E diele, 28.04.2024, 10:37 AM (GMT+1)

Mendime

Albert shabanaj: Te jesh sovran ne mes te taborreve te ndryshme...

E enjte, 06.11.2008, 11:12 AM


Albert shabanaj
Ne pirgun e kujtimeve te paharrueshme:

 

TE JESH SOVRAN NE MES TABORREVE TE NDRYSHME…

 

Nga Albert shabanaj

 

Ishin  stine te hershme pranverave te viteve...(te paharruara...)…Populli dhe atdheu ynë atëbotë digjej dhe masakrohej vetëm si shqiptare!Shqiptaret e kishin mese vështir te mbijetonin, ndodheshin ne rrezik cfarosjeje. Ishte kohe lufte dhe masakrash te egra nga soldateska kriminale serbe,qe asaj kohe udhëhiqej nga kryekrimineli Milloshevic. Kosovën e kishte kapluar morti...! Lajmet dhe informacionet e ndryshme nga terreni ishin tepër shokante dhe skandalizuese.Behej fjale mbi Dilemën e njohur hamletiane:  te jesh o te mos jesh!Njerëzit dhe populli ynë shqiptar ne Kosove atëbotë ndodheshin nen pranga dhe granata. Tek i sodisje dhe shikoje njerëzit tanë te masakruar,maltretuar,përndjekur nga animalet e tërbuar serbo-fashist vazhdimisht sikur te behej se po e shihje Jozefin e Franc Kafkës ne „Procesin“ e tij.Me ëndrra te djegura,zemërplasur,me lak ne shpirte  dhe zinxhirë ne sy:Njerëzit dhe populli ynë ne Kosove njëherë e përgjithmonë sikur kishin zëne ti zbrisnin shkallet e fundit te një Apokalipsi te Madhe te një fundshekulli te pergjakshem.Edhe qielli madje sikur kishte zëne te shkrehte „lot“ dhe kundërmonte „ere shpirtrash“ te pafajshëm  qe po digjeshin dhe bëheshin shkrumb e hi ne token e tyre,token e Zotit!Ndërkohë qe endrat dhe ato shikime te tyre prekëse dhe tufllanitese vazhdimisht sikur bënin kryq ne qiell. Kjo ne një kohe njerke dhe kolere ne Kosovën e sunduar nga shkau dhe një ideologji e përbindshme sllavo-bizantine ne te çilen si te thuash:Ende pa lindur,ende ne embrion–vritej dhe pushkatohej jeta e njeriut shqiptare..Populli shqiptare ndodhej i përçare si edhe sot thelle i përçare,jo i rreshtuar dhe fare i pa organizuar. Për te dale nga ai nënshtrim dhe mjerim,për te thyer mitin e krijuar nga udhëheqja e asaj kohe LDK,ne krye me Rugovën,te cilët vite me radhe krijuan frike, tkurrje dhe huti...duke e shendruar popullin nga prijësit e proceseve liridashëse dhe patriotike ne Evrope..ne një popull pasiv dhe gjunjëzim fatal!!!UCK-ja nga toka,me vone-shume me vone, NATO-ja nga qielli njëherë e përgjithmonë ua kishin zëne pritat muzgujve dhe atyre hijeve te lugateruara te mesjetës. Dhe,mbase atij vargu te zgjatur shovenesh dhe animalesh te tërbuar prej Karpateve.Me prof.dr.Muje Rugovën-përfaqësues i atëhershëm diplomatik i UCK-se dhe qeverise se Kosovës ne Gjermani sapo e kishim përfunduar një takim informativ me gazetaret e medieve te shumta gjermane dhe ndërkombëtare ne selinë e Bundestagut(Parlamentit)te atëhershëm gjerman qe ndodhej asokohe ne Bonn.Nderkohe qe prapa vetes kishim lenë takime dhe tubime te panumërta mobilizuese dhe informative me bashkombasit tanë gjithandej Gjermanise.Numri i vullnetareve shqiptar nga Gjermania dhe e gjithë bota (për t´iu bashkangjitur radhëve te UCK-se)atëbotë sa vinte dhe shtohej. Se këndejmi,profesor Muje Rugova dorën ne zemër ishte si te thuash „Alfa dhe Omega“ e te gjitha zhvillimeve dhe aktiviteteve te atëhershme logjistike dhe konspirative te mërgatës se madhe shqiptare ne Gjermani dhe jo vetëm ne Gjermani.... Luftës Çlirimtare dhe Heroike e UCK-se ne Kosove me tepër  se kurrë i çelen dhe hapen sytë liria, dhe bashkimi(i shumëpritur)i popullit dhe kombit tone shqiptar ne Kosove dhe ne te gjitha trevat dhe viset tona etnike. Ndërkaq,mbi  aleancën e madhe(historike dhe antologjike) NATO-UCK tashme ne shkalle kombëtare dhe  ndërkombëtare tashme janë shkruar libra,histori dhe enciklopedi te shumeta.Ashtu siç janë shkruar dhe hartuar mitet,epopetë dhe legjendat e shumta mbi luftëtaret sypatrembur te UCK-ne Kosovë,Iliride,Kosove Lindore dhe kudo.Pa e harruar këtu Rolin kolosal te Shtetit Ëmë(Shqipërisë)e cila te gjithë ne shqiptareve na u gjend pranë kur e kishim mese vështiri dhe kur ndodheshim ne rrezik.Duke ngritur kështu „përmendore“ ose një lapidar te përjetshëm ne shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike te çdo shqiptari.Shqiperia Ynë pra. Atdheu,piemonti dhe Olimpi ynë i perbashket.Roli dhe kontributi(atëror dhe historik) i Shqipërisë bëhen me pak te rendesishem ne një kohe te fluidshme dhe tepër hektike te definimit te statusit final te  Kosovës dhe zgjidhjes se ceshtjes se pazgjidhur shqiptare  ne Ballkan...Pra këtu zbehet rroli i shtetit ame shqiptare,me apo pa arsye te njohura!?Dhe kjo sidomos ne një kohe kur e ashtuquajtura bashkësia ndërkombëtare e shteteve(te autorizuara dhe prezentë ne Kosove..)te ndodhur ne parim përballe mëdyshjeve dhe dilemave te njohura persa i përket zgjidhjes emergjente dhe fatlume te statusit te Kosovës(si shtet i pavarur dhe sovran) po vazhdojnë t´i ngjajnë një te te ashtuquajture „kulle te Babilonisë“ ne te çilen si te thuash krahu i djathte i saj asnjëherë nuk di se cfare bën ose mendon i majti dhe anasjelltas.Kjo ne radhe te pare për shkak te averzioneve,divergjencave dhe diskrepancave te njohura te Rusisë ,Serbisë,Kinës etj.ndaj pavarësisë dhe sovranitetit te sipërpërmendur shtetëror dhe politik te Kosoves.U mor vesh se ne „anën e shtetit,pavarësisë dhe sovranitetit“(te cunguar)te Kosovës ne ketë kuadër ndodhen te radhitura dhe ambalazhuara një sere projektesh,pakosh dhe planimetrish te ndryshme(bastarde dhe tepër hibride) si e ashtuquajtura „Pakoja e Ahtisarit“,“modeli gjermano-gjerman“ i Wolvgang Ischingerit etj.etj.Mbase si „deserti“ ,“aperitivi dhe „konsumi“ i përditshëm dhe kryesor ne perditshmerine(e zymte)kosovare ku mbi 6O % e popullsisë se përgjithshme shqiptare te Kosovës janë te papune dhe  me një perspektive ose ardhmëri te pasigurte.Pa i cekur këtu familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës,fatin e te pagjeturve,problemet e njohura politike,shtetërore dhe ekonomike te vëllezërve dhe motrave tone shqiptare ne Iliride,Kosove Lindore,Mal e Zi dhe kështu me radhe.Nderkohe qe ne baze te projekteve dhe planimetrive te ndryshme(multikulturore ose multietnike)mbi Kosovën dhe trevat tjera etnike dhe historike:Zgjidhja e heshtjes dhe fateve te përgjithshme te kombit dhe popullit tone ne Gadishullin Ilirik heperhe nuk po duken ne horizont.Duke ti rikujtuar ne ketë drejtim kohërat dhe periudhat e ndryshme te absolutizmit,imperializmi,“pentarkise“,“Antantës se Madhe“,“Kongresi te Berlinit“,“Konferencës se Ambasadoreve te Londrës“,“Traktatit te Versajës“etj.etj.Secila me e keqe dhe me ogurzeze se tjetra.Nderkohe qe ne shpirtin dhe kujtesën e lartpërmendur historike dhe patriotike te kombit dhe popullit tone shqiptar ndodhet e ngulitur dhe betonuar miqësia dhe aleanca e dikurshme (historike)NATO-UCK me SHBA-s si „arkitekte“ dhe protektorë kryesore e saj.Kjo done te thotë se i tere kombi dhe populli ynë shqiptar përjetë e mot do ti jene mirënjohës dhe konsekuent miqësisë dhe aleancës se tyre me SHBA-s dhe aleateve te saj euro-perëndimor. Duke besuar verbërisht ne bërjen dhe fatin e shtetit,duke mos treguar dhe ma te voglin përkushtim ndaj interesave te popullit te lodhur Shqiptare,duke u bazuar ne Traditën Shqiptare se, Shtëpia dhe shteti bëhen dhe mbahen me miq,e jo me pune...Kjo është tradita shqiptare.

 

Për mendimin time,janë qëndrime te gabueshme,sepse na mësojnë historitë e kaluara..por edhe e popujve tjerë qe besuan ne eufori...Nëse i shfletojmë fletët e grisura te historis,mësojmë se: Mbretëria e dikurshme e Babilonisë se bashku me kullën e famshme te Babilonit ishte shpërbëre dhe shkatërruar atëbotë për shkak te strukturës dhe karakterit te saj heterogjen ose me mire te themi multikulturor dhe multietnik.Gjegjesisht,për shkak te aversioneve,divergjencave dhe antagonizmave te shumta gjuhësore,kulturore,etnike etj.te semiteve,sumereve,urukeve etj.Te njëjtin fat me atë te perandorisë babilonase do ta përjetonte(pësonte)dikur me vone edhe Perandoria Romake(duke i nënkuptuar këtu antagonizmat dhe diskrepancat e njohura ne mes Romes dhe Bizantit etj.).Duke vazhduar kështu me ish „Dinastinë e Habsburgeve“(Perandorinë Austro-hungareze),ish „perandorinë e madhe“ruso-sovjetike dhe simotrën ose epigone e saj ish jugo-serbo-sllavine etj.Dhe te gjitha këto ne radhe te pare për shkak te heterogjenitetit dhe një inkompatibiliteti te përgjithshëm etnik,kulturor,politik,historik etj.

 

Dhe,meqë fjala mbi periudhat e mësipërme te absolutizmit,imperializmi etj.Atehere do theksuar ne vazhdim se popuj dhe  etnitete te ndryshme(si sllovenet,sllovaket etj…)ne kohen e „absolutizmit te Bachut,Meternickut“ etj.quheshin si „popuj jokionstitucional dhe johistorik“.Pra si „popuj pa histori“ e kështu me radhe…Deri ne absurd!Sllovenia dhe Sllovakia sot janë anëtare te rregullta dhe te barabarta te Unionit Evropian dhe institucioneve tjera nderkombetare.Perderisa edhe sot e kësaj dite ne vende dhe rajone ose meridianë te ndryshme te globit tone tokësor :përveç instrumentit ose elementit te njohur nacional ose ideologjik.Vazhdojne te ngelin ne fuqi ligjet dhe kërkesat e njohura mbi evolucionizmin,imunitetin,identitetin,ekskluzivitetin dhe sovranitetin e preferuar politiko-organik te çdo populli ose kombi veç e veç. Duke i veçuar dhe apostrofuar këtu aspiratat dhe interesat e njohura revolucionare dhe historike mbi shtetin ose „republikën moderne“si piemontin dhe fuqinë me te madhe dhe kryesore ne kontekstin e përgjithshëm fizik,natyror,gjeografik,historik,politik etj.Ne dritën dhe retrospektiven e aspiratave dhe interesave te lartpërmendura revolucionare dhe historike te popujve dhe vendeve te ndryshme anekënd rruzullit tone tokësor duhet përfshirë dhe nënkuptuar dhe te drejtën legjitime dhe tepër sovrane te kombit dhe popullit tone shqiptar për bashkim kombëtar ne te gjitha fushat dhe segmentet e mundshme.“Popujt dhe shoqëritë e ndryshme rriten ose shtohen sipas ligjit ose progresionit te njohur gjeometrik,ndërsa mirëmbahen dhe ushqehen sipas ligjit dhe progresionit matematikor ose aritmetik.“Do te thoshte Thomas Robert Malthusi.Ne instance te fundit,popujt,kulturat dhe civilizimet e ndryshme ne kohe dhe hapësire,ne radhe te pare janë zhdukur ose shkatërruar mu për shkak martesave ose „kurorëzimeve“te ndryshme multinacionale,multikulturore ose multietnike.Rasti i „eksperimentit“ te dikurshëm te Josip Broz Titos dhe nomenklaturës se atëhershme komuno-pansllaviste te Beogradit mbi „kombin jugosllav“ ne Bosnje Hercegovine etj.(lexo:martesat e dikurshme serbo-boshnjake,serbo-kroate,kroatë-boshnjak etj.)është shembulli me i  freskët dhe eklatant mbi paqendrueshmerine dhe fraxhilitetin e „projekteve“ dhe „planimetrive“ te ndryshme multinacionale ose multietnike ne Kosove dhe ne hapësira tjera kontinentale ose interkontinentale.

 

Sidoqoftë,përderisa përfundimet e Luftës se Dyte Botërore dhe zhvillimet e mëvonshme globale ose interkontinentale:përveç tjerash i kishin sjellë dhe diktuar shkatërrimet dhe fundosjet e sistemeve dhe ideologjive te ndryshme koloniale ose gjysemkolonialiste.Lufta e ftohet dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose bllokiste ne mes Lindjes dhe Perëndimit(Lexo:Paktin e NATO dhe ish „Traktatin e Varshaves“)përpos tjerash atëbotë do ta sjellin dhe diktojnë rënien e ish „Murit“famëkeq te Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë. Ndërkohë qe ne „ruinat“ ose „gërmadhat“ e përgjithshme  te ish perandorisë ruso-sovjetike dhe ish „Traktatit te Varshaves“ njëherë e përgjithmonë do te fundoseshin dhe epnin „shpirte“ projektet dhe planimetritë e njohura koloniale ose gjysemkolonialiste te Moskës dhe Beogradit për sundime dhe pushtime te reja ne kohëra dhe hapësira te ndryshme  rajonale ose kontinentale.E thëne ndryshe:Kjo done te thotë se shqiptaret sot(kudo ku ndodhen)ne rastin e ndonjë lufte ose përshkallëzimi te mundshëm ne Kosove dhe ne çdo treve tjetër shqiptare do(duhet)te reagojnë si komb. Madje,pavarësisht trendëve dhe „standardeve“ te ndryshme(te dyfishta) te Moskës dhe Beogradit ne bashkëpunim me qarqet dhe  nomenklaturat e ndryshme „centripetale“ ose „eksplikative“ te kontinentit plak porsa i përket statusit final te Kosovës dhe heshtjes shqiptare ne Ballkan.Fundja,shqiptaret dhe meritoret e tyre etnike dhe historiko-gjeografike nuk mund te bëhen përgjithmonë si popull,komb ose „rajon eksperimental“ i projekteve dhe planimetrive te ndryshme konjukturale ose gjeopolitike te qarqeve dhe ish fuqive te ndryshme imperiale dhe kolonialiste.

 

 Ne anën(faqen diellore) te aspiratave dhe interesave te përgjithshme historike dhe patriotike te popullit dhe kombit shqiptar sot janë Djemtë dhe Vashat me te mira te kombit. Te bashkuar dhe mobilizuar nen emblemën e lavdishme (legjendare- kastriotike)te luftës për liri, dhe bashkim kombetar.Rruge tjetër nuk ka!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora