Kulturë
Liri Pone Bele: Kërcimtarja
E hene, 18.01.2021, 01:59 PM
KËRCIMTARJA
Nga
Liri Pone Bele
Emini,
në njërën nga ditët e fundjavës, mbasi ishte kthyer në vendlindje takohet me
Përparimin, i cili banonte në të njëjtin qytet, njëherazi, ish-shok i
gjimnazit. Ky i fundit i dorëzoi një letër të formatit të vogël, të shkruar e
të palosur më dysh dhe me një buzëqeshje pothuajse enigmatike iu drejtua:
-
Është një njoftim i rëndësishëm drejtpërdrejt për ty, sepse unë e di se çfarë
tregon përmbajtja, dhe ti duhet të marrësh vendim personal, pasi ta kesh
lexuar. Më sjell kënaqësi vetëm fakti se informacioni që do të marrësh brenda
rreshtave, do të jetë një surprizë për ty. Unë do qëndroj këtu, në pritje për
ta biseduar së bashku hollësishëm.
Emini
sapo e mbaroi së lexuari, papritmas ndjeu një përpëlitje në gjoks. E rilexoi me
shpejtësi, por përmbajtja e atyre fjalëve i transmetoi një gjendje emocionale
të fuqishme, prej kohe të paprovuar, të pashpjegueshme. Teksa po e lexonte për
të tretën herë, u turbullua dhe ngriti fletën e letrës drejt shokut. Në të
shkruhej: “Eminit! Ditën e shtunë, datë 28 qershor, dëshirojmë të festojmë së
bashku 20-vjetorin e përfundimit të gjimnazit në vitin 1985. Do të jetë një
takim i këndshëm, i natyrshëm mes shokësh dhe me vlera shpirtërore, gjë që na
ka munguar prej vitesh, prandaj dëshirojmë të takohemi, të çmallemi, të
darkojmë së bashku. Ky është thelbi i ceremonisë. Më dt. 28 qershor, ora 20. 00
Në
Hotel-Turizmin e qytetit”.
Eminit
iu ngulitën në mendje gërmë pas gërme fjalët e ftesës dhe pas pak vështroi i
menduar Përparimin, duke bërë një shenjë aprovuese me tundje të lehtë të kokës.
Në mendje i gëlonin pyetje të shumta. Në pamundësi t’i përgjigjej asnjërës, po
ndihej i pështjelluar, njëherazi dhe pranonte në mënyrë absolute se përparësia
midis tyre, më kryesorja lidhej me faktin nëse do të ishte në atë mbrëmje edhe
Flutura apo jo. A do të mund të takoheshin sërish, të bisedonin duke u parë
ngultas si të donin të njihnin ndjenjat e çastit të takimit, mendimet e
njëri-tjetrit dhe, më e rëndësishmja, a do të kishte fatin e lumtur ta mbante
në krahët e tij kërcimtaren, duke vallëzuar si dikur. Çuditërisht, në mënyrë të
pavetëdijshme, nisi të përjetonte kërcimin e parë me shoqen e klasës në një
mbrëmje vallëzimi, ku lehtësia e lëvizjeve të saj gati të pakapshme ishin të
vështira për Eminin: çaste shkëputjeje dhe ribashkimi, shoqëruar me rrotullimet
e përsëritura marramendëse, vendosja shtrënguar momentalisht e dy duarve të saj
rreth qafës së Eminit e që shpejt pasohej me një rrëshqitje të trupit për disa
sekonda afër çimentos… Tërësia e veprimeve dukeshin të pabesueshme për një
vajzë të moshës së saj dhe në të njëjtën kohë dëshmonte për talentin prej
balerine ende të panjohur. Të gjitha këto e shtangën djaloshin, aq sa në çastin
e shoqërimit të Fluturës pranë shoqes Majlinda, ai nuk mundi ta përmbante
veten, duke iu drejtuar pjesëmarrësve me zë të lartë:
-
Emrin “Flutura”, sot e tutje mund ta njohim edhe me një tjetër të
barazvlefshëm, me sinonimin “Kërcimtarja”. E vendosim dhe e prezantojmë sot
para të gjithëve.
Pavarësisht
se kohën e lirë e kishte tejet të kufizuar, Emini përpiqej të gjente sadopak
për të lexuar librat më të vlerësuar. Kishte net që nuk vinte gjumë në sy dhe,
saje kujtesës e zgjuarsisë së natyrshme, mund të citonte shprehje apo ndonjë
emërtesë, gjë që shokët e vlerësonin dhe e përmendnin me respekt prirjen e tij
për leximin e veprave letrare, edhe pse realisht nuk i mjaftonte koha për të
mbaruar detyrat shkollore të ditës.
Natyrisht,
pa e shfaqur gjendjen e vet shpirtërore pothuajse fantastike, vazhdonte ta
përjetonte ende mbas mbarimit të kohës së vallëzimit me Fluturën. Po, i dukej
sikur po ndiente pikërisht aromën e trëndafilave të bardhë, e transmetuar
direkt prej lëkurës me po të njëjtën ngjyrë nga trupi i saj brenda shpirtit të
tij. Emini vijonte të nuhaste i lumturuar, shpresonte dhe dëshironte të mbetej
i vetmi për ta shijuar.
I
zaptuar nga mbresat e dikurshme, të rifreskuara përgjatë gjithë kohës deri në
orën e takimit midis ish-gjimnazistëve, Emini i drejtonte pyetje vetvetes
lidhur me mënyrën e çuditshme se si shoqëria njerëzore ruan rreptësisht ligjet
e pashpjegueshme e të padiskutueshme lidhur me mundësinë e përsëritjes dhe
përjetimit apo kthimit pas në kohë të shkuar, me të njëjtën forcë shpirtërore
episodet e jetës dekada më parë…
Nuk
ishin takuar asnjë çast mbas mbarimit të shkollës. Secili mori rrugën e vet.
Dinte se Flutura vazhdoi shkollën e lartë në degën e preferuar. Pas mbarimit të
fakultetit, jetonte dhe punonte në kryeqytet. Atje kishte krijuar familje dhe
ishte bërë nënë e një vogëlushi. Të gjitha këto ishin informacione të hershme,
mbasi të tjera hollësi rreth jetës së saj nuk kishte pasur mundësi të njihte.
Në të vërtetë, ai nuk tregonte vetë ndonjë interes, sepse e pranonte se ndihej
i lënduar shpirtërisht sapo përmendej emri i saj.
Emini
arsyetoi të mos e pyeste Përparimin nëse dinte diçka paraprake rreth takimit,
se cilët shokë pjesëmarrës do të takonin dhe si t’i shmangej diçkaje të
pakëndshme, vendosi ta linte kohën në ecjen e saj të natyrshme. Pasi parkoi
makinën e një tipi japonez të mirënjohur, ende me targa të huaja, priti të
zbriste Përparimi, i cili, si të kishte ndonjë arsye, me siguri duke qenë i
qartë se shoku prej 20 vjetësh larguar nuk do të kishte pasur mundësi të
takonte ndonjërin prej tyre, mbase duhej të paraqitej natyrshëm si përherë dhe
të ndihej lirshëm. Emini fillimisht u
drejtua me hapa të shpejtë drejt grupit të shokëve të grumbulluar pranë portës
së gjerë e të hapur tejpërtej, por në mënyrë të pavetëdijshme ndjeu se hapat po
ngadalësoheshin në përputhje me pakësimin e distancës, derisa papritur nuk
mundi të vazhdonte më tej, pikërisht në momentin kur përcaktoi mes të tjerësh
konstruktin e Fluturës, koka e së cilës, falë gjatësisë, dilte paksa më sipër
se personat e tjerë përreth. Një moment i ëndërruar, por tepër i vështirë në
jetën reale, favorizuar edhe nga ambienti rrëzëllitës prej ndriçimit të
llambadarëve të shumtë që në mënyrë të papritur sikur i krijuan një ndjesi të
përkuljes me respekt para tij, duke i uruar mirëpritje. Një situatë e veçantë
emocionale për të të cilën e përballoi falë çasteve të afrimit të disa shokëve
para hyrjes në sallonin me prezantim modern, pa lënë pas vetes edhe pjesën
mbretërore të mobilimit.
Të
gjithë ishin të gëzuar dhe të emocionuar, përqafoheshin me shokë apo shoqe,
buzëqeshnin, flisnin, sërish përqafoheshin. Sa më shumë shokë po takonte Emini,
duke iu bashkuar grupit, në të njëjtën kohë dukej se po u drejtonte një kërkesë
të pazëshme për ta ndihmuar sadopak, me një lehtësim të mundshëm nga barra e
emocioneve në rritje. Mjedisi miqësor përreth përfaqësohej me shtrëngime të duarve,
përqafime të sinqerta mbushur me ndjenjë malli të natyrshëm për shokun e
dikurshëm, por në pamundësi takimi prej shumë vitesh dhe se kur e mësuan
shprehën habi, mbasi ai kishte jetuar e punuar në një tjetër kontinent, i vetmi
midis ish-gjimnazistëve. Dikush në momentin e përqafimit afrohej dhe mbante
prekur shtrëngueshëm ballin me Eminin, pa folur asnjë fjalë apo ndonjë puthje e
lehtë në të dyja faqet, sepse i largonte mjekra e ashpër dhe e dendur që i
përshkonte përmes. Gjithçka po ndodhte natyrshëm midis shokësh, njëherazi ishte
një ndihmëse e çmuar në ato momente, se ai përpiqej të mos përqendronte
shikimin drejt Fluturës, e cila, nga ana e saj, nuk po mundej ta fshihte
ngazëllimin që e kishte zaptuar. Çdo gjë rrezatonte miqësi, kënaqësi të sinqertë
për një takim miqësor të munguar në aq vite, si një nga ligjet themelore të
shoqërisë së natyrshme njerëzore.
Emini
shpejt u ndërgjegjësua se ishte ndër të paktët ish-gjimnazistë që kishin jetuar
larg, shumë larg, dhe po kuptonte që një pjesë e tyre nuk i kishin shkëputur
lidhjet miqesore. Ulur midis shokësh, në njërën nga tavolinat pranë dritareve,
ndihej disi mirë, por e kuptonte se nuk kishte arritur nivelin më të lartë të
lumturisë së takimit, gjë që do ta plotësonte Flutura kur ta kishte para syve duke
e shtrënguar në krahët e tij. E pranonte në mënyrë absolute se brenda zemrës së
tij, pozicioni i Fluturës ishte i konsoliduar dhe se në shpirtin e tij, për 25
vjet të tëra, asnjë femër tjetër nuk kish mundur të ishte qoftë dhe një
vizitore e përkohshme…
Pse
po vonohej e nuk po merrte guximin të vinte e para ta ftonte në vallëzim, si
dikur, si atëherë kur Emini e pagëzoi me emrin e ri, “kërcimtarja”? E ndiente
veten të pazotin të hidhte hapin e parë në atë drejtim. Po sikur të mos mundej
deri tek tavolina në fund të sallës ku Flutura ishte ulur mes shoqeve? Dukej se
dhe ajo nuk ndihej shumë e qetë. Nën tingujt e muzikës dhe brenda një mjedisi
të ngrohtë e miqësor, Eminin e brente stërmundimi që ende nuk po gjente forcën
e duhur të ngrihej e të vallëzonte si të tjerët.
Momenti
i një lumturie përrallore e përfshiu të gjithin kur Flutura, dy hapa larg tij,
e qeshur si përherë, bëri një përkulje të lehtë të trupit para, nënkuptuese e
ftesës për vallëzim, dhe Emini pothuajse pati një çast dobësie për të kërkuar
mbështetjen në krahun e djathtë të saj. Në tërësi, ajo prezantonte në mënyrë të
përkryer vetveten. Çuditërisht, ndjesitë e shumta pozitive, si të ishin në garë
me njëra-tjetrën, nuk po i largoheshin. Ato u grumbulluan dhe epiqendra mbeti
Flutura. Muzika klasike zëvendësohej me ato të kohës, depërtonte lirshëm brenda
shpirtit të tij, duke e shumëfishuar
vlerën e kohës që kalonte pa u ndier. Të gjithë u sistemuan përreth tavolinave
të gjera, ku shkëlqimi i enëve mbi to përputhej me ndriçimet e llambadarëve. Në
ato çaste, Emini po kthjellohej dalëngadalë; e kthente kokën rrotull me
delikatesë të mësonte se ku qe ulur Flutura. Shoqet pranë saj sepse i
prezantonin pamje të zbehta, por shpejt mundi të kujtonte emrat e Majlindës,
Elisabetës…
Pika
kulmore e gëzimit po gërshetohej me një ndjesi të lehtë, të pashpjegueshme:
frikë për reagimin në momentin kur do të vallëzonte me Fluturën apo
“kërcimtaren”, sikurse e quanin bashkënxënësit. Momenti i shumëpritur nuk
vonoi, i paralajmëruar nga shkëmbimet e dendura të shikimeve, mbrujtur me një
mirëkuptim të heshtur për të dy. Po, ajo do ta ftonte në vallëzim, si dikur,
dhe Emini priste të përjetonte sërish transmetimin e forcës magjike prej trupit
të saj shtrënguar me të, një ndjesi e papërsëritshme lumturie, e provuar më
parë, e mirënjohur dhe ëndërruar prej shumë vitesh me radhë…
Gjithçka
shkëlqente rreth tij, por i pushtuar tërësisht nga ndjenjat, ai pothuajse
kishte humbur nocionin e kohës. Vendndodhjen dhe pikën kulmore e përcaktoi
çasti kur e njohu Fluturën pranë, të buzëqeshur, shoqëruar me përkuljen e lehtë
nënkuptuese dhe tradicionale, duke e ftuar për vallëzim. Emini u ngrit, bëri dy
hapa drejt saj, shtrënguan duart duke u
gjendur mes vallëzuesve të tjerë të shumtë. Kaloi paksa një çast turbullimi dhe,
pa e kuptuar çfarë po ndodhte, ai po e shihte veten në mbrëmjen e vallëzimit të
gjimnazit 24 vjet më parë, po ndiente në fytyrë freskinë e frymëmarrjes së
Fluturës, tërheqjen drejt saj. Saktësisht po përjetonte jetën e nxënësit të
shkollës së mesme.
Pothuajse
asnjë shqiptim fjale, vetëm shikime të ngulitura në sytë e njëri-tjetrit dhe pa
kthyer kokën për të ndjekur shikimet e shokëve, pa u kthjelluar se çfarë po
ndodhte dhe tepër të emocionuar, duke ndjekur si të përhumbur ritmin e muzikës.
-
Të pres nesër, - theu heshtjen Flutura. - Duket një enjtje e lehtë mbi buzën e
sipërme.
I
lumturuar, Emini pohoi me kokë. Ai i kishte harruar shqetësimet e një dhëmbi të
thyer, aq sa në prani të Fluturës nuk po e ndiente dhembjen e tij, por iu
përgjigj me buzëqeshje:
-
Ah, sikur të kisha gjysmën e dhëmbëve të dëmtuar, sa mirë do të ishte! Dhe
pranë dentistes do të qëndroja… Sikur të ulesha tani!
Pas
pak shtoi:
-
Unë nuk mund të vij dot nesër. Natyrisht ma ka ënda të më mjekosh me dorën
tënde, por ty të pret familja jote në kryeqytet. Këtë gjë e mësova vite më
parë. U trishtova dhe pas kësaj nuk tregova as më të voglin interes për
informacione të tjera…
-
Atëherë, mësoje të vërtetën: do të kem punë me dhëmbët e tu e me... Jam
dentiste profesioniste. Fati e solli ta zëvendësoja zhdërvjelltësinë time të
lëvizjeve në lartësi, gara vrapimi, vallëzime të këndshme me lëvizje të
kufizuara brenda një sipërfaqeje të kufizuar në dhomën e punës, ku pjesën më të
madhe të kohës e kaloj pranë pacientit në pozicion vertikal, e vetmja arsye që
trupi im nuk tregon sot “kërcimtaren” e talentuar, po një femër me trup të
mbushur.
Emini
buzëqeshte teksa e dëgjonte, por nuk ishte i sigurt se po kuptonte çdo shprehje
të saj. Para se te shkëputej prej saj, ai tha:
-
“Mundësi” nuk ta ka harruar emrin e vërtetë, por pëlqen të përmendë emrin e
dytë, “kërcimtarja”, rastësisht një përputhje e saktë me emrin original -
Flutura, që përherë me ëndje të përshkon ajrin, kur është ndalur disa çaste mbi
petalet e luleve të shumta, duke i dhuruar kënaqësi shpirtërore ndjekësit, por
duke e vënë në pozitë të vështirë atë, se ai njeri nuk mund të përcaktojë
përparësinë e bukurisë midis tyre...
-
Ishte e pamundur për mua të të harroja, gjithçka që ti prezantoje midis shokëve
gjimnazistë, sidomos qëndrimi yt i afërt me mua, nuk e kam kuptuar… - Sa për
epitetin tim “Mundësi”, fatkeqësisht i takon të kaluarës…
Mes
tyre nisi një bisedë miqësore. Tepër të emocionuar u kthyen në vitet e
dikurshme, duke kujtuar respektin dhe tërheqjen e padiskutueshme, të pashprehur
midis tyre dhe të paekspozuar para shokëve përgjatë katër viteve të gjimnazit.
-
Po, jam i sigurt se të njëjtën femër kam tani para meje, pa ndryshime të
dukshme, përveçse në kurorën e flokëve shihen thinja të rralla që e bëjnë atë
të jetë një shëmbëlltyrë e Kurorës Mbretërore, gjë që po më tërheq më tepër…
Realisht,
në tërësi ajo prezantonte në mënyrë të përkryer vetveten: e njëjta ëmbëlsi e
natyrshme brenda zërit, buzëqeshja e lehtë dhe e çiltër që nga buzët përhapej
në të gjithë fytyrën, sytë me ngjyrë blu dhe me nuanca të errëta përgjatë
momentit të përqendrimit. Nuk mund të mos vihej re se konstrukti i trupit të
saj dukej i mbushur, kryesisht beli, që nuk tregonte diferencën e dikurshme me
pjesët e mëposhtme të trupit, si të kishin humbur finesën dhe disa zhubra të
lehta në qepalla. Sa për flokët, nuk po tregonin ngjyrën e verdhë. Midis tyre
ishin të shumta fijet e argjendta, të cilat i bënin më tërheqës. Një çift i
përkryer në paraqitje. Çuditërisht ndryshimet brenda 20 vjetëve te secili
përsëri prezantonin një përputhje të admirueshme, si të kishin bërë një pakt të
fshehtë se, në çdo etapë të jetës, të dy do të ecnin me të njëjtin ritëm,
përkatësisht vetvetes dhe njëri-tjetrit. Edhe konstrukti i bukur pothuajse i
skalitur i Eminit, shtatlartë dhe shpatullgjerë kishte ndryshuar paksa; së pari
tregohej një ravijëzim i lehtë i supeve lehtësisht të tkurrura, si të qëndronte
sipër tyre një peshe të rëndë dhe ato bënin përpjekje ta ruanin ekuilibrin (aq
gjatë duhet të kish bërë punën e punëtorit transportues të mallrave mbi shpinën e tij, sa edhe kur ajo mungonte,
pamja i mbetej e njëjtë), flokët i ishin rralluar dhe balli i lartë i dikurshëm
nuk përcaktohej deri ku… Çasti i shumëpritur kishte ardhur.
Emini
shoqëroi Fluturën në tavolinën e caktuar pranë shoqeve të saj dhe u kthye të
ulej. Ritakimi i ëndërruar mbas 20 vjetësh ishte një lumturi e tejskajshme,
ngjarje e rrallë që vetëm emocione përhapte. Njëherazi, vitet e hershme të
shkollës së mesme u freskuan para syve të mendjes dhe zemrës së tij. Çasti i shumëpritur për të dy:
përballë Eminit, ish - mundësit, qëndronte Flutura, e vlerësuar prej të gjithë
shokëve si kërcimtarja. Përsëri një çift i përkryer vallëzuesish, me të vetmin
ndryshim se Emini nuk po mund të përcaktonte nëse ndodhej në takimin miqësor me
ish-gjimnazistët apo ishte duke fluturuar në qiellin e kaltër midis reve të
bardha që e përkundnin me ledhati dhe ëmbëlsi. Ndërsa Flutura e zhytur në detin
e pafund të kënaqësisë, notonte ngadalë, duke mos dashur t’i afrohej bregut.
Asnjë fjalë nuk shkëmbenin, vetëm ndiqnin ritmin e muzikës së njohur, pa e
shkëputur shikimin e përqendruar në sytë e njëri-tjetrit, pa e kuptuar
kohëzgjatjen e kërcimit përveçse në çast vunë re se vallëzuesit ishin kthyer
nëpër vende dhe ata të emocionuar po qëndronin në mes të sallës dhe, sapo
hodhën sytë përreth, njohën shikime dashamirëse e përgëzuese.
Në
njërin prej kërcimeve e kuptuan se do të duhej të kishte edhe partnerë
vallëzues të tjerë gjatë orëve të zgjatura të darkës, por ishte e pamundur. Të
dy pranonin sjelljen vetjake të veçantë, por të natyrshme. Përsëri Flutura vuri
re dhe e përqendroi shikimin me shumë kujdes në pjesën e poshtme të faqes së
djathtë të Eminit, ku dukej një enjtje e lehtë, ngadalësoi ritmin e kërcimit,
afroi kokën pranë veshit të tij, duke përsëritur vëzhgimin e saj, brenda
profilit të punës:
-
Ke një problem me dhëmbin e sipërm djathtas, se shihet një enjtje. Është mirë
ta kontrolloj në klinikë. Eja nesër në orën 12. 00 në rrugën… Mos e nënvlerëso,
sepse nuk është ndonjë problem shqetësues, por mund të përhapet infeksion.
Ishte
Emini që pyeti tejet i habitur:
-
Ku, në klinikën tënde dentare në kryeqytet? E di mirë...
Flutura
e ndërpreu:
-
Jeta nuk qëndron e ngulitur në të njëjtin vend Emin. Ajo prezanton ndryshimet,
zhvillimet e veta, me përjashtim të mënyrës dhe kënaqësisë që na fal të dyve
kërcimi, të cilat mbeten të njëjta, por vetëm se përmasat e tyre janë bërë të
pamatshme dhe ne e njohim mirë këtë, gjithashtu të tjerët që na shohin. Ne të
njëjtën ndjesi shpirtërore përjetojmë në çdo vallëzim, por sot shumë më tepër…
Një
pyetje të brendshme, ngacmuese, por jo plotësisht të qartë, ai tentoi disa herë
t’ia drejtonte shoqes, aq sa Flutura po e shihte e shqetësuar, vetëm sa e niste
duke mërmëritur nëpër dhëmbë, por nuk mundej ta përfundonte, dhe pas një
psherëtime përcaktoi:
-
Po më mirë e lëmë kur të takohemi sërish, besoj se je dakord...
Afër
mesnate shokët e gjykuan të drejtë ta përfundonin takimin. Emini po ndihej i
kthjellët, se po shihte e po jetonte çaste të paimagjinuara në jetën e
emigrantit, ku pavarësisht shtetit përkatës kur puna përfundonte me disa monedha më shumë në duar,
pikërisht asaj dite i mungonin gjëra të
rëndësishme, sikurse ndjesitë e këndshme emocionale, tepër të vlefshme.
Ai
u kthye përfundimisht në vendlindje, pasi kishte vendosur me gjakftohtësi dhe
në mënyrë të ndërgjegjshme të linte pas pozicionin e një emigranti dhe të niste
një rrugë të re së bashku me mikun e tij besnik, Sandrin, duke ndërtuar së
bashku një ambient funksional të kohës, brenda zonës turistike.
Asaj
mbrëmjeje miqësore, ai mbante veshur pantallona të një cope cilësore, një bluzë
të përshtatur me ngjyrën e lehtë të tyre, që tregonin së largu se përzgjedhësi
nihte mirë mënyrën e civilizuar të prezantimit t personit, në përputhje të
plotë me brendinë e ceremonisë së takimit dhe anën serioze të saj.
Emini,
shumë më i qetë se në fillim të takimit, po ndiente një dëshirë të
papërmbajtshme të rikthehej në vitet e hershme të jetës rinore, për më tepër
kohën e gjimnazit, si të donte t’i tregonte Fluturës edhe pjesëza jete të cilat
mund të mos ishin ruajtur në kujtesën e saj.
-
Banonim prej brezash në fshatin e katërt nisur nga perferija e qytetit. Ju
gëzova miratimit nga nëna të dëshirës sime për të ndjekur gjimnazin, me kushtin
e vetëm që të vazhdoja ta ndihmoja familjen përditë, duke u zgjuar nga gjumi shumë
herët. Konkretisht, çdo mëngjes, para se të hyja brenda oborrit të shkollës, më
duhej të kisha shpërndarë shishet 1,5
itërshe, mbushur me qumështin e sapomjelë, në gjashtë shtëpi, në njërën nga
lagjet e qytetit. Bidonin metalik mbushur me qumësht për disa familje qytetare,
e vendosja në koshin thurur me tela mbas vendit të uljes sime në biçikletën e
vjetër, me kusht që të siguroja kohën e duhur: fëmijët ta konsumonin në vaktin
e mëngjesit dhe, kryesorja, mësimi në shkollë fillonte në orën 8. 00 dhe më
duhej të isha atje disa minuta para, me çantën hedhur supeve, e cila përherë
vendosej pranë bidonit të qumështit. Por përgjatë atyre katër viteve ndërtuam
marrëdhënie miqësore midis njëri-tjetrit, krijuam një përvojë rinore dhe para
nesh u hapën prespektivat e jetës. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, ajo periudhë
më ka mbetur e pafshirë nga kujtesa dhe, kur e kujtoj, më bën të ndihem krenar,
sepse përfaqëson një kohë të bukur, intensive, të papërsëritshme. Sa her? e
sjell në mendje, përjetoj emocione të forta, por të këndshme. Mosha delikate e
adoleshenc?s për mua e shumë të tjerë prezantoi periudhën e ndryshimit të
shpejtë n? zhvillimin fizik dhe psikoemocional. Njëherazi, ajo ndikoi n?
pjekurinë tonë dhe na ndihmoi të p?rgatiteshim për fazat e mëtejshme të jetës,
ndikoi në formim të personalitetit dhe karakterit. Qysh në muajt e parë, shihja
djem e vajza të reja që tregoheshin të dashur, të sinqertë, t? zellsh?m, t?
disiplinuar, me respekt të admirueshëm për njëri-tjetrin. Vitet e shkollës së
mesme përfaqësojnë pjesën më të bukur të jetës rinore. Marrja e dëftesës së
maturës dëshmoi aftësitë tona, kapërcim të fazës
s? adoleshenc?s, duke na mundësuar ndjekjen e rrug?ve të jet?s n? m?nyr?
t? pavarur. Natyrisht ne mbanim mbi supe copëza jete të shoqëruara me ëndrra të
shumta, ndjenja t? dashuris? s? hershme, sikurse pozicioni midis meje dhe teje,
Flutura, me subjektin tënd të fshehur thellë.
Pjekuria
e secilit prej nesh po konsolidohej gradualisht përgjatë katër vjetëve. Sipas
meje ajo ishte shëmbëlltyrë e një melodie të këndshme, tingujt e së cilës vinin
duke e rritur amplitudën e tyre, forcën e përhapjes në hapësirë, por vetëm koha mundi të aprovonte vlerën
e saj. M?suesit e gjimnazit, përherë seriozë, autoritarë, me punën fisnike na impononin bindje, respekt dhe një nderim
të sinqertë, ende i ruajtur. Sa për veshjet, në përgjithësi ishin shum? të
thjeshta dhe vajzat flok?t i mbanin t? l?shuar apo të lidhur gërsheta, me
ngjyrën e tyre të natyrshme. Uleshim në banka dy nx?n?s apo tre shokë, ndërsa
kujdestari i klas?s p?r t? kat?r vitet e gjimnazit mbeta unë, sepse detyra e kujdestarit më p?rshtatej jo vetëm
për sjelljen shembullore, por edhe se isha djali m? shtatmadh. Sa për
rezultatet e mia në mësime gjatë shkollës së mesme, mbeta afër mesatares, por
nuk mund të mos e përmend dëshirën e të lexuarit letërsi artistike, diçka jo
pak e mundimshme, për shkak të ngarkesës me punë që kishim çdo ditë. Tani më
lejo të të kujtoj “të parën e klasës”. Ishe ti Flutura, nga viti i parë deri në
të katërtin, një nx?n?se e shk?lqyer, p?rher? e vlerësuar me not?n maksimale.
Ty të dallonin sjelljet plot edukat?, e tregoje veten të kulturuar, dije t?
flisje gjithmon? me but?si, me etiket?, me dashamir?si, pavarësisht se para
vetes kishe Eminin apo të tjerë të ngjashëm a të ndryshëm nga unë. Ta
përshkruaj pamjen tënde, Flutura? Më tërhoqe vëmendjen qysh në ditët e para:
një vajzë e gjatë, me trup të hollë, të bukur, në tërësi një figurë elegante.
Në fytyrën tepër tërheqëse pasqyrohej shpirti yt engjëllor, si të ishe një
perëndeshë e vërtetë që siguronte përjetësi. Bukurinë magjepsëse, pothuajse të
pagjetur në vend tjetër, ta dhuronin sytë blu, buzët e kuqe e të fryra, si të ishin
tul i freskët prej kokrrës së qershisë, kurora e flokëve të dendur të errët me
dredha të shumta, të shpërndara përmes shpatullave. Pikërisht vallëzimi im i
parë me ty më shtangu, teksa të shihja që qëndroje në këmbë, pa folur, duke më
bërë ftesën për të kërcyer midis shokëve të shumtë. Unë me kokë të ulur e
shikim përdhe as mund ta imagjinoja se do të isha mes tyre. Pas pak po e
kuptoja që përqendrimi i shikimeve ndaj teje nuk mund të më anashkalonte dhe
nuk po e qartësoja se po ndihesha mes shikimeve kureshtare, por, me sa dukej,
ishe ti duke më dhuruar shpirtërisht një pjesëz nga bukuria jote… Muajt e vitet
zëvendësonin njëri-tjetrin dhe nuk e kisha të vështirë të qartësohesha se ne
qëndronim në pozicione shoqërore ekstremisht të kundërta. Prindërit e tu të
shkolluar ishin në pozita drejtuese në dy ndërmarrje kryesore në qytet, ti ishe
vajza e vetme e familjes Bregu. Kur kërceja për herë të parë me ty, më mahniti
hijeshia e lëvizjeve dhe zhdërvjelltësia
e tyre, gjë që më ka shoqëruar gjatë, se përherë më tërhiqnin, qysh në
fëmijëri vallëzimet, kryesisht vallet popullore, aq sa në çdo festë familjare
dhe dasma në fshat, unë isha i pari i valles. Nuk mund të më largohet nga
kujtesa një episod i vogël, pothuajse i natyrshëm dhe i zakonshem për ato kohë, por tepër i
rëndësishëm në këndvështrimin e marrrëdhënieve të reja, saktësisht është
prezantuesi, përfaqësuesi i lindjes së filizit të dashurisë mes nesh. Flutura,
nëse të kujtohet një mbrëmje vallëzimi e zgjeruar midis bashkënxënësve të dy
shkollave të mesme. Si përherë, unë iu bashkova shokëve dhe vallëzoja me pasion
gati të çmendur një valle të zonës veriore, aq sa hovjet përpjetë e tejkalonin
masën, duke me nxitur të tërhiqja vëmendje. Në një moment vështrova shoqet e
klasës me pikësynimin që të shkëmbeja shikime me ty, që në ato çaste nuk mund
ta fshihje një ndjenjë të thellë pikëllimi, qartazi të reflektuar në fytyrë
dhe, kur ngrite kokën dhe shihje e papërqendruar, m’u dukën sytë e tu të
mbuluar nga një mjegull e lehtë, pothuaj e gatshme të pasohej nga lotët. E
çuditshme, e pashpjegueshme për mua ishte shprehja e buzëqeshjes ironike në
fytyrat e shoqeve pranë teje, ndërsa nuk i ndanin sytë prej pjesës së pasme të
këmbëve të mia, edhe kur u ktheva e po qëndroja, pa vazhduar vallen. Pse
kështu? Po njihja një qëndrim kontradiktor midis shoqesh, pikërisht për shokun
e tyre të klasës. E vrisja mendjen të shpjegoja atë sjellje, duke qëndruar me
kokën ulur drejt fundit të pantalloneve prej doku, të cilat mund të arrinin
afër mesit të kërcirit, por nuk kishin mundur të fshihnin thembrat e këmbëve të
mia të pambrojtura nga çorapet e grisura. Qëndroja në karrige, pa mundur të
lëvizja më tej dhe, në të njëjtën koh, iu gëzova dashamirësisë, afërsisë së
zemrës sate, që transmetohej me shikimet e shumta drejt meje, si të doje të
tregoje se më ndodheshe pranë shpirtërisht. Për ty, i rëndësishëm ishte Emini
dhe jo veshja e tij mjerane. Shpejt afërsia po shfaqej, natyrisht e ndrojtur
dhe e shoqëruar me përpjekjet për ta fshehur, sepse reagimet e shoqeve ishin
dyshuese, kur e kuptonin që më kërkoje me sy në rreshtin e djemve. Të njëjtën
gjë bëja dhe unë, duke ndjekur thuajse çdo lëvizje tënden brenda oborrit të
gjimnazit apo kur pyesje për pjesëmarrësit e një aktiviteti jashtëshkollor.
Nëse nuk isha mes tyre, nuk shkoje. Programi
ynë shkollor përfshinte pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit në ndihmë
të bujqësisë, sikurse në ndonjë fundjavë shkonim në këmbë të mblidhnim kallinj
misri në fshatrat përreth qytetit, në të largëtit ndodhte rrallë. Sinqerisht
nuk mundesha t’u bashkohesha shokëve. Punët e fshatit ishin të panumërta,
ndonëse të mbushja arka me misër pranë grupit më krijonte të tjera ndjesi. Me
gëzoi organizimi i aksionit në vitin e tretë të gjimnazit (thënë ndryshe,
“puna vullnetare”, sikurse e realizonin prej vitesh studentët)
përgjatë dy javësh, në ndihmë të brigadës mirëmbajtëse të hekurudhës brenda
zonës. Pikërisht atë nuk munda ta shmangia; për më tepër do të isha pranë
shokëve e shoqeve, në krye të të cilëve përherë gjendej Flutura. Daja, duke
dashur të më ndihmonte si përherë, më zëvendësoi në shtëpi përgjatë atyre
ditëve.
Më
kujtohet kur një ditë shkolle m’u afrove dhe me zë të ulët fole me kujdes:
“Emin,
qumështin nga lopët tuaja e keni të shijshëm dhe cilësor, apo jo?”.
Mbeta
i habitur, pasi askujt nuk i kisha treguar. Më pas më shpjegove se mamaja jote
këmbëngulte që vajza të konsumonte në mëngjes një gotë qumësht të fresket nga
fshati dhe një ditë rastësisht të kapi shikimi shpinën time të gjerë në
momentin e daljes nga porta e shtëpisë, por nuk e bisedove me askënd. Flutura,
është e vërtetë se po zgjatem, por fakti që po kujtoj pjesëza nga jeta jonë në
të njëjtën periudhë të katër viteve të gjimnazit, besoj se është mall e
nostalgji e përbashkët… Në klasën tonë raportet djem-vajza ishin miqësore,
serioze, t? sinqerta, me respekte reciproke; episode të shumta që i kujtoj
qartë dhe jam pothuajse i sigurt që nuk mund të përjashtohej ekzistenca e një
muri ndarës, për shkak të ndrojtjes dhe ndjenjës së turpit. Vajzat nuk krijonin
afërsi me djemt?, sapo e kuptonin dhe bindeshin se brenda tyre kishin lindur
ndjesi të reja e të panjohura, që sigurisht nuk do të miratoheshin nga familja
apo shoqëria, sikurse rasti tipik midis nesh.
Kaluam
kat?r vite bashk?, por vajzat e klas?s i njoha pak, sidomos bot?n e tyre t?
brendshme, sepse më tepër më interesoje ti, Flutura. N? ato vite t?
adoleshenc?s, n? shpirtrat tanë delikatë shp?rtheu ndjenja e dashurisë s?
v?rtetë, q? ndezi instinktet, emocionet rinore, një zjarr, por mua dhe ty na
detyronin kushtet ekstremisht të kundërta ta fshihnim thellë dashurinë e pastër
dhe të natyrshme. Atë nuk na e mësonte shkolla… Dhe ndjenjat tona shp?rthyese
nuk mund t’i shp?tonin syve t? Majlindës, Nasit, shokëve tanë që mbajtën
qëndrim praktik, e respektuan jetën tonë
private, sepse ne prezantonim një miq?si të sinqert?, të shoqëruar me respekt.
Ishe ti, Flutura gjithmonë e gatshme të më ndihmoje n? m?sime, shpesh krahë
meje, duke më shpjeguar diçka që nuk kisha pasur mundësi ta përvetsoja,
pavarësisht se i dëgjoja me vëmendje dhe përqendrim të thellë mësuesit; nga ana tjetër, e kisha të pamundur të
mblidhja informacione pas mësimit…
Jetonim
në varfëri të skajshme mbas vdekjes së babait tim. Nëna bënte punën e kryefamiljarit me shumë
mundime; kujdesej për dy lopë, qumështin e të cilave e shpërndante në orët e
mëngjesit në familjet e fshatit. Kisha një vëlla më të madh, fatkeqësisht me të
meta mendore, dhe dy motra të vogla…
Shkolla
e lartë ishte një ëndërr e trishtuar dhe e përsëritur për mua (realisht një
udhëtim të vetëm drejt kryeqytetit do ta vlerësoja pa masë). Ditët zëvendësonin
njëra-tjetrën, puna nuk mund të ndërpritej në asnjërën prej tyre, sepse e
nesërmja ngrihej në këmbë mbështetur në
të mëparshmen. Unë zbatoja i detyruar dhe me
përpikmëri renditjen ditore të aktivitetit tim: ngrihesha para agimit,
shpejtoja për në qytet, duke shpërndarë qumështin e porsamjelë në familje
qytetare dhe njëra ishte jotja, Flutura, gjë që nuk e dija. Shkoja në shkollë
rregullisht; atje nuk kishin dijeni për punët e mia. Rezultatet arrinin mesataren, saje kujtesës, e cila
ruante informacionet e programit
shkollor brenda çdo dite mësimi. Sa për jashtë tij, pasditeve apo natën,
e kisha të pamundur të vazhdoja të mbaja libra të hapur në tavolinë, se punë të
shumta bujqësore dhe blegtorale më prisnin.
Menjëherë
mbas mbarimit të orarit ditor mësimor, merrja pjesë në sportin e mundjes, një
tërheqje e lindur, e zhvilluar qysh nga fëmijëria midis bashkëmoshatarëve, aq
sa shpejt më shoqëronin me fjalët:
“Eminin,
ky djaloshi mundës!”.
Vazhdoja
stërvitjen falë ndihmës seë pakursyer të Lulzimit, trajnerit të klubit, pa më
të voglin interes, thjesht duke më vlerësuar si talent. Trajneri ishte njeri i
drejtë e zemërmadh. Ai e planifikonte me detaje stërvitjen time pas mbarimit të
orarit të shkollës, duke shpresuar së bashku se skuadra do të dilte kampione në
kampionatin e fundvitit.
Një
tërheqje e fortë dhe e pashpjegueshme, ndonëse e pashprehur, po fuqizohej nga
dita në ditë. Po ndodhesha midis dashurisë dhe sportit. E para nuk mund të
prezantohej dhe pamja ime e jashtme nuk pengonte, por rezultatet e
shkëlqyera dhe diferenca e gjendjes sime
ekonomike me tënden nuk donte shumë komente…
Më
duhej të përshkoja çdo mëngjes rrugën e pashtruar të fshatit, deri në
kryqëzimin me drejtuesen për në qytet, të shtruar me kalldrëm. Jo rrallë në
stinën e dimrit, baltosja e pantallonave i afrohej gjurit, xhaketa e lagur kullonte në bankë;
shpesh në pellgaçet e shumta të rrugëve zbathja çizmet e plasaritura dhe të
lëmuara, për t’i mbathur sërish pranë oborrit të shkollës.
Përgjatë
një stërvitjeje të skajshme, afër fundit të vitit të katërt, dëmtimi i
pariparueshëm i bërrylit të majtë më detyroi të tërhiqem nga sporti i mundjes,
pikërisht në prag të lulëzimit të talentit. Ishte një goditje e thellë
shpirtërore, një pikëllim i madh, një këputje përmes e ëndrrës shumëvjeçare,
njëherazi shkelmim mizor në mënyrë të papritur në rrugën e jetës së saponisur.
Gjithçka mori një tjetër drejtim dhe fatkeqësisht mbi të as që mund të
ndërhyhej.
Në
adoleshencë prezantoja një pamje të natyrshme, ti e kujton qartë: një djalë
shtatlartë, shpatullgjerë me muskuj të fuqishëm të ravijëzuar në parakrah,
krahë, kofshë e kërcinj; realisht një mashkull që mund ta kishte kaluar
pothuajse gjysmën e ditës në palestër, në një palestër natyrale. Në tiparet e
fytyrës spikatnin sytë e gjelbër me një shikim të rreptë, shoqëruar me ballin e
lartë e të lëmuar, por të rrethuar nga flokë të rrallë. Hunda e drejtë, paksa e
harkuar, dukej sikur ma shtonte pamjen paksa të egër me lëkurë ngjyrë bronzi
përgjatë gjithë ditëve gjatë gjithë kohës. Po e theksoj, forca e filizit të
dashurisë mbeti gjallë brenda meje, u rezistoi viteve, vështirësive, por rritja
e saj madhështore e shpërtheu papritur, mbas shumë vitesh…
Të
nesërmen e mbrëmjes së festimit të 20-vjetorit të maturës, Emini pothuajse nuk
vuri gjumë në sy gjithë natën. Shumë herët u gjend në klinikën private të
stomatologes së njohur Flutura, në qendër të qytetit, në pritje të takimit me
të, ulur në njërin nga stolat e korridorit
ndërmjetës, të gjerë e të pastër, në dy anët e të cilit, lule të
përshtatshme për mjedise të brendshme, e hijeshonin pa masë.
Pas
përfundimit të mjekimit të dy pacientëve të moshës rinore, Flutura hapi derën e
dhomës së saj të punës, eci dy hapa në korridor dhe shtangu kur vuri re Eminin,
që qëndronte ulur në pritje të mjekimit të dhëmbit të dëmtuar. E përshëndeti e emocionuar, pa
shqiptuar asnjë fjalë, por thjesht me gjeste, pastaj e shoqëroi brenda dhomës,
ku e drejtoi në një shtrat-karrige, tepër funksional për të kryer punën e
dentistes. Nisi të punonte me përkushtim, por Emini nuk mund të mos vinte re një drithërimë të
lehtë të duarve kur i prekte fytyrën, që u bë e dukshme kur i duhej të hapte
gojën e njëkohësisht të vendoste duart e saj mbi to, për të punuar lirshëm në
nofullën e sipërme. Frymëmarrja e shpejtoi ritmin në çastet kur i duhej të
afrohej për të ndjekur fazat e mjekimit pas injeksionit, aq sa një pjesëz të
dhembjes së tij u duk një çast se edhe vetë mjekja e ndiente. A ishte e
domosdoshme afsërsia e trupit të mjekes me pacientin? Ishte i panjohur ky
veprim për të më parë… Mos ndoshta një forcë e brendshme, lehtësisht e dukshme,
e detyronte Fluturën të shtrëngohej mbas trupit të tij? Për një gjë kishte
siguri Emini: do të dëshironte që procedura e mjekimit të mos mbaronte kurrë! I
lumturuar në prani të Fluturës, nuk po e ndiente asnjë dhimbje gjatë mjekimit,
aq sa i dukej se do të ishte ndjesi e veçantë pozitive nëse qëndronte sa më
gjatë nën efektin e injeksioneve, të frezës…
Një
çast më vonë, u dëgjua zëri i ëmbël i Fluturës:
-
Fati solli që të zëvendësohej shkathtësia ime e lëvizjeve si kërcimet në
lartësi, garat e vrapimit, vallëzimet etj., me lëvizje të pakta brenda dhomës
së punës dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj pranë pacientit në një qëndrim
timin vertikal. Lodhem, por ndihem e lumtur.
Emini
buzëqeshte dhe i përqendruar ndiqte rrjedhën e jetës së saj, të panjohur për të
deri atëherë…
Pas
përfundimit të procesit (një punë tepër e kujdesshme), Flutura u spostua paksa
në drejtim të lavamanit duke larë duart, por kokën ende e mbante kthyer drejt
Eminit, i cili nuk po donte të lëvizte. Ai shihte në drejtim të Fluturës, si të
ishte në pritje të një dhurate prej buzëve të saj, aq shumë të ëndërruara prej
tij. Ajo po afrohej sërish dhe Emini dëgjoi pranë vetes tingullin e çiltër të
zërit të saj:
-
Tani, fatmirësisht, na u krijuan mundësitë që të shihemi, të takohemi sa më
shpesh, të qëndrojmë sa më gjatë me njëri-tjetrin, për të plotësuar kohën e
humbur përgjatë viteve, periudhën e jetës më të çmuar të rinisë sonë, qysh mbas
mbarimit të shkollës së mesme. Besoj se je dakort me mendimet e mia?
Gati
pa e lënë ta mbaronte Flutura fjalën e fundit, ai, me një lëvizje të vrullshme
i doli përpara, e tërhoqi drejt gjoksit, duke i hedhur të dy krahët shtrënguar
rreth qafës, afroi kokën paksa të ulur (se Emini ishte më trupgjatë) dhe në momentin që buzët
e tyre kërkonin njëra-tjetrën, ai mërmëriti i lumturuar:
-
Lermë ta faktoj aprovimin tim, është mirë për të dy!
Një
puthje e zjarrtë, e zgjatur, plot pasion, në pamundësi të realizohej rreth 25
vjet më parë, dukej se kishte pritur aq gjatë për t’u realizuar dhe ishte
mbushur me aq dëshirë e ndjenjë gjatë gjithë atyre viteve. Ëmbëlsi e
papërshkrueshme, ndjesi e përmasave të pamatshme, lumturi qiellore brenda dy
zemrave, aq sa e humbën konceptin e kohës, nuk po kthjelloheshin dot për
vendndodhjen dhe se u duhej të shkëputeshin; sigurisht të detyruar të
respektonin rregulla shoqërore të mirënjohura, por, a u kishte mbetur në
logjikën e tyre një grimcë hapësire që mund të gjykonte për të tjera veprime
veç çasteve që ata po shijonin me etje në atë det të pafund lumturie…
Natyrisht
e pranuan me keqardhje se patjetër u duhej edhe të mësonin rreth jetës së
njëri-tjetrit, kur, të ndodhur larg, nuk kishin asnjë informacion.
-
Për plotësimin e këtyre mungesave na duhet bashkëpunim, - nisi të fliste
Flutura, ende e turbulluar, pa mundur të shkëputej nga pushtimi i ndjenjave
pozitive të porsajetuara.
Gati
nuk po e dallonte botën reale nga fantazia. Të njëjtat ndjesi shpirtërore
prezantonte Emini, afruar dritares, me njërin krah mbështetur në parvazin e saj
dhe shikimin tretur diku jashtë saj. Thellë në shpirtin e tij oazi i lumturisë
rrezatonte spërkla ari, argjendi dhe ai zhytej…
I
emocionuar dhe i gëzuar për rrugën e papritur që po merrte jeta e tyre, Emini u
rikthye drejt saj, e shihte ngultas në sy, ku po qartësohej një shpërthim i
brendshëm ndjenjash pozitive, buzëqeshi këndshëm dhe foli:
-
Flutura, dëshiroj të tregoj shkurt për jetën time mbas mbarimit të gjimnazit.
Flutura
dëgjonte tepër e përqendruar. Asaj i dukej se po jetonte kohën e shkuar…
-
Po, iu gëzova së tepërmi dëftesës së maturës, - vazhdoi Emini. - E kisha të
qartë se edhe deri në atë nivel shkollimi u ngjita me mundime të skajshme.
Shkallë të tjera sipër saj, sikurse vazhdimi i shkollës së lartë, ishin të
pamundura për mua dhe mbetën vetëm ëndrra rinore. Mendohesha ditë e natë për të
zgjedhur një rrugë jete që të ndihmonte ekonomikisht familjen, ndërsa veten
time, si përherë, e mendoja të fundit. Nga gjithë variantet e mundshme që
analizova, përzgjodha njërën që e
vendosa pasi mora aprovimin e nënës sime dhe bashkëpunim me shokun e
fëmijërisë, Mitin, kur mësova për dy persona banues të fshatit pranë, që ia
kishin arritur qëllimit të largoheshin jashtë kufijve, duke u arratisur drejt
të panjohurës. Me Mitin ishim të pandarë dhe kishim besim reciprok. Gjetëm
mbështetje te djali i xhaxhait të tij, që jetonte në rrethin e Korçë. Ai na
strehoi.
Po
përmend dhe një tregues të rëndësishëm të asaj kohe, që lidhej ngushtë me
qëndrimet e banorëve në fshatrat kufitare. Kur rastiste të shihnin persona të
panjohur, situata ndërlikohej shpejt, pavarësisht një rreziku të mundshëm pasues. Nëse një person vendoste të
arratisej, së pari ai duhet të gjente fakte bindeëse për justifikimin e të
ndodhurit në një zonë kufitare, sikurse unë me Mitin, sepse çdo banor ishte
vigjilent për të ardhurit. Duhet të njihnim mirë zonën ku do të kalonim për
matanë kufirit dhe, mbasi e studiuam paraprakisht, me hollësi e mençuri dhe pas
një pune këmbëngulëse, u mirëkuptuam të gjenim çastin e favorshëm të arratisjes
në më të mundshmen rrugë të sigurt drejt Greqisë.
Vija
kufitare ishte e pajisur me sistemin klon apo sistem alarmi, një thurje me tel
sinjalizues, i cili, nëse do të prekej nga personi që tentonte arratinë,
atëherë sistemi lëshonte alarmin sinjalizues. Ndër të paktat rrugë për të
realizuar arratisjen, ishte provuar përmes ngjitjes nga Qafa e Kazanit pranë
malit të Gramozit, me lartësi rreth 5-6 metra. Pikërisht atje krijohej mundësia
e hedhjes nga shkëmbi pa e prekur klonin, duke rënë direkt në tokën e punuar,
gjë që mund ta përfundonin vetëm njerëz ts stërvitur mirë fizikisht, sikurse
unë, “mundësi”, por edhe Miti, një “sportist’ i trajnuar përgjatë kositjes së
barit, se, midis shumë proceseve të mbingarkesës së aktivitetit të njeriut,
kositja saje pjesëmarrjes së gjithë muskujve të organizimit, vlerësohet e para.
Mbasi këmbët preknin tokën e butë të punuar, atëherë shpejtësia e largimit
përbënte bazën e sigurisë, se gjurmët e mbetura në tokë do të ndiqnin
procedurën përkatëse.
E
gjetëm të përshtatshme arratisjen mbas mesnatës së njërës nga ditët e vjeshtës,
kur mjegulla e dendur mbulonte gjithçka dhe lëvizjet tona nuk mund të
përcaktoheshin qartë. Ngjitur me klonin gjendej brezi i butë, tokë e punuar me
gjerësi 8-10 metra, në mënyrë që i arratisuri patjetër të kishte lënë gjurmë në
të.
Vetëm
disa orë duheshin deri në fshatin më të afërt, Shag, në Greqi, që ndodhej më
pranë kufirit, dhe njerëzit ecnin drejt thellësisë, se ishte një dorëzim i
drejtpërdrejtë, shoqëruar me kontroll të imtësishëm. Më vonë i mbanin në kampe
apo qendra filtrimi rreth 5-6 muaj dhe pas asaj periudhe i sistemonin në punë
krahu, duke u dhënë një lejë qëndrimi ose mund të lejohej dhe largimi në shtete të tjera, ku më të
preferuarit mbeteshin Franca dhe Spanja, pasi atje kishte mundësi jetese më të
mira.
Fatkeqësia
e paparashikuar ndodhi në momentin e hedhjes nga lartësia. Miti pësoi një
goditje në kraharor, thyerje të dy brinjëve, mbushje të mushkërisë me ajër dhe
me prekje shoqëruese të zemrës - një gjendje shëndetësore tepër serioze, për të
cilën ndihma mjekësore dhe njerëzore nuk
mungoi, por situata sa vinte e rëndohej dhe ai nuk i bëri dot ballë… Brenda një
jave ndërroi jetë në spitalin më të afërt, gjë që më preku thellë e më helmoi
në shpirt, sepse Miti ishte njeri i ndershëm, jo egoist, dëshironte së pari të më ndihmonte mua, pastaj veten,
por asgjë nuk kthehej pas.
I
vetmuar, mbaja brenda zemrës sime një fajësi të padrejtë, mendoja dhe pendohesha. Mos ndoshta nuk duhej të
ishim arratisur? Ishte e vështirë të qetësohesha. Përpiqesha që pjesën më të
madhe të 24-orëshit ta kaloja me punë. Të vetmet çaste qetësie ishin kujtimet e
lidhura me ty, e shtrenjta Flutur! Ti ishe dhe vazhdon të mbetesh ngrohtësia e
shpirtit tim të trishtuar, shoqëruesja e pandarë kudo që shkoj dhe në çdo kohë.
Mbas
5 vjetësh në Greqi, vendosa të shkoja në Spanjë. Atje mësova mirë spanjisht e
pastaj do të kisha mundësi të mira jetese në Venezuelë, një vend ku industria e
naftës kishte marrë përmasa të mëdha zhvillimi. Si i arratisur që isha, tashmë
po njihesha me faktin se, pasi personi kalonte kufirin drejt perëndimit,
sigurisht me jetë të rrezikuar, mund të shihte para tij t’i hapeshin rrugë të
shumta jetese. E vetmja gjë negative lidhej me informacionet e pakta apo dhe të
munguara tërësisht për të afërmit dhe vendlindjen.
Qëndrova
rreth 5 vjet në Spanjë dhe 10 në Venezuelën e largët. Aftësitë fizike,
gërshetuar me profesionin e përpunimit të hekurit si një mjeshtër i vërtetë
brenda disa proceseve në industrinë e përpunimit të naftës, më siguruan të
ardhura të mira, por u shumëfishua largësia me vendlindjen; punë dhe vetëm
punë.
Në
një ditë me mbingarkesë peshe mbi supe pësova një goditje të kokës me një mur
përballë, pas së cilës, rreth tri ditë, ndihesha i turbulluar, pa mundur të
orietohesha saktë, gjë që mjekët e diagnostikuan si një mosushqim truri
provizor. U kujdesën sikurse i takonte një pacienti, në përputhje me diagnozën,
pavarësisht se nuk isha vendës. Ditëve të para m’u krijua iluzioni sikur të
kisha pranë ty, bisedonim të dy, të shtrëngoja në gjoks, të puthja në buzë dhe
përsëri… Të kisha thellësisë, në zemrën time dhe ti e mendimi për ty bënë që të
rikthehesha në normalitet dhe të rifitoja aftësinë për të punuar. E kisha të
pamundur t’i sqaroja vetes se si u gjende ti atje, në atë vend të largët. Vetëm
për disa çaste dhe pastaj u largove pa lënë asnjë gjurmë. M’u shfaqe si një
engjëll i bardhë. Të ishte një gjendje e veçantë psikologjike, një situatë e
favorizuar nga vetmia vrastare? Mbeti enigma e jetës sime, ndonëse dëshiroja ta
pranoja se gjithçka kishte ndodhur në realitet, gjë që argumenti më i thjeshtë
e rrëzonte në çast. Asnjë përgjigje nuk merja rreth këtyre pyetjeve të
vështira.
Sa
për qëndrimin tim ndaj femrave, e them me sinqeritet se isha përgjithësisht i
ftohtë, pa ndonjë tërheqje konkrete, përderisa çdo minutë të ditës apo dhe
zgjuar natën, bisedoja vetëm me ty,
Flutura…
Ulur
të dy pranë dukeshin aq të tërhequr midis tyre, sa jo vetëm nuk po vinin re se
orët po ecnin pa u ndier. Pa e ditur as vetë, në ato çaste karriget i kishin
afruar, gjunjtë preknin tjetrin dhe në mënyrë të qetë e të kuptueshme mbanin
duart shtrënguar. Gjatë gjithë kohës shikimet ishin ngulitur në sytë e
shoku-shokut. Pasoi një heshtje e gjatë, të cilën e theu zëri burrëror i
Eminit:
-
Më thuaj, Flutura, si e mësove që unë pësova një goditje të kokës në Venezuelë
dhe si munde të vije për të më takuar? Nga ana ime të jam shumë mirënjohës, nuk
mund ta përshkruaj gëzimin kur të kisha përpara syve, ndieja butësinë dhe
ledhatimin e frymës sate, që më përkëdhelte fytyrën, flokët, edhe pse më janë
rralluar shumë. Ishte ndihma jote konkrete që më kthjelloi e më rikthehu në
jetë. Po pse u largove menjëherë, pa pritur të më nxirrnin nga spitali, pa u
takuar sërish? Megjithatë, unë vazhdoja ta ndieja praninë tënde.
Në
moment, Flutura shtangu, lëvizi lehtas karrigen dhe u ngrit me vërtik:
-
Unë të kem shkuar në Venezuelë?! Asnjëherë nuk ka ndodhur! Po pse të shkoja
atje kur nuk e kam ditur kurrë vendndodhjen tënde?! Me siguri kam qenë në
përfytyrimet e tua, fakt që po më gëzon. Nisur nga mendimet e tua, por me
këmbët në tokë, ne duhet ta shohim e ta prekim realitetin, duhet ta jetojmë
jetën, ta shijojmë dhe jo të fluturojmë veç në ëndrra. Emini e shoqëroi ngritur në
këmbë, afroi fytyrën duke e përkulur paksa dhe, kur buzët e tyre prekën
njëra-tjetrën, ai po e shtrëngonte në kraharor dhe po përjetonte më të lumturën
pjesë të jetës, pa mundur të perceptonte kohën, vendndodhjen, veçse ndjesia
shpirtërore tregonte se po fluturonte drejt kaltërsisë së qiellit nën lëkundjet
e ëmbla të rrezeve të ngrohta të diellit të pranverës, shkrirë në një trup të
vetëm me Fluturën. Nuk mund ta dinin sa mundësi do të kishin të qëndronin ashtu
përqafuar dhe papritmas Flutura bëri nje hap prapa dhe, pa ia ndarë shikimin
Eminit, u shpreh:
-
Mendoj se tani është radha ime të tregoj për kohën kur ne kemi qenë larg
njëri-tjetrit, sigurisht vetëm fizikisht, sepse ti nuk ke dalë asnjë sekondë
nga thellësia e zemrës sime apo buzët e mia të shqiptonin me fjalë barazvlerën
e atyre ndjenjave rinore që të dy ishim të detyruar t’i fshihnim dhe po i
nxjerrim në sipërfaqe mbas kaq shumë vitesh. E zgjodha vetë me dëshirë këtë
profesion dhe jam e apasionuar pas tij, ndihem e lumtur. Rezultatet e punës sime
i vërtetojnë pacientët, që shprehin mirënjohjen e thellë, bazuar në dy fakte:
rregullimi i dhëmbëve, jo përherë proces i zakonshëm pune që pjesën e saj më të
rëndësishme e ka të lidhur me ruajtjen e pamjes origjinale të personit,
pavarësisht viteve të moshës mbi supe dhe më prek në shpirt shprehja e sinqertë
e dikujt, kur më afrohet duke thënë:
“Ju
falënderoj, doktoreshë! Përsosmëria e punës së duarve tuaja të arta, bën që
bukuria ime të rikthehet. Ajo mund t’u rezistojë viteve të shumta. Rregullimi i dhëmbëve, mjekimi i
duhur, është ndihma e drejtpërdrejtë në përgatitjen e ushqimit brenda gojës
sime, sigurisht e arritur falë punës së bërë prej duarve tuaja dhe unë nuk kam
shqetësime në stomak si më parë. Siç duket, mundësohet përpunimi i ushqimeve që
i shijoj me kënaqësi, një proces i munguar, pavarësisht se po i afrohem
grupmoshës së tretë”.
Mbas
mbarimit të fakultetit, fillova të ushtroja punën e stomatologes në kryeqytet,
ku mundësia ekonomike e familjes favorizoi kompletimin e një klinike të kohës
dhe prindërit më shoqëruan. U vendosëm në një vilë.
Më përcaktonin si një vajzë të bukur, të zgjuar dhe të kulturuar.
Çuditërisht unë nuk doja të shoqërohesha me shokë të fakultetit, kisha një
sjellje të egër dhe shpesh të
pashjegueshme… Në mënyrë të sinqertë, pohoj se edhe më tërhiqte vëmendjen
ndonjë djalosh simpatik, por pamja e tij nuk e përshpejtonte ritmin e zemrës
sime, ndaj as e ktheja kokën ta ndiqja apo t’u përgjigjesha ftesave të nënkuptuara
rinore…
Familja
ime këmbënguli të martohesha me një inxhinier të njohur, të rekomanduar me
mblesëri, por nga ana ime nuk mundesha ta pranoja brenda zemrës sime, ta
dashuoja, aq sa disa ditë para datës së martesës, në prani edhe të një
dëshmitari të respektuar, unë ndihesha e turbulluar dhe shikimi mbeti pas
punonjëses që po lexonte materialin përkatës. Në moment m’u shfaq qartazi
fytyra jote, sytë e gjelbër, pa mundur ta fshihnin ndjenjën e një malli të
zjarrtë dhe pikërisht e ndodhur në të njëjtin pozicion, dëgjoja pyetjen:
“Zonja
Flutura, a e pranoni zotin Fredi si…”.
Ti
ngrite lart dorën e djathtë, duke tundur gishtin tregues në mënyrë mohuese, si
të prisje reagimin tim. Plotësisht e ndërgjegjësuar, e mohova, sepse gjesti yt
domethënës ishte prezantuesi i ndjenjave të mia. E përhumbur, pothuajse e
detyruar nga rrethanat, pranova ditë më vonë. Kalova net të shumta pa gjumë dhe
stërmundohesha nga pyetjet që më brenin:
“A
do ta gjeja dashurinë te ky njeri që ma favorizonin rrethanat, jo ndjenjat?”.
Megjithatë
pranova, sepse një situatë tragjike po jetonte familja ime. Babai, me profesion
inxhinier nafte, drejtonte shitjet e karburantit në depot rajonale, por kishte
rënë prè e mirëkuptimit me magazinierin e shpërndarjes në rafinerinë e naftës
dhe vepronin në bashkëpunim. Një autobot, që mbushej realisht me 10 tonë,
shënohej sikur mbushej me 8 tonë. Këtë diferencë 2 tonëshe ngarkesë e shiste
magazinieri i depos së tregtimit të naftës dhe paratë i ndanin… një nga burimet
e nivelit të lartë ekonomik të familjes. Sigurisht, gjithçka njeh fundin e vet,
por unë ndihesha e helmuar kur mësova të vërtetën rreth këtyre punëve të
papastra dhe babai nuk punonte…
Edhe
kjo situatë fatale pati ndikim në marrjen e vendimit tim për martesën me
Fredin, që më tepër mund të konsiderohej si e vetmja rrugëzgjidhje… Pamja e
jashtme e Fredit, thjesht një mashkull i zakonshëm i shkolluar, veçse ana e tij
e errët, xhelozia ndaj meje natyrisht e pakapshme për të tjerët, nga dita në
ditë po merrte përmasa tragjike brenda banesës sonë, për një çift të kohës dhe
fëmija im, vogëlushi, na
shumëfishoi mosmarrëveshjet.
Burri
kishte një ndjenjë xhelozie patologjike, që e demonstronte sapo shkëputej nga
projektet cilësore të shumta në punën e vet të përditshme si ndërtues
objektesh. E para ndalesë, qoftë mbas një pune të lodhshme për të apo dhe para
vaktit të ngrënies, ishte vizita në klinikën time, ndonjëherë edhe qëndronte ulur diku afër për
orë të tëra, duke ndjekur me kërshëri pacientët. Ndiqte çdo hap timin, çdo
veprim të një sjellje të natyrshme, për më tepër ato që kishin lidhje me
ritakimin mjek-pacient të seksit mashkull. Pra, thjesht kronometronte procesin
përkatës të punës sime të përditshme:
“Kush
ishte ai që përshëndete? Prej sa kohe njiheni? Pse të pa me vëmendje, nuk hyri
në klinikë, por mbeti jashtë saj? Shumë pranë, pothuajse ngjitur, i qëndrove
atij pacientit mashkull bukurosh, kur po i mjekoje gojën… Shume kohë e gjatë
pranë tij… Nga gjithë llojet e sportit, pse ndjek me interes vetëm ndeshjet e
mundjes? Kujt i drejtove shikimin sapo more kthesën e bulevardit?”…
Një
ngarkesë e përditshme psikologjike! Dita fillonte dhe mbaronte me pyetjet:
-
Pse u vonove, cilin përshëndete me buzëqeshje? Nuk do të shkosh!”…
Shpejt
po bindesha se jeta ime, si të ishte futur në një rreth të hekurt, nga çasti në
çast po e zvogëlonte madhësinë e rrezes, duke iu afruar momentit fatal që
xhelozia e tij të shërbente si një lak rreth qafës sime… E pamundur të
vazhdonim së bashku dhe pas një jete të vrerosur dyvjeçare kërkova divorcin. Të
tjera vështirësi më shoqëronin… Dhe erdha të punoj këtu…
Shpesh
të sillja ndërmend, Emin, edhe pse kisha një kohë të gjatë pa të parë. Ti
kishte mbetur thellë brenda zemrës sime dhe e kisha para meje shikimin tënd të çiltër, burrëror dhe
dashamirës, si të ishe një engjëll mbrojtës për mua në çdo çast. Doja të dija
se ku ndodheshe dhe çfarë kishe bërë gjatë gjithë atyre viteve. E kisha të
vështirë të interesohesha për ty.
Sillja
ndër mend episode nga e kaluara, të vetmet momente qetësuese, ndihmëtare,
ndonëse bëja përpjekje pothuajse mbinjerëzore t’u rezistoja. Të dy u vlerësuam
të parët: unë - kërcimtare në vallëzimet moderne, të kohës, ndërsa ti - si një
valltar popullor dhe mundës i talentuar. Erdhi çasti i shumëpritur të takohemi,
Emin, le të mos e humbim…
-
Asnjëherë nuk është vonë, Flutura! - fliste Emini, me zë të drithëruar, mbushur
me shpresa të pashuara e të panumërta në aq vjet larg njëri-tjetrit dhe me aq
mall e dashuri.
Si
dikur, një mirëkuptim i heshtur, lumturues
për Eminin dhe Fluturën. Kësaj
radhe nuk do të lejonin asnjë pengesë ndarëse. Sigurisht mungesa e fakultetit
për të pranohej si njëra prej tyre, por, a nuk kishin një vlerë paksa më të
lartë aq shumë vite pune të ndërgjegjshme, në disa profesione, në disa shtete
evropiane për një person mashkull, i larguar që djalosh dhe kthyer në Atdhe
burrë, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale?