E diele, 28.04.2024, 01:19 AM (GMT+1)

Mendime

Jeton Kelmendi: Dekoratat e Shqipërisë medikamente për politikanët kosovarë

E merkure, 05.11.2008, 12:59 PM


Jeton Kelmendi
Dekoratat e Shqipërisë medikamente për politikanët kosovarë

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Kosova për politikanët e Shqipërisë është bërë një teren i përfitimit patriotiko-politiknë, për ata që s’ bëjnë gjë të hairit është fjala, e cilët janë ata po i shohim të gjithë.

Me plotë gojën Kosovë, dëgjohen politikanët shqiptarë në medie, duke akuzuar njëri tjetrin për bashkëpunim me serbët dhe duke lëvduar vetën në ndihmë pavarësisë.

     Në Kosovë realiteti është ndryshe. Sa herë që drejtuesit e institucioneve dhe partive të mëdha politike, kanë krizë me autoritetin e tyre, ata shkojnë të “mëma Shqipëri” për tu dekoruar. Pavarësia e Ahtisarit tashmë ka filluar të shihet. Liderët politik gjithsesi fjalaman nuk po dalin në pranverën e tyre politike. Nuk dihet pse, por shihet se politikanëve kosovarë, gjithmonë po u rrinë dimër në politikën e tyre, në fakt në politikën që bëjnë për vendin. Se  ata kurrë nuk i prijnë politikës, por shkojnë pas politikës, së bërë nga tjetër kush, ketë po e shohin të gjithë ata që duan me pa.

 Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, me kushtetutën e Ahtisarit, paraqet unitetin e popullit, mirëpo ai është i pari njeri që shkel kushtetutën. Kur u rizgjodh president, mbi gjysma e deputetëve nga partia e tij nuk e votuan. Ai ka ngrirë postin e kryetarit të LDK-së, por është kryetar i saj. Ai shkarkon njerëz në partinë e tij dhe ndërhynë në procese partiake edhe pse nuk ja lejon kushtetuta. Sigurisht është edhe më i madh se kushtetuat, ngase ka mbështetjen e fuqisë së Hashim Thaçit.

Nuk e di se çfarë uniteti përfaqëson Presidenti, sikurse nuk di se çka ka bërë të mirë për qytetarët e vendit.     Kurse sa i përket besimit të qytetarëve tek ai, më së miri flet fakti se gjysma e votave që mori paria e tij, nuk ishin për të. Konkretisht Sejdiu nuk ka marrë as njëqind mijë vota nga përafërsisht dy milion e katërqind mijë qytetarë sa ka Kosova.

Mirëpo  ndërhyrja e fundit ia lëkundi autoritetin e tij edhe ashtu të vogël. Për ti hedhur “hi syve” siç thotë populli, ai vendosi të shkoj “ të nëna shqipëri” për të marrë një dekoratë të mirë. Presidenti Shqiptar Bamir Topi, dekoroj Sejdiun me urdhrin SKENDERBE. Televizionet nga Shqipëria dhe Kosova transmetonin çdo lëvizje të tyre. Tek sa po i shikoja televizionet, më shkoj mendja dhe e pyeta veten, për çka e dekoroj me urdhrin Skënderbe.       

 

      Skënder Beu   ishte një luftëtar dhe burrë i madh i kombit dhe çmimi me ketë emër, që e jep presidenti shqiptar, është çmim për të arritur. Çka ka bërë Fatmir Sejdiu, pos lëshimeve të një pas njëshme së bashku me Hashim Thaçin që i kanë bërë Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Mendova gjatë për të gjetur ndonjë të mirë te Sejdiu, por nuk pata sukses. E vërteta është se çmimi nuk është dhënë për rezultate, por për ta tejkaluar krizën e autoritetit të Presidentit Sejdiu. Thjeshtë “çmimi” është një medikament për politikanin e lodhur të kosovarit.

Shqipëria kështu i shërbeu edhe Hashim Thaçit. Para disa muajve, kur e pati thirr me dekorua edhe atë.   Nga mos rezultatet edhe Hashimit pat nisur ti dal telashe me opozitën dhe me sindikatat e punëtorëve. Hashimit ju gjetën mira “vëllezërit” me ato dekorime, besa edhe e tejkaloj krizën disi, së paku deri tash   po e.

Televizioni Shqiptar, transmetoj drejtpërdrejt nga Pallati në Tiranë, dhënien e çmimit “Gjergj Kastrioti SKENDERBEI”, Fatmir Sejdiut. Të dy presidentët në foltore, mbrapa tyre flamuri Shqiptar pas Topit, flamuri i Ahtisarit pas Sejdiut. Në mes të flamujve,  busti i heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Si për koinçidenc, heroi kishte kthyer shpinën flamurit pa identitet  dhe politikanit të lodhur Fatmir Sejdiu. Dukej sikur ndihej keq heroi, por si traditë që e ka shqiptari të mos fyej. Sikur të fliste kush e di çka mund ti thoshte. Gjithçka, mbase gjë të mirë jo sigurisht.   

Fjalamania ishte ajo që dëgjohej nga të dy presidentët, ose thënë më ndryshe ata flisnin për të mos thënë asgjë. Është e natyrshme të ligjëron hidhërimi në shpirtin e çdo atij që ndjehet shqiptar, e sidomos atyre që jeta u kishte dhënë nga diçka për atdheun. Athua a nuk paskemi njerëz që bënë për kombin për pos politikanëve. Vetëm politikanët tek na  sollën deri të kjo ditë, gjithsesi më mirë seç ishim, por jo deri aty ku mundem. Nëse mendon sado pak, qoftë gjysmë minute. Ne kemi heronj sa asnjë popull dhe kemi edhe artistë të mëdhenj, kemi edhe veprimtarë, shkencëtar  dhe sportist, fjalën e kam për shqiptarët në Kosovë. Pse presidenti i Shqipërisë nuk e dekoron psh. Jusuf Gërvallen, një hero dhe burrë të madh, ose Luan Krasniqin një sportist i merituar, kampion i Evropës në boks. Bamir Topi mund ta dekoroj edhe Muhamedin Kullashin, profesor në një nga Universitet më të njohura në Evropë, Parisi 8. Pse presidenti nuk e dekoron aktorin e madh Enver Petrovci. Ka shumë personalite në Kosovë për ti dekoruar, sepse ata bënë shumë në fushat e tyre, por janë “fatkeqi”, se nuk janë politikanë. Në rregull edhe për dekoratat, se nuk janë ndonjë shpenzim i madh për shtetin, por kjo është një hije e keqe, se tek shqiptarët për të qenë dikush, duhet të jesh ose politikan i lodhur ose shund këngëtar.

E kjo dëshmon se punët nuk janë mirë hiq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora