Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A janë shtetarët tanë pasdaranë (gardianë) të islamit?
E hene, 27.07.2020, 08:03 PM
A janë shtetarët tanë pasdaranë (gardianë) të islamit?
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
e thonë zyrtarët e shtetit dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës se jemi 95
për qind myslimanë, ata duan t'ua mbyllin gojën të tjerëve, ndërsa e thonë
haptas se jemi shtet islamik, kurse ata janë pasdaranët (gardianët) e islamit.
Myslimanë
janë vetëm dy për qind, aq sa shkojnë në xhami, të tjerët janë laik, katolikë,
protestantë, ortodoksë, ateistë, agnostikë, apo indiferentë ndaj feve. Mirëpo,
shtetarët tonë të korruptuar nga shoqatat islamike e nga shteti turk, sillën si
të kishin popullatë 95 ose 100 për qind islamikët prapa vetës.
Zyrtarët
tanë me vetëdije e shkelin kushtetutën, sepse Dardania me kushtetutë është
shtet laik, feja do të duhej të përjashtohej nga shteti. Bashkësia Islame duhet
ti nënshtrohet shtetit e jo shteti Bashkësisë Islame, sikurse po ndodh
realisht, meqë prapa BIK-ut është Turqia, kurse Turqia është tutor e financues
i shtetarëve dhe i kreut të BIK-ut.