E marte, 14.07.2020, 12:13 PM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Angazhimi arsimor, Shkencor dhe atdhetar i Mulla Asllan Muratit

E merkure, 08.04.2020, 01:52 PM


Angazhimi arsimor, Shkencor dhe atdhetar i Mulla Asllan Muratit

Nga Hilmi Saraçi

Mulla Asllan Murati shquhet për angazhimin e tij, jo vetëm në atë fetar , por edhe në atë shkëncor dhe politiko-shoqëror, sidomos në fushën e shkencave të historisë ka dhënë kontribut të dalluar. Në këtë fushë ka merita të veçanta. Ai është një historian, por edhe një fetar mjaft i spikatur , sepse në këto fusha me kumtesat dhe fjalimet e tija të paraqitura, sidomos në Radio dhe TV të Mitrovivës dhe nëpër trueza të rrumbullakta e simpoziume të organizuara shkencore ka dhënë një kontribut të dalluar. Pastaj në angazhimin e tij për edukim fetar , kombëtar dhe arsimim të popullit shqiptar ishte (është) mjaft i përkushtuar.Në kohën më të vështirë, kur pushteti shovenist serb mbylli shkollat dhe përzuri nxënësit  mga mësimi dhe arsimtarët nga vendet e punës duke vështirësuar kështu jetën e arsimtarëve dhe të  shqiptarëve në përgjithsi për të jetuar dhe përparuar, tërë kohën ishte në krah të arsimtarëve dhe  tëpopullit për ta mbajtur gjallë, sidomos shkollën shqipe. Ai si kryetar i BI-së në Mitrovicë gjatë kësaj periudhe kohore, për nxënësit dhe arsimtarët , por edhe  për aktivitete të tjera shoqërore dhe politike hapi derën në  objektet fetare (xhamitë) që sa do pak të gjejnë forma për të zhvilluar aktivitete kundër pushtuesit serb dhe kështu për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe.

Ai me prof.Latif Berishën para “xhematit” brenda në xhami, mbanin fjalime dhe udhëzonin si të punojë dhe të qëndrojë populli karshi këtyre vështirësirve nga armiku, prandaj disa herë ishte i rrezikuar nga policia serbe të cilët disa herë kishin ndërhyrë për ta penguar angazhimin e tij në këtë fushë të rëndësishme politiko-shoqërore  dhe kombetare. Mirëpo përkundër të gjitha këtyre, ai nuk u lëkund as nuk u friksua që të punojë dhe të ndihmojë popullin e vet , sidomos  arsimtarët për të mbajtur gjallë shkollën shqipe. Për këto punë e vepra me rëndësi të madhe për arsimin, edukimin dhe zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare, Mulla Asllani ka merita të veçanta…

Në foto: Prof. Hilmi Saraçi, Mulla Asllani  prof.dr. Adem Zejnullahu, Gazmend Boletini, Miftar Kurti  dhe Sabit Idrizi

Pas luftës angazhimi i tij për shtetndërtimin e Kosovës nuk mungoi,përkundrazi ishte mjaft i dukshëm. Ai si gjithnjë ishte i pranishëm nëpër takime dhe në  konferenca për çështjet me interes kombëtar, sidomos propozimet e tij ishin të pranueshme dhe me rëndësi të veçantë, sepse ishte i përgatitur dhe gjithmonë gëzonte një përkrahje dhe besim të madhë nga popullata. Shquhet angazhimi i tij për organizimet për akademitë përkujtimore të dëshmorëve dhe atdhetarëve të shquar, si ishte Sherif Tërstena.Ai (Sherif Tërstena) pas luftës  (1998-1999) kishte ardhur nga Shqipëria në vendlindje –Kosovë , për të prehur shpirtin dhe shijuar lirinë në Kosovën e çliruar nga pushtuesi shekullor serb. Terë jetën luftoi për çlirimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare nga pushtuesi partizano-çetnik, bashk me Aziz Zhilivodën që ishin shokë të pandashëm.

Mirëpo nuk kishte kaluar kohë e gjatë nga kjo vizitë kur ishte sëmurë dhe kishte  ndërruar jetë.Vdekja e tij piklloi , jo vetëm familjarët, por mbarë shqiptarët kudo që jetonin. Me këtë rast Mulla Asllani ishte njëri ndër ata që organizoi varrimin madhështor në vendlindjen e tij, në Tërstenë. Mulla Asllani në Xhaminë e tij kishte kryer të gjitha ceromonitë fetare dhe kishte organizuar që trupi i tij i pajetë të bartet në duar nëpër mes qytetit deri të Ura e Sitnicës ( Shupkovcit), për t’u përshëndetur qytetarët me atdhetarin e shquar të popullit shqiptar. E pastaj me automjet e kishin bartur në varrezat familjare , në Tërstenë.Varrimi ishte madheshtor, me pjesëmarje të madhe nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia dhe nga pjesë të tjera ku jetonin shqiptarët. Për hir të organizimit që kishte bërë Mulla Asllani , familjarët e Sherif Tërstenës (djali dhe gruaja) nga Shqipëria kishin ardhur një ditë në shtëpinë e Mulla Asllanit, në Zhabar të Poshtëm dhe më një dhuratë modeste e kishin falënderuar Mulla Asllanin për angazhimin e tij, për varrimin dinjitoz dhe madhështor të babait të tyre… (Fragment)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora