E diele, 27.09.2020, 01:54 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Ç’na u mbushë livadhi plot me viça palëpi

E diele, 02.08.2020, 02:25 PM


Ç’NA U MBUSHË LIVADHI

PLOTË ME VIÇA PALËPI

NGA KALOSH ÇELIKU

Ehu, Ebu Fakiri! Bekriu, me shallvare dhe ferexhenë e zezë krahëve, me të dyja këmbët dhe trutë në legen! “Xhehnet”?! Pakrëndësi, ka se: Unë e dua “Xhehnemin, dhe jo si ti “Xhehnetin”. Ebu Fakiri, më në fund në fushën e mejdanit, doli “kuqezi”: Veç, që nuk e rroku për fyti Topin e Mic Sokolit. Ose, atë: të “Armikut padukshëm”. Fushateve parazgjedhore: kuqezi, vendosi: në emër të Nënës Parti Neokomuniste: të hapë një Shtëpi Publike, në Maqedoninë e Veriut. E bëri këtë vepër “patriotike“, mu para zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme. Edhe atë, si: Propagandë partiake parazgjedhore për “Liri”, në fushatën parazgjedhore të parakohshme parlamentare me “Din e Iman”: Kryeministri shqiptar… Zv/ kryeminstri shqiptar?!

Pak, u besoj parullave tuaja patetike partiake me vite: për pushtet dhe pasuri. Shkaku, se: jam rritur me to, po plakem dhe po vdes si artistë shqiptar. Në ish Jugosllavi, e kemi pasur edhe kryetarin e Shtetit të “përbashkët” shqiptar, Sinan Hasanin. Postin politik më të lartë deri më sot, në Shtetin e “përbashkët”. Nuk, ua kam pa hajrin. Gjithë jetën, më keni vjedhur më keni plaçkitur dhe dënuar si “armik i shtetit të përbashkët”. Dhe, po të mos ishte pasuraia e Babait, me politkën e juaj “madhore”, do të vdisja rrugëve edhe për bukën e gojës. Nuk e kam fjalën për “intelektualët” dhe poetucët rrufjanë, që sot përpiqen ta rehabilitojnë veten, dalin me pizi patriotike përkushtuar Rilindasëve shqiptar, që dje i shanë edhe për një një torbë taxhi përqafe, vend pune në redaksi, në Shtetin e “përbashkët” Neokomunist. Sot, që turren me të katra ta strehojnë veten në gjirin tuaj politik, si “shpëtimtarë” të Shqipërisë.

U mbëlodhën: I hurit dhe kallirit partiak, mjetet e informacionit të partive politike “demokratike” të varura e të “pavaruara”, vetëm për një përdorim politik partiak. Edhe, atë: në zgjedhje lokale dhe parlamentare të jashtëzakonshme për pushtet dhe pasuri. Që, gjithë jetën, merreni me “ilahi” turko-arabe-serbe. E shumë pak me arsim, kulurë dhe shkencë: Poezi erotike shqiptare. Ndonjë libër, që këto ditë ka dalë në dritë për fëmijë. Shkolla shqipe. Mysafirë, jopartiak në emisione televizive, që mendojnë Ndryshe.

Propogandoni, para popullit shqiptar, “ilahitë” serbo-turko-arabe me gjysëm hënën në minare, Xhamitë Shqiptare, që populli shqiptar nuk i ka pasur në jetën e tij si popull historik Shqiptar. Fytyrat, më të njohura politike me kravata “kuqezi”, personalitete kulturore e publike, ambasadat e huaja në republikë dhe personalitetet fetare “joqeveritare”. Që, në hapje, e bëjnë me dije, se: Në këtë Shtëpi Publike do të punësohen vetëm burrat dhe gratë besnike të Xhadive, Partive Politike “Demokratike”. Luftë për pushtet. Zgjedhë. Edhe. shpesh e dëgjoj: Herë pas here, nga Radio Shkupi, përveç një këge fituese të Evrozionit ruse “Isida”, e përkthuer në gjuhën shqipe, edhe atë shqiptare: që, i vjen “Berjami”, se: burrat dalin nga xhamitë me brekushe të bardha turko-arabe-serbe. Hi-hii- hiii. Shqiptarët, nuk dalin nga xhamitë me brekushe të bardha turko-arabe-serbe. Po, me tirqi e xhamdanë. Kësulat e bardha të Bajram Currit në kokë. Jo, me ato leckat turko-arabe. Armët, në brez, dhe përqafe,.

Nuk ka problem, a janë me ferexhenë e zezë hedhur kraheve, apo shamitë e zeza mbi kokë, pa ua parë as sytë. Ndoshta, Nesër, mund të punësohen edhe partizanët e “vëllezëreve”, turko-arabo-serb, në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Po, jo: Edhe artistët shqiptar me poezi erotike. Ose, ndonjë Libër të ri artistik në Shtetin e “përbashkët”.

- Punë e lehtë, tha Djemnusha me Dy shami kuqezi, lidhur per brezi: Ua sjellë Xhadia politike, brenda një nate… Nuk ka problem, për finansa materiale. I kemi miqtë turko - arab-serb… Hë, për hë, janë shitur për një torbë taxhi në grazhd. Mos them, para agimit:  brenda, edhe një ditënate. Nesër, Drejtoreshë në Shtëpinë Publike. Personalitete, që do ta emërojnë Shterre Livadhin me bishtin mbi shpinë, kur do t’i turret përmbrapa “Zekthi”, me Kryengritësin në dorë, që del kur t’i teket ta rrëzojë në shtrat…

- Po, kjo shterre katundi: pjellë viça të palëpi?!...

- Nuk prish punë. Viça do të pjellë Kurvë Partia “demokratike” - Neokomunsite… Edhe atë, të palëpi… Ashtu, siç i ka lindur Lopa e Larme në grazhdë.

- Shyqyr Zotit, që Djemnusha, Sot: nuk pjellë më viça të palëpi. Iku, nga kjo Botë “dmokratike” Neokomuniste partikake në Parajsë. Është, shterpë. Nuk, polli viça të palëpi të partitive politike shqiptare me Dy brinja në kokë. Njërin, të thuyer historik. E ka tredhur, ajo me vite Veten. Ose, e ka tredhur Kurvë Nënë Partia “demokratike”: Dje, komuniste, sot Neokoministe. Nesër, ndoshta “demokratike.” Me rëndësi është, se: Sot, nuk do  të pjellë më viça të palëpi, kopila Partia Neokomunsite, të na i lë pas porte kopila. Edhe, atë: kopila të Partive Politike Shqiptare, kokë e këmbë në grazhdin partiak.

Pakrëndedsi, ka kjo Dalldisje politike e “vëllazërim-bashkimit”. Dje, Komuniste, Sot: Neokomuniste. Ku, Unë: Sot, do t’i shteri lirshëm herdhet kur të dua dhe sa të dua pa frikë në çdo hap mes maleve me këto Xhadi Neokomuniste.

- Me këtë do të thuash se, Kurvë Partia i tredhë burrat… Edhe, gratë…

- Po. Edhe ua lidhë herdhet me litarë… I tredhë… Lulekaçen, grave besnike: ua mbyllë me Dry. Tredhë si Shenjëtore në kishë, ose xhami… Arën pjellore, ua gërryen me shat Katundi… Kazëm, si në Katund, rrëzë Çukës Ilire…

- Hi-hii-hiii… Dhe, ti beson, se:: Këta burra mejdani dhe gra asgane, kurrë më nuk do të pjellin viça të pa lëpi nёpёr lёmё e livadhe?!…

- Jo, nuk do të pjellin viça të palëpi. Vetëm, Kurvat Parti Politike. Duhet, të jenë të afta: pjellin viça të palëpi ”kuqezi”. Dhe, këngëtari popullor, sa herë që do të pillen këto viça të palëpi, do ta bëjnë çiftelinë copë - copë me këngë patriotike për Shqipëri Etnike:

Ç’na u mbushë Livadhi plotë me kërriça

Nuk janë kërriça. Po, janë viça palëpi.

Po, janë viça palëpi.

Ç’na u mbushë Livadhi plotë me dudumë

Nuk janë dudumë. Po, janë hadumë.

Po, janë hadumë…

DoktorZiun, pasmesnate e kanë pjellë dy - tri kurva politike shqiptare... Ndoshta, edhe ato të “vëllezërve” Njerkës në Shtetin e “përbashkët”…

- Ehu, këtë marrëzi patriotike: Tashti, nuk e kam të qartë si “artistike”?! Si mundet, dy - tri kurva politike të pjellin një ka plak, të tredhur me një bri të thyer në kokë?!... Dhe, pa herdhe…

- Hi-hii-hiii… E çuditshme, ë? Ja, spjegimi artistik i këtij shkrimi publicistik: DoktorZiun, për herë të parë e ka pjellë Kurvë Partia Komuniste, Pastaj ajo Neokomuniste. I ka dhënë gji Kurva Parti e Zarzavateve të Kopështit Shqiptarëve. Dhe, e ka përkund në djepin partiak: Kurvë Partia “demokratike” Neokomunsite…

- Hi-hii-hiii… Tashti, e shoh edhe pse ky Ka “demokrat kuqezi“, i tredhur me një bri, njërin të thyer, sot na qenka kaq i fortë, qetë shqelma Rrugës për në Baba Tomor. E mba në qafë zgjedhën shqiptare historike. E tërheq pllugun, t’i lëvrojë arat e Njerkës. Shkaku se, siç këndohet në këngët tona kreshnike Shqiptare me lahutë, dhe çifteli: në vend të Tri Zanave Malit, këtij kau të tredhur pa një bri livadheve me ferra, i kanë dhënë gji: Tri Xhadi me pashterka të kuqe “demokratike“ Neokomuniste të “vëllazërim-bashkimit”…



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora