E diele, 28.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe Anonimët

E merkure, 05.11.2008, 12:03 PM


SHQIPTARËT DHE ANONIMËT ( TË PAEMRAT- MARROQËT )

Nga Xhevat Rexhaj

Ka shumë vite që mundohem të gjejë prehje në ndonjë shkrim që e kam bërë dhe e bëjë. Gjithherë kam menduar se ata që shkruajnë, pra ata që dinë dhe kanë resurse të mëdha mendore dhe intelektuale, janë vërtet njerëz të duhur për të i dhanë kahe dhe ide shoqërisë, pra pse jo edhe kombit të caktuar e në rrethana të ndryshme edhe më gjerë. Që në fillim të ceku se koftë larg që unë bëjë pjesë në asnjërin grupim nuk kam aq shumë referenca, unë thjeshtë i dua shumë shkrimet në tërësi, dhe ashtu ndoshta edhe frymëzohem që aty këtu edhe të shkruaj nga pak se te e fundit të shkruarit edhe ofron njerëzit, zakonisht.

Mundësit për të shprehur mendime, për të debatuar, për të replikuar për të vlerësuar apo falënderuar për dhe rreth shkrimeve , sot janë shumë të mëdha, e një nderë mundësit vërtet sensacionale është ajo nëpër faqe të ndryshme interneti. Fatmirësisht sot kemi aq shumë faqe interneti në gjuhën shqipe ku njeriu mundë të lexoi dhe të shkëmbej mendime e çka jo tjetër, me të gjithë ata që duan dhe dinë të shkruajnë dhe përdorin kompjuterin. Shqiptarët edhe me këto faqe po tregohen se janë të aftë vërtet të ecin me kohën, unë personalisht i përgëzoi të gjithë ata që kanë hapur dritaret për të komunikuar me shkrim dhe me mendime njëri me tjetrin, pra për të gjithë kam një konsideratë të veçantë, sepse është dhunti dhe mençuri të administrohet një “ site”, faqe në kompjuter.

Të gjitha këto mrekulli të bëra edhe nga ne shqiptarët po sjellin një kulturë të re komunikimi, po afrojnë jo vetëm intelektualët dhe  njerëzit e lapsit por edhe ata të cilët me andej lexojnë dhe duan të informohen me shumë çka, jo nga mjetet e informimit të dirigjuara nga politika ditore, por nga njerëz të cilët te e fundit kanë pakëz moral dhe kodeks në të shkruar, ama duke qenë real dhe të drejtë në shkrimet e tyre. Në këtë rrafsh ka shumë faqe, “site” të mrekullueshme, të nivelit, të administrimit, të njerëzve që shkruajnë aty dhe të lexuesve të shumtë. Këto faqe, këto tribuna kanë për bashkëpunëtor shqiptarë me emër e mbiemër, kanë njerëz që shihen, njerëz që ekzistojnë pra që preken, andaj edhe janë duke luajtur rol të madh, janë duke mbjellë kulturë të mirëfilltë demokratike, duke i ballafaquar mendimet, idetë, thëniet e të tjerat, mirëpo në suaza të normales me një kodeks moral të të shkruarit por edhe të një kulture dhe edukate familjare.

I paemri si kopili

Nga ana tjetër e mira gjithherë është penguar, sulmuar, atakuar e besa edhe te të padijshmit degraduar nga, urithët e nëntokës, nga ujqit, nga të pa identitetet, të panjerëzitë të cilët nënë të drejtën e “ pis” emrave, nofkave, “ pseudonimeve” vjellin vrer, fëlliqin nga gojët e tyre, pështyjnë jargë nga gjandrrat e tyre të ndyta kundër njerëzve vërtet kombëtar, shqiptarë të drejtë, njerëz familjarë apo edhe thjeshtë shqiptarë të urtë që duan të jenë pjesë e debateve etj.

Këta të paemra, futen nëpër faqe, shajnë, akuzojnë, linçojnë dhe  fëlliqin me gojën dhe edukatën e tyre familjare që e kanë marrë nga të vetët, gratë, nënat dhe motrat shqiptare, pse ato janë të familjeve të njerëzve të denjë shqiptarë.

Këta flliqana, këta "pismileta" nuk po kanë emër e mbiemër, nuk po thirren në identitet te qartë, pra po lënë të kuptojnë se janë më të zi se shkijet, pra serb e përtej serbëve, zoti i marroftë e në fund Zoti i vraftë.

Marria më e madhe qëndron aty se si është e mundur që disa kinse “ site” shqiptare lejojnë kopilë të tillë të jenë të regjistruar dhe të pranuar aty( dihet se mundësia për të i qitë në lendinë ekziston, nëse është nevoja) ata duhet të bëhen së pari njerëz e së dyti duhet të pastrohen sa të jenë gjallë në ujë të valë, sepse janë pjellë e keqe e shqiptarizmës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora