Shtesë » Lajme
Skandaloze, Vetëvendosje e përdori Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që e çoi dje në Gjykatë Kushtetuese
E premte, 01.05.2020, 12:06 PM
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të arsyetojë kërkesën e saj për pezullim të vendimit të presidentit për dekretim të mandatarit, duke iu referuar një neni të Kushtetutës së Serbisë. Serbia në aktin kryesor juridik, Kosovës iu referohet si pjesë përbërëse të territorit të saj, raporton Gazeta Express.
Vetëvendosje
ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretoj vendimin e presidentit të
Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretim të mandatarit nga Lidhja Demokratike e
Kosovës.
Për
ta bërë këtë, nga kjo parti në kërkesën që është nënshkruar nga 30 deputetë të
grupit parlamentar iu janë referuar Kushtetutave të gjashtë shteteve.
Përveç
Kroacisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë, e
Shqipërisë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti e ka arsyetuar kërkesën
e tyre ndaj Kushtetueses, duke përmendur edhe një nen nga Kushtetuta e shtetit
serb.
Në
këtë nen që citon Vetëvendosje, saktësisht neni 130 thuhet se nëse parlamenti
rrëzon qeverinë me anë të mocionit, atëherë presidenti duhet të zgjedhë
qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shpallen zgjedhjet e reja.
Kushtetuta
e Serbise, neni qe i eshte referuar Vetevendosje
Vetëvendosje
ka zgjedhur për referencë karshi kërkesës së saj, Kushtetutën e një shteti që
nuk e njeh territorin e Kosovës, e as pavarësinë e saj, madje, e konsideron
pjesë përbërëse të territorit të Serbisë, duke iu referuar si Kosova dhe
Metohia ne preambulën e saj.
“Duke
u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazisë së të gjithë
qytetarëve dhe pakicave etnike në Serbi dhe duke u nisur nga ajo se Kosova dhe
Metohia janë pjesë përbërëse te territorit të Serbisë, e cila ka pozitën e
autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga kjo pozitë
rrjedhin të gjitha obligimet kushtetuese të organeve shtetërore që t’i përfaqësojnë
dhe t’i mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë e Metohi dhe në
marrëdhëniet me jashtë qytetarët e Serbisë shpallin Kushtetutën e Republikës së
Serbisë”, shkruhet për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë./GazetaExpress/