E diele, 28.04.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Filmi i ri që po xhirohet në LDK?!

E merkure, 05.11.2008, 10:32 AM


Adnan Abrashi
FLMI I RI QË PO XHIROHET NË LDK?!

 

Nga Adnan Abrashi  

 

Përfaqësuesi më tipik i makiavelizmit modern të politikës kosovare, regjisori kryesor dhe njëri prej skenaristëve të filmit më të famshëm  dokumentar politik “ Beteja e karikave në LDK”, film ky që e fitoi oskarin e turpit si shpërblim më të madh të publikut tonë vendas dhe ndërkombëtar, z. EQREM KRYEZIU, akuzoj këto ditë publikisht mediet që përmes një konkurrencë jolojale, po tentojnë ta bëjë atë punë ku vetë është i dëshmuar si më i miri në këtë drejtim. Në fakt, ai përmes një deklarate teatrale publike të bërë në stilin e tij të mirënjohur ironik, i sulmoi mediet tona të shkruara dhe elektronike se  kinse ato, me rastin e dorëheqjes së z. Blerim Kuçit, po tentojnë të krijojnë telenovela dhe “Kasandra”....  Për ata lexues që nuk e dinë këtë detal, t’ju  konkretizoj se “KASANDRA” është titulli i një telenovele të zhanrit alla ameriko-latine, që ishte emetuar para shumë viteve në RTS (Radio Televizionin Serbe)  në kohën e “vëllazërim-bashkimit” tonë të jetesës në Jugosllavinë  Federative Socialiste Vetëqeverisëse. Kjo telenovelë, atëbotë kishte bërë një bujë tejet të madhe tek popullata. Mbase, si  po tregohet, ajo na paska lënë mbresa të thella edhe në kujtesën dhe personalitetin e z. Eqrem Kryeziut?!

Në të vërtetë, shikuar realisht, ai me këtë konstatim, ka edhe të drejtë, sepse, këto ditë, mediet tona me të madhe u përzierën në një punë ku si duket, z. Eqrem Kryeziu, së bashku me z. Fatmir Sejdiun, janë në vlugun më të madh të përgatitjeve të xhirimit të pjesës së dytë të filmit të tyre të mëparshëm dokumentar të mirënjohur për ne si “Beteja e kërrigave në LDK”. Dhe, me sa duket, ky xhirim i pjesës së II-të të këtij dokumentari të ri artistik, tani nuk do të jetë më prodhim vetëm i produksionit shtëpiak - LDK, por ajo do të xhirohet në kooproduksion edhe me PDK-në.

Edhe pse ne si opinion u befasuam me dorëheqjen e papritur dhe të parevokueshme të z, Kuqit, kjo në të vërtetë, është pjesë e skenarit të filmit ku për të arritur deri tek kulminacioni i fabulës, që në fillim, patjetër duhet të “vritet” dikush. Ky dikush është aktori Blerim Kuqi, dhe ngjarja vazhdon më tutje. Në këtë rast, me këtë veprim realizohen dy qëllime: e para, aktorët e dobët që kanë ardhur aty me njohësi , përmes roleve episodike eliminohen nga aktrimi i mëtutjeshme duke ju mundësuar që shpejtë ta kryejnë rolin e tyre në këtë film, dhe e dyta: eliminohen nga opinioni dyshimet e vazhdueshme se në LDK nuk ka lider të mirëfilltë dhe me ndikim. Tani, së paku ashtu u tregua se, dihet kush “kullet” në atë parti.?!

Sikur e dimë, z. Kuqi, para se të “vritej” nga” bosssi” i tij, hapi një konkurs për statista të rijnë që do të marrin pjesë në këtë xhirim, por, si duket, kjo qe e panevojshme, sepse skenari i filmit të ardhshëm parasheh që, në betejat  tjera që priten të zhvillohen aty , nuk ka nevojë për një ushtri të madhe statistash, por do të veprohet me njësi speciale diversantësh profesionist  të dëshmuare mirë edhe më parë për këso detyra. Gjegjësisht, si në pjesën e parë, aty nuk do të ketë luftë dhe beteja frontale, ku për xhirim kërkohen shumë aktor të rinj statista, por parashihet që kjo punë  të realizohet me disa aktor më kryesor. E këso talenti  ka boll në LDK.  Bile-bile edhe me renome dhe nam ndërkombëtar. Të gjithë këta sot i kanë pranuar me entuziazëm  rolet e tyre, dhe veç kanë filluar t’i ushtrojnë ato para pasqyrës.

Skenari i ri i filmit, në vete ngërthen shumë ngjarje konspirative dhe me zhvillime dramatike që do të dalin në shesh. Aty, sikurse ndodhin në çdo film tjetër të suksesshëm, pas “vrasjes” së parë, do të pasojnë edhe “vrasjet” tjera.

Mos të harrojmë të cekim edhe për anën e financimit të këtij projekti të madh historik. Parat e duhura për këtë film janë siguruar me kohë. Ato, 30 për qind nga shuma e gjithëmbarshme e shpenzimeve janë nga burimet vendore, kurse , 70 për qind  të tjerat, nga fondet e miqve tanë ndërkombëtarë.

Pasi që, nga burimet e mia të sigurta, një kopje e shkruar e këtij skenari veç më ka rënë në dorë, fundin e kësaj fabule filmike e di shumë mirë, por atë me këtë rast  nuk do ta shpalosi publikisht,

Për fund, është me rëndësi t’ju them se, fal ekipit tejet të fortë profesional që ka, ky film, patjetër do të jetë i suksesshëm. Veç suksesit  direkt, do të kontribuoj që nga ai të promovohen shumë talent për angazhime në projekte tjera filmike nëpër partitë e ndryshme, që si duket, deri në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen vitin tjetër në Kosovë, do të ketë mjaftë këso xhirime filmash dokumentar...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora