Kulturë
Përparim Hysi: Petraq Zoto - Genta
E enjte, 08.10.2020, 06:19 PM
"GENTA"- një roman lirik i PETRAQ ZOTOS
Nga
Përparim Hysi
Sapo
mbarova romanin "GENTA" të shkrimtarit,PETRAQ ZOTO. Në gjykimin tim
(domosdo,jo veç timit),PETRAQ ZOTO ka sjellë për lexuesin një roman dashurie.
Po në gjykimin tim,kemi të bëjmë me një "poemë lirike" që nuk është
shkruar në vargje. Vërtet që mungojnë vargjet,rima apo asonanca, por ka një
fakt shumë domethënës: një prozë e shkruar bukur,është poezi. Dhe nuk ka se si
shkruhet më bukur. Së pari, të shkruaje një roman dashurie në kohën kur ruhej
"morali proletar", është pak si t'i bëje karshillëk porosive të
partisë edhe në letërsi. Vëreni kohën kur është botuar së pari:në vitin 1989.
Ende ishte në fuqi"partishmëria në letërsi" dhe,pa dyshim,edhe porosi
të tjera: mbi suprinë ku lexonin të gjithë dhe, nën suprinë,ku kishte porosi të
veçanta,me një emërues të përbashkët:-Mos cënohet morali proletar dhe jo vetëm
kaq: jo kushdo mund të rrokte penën dhe të shkruante. Jo.Lincencën për të
shkruar e kishte monopol LIDHJA E SHKRIMTARËVE dhe partia
këtë"noterizim" ia kishte besuar Kryetarit të LIDHJES që,kur është botuar
romani"GENTA", ka qenë DRITËRO AGOLLI. Ka qenë pak"liberal"
dhe e ka dashur PETRAQ ZOTON që i ka
hapur dritën jeshile për "GENTËN". Kur them kështu, nuk flas me
apriori,por me fakte dhe ndodhi në fushën e letërsisë. Në këtë kohë,kur është
botuar"GENTA", në FIER u bë një zhurmë e madhe mediatike dhe mend e linçuan politikisht autorin nga
LUSHNJA,KLEANTHI DUSHA, me një
dramë(Historia e një vajze) ku heroina qendrore qe, pothuaj,"motra
siameze" e "GENTËS". Drama u hoq urgjentisht nga skena dhe
autori u fshikullua keqas. Vërtet që kohët ndërrojnë, por historitë ndodhin dhe
përsëriten. Edhe kur
botohej"GENTA",duhej një guxim qytetar se nuk ishte kollaj që të
shkelje në kallo"porositë e partisë". PETRAQ ZOTO kushedi sa ka
dyluftuar me veten,kur ka bërë vetëgjyqësi: ta botoj, mos e botoj? Ta botoj,mos
e botoj,por mund të ikje si qeni në vreshtë. Se partia,veç tjerash.kish dërguar
letër poshtë për të gjithë:-Kush cënon nderin e femrës shqiptare,të
ngrihen të gjithë e t'i presin kokën!
Kjo porosi është lëshuar pas"njgarjeve të Tepelenës" ku një Maku (mos
ësht ky tek"GENTA") çoi në vrasjen e dy komunistëve
të"devotshëm" dhe"moralisht të pastër". Dhe shumëkush e
pësoi dhe në fushën e letrave. Por PETRAQ ZOTO është i një"mizure"
tjetër: do të shkruajë ashtu siç i ndjen shpirti;se ka ndenjur net pa gjumë dhe
nuk e duron dot"koracën e frocës". "GENTA" zë merr jetën
dhe ai ndihet mirë veç kur e mbaron të gjithë romanin. E di mirë që
ka"shkelur mbi fushë të minuar", por nuk ia pranon ndërgjegja që ta
shëmtojë, atë që ka ndjerë gjatë gjithë kohës, kur e shkruante. Kur ka vendosur ta botoj, PETRAQ
ZOTON,e përfytyroj si atë CEZARIN e madh që tha:-Zaret u hodhën!
* *
*
Romani
vërtet që është një vepër tregimtare me ngjarje e personazhe, po kur shkruhet
me shumë dashuri dhe densitet të madh pune,merr ca vlera të epërme që mbetë në
kujtesën e lexuesit. Nëse unë e quaj"GENTËN" një poemë lirike,ndodh
se gjej poezi në prozën e PETRAQIT. Unë nuk është herë e parë që shkruaj për veprat e PETRAQ ZOTOS,por
"GENTA" më ra në dorë tani, në botimi e dytë. Veprat e mira
lindin,kryesisht, në kohën kur shoqëria është buzë një krize shqoërore.
Pikërisht,atëherë,kur "kambanat e TIMOSHEARËS në RUMANI",u dëgjuan dhe
këtu, PETRAQ ZOTO doli me "GENTËN" si model që duhet ndjekur.
Përkimet,ndodhin që ngjajnë: PETRAQ ZOTO
ka pesë vjet që është ndarë nga jeta, por rron bashkëshortja e tij,TATIANA, një
njohëse e mirë e letërsisë, që,siç gjykoj
unë,është si bekim nga ZOTI. TATIANA nuk pastron" Haurët e
Avgjisë" të PETRAQ ZOTOS,se ai qe sa sistematik në punën e tij krijuese,aq
dhe model të njeriu shembull! Në vizionin
tim (unë e kam patur mik,të ndjerin),PETRAQ ZOTO në gjuhën popullore,
ishte si rrobë kadife.Kadifesë nuk i ngjiten qimet. Sipas meje,TATIANA ZOTO,
është EKERMANI që na dha "Ditarët e GËTES". Ashtu,si EKERMANI,ajo
qëmton me drithërima shpirti mbi krijimtarinë e të shoqit dhe,pas"KALIT
Fluturues", shpejtoi e ribotoi "GENTA". E ribotoi "GENTËN"
kur shoqërisë shqiptare i duhet kaq shumë. "GENTA" në këtë kohë
pandemie, kur u vra çdo dashuri për njerëzit, nga monstra që m'i sjellin zorrët
në grykë, është "antidoda" më e mirë që zbutë acarimet dhe
polarizimin e shoqërisë. "GENTA" është gjaku i pastër në aortën e
shoqërisë. Le ta quaj veten me fat,kushdo që do ta lexojë.Është si
një"ilaç" apo melhem që e vë mbi plagë dhe,sakaq, plaga shërohet. Po
një"spicer" si PETRAQ ZOTO shërben veç"ilaçe të
ngarantuara".
* *
*
GENTA
është arkitrau i "shtëpisë së ronmanit". GENTA është mëuesja e
apasionuar pas letërsisë,veç tjerash, është ajo që guxon (shkel moralin
proletar) dhe dashuron një nga kolegët,sado që është e martuar dhe me një
fëmijë.Dhe rrotull GENTËS,sillen dhe
personazh të tjerë që janë si"aksesorë" që ngjallojnë
në"shtëpinë e romanit". Aty gjen dhe DORIANIN me të cilin bie në
dashuri GENTA; edhe MAK intrigantin;gjen Sandrin prepotent,Irmën,Agronin dhe
pse duhet të vazhdoj me të tjerë? GENTA të delë e të tepron me gjithë temepramentin
e saj.
GENTA?
Po kush është GENTA,PETRAQ?
* * *
Kur
shtroj këtë pyetje,jo se kam nevojë për përgjigje, por nuk kam se si mos sjell
në mendje atë që ka thënë ERIK FROM:" Janë ca"çaste fatale" që nuk të lënë që t'i bësh dy gjëra bashkë! Dhe unë,kur ndërroi jetë PETRAQ ZOTO isha në
llixhat e ELBASANIT.Me dhimbje shkrova atëherë. Të paktën, njëherë në
muaj,pinim kafe me të. Atëherë nuk e
kisha lexuar"GENTËN",por tani që e lexova, nuk kam si mos e pyes:- Po
kush është GENTA, more PEÇO?
Sado
që nuk mund të më përgjigjet, unë e di
kush është GENTA? GENTA është vet PETRAQ ZOTO! E di që shumë gjykimkthiellët do
më lëshohen me britma,duke më akuzuar si të lajthitur. Jo jam shumë i kthiellët
dhe,për të mbrojtur paksa veten, ja tek u vë përballë romancierin e madh
francez GUSTAF FLAUBERT. E pyetën (siç po pyes unë ,të ndjerin mikun tim,PETRAQ
ZOTO):-Mësje, kush është "Madam Bovari?" Dhe ai:- Po unë jam.Kush
mund të jetë tjetër?.Por pse ngulmoj në thënien time? Ngulmoj se me PETRAQ
ZOTON (veçanërisht,kur ka shkruar GENTËN),ka ndodhur ai fenomen krijues që qysh
në shekullin XIII-të,MEVLAN XHELALUDIN RUMIU ka thënë:"Kur i bën gjërat me
shpirt,ndjen një lumë gëzimi që lëviz brenda teje". Mandej, po të ndjekësh
shënimet e tij pasi e ka mbaruar, është ndjerë dyfish i gëzuar: ka folur me
vete,por dhe me ne,të tjerët.
Nuk
kam se mos përmend NOBELSTIN ALBER CAMU që thotë:-Qëllimi i një shkrimtari
është që mos e lërë civilzimin që të shkatërrojë veten.
Në
një farë mënyre,PETRAQ ZOTO,kur shkroi këtë roman, e ka vënë kryqin e KRSHTIT
mbi shpinë.Ishte koha kur nga LIDHJA E SHKRIMTARËVE,u pohua:-Të shkruash,është
si të bësh kërkesë për të mbajtur një armë!!!
PETRAQ
ZOTO me"GENTËN" i ka hyrë detit në këmbë.Me të ka ndodhur ajo që
thotë Mesol Fuense:-Nëse shtegu është i bukur,mos pyet ku të çon.Po vallë a
kish"shteg më të bukur se "GENTA?".
Tiranë, 7 tetor 2020