E marte, 21.01.2020, 01:39 PM (GMT)

Komente

Florim Zeqa: A po krijohet standard i ri politik!?

E shtune, 11.01.2020, 09:30 AM


A po krijohet standard i ri politik!?

Shkruan Florim Zeqa

Aq i nevojshëm është ndryshimi epokal, për aq sa është i nevojshëm ajri për qytetarët e këtij vendi. Për aq sa dukej që ishim afër ndryshimit para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për aq jemi largë nga arritja e qëllimeve për një ndryshim pozitiv dhe përmbajtësor në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga uzurpatorët e të gjitha llojeve e ngjyrave.

Instiktivisht nga fillimi nuk më kanë pëlqyer takimet e Albin Kurtit me Isa Mustafen, arsyet të cilat i kam shprehur muaj më parë në shkrimet dhe prononcimet e mia analitike.

Shikuar nga këndveshtrimi analitik negociatat për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, ato gjithnjë kanë qenë të ftohta, të pasinqerta dhe plot hipokrizi.

Mospajtimet për ndarjen e "tortës qeveritare" filluan që nga negiciatat për koalicion parazgjedhor, kur LDK-ja nuk e pranoj kushtin që Vjosa t'i prijë listës së përbashkët, ndërsa Albini të bëhet kryeministër.

Edhe përkundër pajtueshmërisë që të shkojnë ndaras në zgjedhje, me kushtin që partia e cila merr më shumë vota ta ketë të drejtën e mandatarit të qeverisë, LDK-ja përseri vazhdoi me obstruksione ndaj LVV-së, duke e futur në pazar edhe postin e presidentit.

Kushti i LDK-së që Vetëvendosje ta nënshkruaj “blanko çekun” për postin e Presidentit një vit e gjysmë para se t’i skadojë mandati Presidentit aktual (të zgjedhur me votat e LDK-së) është i papranueshëm, për faktin që në zgjedhjet e 6 tetorit populli votoj për parlamentin dhe qeverinë e re e jo për president të shtetit.

Zgjedhja e kryeparlamentarit, shkas për thellimin e ndarjes

Megjithatë, ndarjet në mes LVV-së dhe LDK-së u thelluan pas seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së së Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit me votat e LDK-së!

Dhënja e votës dhe më pas kundërshtimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, e shpërfaqin fytyrën e vërtetë të LDK-së së Isa Mustafës për mosmarrveshje me asnjë kusht me LVV-në, për të arritur qëllimin final të djegies së kandidaturës së Albin Kurtit për kryeministër dhe nxjerrjen nga loja për pushtet të LVV-së.

Për realizimin e planit përjashtues të koalicionit LVV- LDK në prapaskenë është duke punuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke e shfrytëzuar postin e tij pas mospajtimeve LVV-LDK, që t'ja jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë fituese më të tjerët, në këtë rast LDK-së. Këtë plan përjashtues të VV-së, ditë më parë e bëri publik edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, sipas të cilit, "ka variante b, dhe  c, që qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen".

Deklarata e Haki Rugovës nuk është vetëm një balon i hedhur në ajër, por është fillimi i heqjes së maskave të krerëve të LDK-së, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për koalicion me LVV-në, por vetëm e kanë mashtruar opinionin publik kinse janë për koalicion dhe për ndryshime pozitive në vend.

Sikur të kishte pasur qëllime të mira nga kreu i LDK-së, që moti do të ishte arritur marrëveshja për bashkëqeverisje, madje edhe para procesit zgjedhor.

Pas abuzimit me Vjosen, abuzimet po vazhdojnë me Albinin...

T'ja japësh votën për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe ta quash më pas e njëanshme VV-në, po më duket pak më tepër se hipokrizi dhe lojë e dyfisht e krerëve të LDK-së, të cilët ashtu siq abuzuan me Vjosa Osmanin për grumbullimin e votave, po i shfrytëzojnë obstruksionet politike ndaj Albin Kurtit për arritjen e qëllimit final, e që është ai i marrjes së mandatit për formimin e qeverisë.

Elektorati i zhgënjyer i LDK-së ia besoi votën Vjosa Osmanit pikërisht pse ajo hiqej si reformatore, prandaj vota për Vjosen ishte votë kundër liderit diktatorial, i rizgjedhur kryetar me aklamacion dhe vartësve të tij morbid.

Vjosa Osmani që deri dje ishte konsideruar forca e ndryshimit në LDK, po e dëshmon të kundërtën e saj,...ajo po e dëshmon që nuk i interesojnë ndryshimet rrënjësore në parti, por vetëm ato kozmetike që asaj gjenerojnë vota me shpresën e mashtrimit të mëtutjeshëm të elektoratit të LDK-së.

Elektorati i LDK-së edhe kësaj radhe ra në kurthin e puçistëve dhe uzurpatoreve të LDK-së në krye me Isa Mustafën që e nominuan Vjosen vetëm pse e hante më lehtë këtë fore elektorati për të shpëtuar nga ndëshkrimi dhe fundosja politike për shkak të procesit të deformuar zgjedhor brenda LDK-së nga aklamacionist puçist në krye të saj..

Koalicionit LVV-LDK i ka vdekur nëna akoma pa lindur!

Isa Mustafa po i kërkon Albinit Kurtit  sa më shumë që është e mundur, duke qenë i bindur që Albini nuk lëshon pe dhe nuk i pranon ofertat e tij.

Megjithatë nga kjo lojë e dyfisht dhe mosmarrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së, po del edhe diçka pozitive.

Për herë të parë është duke i krijuar një standard i ri në politikën kosovare, që partia fituese të përcaktoj rregullat e lojës, e jo siq ka ndodhur deri më tani që humbësit të marrin krejtë atë që kërkojnë, siq ia bëri AAK-ja e Haradinajt PDK-së,....dhe më pas ku AKR-ja në shuarje e Pacollit iku nga koalicioni me LDK-në dhe dy palëve ua mori 4 ministri dhe zv. Kryeministrin me vetëm një deputet.

Pavarësisht epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, me konsistimin në qëndrime të liderit të saj, LVV-ja përveqse fituese faktike doli të jetë edhe fituese morale e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Krijimi i standardit të ri politik, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT