Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtari i talentuar mirditor Artan Kola
E premte, 19.03.2021, 07:27 PM
Flet këngëtari i talentuar mirditor Artan Kola:
-Si
më kërkoi një vajzë kineze kasetën me këngët “Bjeri gajdes gajdexhi” dhe “Dasma e malësorit”
-Kohë
pandemie kënga ka ngrirë
-Këngëtarët
po luftojnë për mbijetesë
-Në
Kinë kënga e gajdexhiut edhe sot është ndër më të dëgjuarat
-
Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysmë ore këngë nga Shqipëria.
-Më
Kinë ndiqeshin filmat shqiptar me luftë nga çdo moshë
-Tish
Daija qau kur dëgjoi këngën e gajdexhiut të kënduar nga unë të ripunuar
-Kjo
këngë ishte më e dashura për Tish Dainë realizuar më 1962
-“Dasma
e malësorit”, është kënduar për herë të parë nga Sali Brari
Nga Albert Z. ZHOLI
Kjo situatë i
ka mbërthyer në krizë këngëtarët dhe pse ata vazhdojnë të krijojnë dhe të
përcjellin në intrenet këngët e tyre të reja. Por kjo nuk mjafton. Arte u
mungon aktiviteti i gjallë, takimet me fansat, atmosfera e mbrëmjeve me këngë.
Fillimet e tij në këngë i përkasin vitit 1981, vit prej të cilit, ai, këngën e
ka bërë pjesë të pandarë të jetës. Por dhe pse është i ftuar në shumë
aktivitete brenda dhe jashtë atdheut, në pafundësi dasmash dhe aktivitetesh,
kënga e preferuar e tij, kënga që i dha famë, dhe u kthye në hit, mbetet kënga
“Bjeri gajdes, gajdexhi”, këngë të cilën ia solli ndërmend një vajzë kineze.
Si e përjeton këtë periudhë Artani. A po
krijon dhe a ka po atë ritëm jete?
Situata është
jashtë çdo parashikimi. Një situatë që na ka mbërthyer deri në grykë. Një jetë
pa këngë, pa aktivitete. E di çdo të thotë të heqësh këngën nga jeta në lokale,
skena, studio, televizione? Do të thotë një jetë boshe, pa ritëm, pa emocion
dhe dëshira. Na kanë ikur shumë shokë. Kënga e zbukuron jetën. I jep ngjyrat e
ylberit. Kënga është ritëm, antistres, Pra thjesht jetojmë kohë pandemie ku
kënga ka ngrirë. Këngëtarët po luftojnë për mbijetesë. Por prapë thurrim
ëndrra, thurrim vargje dhe mendojmë për të ardhmen. Këngëtari gjithmonë jeton me armosferën e
muzikës.
Megjithatë le të ndalemi te krijimtaria juaj. Shumë këngë, shumë kërkesa ndaj vetes.
Për ju cilat janë këngët më të preferuara
të repertorit tuaj?
Këngët për këngëtarin janë si fëmijët. Pra janë si
librat për ju shkrimtarët. Shumë herë nuk dua t’i dalloj. Por duke parë çfarë
kërkon më shumë publiku atherë unë do të veçoja dy këngë “Bjeri gajdes” dhe
“Dasma malësore”. Të dyja kërkohen në çdo aktivitet timin në fillim dhe në
mbyllje, madje u kërkohet edhe këngëtarëve të tjerë kur nuk jam unë. Madje të them në disa raste i kam kënduar
edhe tri herë. E pabesueshme, por e vërtetë.
Kjo këngë ka
qenë e kënduar në sistemin monist. Një këngë që kishte disa karakteristika.
Por më befason se si erdhi tek ju kënga e
gajdexhiut?
Të them të
drejtën as që më kujtohej. As e mbaja mend ndoshat dhe nuk kishte lënë gjurmë
tek unë. Por rasti mbreti i botës. Kjo këngë trokiti në mendjen time fare, fare
rastësisht. Unë kam pasur një dyqan kasetash tek lagja “21 dhjetori”. Një ditë
ë vjen në dyqan një vajzë kineze, e re dhe më flet në shqip. Zotëri dua këngën
“Bjeri gajdes, gajdexhi” dhe “Dasma e malësorit”. Hapa sytë. Thashë se mos
tallej. Por nga mënyra e kërkesës ajo dukej shumë e sinqertë dhe shumë e prerë.
Ngrita supet. Ajo duke parë habinë time më thotë se në Kinë, e para është një
nga këngët më të dëgjuara. Thuajse një këngë hit. E shihja si i hutuar. Çuditë
me atë femër s’kishin të sosur. Më
habiste për dijet që kishte për muzikën dhe filmat shqiptar. Madje më tha se si
këto dy këngë në Kinë shiheshin shumë dhe filmat shqiptar. Mes tyre më përmendi
filmin “Malet me blerim mbuluar” dhe “I teti në bronx”. I njihte aktorët e
këtyre filmave më mirë se unë. O zot.
-Po si jeni njohur në fillim dhe ku i
keni dëgjuar ju këto këngë e pyes?
Ajo duke
qeshur më thotë. Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysmë ore këngë nga
Shqipëria sidomos në vitet 1970 deri 1990. Këto këngë që po kërkoj dëgjohen
shumë, shumë. Unë i kam dëgjuar me dhjetëra herë më thotë. Këto dy këngë I
veçoja, por kur erdha në Shqiëpri I harrova në shtëpi. Mendoja se do ti gjeja
menjëherë por nuk ishte e thënë. Ne i dëgjojmë ju i keni harruar. Duke dëgjuar
kinezen simpatike fillova të kërkoj gjithandej në dyqan, por gajdexhiun se
gjeta. Pas shumë kërkimesh në një cep gjeta këngën “Dasma e malësorit”, të kënduar
nga Sali Brari.
-Kur kishte ardhur kinezja në Shqipëri?
Rreth vitit
2000. Athere kur filluan të vijnë tregëtarët kinezë tek ne. Edhe ajo me një
mikun e saj kishin marrë nëj dyqan te Medreseja. Ishte shumë e a[asionuar aps
këngëve shqiptare dhe e donte shumë Tiranën. Me atë befasoheshe në çdo moment.
-Pra kinezja të vuri në punë për të
gjetur “Gajdexhiun”. Ku dhe si e gjete këngën?
Si e realziove në studio?
Sigurisht më
vuri në lëvizje. Madje më befasoi me atë që më tha. Fillova kërkimet. Më vonë
kërkova në Radio Tirana, kërkova në miq dhe e gjeta. I mora të dy këto këngë
dhe fillova orkestrimet. Mendova të bëja një punë serioze. Unë dikur i kisha
dëgjuar këto këngë, por asnjëherë s’më kish shkuar ndërmend se do kishin
sukses. Duhej punë për orkestrim dhe përpunim. Fillova punën në mënyrë shumë
serioze. Pas ca ditësh në dyqan më vjen muzikanti Mond Mancaku me Tish Dain.
Ishte viti 2002. U prezantuam. Ishte kënaqësi që takova këtë kompozitor të
madh. Përfitova nga rasti dhe i thashë prof. Tish Daisë: Profesor, kam ripunuar
një këngë, a mund ta dëgjosh?. Po , më tha. I vë këngën e gajdexhiut. Pasi e
dëgjoi, më thotë, vendose dhe njëherë. E vendosa. Ai dëgjonte dhe filloi të
lotonte. Pas pak më thotë: A e din se kush e ka bërë këtë këngë? Jo, I thashë.
Kjo këngë është e imja. E kam kompozuar në vitin 1962. Në fund më thotë të
lutem ma jep këtë CD me autografin tuaj. Ja dhashë. Iku i lumturuar. Fillova
punën. Të dy këngët i realizova në studion time, ku i futa në një album që po
përgatisja edhe këngët e diskutuara. I futa të dy këto këngë në album, që ishte
albumi i dytë i imi. Kënga, ose më mirë u ripunua dhe orkestrimi ishte më i
plotë. Ky album u bë mollë sherri për dy televizionet “Top Chanel” dhe “TV
Klan”. Pra albumi “Bjeri këngës” u kthye në një hit. Ky album vinte pas albumit
“Nata e fundit” që ishte me këngë greke dhe turke.
-E takove më Prof. Tish Dainë?
Po. Vinte
vazhdimisht. Më thoshte më ke zgjatur jetën me këtë këngë. Mendova se do
humbiste. Por jo. Më jepte udhëzime të ndryshme për këngët e mia, më bënte
sygjerime shumë miqësore. Më tregonte se si e ëbri këngën e Gajdexhiut. Më
tregonte për sukesin që pati dhe si humbi kënga. Ma tregonte mes lotëve. E
shikoja se edhe ai e donte shumë këtë këngë. E shfaqte hapur kënaqësinë që
ndjente për intepretimin e ri. E kishte realizuar në ato vite 1960 kur ende nuk
kishte filluar fshesa ndaj muzikës shqiptare.
-
Në fillimet e demokracisë këngëtarët ndaleshin tek këngët e huaja. Po ju
përse e bëtë albumin e parë me këngë të huaja?
Si të gjithë.
Për komercializëm. Po . Deri në vitin 2001, populli ato këngë dëgjonte. Shumë
këngëtarë deri në atë vit, me kaseta dhe CD e këngë të tilla u bënë të njohur.
Tani çdo gjë ka ndryshuar. Preferencat janë këngët popullore tonat. Edhe unë
tashmë vetëm me këngë shqiptare punoj, por të Shqipërisë së veriut.
Sa albume keni realizuar gjithsej?
Plot 5
albume, kryesisht me këngë popullore të Shqipërisë së veriut. Një album e kam
bashkëpunim. Një këngë e kam me këngëtaren Fatmira Breçani. “Oj mollë e
kuqe”…”Shqipëri o nëna ime”.
Si do ta komentonit folkun e Shqipërisë
së veriut?
Folku verior
është një perlë. Mund të them e ky folk nuk është shfrytëzuar aspak. Së pari
sepse nuk kemi orkestrues dhe kompozitor verior që të njohin mirë këtë folk.
Edmond Zhulali s’mund ta bëjë dot aktualisht në kushtet e sotme kur është i
vetëm. Mirdita, Tropoja, Puka, Dibra kanë një folk aq të pasur, sa duhen vite
që ti eksplorosh. Është puna e kompozitorëve, detyra e tyre që të futen në këtë
folk, që është si një minierë ari, për ti zbuluar nga pluhuri i harresës.
Kush i këndon tjetër këngët e veriut?
Remzi Osmani,
motrat Mustafa, janë disa nga kosovaret që këndojnë folkun verior. Dhe i
këndojnë bukur duke shtuar dhe audiencën.
Sot po flitet shumë për muzikën tallava.
Çfarë rryme është kjo dhe a pëlqehet kjo lloj gjinie muzikore?
Tallavaja
është muzikë e grave maqedonase në kufi me Bullgarinë. Këto këngë këndohen nga
gratë në dhomat e shtëpisë, kur vishet dhëndri. Kjo lloj muzike është emigruar.
Në fillim është marrë nga romët e Shqipërisë. Është një rrymë muzikore që edhe
në Shqipëri në vitet 1994 deri 2002, pati përhapje. Ndërsa sot është në modë
kryesisht në Kosovë dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Si ju presin në Kosovë apo në trevat
shqiptare të Maqedonisë apo Malit të Zi?
Si se merr me
mend. Në këto vende artisti respektohet. Na presin sikur të jemi princër. Janë
popull që ka emigruar dhe dinë të vlerësojnë. Këtu respektohet më mirë
politikani. Artisti shihet si mjeran.
Kur ka kënduar për herë të parë Artani?
Kam kënduar
në Festivalin e 22-të, të Fëmijëve në Tirranë. Ishte viti 1981. Isha ende në
shkollë 8-vjeçare. Vangjel Petushi dhe Robert Radoja ishin organizatorët e
Festivalit.
Mendimi juaj për këngën çame?
Ka përhapje
kohët e fundit. Unë si këndoj dot ato këngë. Kanë veçoritë e tyre. Vetë kjo
krahinë ka këngëtarë të talentuar. Më vjen mirë që këto këngë po gjejnë
mbështetje dhe këndohen nga profesionistë.
Bjeri
gajdes gajdexhi
(Varianti
origjinal)
Nuk ka dasëm
o, pa daulle,
nuk ka valle
o, pa valltar,
ju këndoni
edhe vallëzoni,
sot kjo dasëm
mos të pushoj!
Bjeri gajdes
gajdexhi,
bjeri mos të
thahet dora,
gajdexhi o,
djal i ri,
ooooo të
erdhi oraaa!
Bjeri gajdes
gajdexhi,
bjeri mos të
thahet dora,
gajdexhi o,
djal i ri,
ooooo të
erdhi oraaa!
Sot gezojnë
të gjithë dasmorët,
hedhin valle
edhe këndojnë,
po martojnë
djalin e ri,
bjeri gajdes,
oooo gajdexhi!
Bjeri gajdes
gajdexhi,
bjeri mos të
thahet dora,
gajdexhi o,
djal i ri,
ooooo të
erdhi oraaa!
Bjeri gajdes
gajdexhi,
bjeri mos të
thahet dora,
gajdexhi o,
djal i ri,
ooooo të
erdhi oraaa!
Varianti dytë
i ripunuar
Sot ka festë
e gjithë Shqipëria
Hidhet vallja
e nuk pushon,
Gëzim plot
shpërthen hareja,
Bjeri gajdes
o mor djalooo (hejjj)
Ref
Bjeri gajdes
gajdexhi,
bjeri mos të
thahet dora,
gajdexhi o,
djal i ri,
sot feston
Kosova.
II
Po martohet
malësori
Shtat palë
lodra gjëmojnë malet,
K’ndon
Malësia shend e verë,
Dhe gëzimi
s’nalet, s’nalet,
Dasëm e madhe
bahet n’verë.
Ref.:
Hej, hej,
hej,
Po martohet
malësori,
Çobaneshën
mori.
Nusja e bukur
bel’n e hollë,
Si shqiponja
n’mal me borë.
*
Po bjen
fy’lli çiftelia,
K’ndon
Malësia shend e verë,
Mirëseardh’t
ju pret Malësia,
Bukë e kryp e
zemër t’bardhë.
Ref.:
Hej, hej,
hej,
Po martohet
malësori,
Çobaneshën
mori.
Nusja e bukur
bel’n e hollë,
Si shqiponja
n’mal me borë.