E premte, 26.04.2024, 10:11 AM (GMT+1)

Mendime

Llemadeo: Shoqëria shqiptare dhe individi janë ende të burgosur të vetvetes

E enjte, 06.11.2008, 07:07 PM


Shoqëria shqiptare dhe individi janë ende të burgosur të vetvetes, ku e mbajnë njëri tjetrin peng, nën dhunë të thashethemeve, nën dhunë të shpifjeve, apo të inateve banale egoiste, armë me të cilat ja vrasin jetën çdo ditë njëri tjetrit’ më shumë se sa vret çdo krizë ekonomike apo politike!

 

Nga Llemadeo

 

Kohët e fundit dëgjojmë gjithnjë e më shpesh nëpër lajme që të ketë krime vrasjesh midis partnerve, ku burrat vrasin gratë dhe anasjelltas.

Shumë psikologë janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë fatkeqëve, siç janë angazhuar edhe forume të tjera që simbas tyre do të u vijnë në ndihmë atyre individëve, e aq më tepër pretendohet që ti ndalojnë ato raste, si më thënë, gati në formën e një urdhëri nga lart, siç ndodhte dikur në kohën e sundimit partiak.

 

Natyrisht që ndërhyrja dhe presioni i ligjit e frenon sadopak njeriun-kriminel që të mos kryje krime, pavarësisht se ata i bëjnë gjërat edhe më të sofistikuara për të mos u zbuluar.

 

Por në një shoqëri të qytetruar, nuk bëhet fjalë më për raste të përditshme, kur burri vret gruan, partnerët vrasin njëri tjetrin, siç ndodh rëndomt në trojet shqiptare.

 

Disa Studiues, kryesisht në Shqipri e shohin problemin; si shak i krizave ekonomike në vënd, apo si pasojë e martesave me ndërhyrje, thënë ndryshe; „pa dashuri“, edhe pse ato çifte që vrasin njëri tjetrin i kanë 20-30 vjet bashkë dhe kanë fëmijë me njëri tjetrin, gjë që do të thotë se dekada të tëra, asnjëra palë nuk mund të jetojnë pa dashuri’ pranë njëri tjetrit.

Ah, është tjetër gjë nëse flitet për masën e dashurisë në përqindje, pasi në realitetin njerzorë nuk ka asnjë çift që mund të jetë i dashuruar 100% gjithë kohen, çdo dite e orë, pa pasur një herë rënie e herë ngritje në të përditshmet e jetesës…!

Po ashtu disa’ përmëndin edhe shkakun e emigracionit, ku burri ikën dhe mbetet familja vetëm, kushte të cilat shkaktojnë kriza shpirtrore, mentale, psichike etj, ku durimi arrihet të ruhet shumë vështirë, pa eskaluar njëra palë, në rrugë të dyfishtë duke harruar partnerin.

 

Ndërsa këtu theksoj që:

Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për asnjë pasuri në botë!

Ashtu që nuk ka asnjë varfëri në botë që mund ta varfërojë atë!

***

Askush nuk mund të më thotë që gratë e mira dhe të fisme në shpirt nuk dinë të duan, të nderojnë dhe rrespektojnë edhe kur burri mungon, edhe kur burri dergjet në burg për dekada!

Ashtu si dhe burri, në raste kur gruaja pson një fatkeqësi në jetë!

Shqipëria është shëmbulli më i ndritshëm në botë i dashurisë së grave fisnike shqiptare,

i atyre, të cilat i pritën burrat e tyre për 30 vjet me radhë jashtë hekurave të burgjeve, duke rritur jetima e duke punuar skllavërisht, nëpër zonat e internuara të katakombeve të torturave të kohës. Ndersa dhe në raste kur burrat e arratisur jashtë vëndit, për shkaqe të ndryshme, nuk u martuan asnjëherë, duke shpresuar gjithnjë në kthimin apo bashkimin më gratë e veta!

 

***

Ndërsa theksoj se:

Sot, shkaqet që burrat vrasin gratë, apo anasjelltas, janë aq banale, saqë mjerisht kanë dorë thashethemexhinjtë, fallxhoret e filxhanxheshat injorante, të pakulturuarit, vjehrrat llafazane apo kunatat zemërliga, të cilat i bëjnë nuset, gratë, nënat e gjora’ viktima, duke i bërë objekt sulmesh e duke shkaktuar tragjedi çnjerzore!

 

Njëkohësisht thekosj këtu që:

Rroli i prindit në shoqërinë shqiptare është banalizuar, si roli i babait ashtu dhe i nënës, rrjedhë ajo gjë, si pasojë e kohës së regjimit, kohë në të cilën u bë zot i dhunshëm’ në shtëpiat e shqiptarëve, vetëm partia, kryetari i kshillit, sekretari i partisë, të cilët kontrollonin dhe dirigjionin jetën e familjeve shqiptare deri në embrion, duke e çfuqizuar rolin prindëror në familje!

 

Për pasojë; sot në shumë familje shqiptare, duke trashiguar atë pasiguri tek roli i prindit, fëmijët më parë pyesin komshinë për diçka’ se sa babanë, të zotin e shtëpisë apo nënën, zonjën e shtepisë! Ashtu siç dhe rrespektojnë shpesh herë më shumë fjalën e një gjitoni se sa të prindit. Shpesh ajo ndodh edhe për shkaqe të paaftësive psikollogjike të shumë prindërve të cilët nuk janë në gjëndje të u japin zgjidhje disa problemeve jetike në familje, pa qënë nevoja që të pyetet komshiu, apo kryeplaku…! Pasi instinktet e futura dhunshëm në mëndjet e shqiptarve gjatë gjysëm shekulli dhune, kanë bërë që,  vetë lagjia apo pallati kërkojnë të gjejnë burrin apo gruan që duket si më shef…se të tjerët, për ta pyetur për diçka, ndërsa në anën tjetër bije roli i çdo prindi, për fatin e keq që ai nuk diti ti gjejë zgjidhje problemit, ashtu që spostohet-zbehet roli i tij çdo ditë e më shumë’ në familje, pasi vetë gadishmeria e tipave nderhyrës në punët e brëndshme të të tjerve, luan rolin e vet negativ.

 

Pse njerzit në përgjithsi gjënden shpesh të bllokuar përballë problemeve jetike, ku nuk u gjejne dot zgjidhje as problemeve më praktike, gjëra të cilat kanë lidhje trashigimore me traditën, kulturën dhe trashigiminë njerzore të shqiptarve?

Ajo ndodh për shkak se regjimi diktatorial ua shkatrrojë shqiptarve çdo gjë tradicionale deri dhe shenjtërimin e rolit Prind, ku shpesh ua dhunojë në sy’ babain dhe nënën, fëmijeve të asajë kohe. Ashtu që vetvetiu u rrënua fuqia e trashigimisë njerzore të rolit të prindërve, të rolit të familjes, të vetë kuptimit të sajë, por dhe edukata njerzore e shoqërisë, kohë në të cilën; ngjarjet e vogla sjanë bërë kurrë të medha e aq më pak të sjellin tragjedi në familje!  

 

Theksoj këtu njërin ndër shkaqet më banale që ekziston sot’ ne raste grindjesh që sjellin krime; Ajo është ndërhyrja në punet e brëndëshme të njeri tjetrit, ku fillon lufta e thashethemeve kundër individit me fjalët : „ai-ajo është kurv-ar, ai është llafazan-e, ai është qylxhi-je etj etj…“, fyerje që bëhën shkak të fillojë denigrimi i individit!

Ajo është një sëmundje mentalitetesh’ ku tentohet ti nderhyhet tjetrit në punët e brëndëshme të jetësës, në jetën private të individet dhe të merren me thashetheme e shpifje kundër njëri tjeterit.

Shqiptarët në këtë pikë, për çështje të mentalitetit të sëmurë ngjasojnë shumë me vëndet e lindjes së mesme, ku primare e të përditshmeve në ato vënde-(disa prej tyre) është thashethemi dhe futja në punët e brëndshme të familjes së tjetrit!

Ajo gjë nuk ndodh në vëndet ballkanike si Greqi, Rumani, Bullgari, apo vendet e ish jugosllavisë e aq më pak në europën qëndrore!

 

Ashtu që shqiptarëve u duhet të luftojnë për të pastruar mentalitetet e vetvetes, ku çdo individ duhet të punojë për vete, për të pastruar mentalitetin e thashethemeve, shpifjeve, marrjes nëpër goje, deri edhe tek gjërat më banale, duke përfolur se; „a e kishte veshur fundin e shkurtë apo të çarë mbrapa filanija e fistekja, dhe se ajo ka këtë të dashur e ky ka atë dashnore…“. Banalitete që e turpërojnë jashtzakonisht emrin e shqiptarve, aq sa e lënë jashtë shoqërisë së qytetruar botrore! Pra një pjesë e madhe duhet të zhvillojnë pjesën e errët te trurit, të mendimit negativ e agresiv, atë pjesë që gjëndet njesoj si para 10 mijë vjetësh tek disa individë me mendime shpellore!

 

Në vëndet europiane, asnjë individ nuk merret me fjalë se çfarë ka veshur ajo apo ai? Se cilin ka shok ajo apo kë ka shoqe ai? Se çfarë bën me mikun ajo? Apo se ku pin kafe e ku përqafohen si miq apo si te dashuruar, ata…?!

E aq më pak të ndërhyjë vjehrra apo kunatat në punët e brëndshme të çiftit, si dhe aq më pak që vjehrrit të pretëndojnë ti bëhen barrë djalit e resë në shtëpi!

Por çifti, sapo martohet del në shtepinë e vet dhe ska asnjë borxh as detyrim matrial ndaj prindërve, përveçse një rrespekti normal njerzor dhe vizitave të ndërsjellta!

Ashtu shmanget jeta e çiftit në kolektivitete mesjetare, ku nusja gjëndët në çdo sekond e kontrolluar, e survejuar nga syte e vjehrrës, vjehrrit, kunatave apo kunetërve e aq me shumë nga kushërinjët e katërmbdhjetëtë… që vinë nga anë e anës për vizita një javorshe etj etj…

 

Pra Shoqëria dhe individi në shqipri janë ende të burgosur të vetvetes, ku e mbajnë njëri tjetrin nën dhunë të thashethemeve, nën dhunë të shpifjeve, apo të inateve banale egoiste, armë me të cilat ja vrasin jetën çdo ditë njëri tjetrit’ më shumë se sa vret çdo krizë ekonomike apo politike!

 

Rinia nuk mund të çlirohet lehtë dhe shpejt nga ajo lloj sëmundje-mentalitetesh… nëse prindrit nuk marin aksione njerzore për ti stabilizuar vullnetarisht gjërat, duke mos i ndërhyrë njëri-tjetrit në jetën private si dhe duke treguar tolerance ndaj grave të tyre, apo anasjelltas, pasi është më së njerzore dhe aspak e pa qytetruar, që; gruaja të dalë dhe të pijë kafe me një shok pune, ose thjeshtë me një njeri që e ka pasë njohur dikur në shkollë apo në udhëtim, në një manifestim apo konfernëce.

Pra gruaja të gezojë atë të drejte njerzore te lirise se vet për te zgjedhur shoqerinë që dëshiron, si dhe per ta drejtuar vetë jetën e vet dhe çdo levizje të sajë. Njëkohësisht dhe burri të ketë po të njëjtën të drejte njerzore, si gruaja!

Por nuk mund të përjashtohet’ në asnjë mënyrë as dhe e drejta njerzore e seiciles gjini që nëpër jetë të kenë të drejtë që të mendojnë dhe të krahasojnë aktualitetin e jetës që jetojnë me deshirën për ndryshime, për të jetuar vetëm ose me propozimin apo ofertën e lirë që mund të u bëhet!

***

Nuk duhet të harrojmë se:

Dashuria vdes aq herë dhe sa herë që cilado palë harron që të kujdeset me rrespekt e përkushtim për tjetrin!

Ashtu si dhe një dashuri e re lind, aq herë dhe sa herë që kujdesi, nderimi dhe rrespekti rrethojnë njëri tjetrin në çdo rrethanë!

Ndërsa ndjenjat intime të kontaktit fizik’ deri në parametrat e të ndjerit, shuhen rrufeshëm, sapo drita e kujdesit përkushtimor fillon të zbehet sadopak!

 

Ah’ është tjetër gjë nëse burri dhe gruaja nuk e duan njëri tjetrin, por jetojnë bashkë për hatër të familjes, fisit apo për të mos u dhënë rast llafazanëve që të thashethemojnë kundër tyre.

Atehërë ata paçin vetën në qafë dhe le të vazhdojnë të jetojnë me zor me njëri tjetrin, por mirë do ishte që të çliroheshin miresisht nga njëri tjetri, pa e vrarë njëri tjetrit fizikisht, apo pa e plaçkitur njëri tjetrin matrialisht. Ashtu ata mund të rindërtonin jetët e tyre të reja, të bënin jetën e tyre seicili në punë të vet!

 

Vet-robërim, apo jetë nën një sundim skllavërues, ka edhe sot në trojet shqiptare, ku mijra gra jane të detyruara të heshtin, të durojnë sundimtarin-burrë, i cili nuk e lejon gruan e vet të flasë, nuk e lejon të japë mendim, nuk e lejon fare që të dalë e të ece e lirë nëpër udhet e vëndit ku jeton. Ata tipa i sundojnë gratë e tyre simbas disa zakoneve të lashta, ku gruaja detyrohej të qëndronte si një gjallesë e kategorisë së fundit, me të cilën mund të luanin të gjithë!

Tipa të tillë shqiptarësh me mentalitete trashanike-shpellore gjëndën edhe në perëndim, ku i izolojnë gratë nëpër shtëpia, duke i mbajtur thjeshtë mbyllur e vetëm për punët e shtepisë, duke mos i lejuar që të intëgrohen fare në shoqëri, por duke mbetur ato pa mësuar gjuhën e vendit ku jetojnë, pa ditur asgjë për lirite dhe të drejtat e veta njerzore. Biles ka nga ata pseudo-trima që dhe i rrahin akoma me kërbaç edhe pse jetojnë në mes të Europës. „Trima“ të cilët e ngrejnë zërin nëpër mbledhje shoqatash sikur janë patriot të flaktë e sikur kanë bërë; “atë apo këtë” për luften apo për kombin.

 

Siç e theksuam më lart, natyrisht që ligji me format ndihmuese për ta çliruar gruan nga skllavëria e kohës psotmoderne, për të shmangur rreziqet e krimeve çnjerzore, do të ndihmojnë në zhdukjen e mentaliteteve shpellore tek shume individ. Por nëse njerzit me qytetari të mirfilltë nuk do të ndikojnë pozitivisht në fshirjen e mentaliteteve shpellore nga kokat e disa shqiptarve, atëherë do të jetë shumë e vështire që të ndalohen ngjarje tragjike, si ato që po ndodhin aq shpesh ndër trojet shqiptare, apo dhe në perëndim.

 

Llemadeo

2008, Paris



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora