E diele, 28.04.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Mendime

Wafa Sultan - Arabja qe e shkundi boten arabe!?

E enjte, 06.11.2008, 03:05 PM


Me 21 shkurt 2006 stacioni me i randesishem televiziv arab “Al-Jaseera” (ne Qatarr) dha debatin midis arabes Dr.Wafa Sultan dhe klerikut arab Dr. Ibrahim Al-Khouli:

Ajo konkludoi: “…. Musulmant duhet ta pyesin vetveten se çka ata mund te bejne per boten, para se te kerkojne nga bota qe ti respektojne!”

Ma poshte jepen videot ne anglisht, ne frengjisht dhe perkethimi shqip:

Video ne anglisht:

http://switch5.castup.net/frames/20041020_MemriTV_Popup/video_480×360.asp?ai=214&ar=1050wmv&ak=null


Video ne frengjisht:

http://dailymotion.alice.it/video/65587


Perkethimi shqip:

Dr. Wafa Sultan:
Perplasja qe neve shohim ne bote nuk asht nji perplasje fetare ose nji perplasje qytetnimesh.
Kjo asht nji perplasje ndermjet dy te kundertave, ndermjet dy epokave.
Kjo asht nji perplasje ndermjet nji mentaliteti qe i perket kohnave te mesjetes, dhe nji mentaliteti qe i perket shekullit te 21°.
Kjo asht nji perplasje ndermjet civilizimit dhe te mbrapambetjes, ndermjet te civilizuemit dhe primitivit, ndermjet barbarise dhe racionalitetit.
Kjo asht nji perplasje ndermjet lirise dhe shtypjes, ndermjet demokracise dhe diktatures.
Kjo asht nji perplasje ndermjet te drejtave te njeriut, nga njena ane, dhe dhunimit te ketyne te drejtave, nga ana tjeter.
Kjo asht nji perplasje ndermjet atyne qe i trajtojne grate si kafshet, dhe atyne qe i trajtojne si qenje njerzore.
Kjo qe neve shohim sot nuk asht nji perplasje qytetnimesh. Qytetnimet nuk perplasen, ato rivalizojne.

Drejtuesi programit: Me sa kuptoj une, ju doni te thoni se ajo qe po ndodhe sot asht nji perplasje ne mes kultures perendimore dhe mbrapambetjes, injorances se muslimanve.

Dr. Wafa Sultan: Po, kete due te tham une.

Drejtuesi programit: Kush e shtroi konceptin e perplasjes se qytetnimeve? A mos asht Samuel Huntington? Nuk asht Bin Ladeni. Un kisha dashte te diskutojme prej ketu, po te deshironi…..

Dr. Wafa Sultan:: Jane musulmant ata qe kan fillue ta perdorin kete shprehje. Jane musulmant ata qe kan fillue perplasjen e qytetnimeve.

Profeti i Islamit ka thane: “Un kam marre urdhnin te luftoj njerzit derisa ata te besojne tek Allahu dhe tek i derguemi i tij”.

Qe kur musulmant i ndane popujt ne musulman dhe jo-musulman dhe bane thirrjen te luftojne te tjeret deri sa ata ti perkasin besimit te tyne, ata shperthyen kete perplasje dhe e filluen kete lufte.
Per ti dhane fund kesaj lufte, ata duhet ti rishikojne Librat e tyne dhe planet e tyne islamike, te cilat jane plotesue me thirrjet per “Takfir” (akuze per Besim te keq) dhe per te luftue te pafete. Kolegu im ka thane se ai nuk fyen kurr besimet e te tjerve.
Cili qytetnim ne siperfaqen e kesaje toke i lejon atij te quejne njerzit e tjere me emna qe ai i quen “Ahl al-Dhimma” (populli i Dhimme-s), aqe sa ai i quen “Njerzit e Librit”, dhe per ma teper ai i krahason me majmunat dhe derrat, ose me nji emen tjeter “Kristjant”, “Ata qe terhjekin zemrimin e Allahut”.
Kush ju ka thane juve se ata jane “Njerzit e Librit”?
Ata nuk jane njerzit e nji librit, ata jane njerzit e shume librave. Te gjithe librat shkencor e te shpetimit, qe ju keni sot jane librat e tyne, frut i mendimit dhe punes se tyne krijuese.
Kush ju jep juve te drejten ti queni “Ata qe terhjekin zemrimin e Allahut”, ose “Ata qe kan humbe rrugen e drejte” dhe mandej te vini ketu e te thoni qe besimi i juej ju urdhnon te mos sulmoni besimet e te tjerve?
Une nuk jam as kristjane, as musulmane apo hebreje. Une jam nji qenje njerzore laike. Un nuk besoj ne te mbinatyrshmen, por un respektoj te drejten e te tjerve te besojne ne ate.

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli: A jeni ju nji heretike?

Dr. Wafa Sultan: Ju mund te thoni ç’fare te dueni. Une jam nji qenje njerzore laike, qe nuk beson ne te mbinatyrshmen……

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli: Mbasi ju jeni nji heretike, atehere nuk ka kuptim te ju qortoj, sepse ju keni fole keq per Islamin, per Profetin dhe per Kuran-in…..

Dr. Wafa Sultan: Keto jane gjana personale, qe juve nuk ju perkasin. Vlla, ju mund te besoni tek guret, mjaft qe te mos i hidhni. Ju jeni i lire te adhuroni ç’fare te doni, por besimet e te tjerve nuk jane punet e jueja, ne se ata besojne qe Mesia asht Zot, biri i Maries, apo qe Shejtani asht Zot, biri i Marijes. Lerini njerzit te kene besimet e tyne.
Hebrejt kan dale nga tragjedia (e holokaustit) dhe e kan detyrue boten qe ti respektojne nepermjet njohurive te tyne e jo nepermjet terrorit, neprmjet punes se tyne, e jo nepermjet vajtimeve te tyne dhe klithmave te tyne.
Njerzimi u detyrohet shkenctarve te tyne per nji pjese te madhe te zbulimeve shkencore te shekujve 19° dhe 20° . 15 miljon hebrej, te shperndame neper bote, jane bashkue dhe kan fitue te drejtat e tyne nepermjet punes dhe njohurise.
Nuk kemi pare as edhe nji hebrè te hjedhin ne ere veteveten ne nji restaurant gjerman.
Nuk kemi pare as edhe nji hebrè te zhgatrrojne nji Kishe.
Nuk kemi pare as edhe nji hebrè te protestojne tue mbyte njerzit.
Musulmant i kan transformue tri statujet e Buddes ne germadha.
Neve nuk kemi pare asnji buddist qe te djegin nji Xhamì, te mbysin nji musulman apo te djegin nji ambasade.
Vetem musulmant e mbrojne besimin e vet tue djege Kisha, tue mbyte njerz dhe tue zhgatrrue ambasada.
Kjo menyre veprimi nuk do te japin asnji rezultat.
Musulmant duhet ta pyesin vetveten se çka ata mund te bejne per boten, para se te kerkojne nga bota qe ti respektojne!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora