E premte, 26.04.2024, 09:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Albert Zholi: Kleriku Marko Moçka dhe presidenti i SHBA-së, Uillson

E merkure, 15.10.2008, 08:24 PM


Albert Zholi
Gëzohem shumë që ju takoj përsëri z. Marko dhe u informova se gjithshka shkoi mirë

Kleriku Marko Moçka dhe presidenti i SHBA-së, Uillson

Apel i kujtesës historike të kombit!

Nga Albert Zholi

Pas afro 100 vjetësh, botohet për herë të parë takimi dhe biseda e klerikut Marko Moçka me presidentin e 28të të SHBA-së, Udro Uillson. Udhëtimi i tij nga SHBA-ja në Vlorë, ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Dhe Fan Noli shkruan në gazetën Vatra të vitit 1924:
Kush je ti o njeri shtat`hedhur/ Që po vjen si një shenjtor?/ -Jam Marko Moçka, o nënë/ Vij nga larg e zbres në Vlorë.
Me këto fjale iu drejtua nënë Marigoni birit të saj, Markos që kthehej nga studimet  teologjike në
 Sh. B.A

Jetëshkrimi

Marko Moçka ka lindur  në Vlorë në vitin  1857 në derën e madhe të mockallarëve . Shkollën fillore  e mbaroi në qytetin e Vlorës, ndërsa të mesmen e të larten në Janinë . Më vonë,  Marko Moçka me dashurin për fenë  shkon në SH.B.A ku diplomohet  me titullin Dhespot . Në shtator të vitit 1911 kthehet në Shqipëri  dhe lidhet me  Ismail Qemalin, me të cilin bashkëpunon. Më 25 prill1912, krijon shoqatën  e parë  të fesë ortodokse për atë zonë , e cila përfshinte përveç Vlorës, edhe disa qytete. Nga Londra  Ismail Qemali e përgëzonte për këtë nismë shpirtërore dhe patriotike dhe  midis të tjerave  i shkruan:” Siç kemi biseduar edhe herë të tjera  më prit në Shqipëri për të gëzuar  së bashku ditën e flamurit tonë “.Lulëzimin e sistemit  komunist  ai e kundërshton  me forcë  dhe si pasojë e bindjeve  demokratike  pro amerikane   persekutohet   duke e masakruar 
në vitin 1947.

Takimi

Në vitin 1912 të vjeshtës së parë, një grup studentësh shqiptarë në Amerikë, që studionin për  teologji, të udhëhequr nga At Marko Moçka, u takuan me presidentin e 28-të amerikan Ëillson, takim që mund të quhet edhe si fillimi i marrëdhënieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane të asaj kohe, nga ku morën mesazhin  dhe OK-in  për  mos copëtimin e Shqipërisë dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Këtë mesazh të SHBA-së, kleriku  Marko Moçka e lexon në ditën e flamurit. Me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve fetare si dhe të Ismail Qemalit, i caktohet  edhe bekimi i flamurit.  “At Marko Moçka - nga SHBA-ja në Vlorë për Ditën e Flamurit”... shkruajnë gazetat  “Vatra”, “Dielli”, “Iliria” të asaj kohe si dhe gazetat  e sotme si “RD” (25.04.1995), “Tribuna Demokratike” (PD, dega Tiranë; 20.03.1995), “Atdheu” (18.04.1997), “Iliria” (25.11.2003), “Albania” (04.07.2003), “Dibra” (2007), “Zoti është NJË” (1998); flasin kronikat dhe dokumentarët e dhënë në mediat vizive si RTV Shqiptar (Nëntor 1995-1996) si dhe disa kanale private; teqeja bektashiane e Baba Rexhepit në SHBA (Detroit); Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarëve Politikë të Shqipërisë në arkivin e së cilës janë edhe thëniet e vitit 1994 të politikanëve të shquar e të nderuar si Pjetër Arbnori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga regjimi i diktaturës komuniste në Shqipëri dhe që pas përmbysjes së sistemit diktatorial zgjidhet Kryetar i Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri; Osman Kazazi, personalitet i njohur në histori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga komunizmi;  ndër shkrimtarët më të dëgjuar: Sami Shehu, Haki Koltraka Trojviolli, Dukagjin Hata; studiuesit dhe historianët: Bardhosh Gaçe e Vath Gruda; prefekti i Qarkut të Vlorës ku ka lindur Marko Moçka dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij patriotik e kombëtar, z. Xhevair Rexhepi, kryetari i Komunës së zonës ku ka lindur dhe ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, z Rait Llanaj; artisti dhe politikani A. Haklaj…

Fan Noli

Fan Noli, në gazetën “Vatra” të vitit 1924 : “ Është në nderin e Kongresit të Lushnjes të ketë  prezent njeriun e Zotit, At Marko Moçkën, i cili me cilësinë e misionarit të paqes,  lexon në Kongres mesazhin  e SHBA-së të cituar  po nga ai  ditën e flamurit  në Vlorë.
 At Marko Moçka është  dhe botuesi i revistës “Diaspora Shqiptare”, revistë e pagëzuar së bashku me ditën e flamurit, 1912. Në Maj të vitit 1943, bekon në mirëseardhje misionin ushtarak anglo-amerikan i ardhur nëpërmjet kufirit me Greqinë, me kryetar z. Bill Maklin. Në Qershor të vitit 1944, pret dhe bekon në Kishën e Shën Kollit miqtë e ardhur nga larg, të gjithë misionin anglo-amerikan me gjeneral Deivis dhe shefin e  shtabit të misionit, kolonel Nikolos. At Marko njhet edhe si përkthyesi i parë i misioneve anglo-amerikane në Shqipëri... Gjatë luftës së II Botërore, në kishën e Shën Kollit, më e madhja dhe ndër më të bukurat në ballkan, e ndërtuar nga vet Marko Moçka, janë strehuar mbi 50 hebrenj, por për fat të keq në 1967, kisha u shkatërrua me gjithë çka kishte brenda dhe u dogj nga regjimi komunist, i cili edhe varrin ia dogji Baba Neit  siç e thërriste Vlora klerikun Marko Moçka.      

Uillsoni për Shqipërinë dhe kleriku Marko Moçka.

“- I nderuar z. president Ëilson, pavarësinë e Shqipërisë e shpallëm!...  Mesazhin tuaj për moscopëtimin e tokave shqiptare dhe për të qenë të mosvarur e lexova ditën e flamurit, më 28 Nëntor 1912  dhe u prit me duartrokitje e brohoritje të fuqishme.  Shqipëria dhe shqiptarët do t`i jenë përherë mirënjohës SHBA-së dhe juve z. president...
-Gëzohem shumë që ju takoj përsëri z. Marko dhe u informova se gjithshka shkoi mirë. Ta gëzoni pavarësinë!...
Këtë takim tonin mund ta quajmë edhe si fillimin e marrëdhënieve miqësore shqiptaro - amerikane apo jo z. Marko?!...
Të dy burrat rrokën duart dhe mbi flamuj dhanë besën e miqësisë”...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora