozitës.
Ndërsa nga zonat tjera, jam i bindur se Tirana e Durrësi ishin blu, por
mekanizmi i vjedhjes dhe tjetërsimit të votës i ngjyrosi me rozën e rilindasve.
Sepse edhe në këto dy qarqe vota ishte kundër, absolutisht kundër, e konfirmuar
në të gjitha sondazhet dhe exit-pollet.
Ndërkaq
këtë fakt e provon edhe një dukuri tjetër: - Në të gjitha qarqet e Shqipërisë
së Mesme e në Jug fitorja e rilindasve u ndërpre te personat VIP të vendosur në
zonën e rrezikut. Këta persona që drejtuan zonat zgjedhore u vunë në këtë zonë
rreziku për t'i atanxit që të bënin
gjithçka ta shpëtonin lëkurën e tyre. Dhe e arritën këtë me blerje-shitje
votash ose manipulim të rezultatit zgjedhor.
Sido
që të jetë, objektivi i Rilindjes, me ose pa manipulime, ishte që harta e
Shqipërisë të ngjyrosej në këtë masë dhe në këtë mënyrë. Derisa kreu i
Rilindjes urdhëroi të gjitha institucionet e shtetit që ta nxirrnin numrin e
deputetëve 74, aq sa e deklaronte në çdo miting elektoral, nuk ka pse ai të mos
ketë urdhëruar edhe ngjyrosjen e hartës së Shqipërisë. I duhej kjo atij të
thoshte se "Në Malësi jetojnë "shpellarë", "malokë",
"njerëz me bisht", siç edhe
shkruantepër shqiptarët para 110 vitesh
ish-kryeministri I Serbisë, Vladan Gjergjoviç. Siç e shprehu para një jave gjithashtu
presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i ekzekutivit shqiptar
është i lumtur t'i thotë mikut të tij në Beograd se "Po! Ju kishit të
drejtë në konstatimin tuaj, se Shqipëria është e ndarë në Jug e Veri. Dhe
"u provua se ata malokët e Saliut nuk më duan mua"!
Ndërkaq
e kundërta është e vërtetë. Veriun e Shqipërisë nuk e do Rilindja. E
diskriminoi atë në tetë vite radhazi. Ia ndaloi edhe Rrugën e Kombit. E
braktisi në fondet e investimeve. Nuk e la të përfaqësohet në adminsitratën
shtetërore dhe në qeveri. As në gjyqësor, diplomaci, polici, ushtri e shërbimet
sekrete. E dhunoi, e talli, e përqeshi dhe i tregoi gishtin e mesit. Pra, e
cënoi atë identitet dhe integritetin njerëzor!
Në
vendet fqinjë këto akte diskriminimi nga qeveritë e huaja për shqiptarët kanë
çuar në kryengritje të armatosura. Kështu ndodhi në Maqedoni në pranverën e
vitit 2001. Shqiptarët morën armët kundër qeverisë maqedone për ta detyruar atë
që të respektojë barazinë midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Por ndërsa ka shqiptarë
që luftojnë me armë për barazi e mosdiskriminim, në Shqipëri evitohet kjo. Jo
se situtaa që ka krijuar Rilindja është më e mirë, por se shqiptarët e dijnë se
një rezistencë e tillë e dëmton kombin, jo thjesht Rilindjen. Dhe Rilindja
spekullon me atdhetarizmin e Malësisë për ta vazhduar edhe më tej
diskriminimin, dhunën, përbuzjen, masakrimin e saj moral e identitar.
Ajo
hartë është harta e ndarjes reale që ka krijuar Rilindja në Shqipëri në tetë
vitet e qeverisjes së saj. Eshtë dëshmia që do të shënohet në histori si vepër
e Rilindjes, jo si akt i papërgjegjshëm i qytetarëve shqiptarë në Veri të
vendit. Përkundrazi, pjesa blu e hartës së Shqipërisë na dëshmon se në ato zina
jetojnë njerëz me dinjitet, të cilët nuk blihen e shiten, nuk impresionohen nga
presionet e dhuna e administratës shtetërore, madje as nuk lejojnë që policia
vendore t'i dhunojë si qytetarë. Nëse kukësianët apo shkodranët janë dhunuar,
kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të forcave kamikaze të Rilindjes ardhur
nga Tirana. Njësoj si në luftën civile të viteve 1944-1945! Por as policët
kukësianë, as ata shkodranë, lezhjanë apo dibranë nuk bëhen palë me pushtetin e
dhunshëm kundër popullit të vet.
Të gjitha këto kanë prodhuar atë hartën blu në Veri. Ndërsa harta rozë në pjesën tjetër të vendit është një hartë e rreme.