E premte, 02.05.2025, 11:28 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDKës - Bashkoje të djathtën se forcohesh prapë

E enjte, 23.10.2008, 05:17 PM


Xhevat Rexhaj
LDK ës - BASHKOJE TË DJATHTEN  SE FORCOHESH PRAPË

Nga Xhevat Rexhaj

Nganjëherë  po më bëhet se tepër iu kam kushtuar situatës së tanishme që pas kuvendit problematik të LDKsë, vetë LDKsë. Vlimet, brenda meje nuk po më lënë të qetë, andaj edhe ka ditë që vërtet të tëren e kaloi me dhe rreth LDKsë. Ditët e fundit kam lexuar të tëra procesverbalet e mbajtura të Kuvendeve të LDKsë, Kosovë por edhe Zvicër. Kishte momente kur vërtet mbushesha vaj, frustrohesha, dridhesha, gufoja, ndihesha krenarë dhe ndihesha shqiptarë. Aty njeriu sot ndeshet me figura dhe me emra të ndryshëm, me fjalë të mençme dhe me ide patriotike-demokratike, ndeshesh me filozofi të fortë dhe të sinqertë rugoviane pra ke përpara figura që thuaj tërë minutazhen e fjalimeve, diskutimeve, replikave apo thjeshtë mendimeve ia kanë kushtuar Republikës së Kosovës, datave historike dhe Presidentit Rugova.

Për një moment të caktuar ndalesha, dhe figurat e tilla tani i përfytyroja ku janë, ç bëjnë dhe flasin e lëre më veprojnë?!.

Letrat flasin se ishim dikund mbi 32.000 anëtarë të denjë dhe me mijëra simpatizues- LDKista në Zvicër, atakoheshim nga një grup enveristash-lpkistash komunistë, të cilët na thurnin epitafe dhe “selame” për vrasje, na thërrisnin tradhtar, shpiuna, titista, ballistë e çka jo tjetër, e ne, ne vazhdonim, vepronim, grumbullonim mjete, dërgonim deviza të shkollohen ata që sot na shajnë, mbanim shkollën mbanim shtetin Republikën e Kosovës. Konkretisht LDKja e mbante jetën gjallë, me kryerjen e obligimeve tona shtetërore ne mbanim shtetin, me mundin tonë nga e tërë bota, konkretisht LDK-PSHDK, sensibilizonin shqiptarinë, atje në Kosovë përpos Presidentit Rugova, të cilit Zotëriu-Shoku, Bukoshi, sot deputet i LDKsë- çfarë hipokrizie, e bllokonte me telefon, me udhëtime, besa edhe i krijonte situata për ta përqeshur, dhe të gjitha këto paskan qenë mirë qysh ahere të sinkronizuara. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx