E shtune, 27.04.2024, 09:11 PM (GMT+1)

Mendime

Petrit Shpati: Serish vjen Nentori...

E enjte, 06.11.2008, 10:26 AM


Serish vjen Nentori...

 

Nga Petrit Shpati

 

Më 26. Nëntor 2006, ne Bujanoc Kosove Lindore, pas shume vitesh valoi prap flamuri shqiptar. Sa hijeshi qe i kishte asaj ndertese ku kuvendojne e qeverisin shqiparet me pushtetin lokal, vertet ishte per lakmi.

 

Ate dite feste, festohej ne menyra te ndryshme por edhe te çuditeshme. Kur them ne menyra te ndryshme sepse ne njeren ane politikanet ishin konsultuar nga Organizata e Veteraneve te Luftes se UÇPMB-se, nje muaj rresht dhe iu ishte kerkuar ketyre politikaneve qe festa te behej kesi soji:

 

Festa qendrore te mbahej ne sheshin e Bujanocit, ku kishte hapsir te mjaftueshme per qytetaret, para shtepis se kultures te zhvillohej programi festiv, gje cka ishte e pershtateshme shume, dhe flamuri Kombetar te vihej ne ndertesen e Kuvendit Komunal ne Bujanoc qe ishte perball gjithe sheshit. Kjo u prolongua deri naten e fundit d.m.th. me 27 Nentor kur politikanet ne menyren me te papergjegjeshme u pergjigjen: "Ju lutemi, ta mbajme festen ne lokale te mbyllura, ne shtepin e kultures, keshllitaret shqiptare te kuvendit komunal te mbajne seancen ne sallen e vogel te shtepise se kultures, dhe flamuri mos te vehet askund perpos ne salle". Por, a e dini se c'ndodhi te nesermen?!

 

Kur disa djem erdhen ne salle te irituar nga pergjigja e politikaneve, hynen ne salle ishte qudi se as ne salle nuk kishte flamur kombetar.

Ne binen e salles se madhe te shtepis se kultures del nje veteran i luftes plaku 60 vjecar dhe i kerkon politikaneve nje flamur te vendoset perndryshe programi ska per tu zhvilluar, te gjithe politikanet si dhelpra shikohen mes veti as njeri nuk kishte nje pergjigje se cka te bente. Derisa turma e njerezve filloi te bertiste duke kerkuar flamurin, dhe duke mbeshtetur plakun patriot (perndryshe ishte pjesemarres i lluftes me tre djemet, ku njeri nder ta ishte luftetar i dalluar edhe ne Kosove ish epror i lart gjejgesisht Komandant Brigade i Brig. 111 "Fatmir Ibishi")! Plaku i kerkon mases se tubuar ne ate salle qe te dalin nga salla derisa politikanet nuk sjellin nje flamur per te cilin edhe po mbahej ajo dite e shenuar, me pastaj dikush u del mases perpara dhe i genjen se dikush po sjell flamurin por, kjo ishte vetem nje genjeshter edne plaku i fort nuk leshonte binen dhe insistonte qe flamuri te vinte e te vihej ne ate salle, Dikur plaku Shefket Ibishi, nxjerr telefonin dhe pa kuptuar askush se me ke po flet pas 5 minuta ne bine lajmrohen edhe nje grup prej ish luftetaresh; Arber Ibrahimi, Faruk Salihu, Kabil Jahiu, Bejtullah Bejtullahu, Ramiz Abazi, Avdi Sulejmani, etj. dhe ne kete moment plaku konsultohet me Arberin dhe me pastaj Arberi merr mikrofonin dhe i drejtohet masesme keto fjale: (po mundohem te citoj me sa mbaj mend) "Te nderuar qytetar, ka nje muaj qe keta te mjere politikan i konsultojme dhe ju kerkohjme qe flamuri te vendoset ku e ka vendit, po kta te mjere jo qe se vejne ku e ka vendin por ne fakt edhe po i dhimben 5 euro per te harxhuar per flamurin kombetar per te cilin e kane gojen plot lavdrata ne zgjedhje por, mos bani dert sepse ende keni djem te cilet e mbrojten nderin dhe dinjitetin tuaj e edhe ket flamur me djers e gjak, andaj (i nxjerr dy flamuj nga xhepi i mbrendeshem i xhufit) nje flamur per politikan ne salle dhe nje flamur per aty ku e ka vendin!"

Keshtu nisen djemet per te dal nga bina, ne nje moment kur plaku rregullon flamurin dhe e vene ne shtiz per ta vendosur ne shtize, keta djem te ndihmuar nga Burhan Limani vendosin tjetrin flamur ne nje shkop dhe pershendeten me Burhanin i cili i uron suksese dhe kthehet per te kryer detyren e vet ne programin festiv (vlene te permendet se edhe Burhani ishte ish Luftetar ndersa tani punon ne shtepine e kultures ku edhe shtron nje aktivitet vullnetar me nje grup valltaresh duke bere valle tradicionale shqiptare).

 

Kur djemt nisen per te dal jashte nje polic shqiptar me grad te lart u del para dhe ju thote: "Djem nuk eshte mire qe zogjet te dalin para pules"!!! Ne kete moment Arber Ibrahimi i pergjigjet: " I nderuar ne nuk kemi pula dhe nuk jemi zogj por te kishim lutur te kuptosh qe jemi shqiponja dhe do ti shkyejme policet e tu"! Por polici me nje gjest shume njerezor ju thote: " Ju uroj suksese djema".

Rruges te gjithe duar trokisnin derisa Kabil Jahiu, pikerisht si nje flamurtar drangua lufte po ecte para dhe flamuri i lemonte supet e te tjereve sikur i binte kraheve dhe i jepte forcen e kurajon, sepse sikur e dinte se ata djem kishin dhene betim pikerisht para atij flamuri!

Ne hyrje te portes se nderteses se Kuvenit Komunal, dera mbyllet nga brenda. Djemt as qe tremben dhe shtyej deren dhe hapet dera ku pas nje kohe shume te shkurter gjinden ne katin e dyte te nderteses ku ju del para nje shqipefoles Inspeksioni i arsimit Ziqirja Islami, dhe ju kerkon te ndalojne, djemt i thone te hapin deren e zyres ne te cilen eshte ballkoni dhe vendi ku vehet flamuri por, ky zotriu i shoqeruar nga kolegeja e tije serbe Snezhana Maniq, kundershtohet dhe djemt jane te detyruar ta hapin deren me force dhe futen ne nje zyre ku duhet te hapet dhe nje dere tjeter per te kaluar neper ate zyren tjeter e cila ka dalje ne ballkon per te vendosur flamurin dhe keshtu edhe behet, ne ora 12 e 1 minut valon flamuri shqiptar ne ndertesen e Kuvendit Komunal ne Bujanoc.

Ne nderkohe ne ballkon, ngjitet ne cepin e rrethojes se ballkonit Bejtullah Bejtullahu, dhe Faruku i jep flamurin per ta vendosur ne vendin ku ishte vene para 28 viteve me pare. Ne nderkohe verehet se shkopi ku ishte i ven flamuri kombetar shqiptar nuk qendronte ne gryken e tubit ku duhej te ishte flamuri dhe nje person qe nuk e njohem hoqi rrypin e pantollonave dhe i tha Bejtullahut urdhero vella lidhe dhe lidhe fort.

Derisa po zhvillohej ky akt, ne ballkon kishte ardhur Inspeksioni i arsimit Ziqirja Islami, i cili po ankohej se ky gjest i ketyre djemeve do te kete pasoja qe ketij zotriut do tja heqin rrogen pershkak qe ska munde te i pengonte, dersia ndegjohet nje ze i holl i nje djali te ri 20 vjecar Samir Bektashi, duke iu drejtuar ketij Inspektorit te arsimit me fjalet: "Qysh bre spo tvjen marre me kajt rrogen a e di ti se sa djem kan derdh gjek per ket flamur e ket dite"???

Ziqirja Islami e kap perkrahu (i terbuar teresisht sikur ia vrante syte ketij njeriu ky flamur) dhe i thote: "Do te hakmerrem sa qe do tqes nga ky ballkon"! Intervenojne Faruk Salihu, Avdi Suljemani, Samet Nuredini dhe Ramiz Abazi dhe e ndajn kete flliqesire nga djali, derisa Arberi i drejtohet mases poshte para nderteses qe ishte mbledh dhe me gezim te madh po duartrokisnin me fjalet: " O qytetar te nderuar a e ndegjoni se cka thote profesor Zekolli (ashtu siq e njohin kete person Ziqirja Islamin), thote qe do ta humbe rrogen pse e vnum kete flamur te bekuar, por po harron se ne jemi te gateshem qe edhe me gjake ta mbrojme kete flamur... Dhe nje porosi kam per politikanet, Ne e prume e vendosem i bejme apel qe ne godinen e tyre ta ruajne ata tani"!

 

Djemt u larguan nga ndertesa permes sheshit, dhe nuk u kthyen ne salle sepse tani edhe plaku i forte dhe i pa lekundur ne qellimin e tije iu bashkangjite dhe neper mes te sheshit vazhduan rrugen derisa te gjithe i shikonin me plot dashuri vellazerore dhe duke iu uruar festen, ne mesin e popullates dhe gjithe asaj zhurme dalloheshin edhe bisedat e policise te cilet ishin te shumte ne numer dhe nga radiolidhjet e tyre ndegjoheshin shume llafe te ndryshme, dhe policet shqiptar disi qeshnin dhe gezonin ne vete dhe lehtre dalloheshin permes fytyres nga koleget e tyre serb, sepse policeve shqiptar u dallohej fytyra e ngazelluar. Djemt vazhdojne ne duke u takuar me shoket e tyre dhe largohen per nje vend ku cdo dite edhe sot munde te i gjeshe duke pire kafen e tyre. Te qete dhe pa u mburrur aspak sikur nuk kishte ndodhe asgje. Derisa te gjithe shtronin pytje se si e bete, pergjigja e tyre ishte e njejt nga te gjithe: " E krytem nje obligim, seshte asgje tjeter perpos asaj qe jemi te detyruar moralisht ta bejme"!

 

 

Pas disa diteve policia serbe fillon proceduren penale kunder ketyre djemeve, por duke mos munde te dalloj te gjithe aty i perfshine; Arber Ibrahimin, Ramiz Abazin dhe Kabil Jahiun. Te gjithe keta fillojn ti marrin ne pythje ku me vone edhe i ngritet aktakuza, gjeja se keta kane sulmuar fizikisht nje roje serb te kuvendit komunal i quajtur Pavlle Nikoliq.

Ne gjykate derisa shkuan te prokurori hetues, fare pa u trembur thane;  "Ne e vume flamurin dhe do ta bejeme te njejten sahere qe te jete nevoja, por skemi kohe te merremi me nje ngorrdhacak si ai serbi" - kjo ishte ajo qe deklaruan keta djem. Por, quditerisht ne kete grup kishin perfshir edhe nje person i cili siq e pate edhe vete tani nuk u permend emri i tije deri me tani qe po e permendi, Mustaf Limani puntor i postes zyre kjo ne Kuvendin Komunal (edhe ky ish luftetar), ky njeri nuk ishte pjese atij grupi ate dite, por thjesht ky njeri ishte duke e kryer punen e vet ne ato momente ne ate ndertese ku ndodhi ngjarja.

Por, kjo nuk ishte çudia, sepse me per çudi ishte fakti se rastin e dyerve e kishte lajmruar Kryeshefi i administrates komunale Emrullah Lutfiu, dhe ne kete ngjarje ishte i perfshir  edhe si deshmitar, ku bashk me te ishin edhe dy te tjere, Kryeshefi per veprimtari shoqerore Nehat Aliu dhe Kryeshefi i drejtoratit per pune te inspekcionit Nasip Rexhepi.

Edhe sot e kesaj dite vazhdon gjykimi i ketyre djemeve, me lajrmimin e bere nga ardministrata e kuvendit komunal qe e udheheqin kryesisht shqiptaret. Andaj edhe tani jemi ne Nentorin e Bekuar te Ismail Qemalit, dhe kjo akuz e ngritur ende ngjall iritim ne mesin e shokeve te ketyre djemeve dhe sot e kesaj dite shtrohet pytja:

 A ishte gabim vendosja e Flamurit Kombetar Shqiptar, ne ndertesen e Kuvendit Komunal, apo keta djem e bene ate qe eshte dasht te behet?!

Apo kemi edhe pytje te tjera: A do te vazhdojne politikanet e Kosoves Lindore te festojne festen kombetare ne qoshe e ambiente te mbyllura? Kush do te kete guximin neser te quhet patriot kur del deshmitar kunder nje çlirimtari e nje flamurtari? Ku eshte falmuri qe u hoq nga ndertesa me 26 nentor ne ora 18 e 30? A do te vehet ky flamur sivejt ne vendin ku e vnun keta djem dy vjet me parë?...

 

Une vetem uroj qe keta djeme te presin te lumtur kete nentor dhe shume nentor te tjere, ndersa plakut te jetoje sa te shohe clirimin e Kosoves Lindore dhe ribashkimin me Kosove, sepse e meriton!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora