Kulturë
Përparim Hysi: Ardhsh, më e bukur!
E diele, 15.11.2020, 10:07 AM
ARDHSH, më e bukur!
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Kur
erdhi në kolektivin tonë, ajo sa qe martuar. Vinte nga një fshat buzëdeti
dhe,siç më tha në intimitet Telati,
duhet të kishte shije të kripur. Të kripur me masë dhe buzët (gjithmonë sipas
Telatit), duhet të kishin atë shijen të kripur,por dhe me kanellë. Se
nuset,sado të bukura,ornisen dhe kullundrisen sikur nisen për sfilatë. E
prezantoi drejtori dhe,ndërsa ai po fliste,ajo mend dridhej sikur të kish bërë
faj. Drejtori as që e pa që dridhej,por pak si për të çtensionuar të ardhurën
tha:- Dëgjo ti,LENI, ndërsa ty këta (epo nuk qemë pak, po gati 30-vetë,nga të
cilët:vetëm 10 meshkuj) do të të njohin menjëherë, ti do t'i njohësh pak nga
pak. Po njërin ke për ta njohur përnjëherë. Këtë që sheh atje në fund (ishte
fjala për mua),ke për ta njohur që sot. Ja,shikoje: mbi kokë ka një çafkë të
bardhë! E ka bërë Zoti me nishan që ta dallojë nga të tjerët. Njihet si kali balash në një tufë me kuaj.
Sado që nuk më erdhi mirë nga ky lloj pezantimi, por qoftë drejtori që më lakoi
dhe qoftë ata që dëgjonin (natyrshëm, të gjithë qeshën),e dinin mirë që as
drejtori nuk e kish me të keq dhe as unë nuk zemërohesha,se kishim gati 15-vjet
në një kolektiv dhe, së bashku, kishim
ngrënë nga një thes me kripë. E vetmja që nuk qeshi me atë paranomin"kali
balash",ishte e sapoardhura,Leni. Telati,pasi i hodhi një sypreçiz të
sapoardhurës, më tha:- E rëndë për batanie,or tëj! Këtë ma tha mua,në intimitet
Telati dhe unë nuk e mbajta të qeshurit. Të tjerët kujtuan se qesha me
paranomin e drejtorit, por mua sikur erdhi dhe m'u faneps KURTI.
* *
*
Këtë
"e rëndë për batanie" që thoshte KURTI, e kisha sjell unë tek
kolektivi. Kurti qe nga Burgajeti i Matit dhe Burgajeti ishte fshati i Ahmet
Zogut, mbretit të Shqipërisë. Aty,mesviteve '60-të, unë qeshë ushtar dhe u operova
në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Kisha nja triditë i shtruar dhe aty prunë pas
një operacioni, një të moshuar, por i shëndosh dhe i trashë si një lis që, po
ta çaje për dërrasa, pa frikë i shtroje tri konakë. I moshuar (unë tringo sa
kisha kaluar të njëzetat),ky edhe ushtrinë e kish bërë në kohë të mbretërisë
dhe, në u operua në Spitalin Ushtarak, u shtrua se qe kapter kariere në një nga
kampet e burgjeve. Ditën e parë,pas
operacionit, ulërinte, po, kur u çlirua nga dhimbjet,qe ilaç për të sëmurë. Zuri
dhe na rrëfente për Mbretin: --- i bukur,si bekim nga Zoti; me ba, me të kap me
dorë, bije pikë i vdekur, or tëj,- thoshte. Mandej, si kthiellej,e kuptoi që po
shkelte mbi"dërrasë të kalbur", e mblodhi mendjen dhe tha:- Vetëm
komandanti asht ma i bukur se aj... Aj i
bukur, por katil e komandanti marrtë nga ditët tona.
Qe
i zgjuar dhe nuk ia hante qeni shkopin,por nëse po e sjell në këtë tregimin
tim,se më çudiste fakti që ky malësor, i moshuar,qe qejfli i madh femrash.
Infermierja
që na shërbente qe, me të vërtetë, e bukur. Hynte si flladfreskie në dhomën
tonë(qemë katër të shtruar dhe vetëm KURTI mend qe babai ynë nga mosha) dhe e
çonte buzën vesh më vesh,kur mjekonte plagët tona.
Natyrshëm,
që secili prej nesh në"avlemendin e ëndrrave" e bënim si
"qilimin tonë", por,sa doli ajo,KURTI tha:- O cullë e randë për
batanie, or tëj! Dhe ne ia dhamë të qeshurit. Mua sesi më ngjiti dhe jo vetëm e
mora me vete këtë thënie të KURTIT dhe ua bëra të njohur tërë shokëve. Dhe ndaj
Telati i preu drutë shkurt:- E randë për batanie, or tëj!!!
* * *
U
bë prezantimi dhe qe java e parë e vitit shkollor. Ti,- më tha drejtori mua,-
për këtë javë do jesh dezhurn. E sapoardhura veç u prezantua dhe u largua për
në shtëpi se qe mësuese e fillores apo e Ciklit të ulët. Si dezhurn që qeshë,
unë e dija mirë detyrën time. Vija i pari dhe duhet të ikja i fundit. Kur edhe
mësuesët e pasditës po largoheshin,unë dola tek porta (oborri qe i thurur me
kangjela) dhe po i shoqëroja me sy. E fundit po largohej e spoadhura,LENI, dhe
kur më tha:-Ditën e mirë, unë ( po ku mbahesha nga "shpimet apo ngacmimet
unë?) e zbraza:- Ditën e mirë dhe ardhsh më e bukur se sa sot!!! Ishte duke i
hipur biçikkletës dhe nuk e di:dëgjoi apo nuk dëgjoi?
Po
dhe "ngacmimi im" ashtu si"bombëtymëse" u hodh.E
"vret" nuk e"vret". Të shohim ç'do ndodhë deri nesër,-
qetësova veten. Por dhe unë:- Pa zbritur tjetra nga kali, kërkoja"dollaren
e çargut". Edhe kjo"dollarja e çargut" qe nga KURTI.
Të
nesërmen(LENI vinte pasdite),ngaqë do rrija pasdite,shkova tek biblioteka (nga
katër mësues gjuhë-letërsie,qeshë ngarkuar unë me të) që të sistemoja kartelat, gazetat apo revistat që na vinin
gratis. Biblioteka qe prapa ndërtesës së shkollës.Ndërtesa qe në
formë"E-je", e re dhe goxha e
madhe. Ndërtesa e vjetër qe prishur dhe vetëm ish-drejtoria qe kthyer në bibliotekë. Atje po punoja dhe
prisja orën 17.00 që të largohesha. Nuk qe kushedi se sa e madhe,
por,sidoqoftë, me raftet në mure dhe dy-tri komedina përqark e kryente
funksionin e një biblioteke. Tek do ngrihesha, t'i jepja fund ditës së punës,
dëgjoj që trokiti dera.- Hyr,- fola. Hyr, po kush hyri. Hyri LENI... Me vete
thashë:-Homeri ishte i verbër dhe thotë që TROJA u dogj për HELENËN, unë,për
këtë,LENIN.djeg dhjetë TROJA. Sa hyri ajo, unë tak mbylla të vetmen dritare që
kishte biblioteka dhe ula perdet. Kjo e vuri re veprimin tim dhe, pa ma thënë arsyen e kësaj vizite të
papritur, tha:- Pse mbylle dritaren?
Unë:-
Se dua që era e mirë që solle me vete, të mbesë këtu,brenda! Ajo u skuq sikur
ta kisha vënë mbi furrë ( me siguri, do ketë thënë:-Kot nuk të thonë"kali balash ty",) dhe kuqu
e stërkuqu nga sulmi kaq i beftë imi, tha:- Ç'qe ajo fjalë që ma vërvite dje:-
Ardhsh, më e bukur!?
Ngrita
sytë që ta shihja më mirë,sikur doja të fitoja kohë për t'u përgjigjur, dhe
hasa në një palësy blu si deti.M'u mek fryma se jo vetëm u"zhtyta"
tek ata sy,por sikur u mbyta. Më kaluan mornica në trup. Në një hapësirë kaq të ngushtë,ajo sikur kishte një forcë
magjepse dhe gati po krijohej një"fushë magnetike", sa po më
dridheshin këmbët.
Frymëmarrja m'u bë më e shpeshtë dhe zemra mend po më
dilte jashtë.Qe tavolina që na ndante, por ajo qe"llahtarisht" e
bukur dhe me një aromë që m'i ngopi mushkëritë dhe m'i bëri si balonë. Tani nuk
mund të jepja përgjgije,por shtriva duarët,e tërhoqa nga vetja dhe e putha me
aq ngrohtësi dhe,pasi shmanga dhe tavolinën, u bëra njësh me trupin e saj.Kur
u"ngopa",e lëshova. Ajo qe llahtarisur nga ky veprim imi dhe veç
tha:- Kot nuk tha drejtori"kalibalash" ty. Tek po ikte,pa e marrë
përgjigjen e pyetjes,e vura re që sikur i rrëshqiste njëngazëllim i brensdshëm
që donte ta mbante të fshehur.
-
Unë,si një"derr i kënaqur" i shtriva dorën si shenjë falnderimi dhe i
thashë:-Ardhsh, më e bukur!
-Ditën
e mirë,"kali balash", - më tha tërë shpoti ajo.Më hodhi një vështrim
të butë dhe zemërdhëmbshur.
O
ZOT i madh,- fola me vete,- kurrë nuk kam qenë kaq i befasuar nga një femër që
më joshi kaq shumë.
Tiranë, 10 nëntor 2020