E merkure, 15.07.2020, 08:24 PM (GMT+1)

Komente

Dan Kosumi: LKSHM dhe kuvendi i qyqeve

E hene, 06.01.2020, 01:47 PM


LKSHM DHE KUVENDI I QYQEVE

Ose: Shembja e turpshme e ngrehinës së lapangjozve.

Shkruan: Dan Kosumi

Pas skandaleve te njëpasnjëshme dhe pas dorëheqjeve të 15 anëtarëve të kryesisë, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dështoj edhe në organizimin dhe mbajtjen e të ashtuquajturit  Kuvend të saj. Dështoj, sepse anëtarësuia u rrudh aq shumë sa që, thirrjës për mbajtjën e Kuvendit nuk iu përgjigjen më tepër se 10 - 15 anëtarë. Bojkoti me mospjesëmarrje ndodhi për shkak të gjendjes alarmante në LKSHM, të krijuar pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme. Për ketë arsye, ftesës nuk iu përgjigjen as përfaqësuesit e degëve të kësaj shoqate në Gjermani, Suedi, Norvegji, Itali, Greqi, SHBA etj. Por, pavarësisht kësaj, organinazoret nuk qëndruan duarlidhur. Ata e bënë skenarin me kohë, me të gjitha detajet e tjerrura holl, në mënyrë qe të dilnin pa u lagur nga bataku ku e kishin futur veten dhe shoqatën. Kështu, për ta shpetuar vetveten, vendosen djallëzisht që ta bënin një kurban. E për kurban u zgjodh „vëllai“ i dashur dardan, ai që më së paku kishte gjynahe! Pastaj u bënë përpjekje të mëdha për të krijuar opinion të rrejshëm se çdo gjë shkonte për së mbari. Kësisoj, për të mos u kuptuar nga të tjerët se kishin mbetur shumë pak nga soji i tyre mjeranë, vendosën që të thërrisnin haberxhinj e syretxhinj, bejtexhinj e kalemxhinj, dajrexhinj e sazexhinj, hastretxhinj e badihavxhinj… Por, prapëseprapë, më 24 nëntor 2019 në qytetin Bad Neuenahr, „gjurulldia“ e dëshiruar aq shumë nga hyzmeqarët e devotshëm të kyeparit,  doli të jetë teper „hafif“! Jo vetëm që nuk u bë ndonjë „gjurulldi“ e hareshme që ti ngjante së paku një dasme të vogël evxhite, por ajo dukej hiç më pak se një ritual i përmortshëm ku pritej që të vdekurin ta vorrosnin pikërisht ata që ia kishin marrur shpirtin!

*****

Pavarësisht se disa prej të mbeturve në LKSHM, kishin trumbetuar me të madhe se në Kuvend do të sqarohej çdo gjë, se në Kuvend do të flitej e do të merreshin vendime për të gjitha ato që kishin ndodhur, se askush nuk do ti shpëtonte përgjegjësisë; të gjitha ato fjalë e premtime i mori era! Pra, ashtu edhe siç pritej, faji doli jetim dhe fajtoret ia dolën qe të shpetojnë pa u damkosur për të palarat e tyre!

Askush nuk mori përgjegjësi pse u lejua dorëheqja e 15 ish-anëtarëve të kryesisë, pavarësisht se disa prejt tyre mbanin edhe pozita nënkryetarësh dhe njëherit, ishin edhe bashkëthemelues të kësaj shoqate.

Askush nuk mori përgjegjësi për dëmtimin e imazhit të shoqatës për faktin se në kryesinë e mëparshme të saj ishte zgjedhur një person i përfolur për të kaluarë e tij të dyshimt karshi interesave kombëtare, emri i të cilit u largua heshturazi.

Askush nuk mori pëgjegjësi as për shumë akuza dhe probleme tjera, siç janë:  akuzat e bëra për ngacmime seksuale, akuzat për montimimin e rezultateve të konkurseve letrare, akuzat për mos transarencë te shpenzimeve të buxhetit të shoqates, pavarësisht se në bazë të rregullave juridike, çdo gjashtë muaj duhej bërë bilanci llogarisë bankare.

Pra, askush nuk u ngarkua me përgegjësinë për dëmtimin e imazhit të shoqatës! Ndodhi kjo, sepse ashtu deshen! Ndoshi kjo, sepse ashtu ju konvenoj! Kështu ndodhi, sepse nuk pati Kuvend. Kështu ndodhi, sepse nuk pati kush kujt ti kërkoj llogari! Kështu ndodhi,  sepse (pothuaj) secili prej tyre e mbante hisen e vet të fajit. që heshturazi kishin mbyllur sytë para te këqijave që ndodhnin, duke lejuar kesisoj (me vetëdije të plotë) shkërmoqejn e LKSHM-së.

Pesëmarrësit dhe „zgjedhja“ e kryesisë.

Nga qindra anëtarë sa kishte dikur LKSHM, në të ashtuquajturin Kuvend dhe festival „Nëntori poetik 2019“,  mezi u bën bashkë jo më shumë se 10-15  letrarë. Ishin kryesisht ata që nuk patën guxim të distancoheshin me kohë për të këqijat që ndodhnin në shoqatë, ashtu si vepruan dinjitetshëm kolegët e tyre tashmë të dorhequr! Dhe këta ishin: Hasan Qyqalla, Fran Tanushi, Mentor Thaqi, Sylë Bajrami, Neki Lulaj, Milazim Kajtazi, Bajrush Zeka, Musa Jupolli, Anton Marku, Besim Xhelili, Gani Bytyçi, Muharrem Blakaj, Bujar Salihu, Lumni Nimani, Rudina Ismaili dhe Saranda Hyseni.

Prandaj, me qenë se nuk kishte pjesmarrës të mjaftueshem për mbajtejen e një Kuvendi serioz, u „zgjedh“ formalisht kryesia e re.

Musa Jupolli - kryetar (Francë),

Gani Bytyçi - nënkryetar (Zvicër),

Anton Marku - nënkryetar (Austri),

Fran Tanushi - nënkryetar (Gjermani),

Mentor Thaqi - sekretar (Gjermani),

Neki Lulaj - anëtar kryesie (Gjermani),

Sylë Bajrami - anëtar kryesie (Gjermani).

LKSHM dhe imazhi i I nxirë I saj

Pas kuku-kuvendit dhe “zgjedhjës” së kryesisë së re, me pothuja të njëjtit njerëz të cilët edhe më parë ishin në kryesinë e kësaj shoqate, vetvetiu shtrohen disa pyetje:

A mund të pritet përmirësimi i imazhit të LKSHM-së pikërisht nga ata njerëz që më parë kishin futur veshet në lesh, duke mos pasur guxim intelektual për të reaguar me kohë për skandalet që ndodhnin në ketë shoqatë?!

Kush mund t’ju besoj anëtarëve të sapoemruar të kryesisë së LKSHM-së, kur shumica prej tyre nuk e kanë larguar nga miqësia personin që është përfolur se ka qenë pjesë e struktures së UDB-së dhe përkrahës I Mira Markoviqit, bashkëshortës së Sllobodan Millosheviqit?!

Si mund ti besohet një kryesie e cila brënda saj ka persona që akuzohen se kanë kontribuar në manipulimin e konkurseve letrare dhe se kanë marrur shpërblime që nuk I kanë merituar?!

Si mund ti besohet një kryesie e cila bie menjëherë në provim, bash në ditën e parë të zgjedhjës së saj, duke caktuar dy anëtarë kryesie në juri, për t’ja dhën njërit prej nënkryetarëve të sapoemruar çmimin kryesor,  “Pena e Artë – Martin Camaj”?!

Çmimet dhe anëtarët e dëgjueshëm të jurive

Ja kush janë fituesit e deritashëm të këtij çmimi:

2015 – Mentor Thaqi, ish arkëtar dh tash sekretar!

2016 – Anton Marku, i dhe tash sërish nënkryetar!

2018 – Musa Jupolli, ish nënkryetar dhe tash kryetar!

2019 – Fran Tanushi, ish sekretar dhe tash nënkryetar!

Po cilët ishin anëtarët me të shpeshtë nëpër juri?

Fran Tanushi, ish sekretar e tash nënkryetar (2015 – 2017)

Mentor Thaqi, ish arkëtar e tash sekretar (2018 – 2019)

Muharrem Blakaj, shkrimtar dhe njëri i dëgjueshëm (2018 – 2019)

Çmimet letrare në stilin, Ti Mua – Unë Ty!

Në vitin 2015, pikërisht në atë vit kur edhe u krijuar çmimi “Pena e Artë – Martin Camaj”, ky çmim iu dha arkëtarit të Lidhjës, Mentor Thaqi; për “poezinë” e tij me titull tejet qesharak, “Ju rrëfej dhe ju rrëfej”. Poezia nuk u botua asnjëherë. Ndaj, vetvetiu shtrohet pyetja: Pse autori kurrë nuk mori guxim për ta publikuar poezinë e tij, për të cilën mori çmimin?! A flet kjo për faktin se juria “profesionale” ku vrante e kthjellte Fran Tanushi, varrosi qe në fillim çminmin e sapokrijuar me emrin e të madhit Martin Camaj, duke ia dhënë atë një kalemixhiu i cili pati frikë ta publikonte bejten e tij! Dhe, mere me mend, çfarë paturpësie ndodh mëpastaj. Në vitin 2019, pra sivjet, në krye të jurisë për vlerësimn e poezive të pjesëmarrësve vendoset (me detyrë të paracaktuar) pikërisht kalemxhiu që në vitin 2015 kishte marrur çmimin e pamerituar, në mënyrë që kësaj radhe, po atë çmim, t’ja jap Fran Tanushit; duke ia kthyer kësisoj “nderin” qe Frani ia kishte bërë atij dikur! Pra, Ti Mua, Une Ty!!! Kështu lozin me emrin e nderuar të Martin Camajt, Fran Tanushi dhe Mentor Thaqi! E, po këta dy, janë ata që edhe në vitin 2018 e keqpërdoruan të njëjtin çmim. Ia rezervuar atë miku të tyre dardan (Musa Jupollit), që ta përdornin më vonë si “kurban” dhe ta “sakrifikonin” paturpësisht, duke e bërë kryetar në momentin kur po shembej ngrehina e lapangjozve, në mënyrë që ta shpëtonin veten.

PS: Me një vendim të kryesisë(datë: 8.10.2019), me qëllim të ruajtjës së imazhit të shoqatës, është shkarkuar nga çdo detyrë e aktivitet brenda SHKSHZ-së, z. Murat Ajvazi. Por pavarësisht se në atë shkresë thuhet se “Vendimi hyn në fuqi nga dita e publikimit”, ai vendim nuk është bërë asnjëherë publik. Kështu veproj dega dega e Lidhjës në Zvicër, kurse emiri i të njëjtit person është larguar heshturazi edhe nga kryesia qëndrore e LKSHM-së.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora