E diele, 09.08.2020, 04:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: E bukura, gjakim i njeriut

E shtune, 11.07.2020, 08:17 AM


E BUKURA, GJAKIM I NJERIUT

(Kundrime eseistike), 5

Nga Prend BUZHALA

E bukura- është gjakimi i njeriut për ta pasur hyjnoren brenda vetes, për ta pikësynuar këtë hyjnore në bërjen e në krijimin e një jete, dhimbjet e vuajtjet e lindjes që qëndrojnë mu në zgripin midis humnerës dhe parajsës te mikorkosmosi njerëzor, midis dilemës tragjike hamletiane dhe qëndresës njerëzore për ta realizuar jetën, për ta lindur jetën vetë ... të gjitha të paraqitura në një skenë narrative midis konkretes dhe surreales, mu në embrionin ku arti e jeta bëhen një...

Njeriu është bashkëpjesëmarrës me Hyjin në bërje-krijimin e kësaj jete!

Në poezi ligjërohet për bukurinë e jetës, për bukurinë e gruas, për të bukurën në art e në natyrë. Naim Frrashëri të bukurën e shihte kudo:

Kudo është Bukurija,

Në qiej, në dhë, në hënë,

Në diell, në shenjë, në yje,

Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,

E bukura rrethohet nga e shëmtuara, prandaj ajo shquhet, kështu mendonte Flober. Kurse Kanti të bukurën e ndërlidh me pëklqimin tonë, pa apsur ndonjël interes. Në përrallat e bukura lexojmë stereotipin për bukuroshet, rreth të cilave thuret intriga, mu ashtu si bukuria shndërrohet shpesh në kobin e saj (Mjeda):

. Vetë bukuria, o i shkreti,

Kenka për ju nji kob.

Porse e bukura jo vetëm ka shtrirjen e saj, por ka edhe thellësinë e saj. “Bukuria nuk është në fytyrë; bukuria është drita në zemër” (Kahlil Gibran).

Po ashtu, flasim për bukurinë e shpirtit e për bukurinë e trupit.

Flasim për ndërtesat e bukura, për tempuj të bukur, për linjat e bukura në arkitekturë, për bvukurinë e melodisë në muzikë apo për të bukurën në pikturë.

Njeriu është kërkues i kësaj të bukure. Dhe gjithnjë do ta gjej në minierat e brendisë së qenies së tij. E këta kërkues nuk janë të shpeshtë. Janë të rrallë. Prandaj, edhe e bukura është e rrallë.

(Prend N. Buzhala, 5 korrik 2010)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora