E marte, 24.11.2020, 12:07 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Blerim Rrecaj

E marte, 27.10.2020, 07:36 PM


Blerim Rrecaj

MËNGJES

Mëngjes i mjegullt sa i bukur

Por vazhdojnë lajmet e kronikat për

Super, ekstra e ekstrem korrupcion

VJELJE POEZISHË

Nga një blog

Vola poezi të përkthyera

Dhe lashë fragmentet e tyre

Dhe ato që nënshkruheshin

Me emrin anonim

Lashë dhe poezitë e përkthesit

NJË DITË TETORI ME DIELL

Ca qenë enden arave të lëruara

E livadheve

Më tej dy lejlekë

Thëllëza fushe ndezin vetëtimthi motorët

Ikin shumë shpejt

Një pilivesë bart një fije bar të thatë

Ca korba këtu

Më tej ca pëllumba duke fluturu

Një tufë e madhe delesh duket atje larg

Këtu një flutur e verdhë

Andej një flutur e bardhë

Pak lule kanë mbet

Këtu e këtej ende dhe ca bletë

Një mollëkuqe te një kaçubë fletëgjelbër

Dhe ky insekt me mozaik qëndisur në shpinë që s'e kam parë më parë

Ca luledele vështrojnë

Andej nga qyteza xhungël me shumëkatëshe që po shkojnë përpjetë

Nga toka në qiell

Këto u panë gjatë një shëtie njëorëshe

Në këtë ditë me diell

Që ndiçojnë skeçe të përgatitjes për dimrin që po vjen

NGA NJËRA E SHTUNË TE TJETRA

Të shtunën që shkoi

U takova me një mik

Të shtunën që na erdh

Me tjetrin mik poashtu të vjetër

Në kryeqytet

Jeta po shkon

Sa zgjat ky tranzicion

Na kujtohet shprehja

E shtunë e shtatëqind vjet

AVULLIM

Në dhomën e fëmijëve

U shtriva në shtrat

U mbulova me jorgan

Mbylla sytë

Mendoj se çfarë të bëj

Ta kujtoj ditën që shkoj

A të hidhem në ndonjë breg ëndërrimi

Më zuri gjumi

Mëngjesi më zgjoi

Dy tituj dorëshkrimesh

Shkruava në xhama të avulluar

JETA MË DIKTOI VARGJE

Jeta më thotë hidh ca rreshta

Ca vargje

E refrene

Bëj një shkrepje

Më thotë përmende

Një titull që dikur t'u vërtit nëpër mendje

Ose përmende veten

Se si sot

Në një ditë me diell të bukur vjeshte

Ece nëpër rrugët e kaosshme të qytezës

Me një shishe ujë mineral me limon

ÇASTE VJESHTE NË JEZERC

Ngjitemi rrugës gjarpërore

Mes maleve të ngjyrosura

Të posa pastruara nga shiu

Që duken si fëmijë të larë nga nëna

Ndërsa duart e saj kanë mbetur në qiell

Me shkumë shamponi

Të shndrruara në re

Shenjat e betejave të luftës për liri na bekojnë në heshtje

Ndalemi në një pikë të lartë

Hedhim shikimet rretheqark

Dielli i passhiut zgjon ndjenja për zgjime

Era u jep krahë ca gjetheve që lënë degët e trungjeve

Fluturojnë ca pëllumba me mushkri ajërpastër të mbushura

Vërtiten ca korba

Sa lart ai aeroplan



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora