Mendime
Ibrahim Kabili: Mund të vijë dhe Biden, mos e nënshkruaj Asociacionin zoti Hoti!
E hene, 05.10.2020, 07:26 PM
Mund të vijë dhe Biden, mos e nënshkruaj Asociacionin zoti Hoti!
Nga
Ibrahim Kabili
Ecuria
e bisedimeve Kosovë-Serbi është futur një rrugë qorre. Kjo rrugë pa krye, të
bën të lëvizësh lart, poshtë, majtas, djathtas, para e mbrapa deri te pragu dhe
aty ndalesh pasi trau nuk hapet. Sërish, mërzitesh, dëshpërohesh, përpiqesh
përsëri, dhe semafori ka vetëm dritë të kuqe. Kështu soset durimi, kalon
semaforin me të kuqe dhe ndëshkohesh me "vdekje". Kjo nuk duhet të
ndodhë. Nënshkrimi i Asociacionit siç e kërkon Serbia dhe Vuçiç, është një minë
"me sahat", është një "eksploziv shpërthyes", është një
"vullkan" aktiv, është një "uragan" me fuqi tmerrësisht
shkatërruese për Kosovën dhe shtetin e saj. Mjafton shkëndia nga Beogradi dhe
fitili e kapsolla dotonatore janë të gatshme për shpërthim. Beogradi është
mjeshtër për të nxitur dhe vënë zjarre shkatërrimtare Ballkanit dhe
shqiptarëve!
Kjo
në mendimin tim po ndodh me bisedimet shterpë midis Kosovës dhe Serbisë. Ato po
bëhen me një nxitim të madh dhe pa asnjë parim e bosht kombëtar. Nuk kuptoj
çështë ky nxitim i madh, kujt i shërben ky, ku janë ato vijat e kuqe në
bisedime, përse në bisedime nuk ka ekspertë, dhe kjo përsëritet e
stërpërsëritet në vazhdimësi. E gjithë kjo ndodh për fajin e politikës dhe
politikanëve të pa përgjegjeshëm të Kosovës. Përse kështu? Sepse jemi kaq të
dobët në bisedime dhe mashtrohemi sikur të ishim fëmijë adolishentë. Pse
besojmë si në përrallat e njëmijë e një netëve? Pse kështu? Çfar është ky
"soj" ky "takëm"
politikanësh që si bën përshtypje asgjë? Po si mund të quhet fitore
historike marrveshja e 4 gushtit në SHBA, për Kosovën? Mendimi im është se
megjithë arritjet, ajo është një humbje, është një dështim, ndoshta gabim historik, kthim prapa, është
një "shans i ri" për konflikte të mëvonshme me Serbinë! Jo sot, po
nesër! Aty është Serbia. Po të besoj në të kundërtën, dhe kështu ndodhtë, ajo
me këto "marrveshje", brenda një "kohe të shkurtër" do
kthehej nga kish ardhur, në stepat e Azisë. Përralla me mbret, amatorizëm
politik, papërgjegjshmëri! Si mund të quhet marrëveshja historike kur:
•
Hiqet pika 10, ku bëhej fjalë për njohje reciproke.
•
Serbia bëhet "pjestar" për Ujmanin.
•
Pranohet "Minishengeni i Ballkanik".
•
Serbia del për " shtatë palë qefe në Adriatik".
•
Ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë " do të gllabërohet" nga ajo e
Serbisë si shtet me ekonomi të fuqishme dhe mallrat serbe do dominojnë
Ballkanin.
•
Kosova për një vit hoqi dorë nga njohjet dhe pranimi në organizmat
ndërkombëtar.
Ku
është historikja këtu? Ku? Sbëhet fjalë për arritje historike! E vetmja
arritje, është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo me një çmim shumë të madh,
vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, e Jeruzalemi është "kryeqyteti" i
palestinezëve, jo i Izraelitëve.
Marrveshja
është historike vetëm për Serbinë.
•Ajo
ja arriti qëllimit të saj, u afrua me SHBA-në.
•
Realizoi ëndrrën e saj shekullore për të dalë në Adriatik.
•
"Bëhet pjesë" dhe don me i "ndryshuar" dhe emrin Ujmanit.
•
"Hapi dhe përligji" orekset e Serbisë për tu futur më vonë në
bisedime, ndoshta dhe për Trepçen, Staritergun dhe pjesë të tjera të Kosovës.
•
Mori investime marramendëse nga SHBA-të, dhe mbizotëron tregun e shqiptarëve.
•
Nuk njohu Pavarësinë e Kosovës.
Kjo
e fundit nuk ka për të ndodhur kurrë! E tillë ka qenë dhe është politika serbe.
Vuçiç ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt nga fillimi deri në fund. Kohët e
fundit shtoi:
"Edhe
sikur t'ma shtypin kokën me çekiç unë nuk do ta njoh Kosovën". Dhe
arsyetimi më i thjeshtë të bën të mendosh dhe konkludosh se kur ai nuk e njohu
Kosovën përball Trampit, përball kuj do ta njohi atë? Ky qe dështimi më i madh
për delegacionin e Kosovës. Në këtë moment, z.Hoti duhej të tërhiqej. Ai nuk e
bëri këtë! Pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata.
Diplomacia
është dhe e nëndheshme, e ndoshta SHBA-të e kanë dhënë këtë garanci. Mundet!
Unë kam besim te Amerika. Deri atëherë, mund të ketë dhe shumë zhvillime të
reja në bisedimet "shterpë" midis Kosovës dhe Serbisë. Problemi
"kyç" tani për Serbinë është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Po të pranohet siç pretendon Serbia, shteti i Kosovës merr fund, merr fund
funksionimi i tij, dhe suprimohet pavarësia. Kjo do ishte fatale. Ka shumë
propabilitet të ndodhë me këtë lloj "kalibri" politikanësh të pa
përgjegjshëm. E që kjo të evitohet, kryeministri i Kosovës zoti Hoti duhet
kategorikisht ta refuzoi Asociacionin. Ai kësaj radhe duhet të presë, të presë
dhe kandidatin demokrat për president, Bidenin.
Ai
mund të ketë një qasje "disi" tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo
nuk do thotë se ne, dhe deri tani, nuk e kemi pasur mbështetjen e mikut më të
madh të shqiptarëve SHBA-në dhe të presidentit Tramp. Përkundrazi e kemi pasur
gjithnjë. Gjej rastin ti uroj dhe shërim sa më të shpejtë nga covid 19-të
Presidentit të SHBA-së, Tramp.
E
pavarësisht kësaj, unë shoh një nxitim të madh të palës kosovare, në bisedimet
me Serbinë. Pse ky nxitim kaq i madh zoti Hoti? A mos të iku treni për në
Europë? Ne duam kohë si shqiptar, që ta kapim këtë tren! Evropa në këto mbi 100
vjet është treguar shumë e padrejtë me ne shqiptarët. Për fat të keq Kosova dhe
Shqipëria edhe sot, falë "dashamirësisë" së saj, kufizohen me
vetveten. Padrejtësi mizore!
Zoti
Hoti, pavarësisht se i falët Malit të Zi 8.2 ha tokë, përsëri nuk j'ua
liberalizuan vizat. E falët territorin, votoi Kuvendi për të dhe përsëri Kosova
"dele e zezë" në mes të Evropës! Zoti Hoti, ndal kësaj here, prit,
mos falni më territor në këmbim të njohjes? Njohja nga Serbia nuk do vijë
kurrë, dije këtë, mos beso te "socializmi autopik". Serbia luan në
shumë plane, dhe gjithmonë, për fatin tonë të keq, del fitimtare. Mos u nxito
zoti Hoti, ruaje gjakftohtësinë që të karakterizon, dhe thuaj jo Asociacionit.
Respektoje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kush do e
respektoj këtë Gjykatë, Vuçiçi? Ai nuk e njeh fare këtë. Zbatoni vendimet e
gjykatës, një ditë do jepni llogari para saj. Mos e vulosni tradhëtinë me
krijimin e Asociacionit, me kopetenca ekzekutive! Dhe po ta pranoni, përsëri
Serbia nuk do t'ju njohë!
Kur
pritni t'ju "njohë" Serbia zoti Hoti, përball Kinës apo Rusisë?
Asgjëkundi. Atje ku ajo dhe "mund" t'ju njihte, ti e shpërdorove, e
pranove heqjen e "njohjes" reciproke nga bisedimet. Dhe pas heqjes,
"Millosheviçi i ri", ja kaloj paqë, pavarësisht se u bë si pulë e
lagur para presidentit Tramp. Zoti
kryeministër i Kosovës, Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme.
Pranimi i planit "Ahtisari", është kompromisi më i madh për Kosovën.
Ajo nuk ka çfar të ofroi më si "kompromis", veç pavarësisë së saj. Mos
luaj me Kosovën dhe pavarësinë e sajë. Ajo është e shejtë. Ju, dhe paraardhësit
tuaj me marrveshjet e arritura ja keni dhënë me koçension Kosovën, Serbisë.
Historia do t'ju ndëshkojë për këto shërbime, ndaj Serbisë. Ndërkohë që
"elita politike" kosovare, i bën lëshim pas lëshimi Serbisë, Vulin
aktualisht Ministër i Mbrojtjes i Serbisë ironizon... "serbët duhet të
bashkohen në një shtet si kundërpërgjigje për "Shqipërinë e Madhe",
që po krijonte Rama, replikat në medio vazhdojnë... Më tej, me fyerjet e tij Vulin vazhdon: "shqiptarët janë popull
i ndershëm që kanë dhënë Esat Pashë Toptanin...". Dhe unë shpresoj që ju,
të mos ecni nën shembullin e Esatit, si politikanë! Ai është dhe do mbetet
"pinjolli" më i keq i fisit Toptani dhe i gjithë shqiptarisë. Serbët
tani duan "esatë" dhe
"esadistë" të rinj, për t'ia arritur qëllimeve të tyre ogurzeza, ndaj
shqiptarëve! Jeni të lutur, dhe shumë të nderuar, të mos ndiqni Esatin, por
Murat dhe Abdi Bej Toptanin dhe patriotët e tjerë që dhanë gjthçka për çështjen
e madhe kombëtare.
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 04.10.2020