E premte, 02.05.2025, 07:42 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Feimi: Rasti i Kosoves dhe Osetise Jugore

E hene, 27.10.2008, 03:22 PM


Rasti i Kosoves dhe Osetise Jugore

Nga Ibrahim Feimi

Eshte krejt e parashikueshme dhe e sigurt se Moska me veprimet e saj do të shënonte një paralele të një enklave mes Osetisë dhe Kosovës dhe kjo për vetë faktin e hakmmarjes për pavarësinë e Kosovës . Fare mirë këtë e dëshmon vet deklarata e Putin kur në ditën 14 Shkurt kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës do të ndeshej me mbështetjen e intensifikuar ruse për irredentizimin në Osetinë e Jugut . Dhe tani Kosova përdoret për të bërë krahasime me krizën më të re në botë. Atë të konfliktit në Gjeorgji që nxorri si rezultat njohjen ruse të pavarësisë së dy zonave separatis teë Osetinë Jugore dhe Abkhazisë.
Por pavarëisht kësa j Rusia e di fare mirë që Kosova nuk mund të krahasohet me këto zona , dhe vetë Rusia që nga mesi i viteve të 90 –ta ka qënë pjesë e pashmangshme e proçeseve vendimarrëse rreth Kosovës . prej Grupit te Kontaktit dhe deri tek G-8 , KFORI, UNMIK, e OSBE-ja e deri tek trojka e fundit .
Rusia e di shume qartë se ka pasur një process tejet të gjatë dhe se nuk është lënë asnjë mundësi për gjetjen e pranueshme të zgjidhjes së Kosovës . Dhe kur kjo nuk u arrit është bërë propozimi i kompromist të Ahtisarit .Pra zonat të cilat i ka njohur Rusia si shtete të pavarura nuk ka pasur një process ndërkombëtar. Madje Rusia nuk ka dashur zgjidhjen e këtyre konflikteve të ngrira sepse në këtë mënyrë ka ndikuar në Gjeorgjinë dhe mundësinë e saj në anëtarësimin e Natos. Edhe njohja e tashme e këtyre dy zonave me shumë pak banorë ka pë qëllim të kontrollit të të kanaleve të gazit dhe parandalimin e anëtarësimit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Nato, sesa dëshirën për tu ndihmuar qytetarët në këto zona.
Megjithëse mund të tërhiqen disa analogji për ekzistimin e precedentit në rastin e Kosovës, ato nuk do ta zgjidhin konfliktin në Osetinë e Jugut. Në fakt, analogjitë madje vetëm sa i theksojnë dallimet ndërmjet Kosovës dhe Osetisë së Jugut dhe nuk janë në funksion të ndërtimit të precedentit. Në intervenimin në konfliktin në rajonin e Osetisë së Jugut në Gjeorgji, Rusia pretendonte se aksionet e saj janë të justifikueshme pjesërisht për shkak të precedentit të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Por nuk ka “precedent të Kosovës”.

Çdo situatë ndërkombëtare duhet të konsiderohet individualisht në bazë të historisë së saj dhe rrethanave të konfliktit, në mënyrë që zgjidhja e kërkuar t'i plotësojë sa më mirë interesat e popullsisë. Trajtimi i shqiptarëve në Kosovë gjatë një periudhe 10-vjeçare tërhoqi vëmendjen e konsiderueshme ndërkombëtare në rajon. Duke qenë në duart e serbëve, shqiptarët ishin objekt i shtypjes, e cila arriti deri në pikën e spastrimit etnik. Këto shkelje sfidonin drejtpërdrejtë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për dallim nga kjo, në Osetinë e Jugut nuk kanë ndodhur mizori të ngjashme. Konflikti kryesor ndërmjet Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut zgjati vetëm dy vjet, nga 1990-1992. Nga ana tjetër, nuk pati asnjë provë se aksionet e fundit të qeverisë së Gjeorgjisë për të rivendosur rendin kushtetues në Osetinë e Jugut e arritën nivelin e aksioneve që i ndërmorën serbët në Kosovë. Pohimet e Rusisë për gjenocid në Osetinë e Jugut, dolën tërësisht të pabaza. Për pasojë, edhe pohimet e Rusisë për ndërhyrje humanitare në Osetinë e Jugut gjithashtu janë të pabaza, veçanërisht për shkak se intervenimi shkoi përtej vendosjes së rendit në këtë rajon të trazuar.
Me Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974, Kosova kishte statusin e krahinës autonome, me virtuelisht të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta si Gjashtë Republikat Jugosllave, madje edhe me të drejtën e shkëputjes. Autonomia e Kosovës e përfshinte identitetin dhe territorin e saj, kompetencat në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përfaqësimin në të gjitha organet e Federatës Jugosllave.
Rrjedhimisht, aksionet e Serbisë për të privuar Kosovën nga autonomia e saj, që filluan në vitin 1989, ishin qartësisht jokonsistente me ligjin dhe Kushtetutën ekzistuese të Jugosllavisë, si dhe me praktikën e njohur ndërkombëtare. Osetia e Jugut nuk ka patur të drejta të këtilla në kohën e Bashkimit Sovjetik. Sipas nenit 72 të Kushtetutës Sovjetike të vitit 1977, vetëm 15 Republikat e kishin të drejtën të shkëputen nga bashkësia. Gjeorgjia doli nga Bashkimi Sovjetik si një shtet i njohur ndërkombëtarisht, si shtet i pavarur, ndërsa Osetia e Jugut ishte pjesë e territorit të saj.
Pra Kosova i trajtuar ndërkombëtarisht si një rasti sui generis për shumë e shumë arsye nuk duhet të përdoret nga Rusia si vegël për qëllimit e saj , edhe pse kjo gjë pritej nga ajo.Por përëndimi e di fare qartë se procesi i Kosovës kaloi në një periudhë të gjatë negociatash dhe diskutimesh dhe të një pranie ndërkombëtare 10 vjeçare, gjë e cila nuk ndodhi me Osetinë dhe që i jep fund polemikave dhe politikave se mund të ketë ngashmëri midis Osetisë dhe Kosovës .
Si përfundim rasti mëe i fundit që po ndodh në Oseti i cili në një farë mënye ishte i palajmëruar është një pasqyrë e qartë së politikat e Rusisë janë po ato të cilat kanë qënë , Poltika të kakrakterit të kuq dhe gjithmonë të kundërta me parimet e demokracisë. Kjo dhe për vetë faktin duke detyruar të mbajë me forcë shtetet përeth dhe duke penguar anëtarësimin e tyre në strukturat e Natos dhe BE. Pavarësisht politikave të Moskës dhe paraleleve të saj mes Kosovës dhe Osetisë , rasti i Kosovës tashmë e ka marrë zgjidhjen e tij dhe kjo e njohur ndërkombëtarisht, ndërtuar mbi bazat e parimeve universale dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ibrahim Feimi
University of Pristina
faculty of Law
Department of Criminal



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx