Kulturë
Xheladin Gjonaj: Populli trimat kurr nuk i harron
E shtune, 27.03.2021, 04:00 PM
POPULLI TRIMAT KURR NUK I HARRON
-
Kushtuar ish partizanit Jaho Sali Gjonaj i cili u pushkatue ditën e formimit të
Batalionit “Perlat Rexhepi” në Varfë-
Nga
Xheladin Sali Gjonaj, Geghysen –
Tropoje
Në fund të fshatit ku rrjedh
Valbona
Deri nelt në bjeshket tona
Kund nuk pat një djal si ty
Si lulë bjeshke me u pa me sy.
Shumë i zgjuar edhe trim
Ishe gati në çdp kushtrim
Dal prej shpie fort i ri
Tuj i lan bjeshkë e vrri
Njerzit tu i le në varfëri
Herë pa hanger herë pa pi
Zana e malit në bjeshkë për
mbi
Rrem dragoni, trim me fletë
Plumbi i pushkës mos me prekë
Nuk pat ku me shkue në shkollë
Zoti e fali mendjehollë.
Spat nevojë për shenj me msue
Në fluturim zogun pat rrzue
Ku zdritë dielli e peron hana
Ma trim s´patë qysh e banë
nana
Si e kam vlla spo i kendoj
lavdi
Po spo due në hak me i hi
Pak vjet kisha unë ateherë
Kur ti ike nga kjo derë
Me sy s´të pava asnjeherë
Mbeta i vogël nuk pata vlla
Sikur zogu kur jetë pa krahë
U largove shkovë në qytet
Me hangër bukë jo për lezet
Kamarier, hamall kalarove çdo
anë
Punove në Durrës edhe në
Tiranë
Në qytet të Krujes shkove me
kamë
Askund nuk gjete derman per
veti
Për shijak u nise shkove te
Mehmeti
Siç ish burr ai pat qendrue
Prej s´keqes nuk me pat pshtue
Në shijak nuk gjeti vend për
ty
Në çeten partizane të çoj me
hy.
Në luftën e Reçit të Shkodrës
nanë
S´luftove barkas u çove në
kamë
Shtabi ty synin ta pat ndue
Ata nuk deshtën me jau kalue
Ju vesh su muert i ke
kundershtue
Pa gjygj të nxoren me të
pushkatue
S´tu drodh qerpiku trim ke
qëndrue
Nuk pranove syt me i mbulue
Mos me i pa plumbat tuj ti
lshue
Geghysenin ku linde s´deshe me
turperue
Të rrojë Shqipëria forte ke
ngermue
Plumbat për toke ty të kan
rrezue
Ata të pabesë e treguen veten
S´u ktheve ma ta muarën jetën
Qysh ke me rroba në gropë të
paten shti
Tuj te leshue gurë e dhe´ aty
permbi
Sikur të ishe kafshë e jo
njeri
Shokët shkodranë për ty
mbajten zi
Atë natë në çetë s´kanë hangër
as pi
Gjashtë javë ma vonë Beka atje
shkoi
Me dhembje Jahos vorrin ja
nderroj
Siç ish zakoni e rahatoi
Me qefin e dërrasa atje e
ndoi-
Unë për jetë nuk ja harroj
Në Varfë të shkodrës kish pas
burra
Një nder ta Qerim Bacula
Shpi bujare e me za
Për atë çetë gjithçka patë ba
Kur mori vesh se të vranë me
plumb
Çdo gja për partizanet aty
muer fund
Isufit të birit i tha pa
pritue
Mbasi ju Jahon keni pushkatue
Me u pa në shtëpi ma nuk po
due
Populli trimat kurrë si harron
Në oborrin e ti lapdari
qëndron.
Në fshatin Rrashkullaj Hysenin
kam gjet
Invalid nga lufta i shkreti
kish mbet
Ai me respekt filloi me
tregue:
“Ma trimi e besniku ish Jaho
për mue”
I nipi Miftari më priti me
burrni
Sikur të isha shoku a miku i
tij
Qau nana e Canit kur më pau
mue
Vllau im i vdekun asaj ju
kujtue.
Lilo Zeneli e doktor Sutkia
Më pritën në zyrë edhe tek
shpia
“Nesër me vdekë shkojmë me
mërzi
Se Jaho Salihit ju ba
padrejtësi”
Gjithë shkodranët që kam takue
Me gjithë zemër i kam
falnderue
Atje gjeta burra shumë trima
Lilo Zenela e Isuf Qerima
Xhemail Bejton doktor Bushatin
Hysen Imerin edhe Mitatin
Për Bilal Parrucen puna më ra
Shokët e tyne kurr si kam pa
Tash shumica në ta kanë vdekë
Nderim për ata e kush ka
mbetë.
Eshtrat e Jahos do ti marr një
ditë
Emni i partizanit aty do bajnë
dritë
Babai jonë mrapa të pat ra
Vetëm një herë në Krujë të
patë pa
Aq shumë mërzi ati i patë ra
E varrin tand vdiq pa e pa
Me mall në varr ai pat shkue
Një ditë eshtrat afër me ja
çue
E unë me vdekë tash nuk po due
Amanetin e babës në vend pa e
çue
Prej shtatë djemve që lindi
unë kam jetue
E thanke : “Zoti ma la hisen
mue”
Veç brezat tanë kurr mos me u
shue
Tash djem e nipa kam në çdo
anë
Në Londër ,Tropojë edhe në
Tiranë
Besoj s’kanë me na harrue
Lulet mbi varre kanë me i
ndue.
Nga Xheladin Sali Gjonaj, (Vellai i Jahos)
-------------------
Mehmet
Mulosmani
Bekë Ahmet
Gjonaj
Qerim Bacula
– i zoti i shtëpisë ku partizanët kanë hangër e pi, baçen e tij e kanë pasë të
lirë me marr
Hysen Imeri
– invalit komandant kompanie në Batalion
Myftari nipi
i Hysenit mësues e banor në Rrashkullaj
Can Isufi
ish kryetar i këshillit në Rrashkullaj
Lilo Zeneli,
Isuf Qerimi, Xhemail Bejto, Sutki Bushati - partizanë në çetë
Bilal
Parruca në Qarkorin e Shkodrës ma vonë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Shkodër
e tjerë.
Isuf Qerimi
në atë kohë djalin Kryetar Këshilli në Varfë.
Jaho Salihi
u pushkatue ditën e formimit të Batalionit “ Perlat Rexhepi” në Varfë.
-------------------
-Per
ZemraShqiptare, nga Tropoja, Mars 2021-