Kulturë
Drita Lushi: Tringëllimi i festave të një qyteti
E hene, 30.12.2019, 03:03 PM
TRINGËLLIMI I FESTAVE TË NJË QYTETI
Festa
ështё dashuri
dashuria
është festё!
NGA
DRITA LUSHI
-Ka momente kur na
pëlqen tё besojmë nё ёndrra dhe ëndёrrojmë, të besojmё në përralla dhe i dёgjojmё, tё besojmë nё legjenda dhe i lexojmё.
Kur dhjetori vë kёmbën, në shkallën e parë tё tij, mbi qytet seç ndjehet njё aromë e veçantё, aromë Feste, aromё bredhi, aromë Krishtlindjeje. Ndjen aromën e njё viti dymbëdhjetёmuajsh, që ёshtë nё fund të tij, por qё na lё gjithmonë njё Vit tjetër tё Ri si dhuratë.
Ja, ky ёshtë momenti kur ne behemi tё ajërt, tё lehtë, ёndërrues, po aq dhe tokёsorë dhe të dhimbsur.
Del tё vizitosh qytetin, dhe tё
duket se vallëzon me dritat,ndërsa shtёpizat e drunjta tё Krishtlinjes, të ftojnё tё bujtësh për tё pirë njё kafe apo birrë dhe kraharori gufon nga frymёmarrja e plotë.
Përfshihesh edhe ti dashur e padashur dhe
shtyn tutje vellon e realitetit, sepse tё pëlqen tё besosh në diçka magjike, si përshembull të takosh
personazhet e ndryshёm tё
festave, që i ke lexuar nёpër libra qysh nё fëmijёri, e pastaj rrit me to, dhe fёmijet e tu.
Sa herë vjen
periudha e ndёrrimit tё
viteve, ne duam tё besojmë, që ështё babagjyshi Ai, qё vjen dhe lë dhuratat poshtё bredhit të stolisur, qё në bredh strehoen ёngjejt, ose do te zbresin yjet, gëzojmё pёr ekzistencën e një
burri me mjeker tё bardhё dhe veshje të kuqe, qё quhet
Santa Claus, i cili pёr mijёra vjet i
bie anembanë botës me slitёn magjike duke prekur gjithë globin pёr të sjellё dhuratat.
Shëtitja vazhdon dhe kёmbët të urdhërojnё tё ecësh…. Qyteti kumbon
nga zёrat e njerzve, shkrepen
fotografi, ka lёvizje, energji, dhe e ftohta e dhjetorit duket sikur venitet
nga dёshira e njerzve qё duan të festojnë.
Dyqanet janë si qytete mё vete,me drita,me bredha dhe lajmërimet pёr kaq apo aq përqind ulje sikur i tundojne pakёz njerzit,ndonse e dine që jane tё gënjeshtra;
Shumica shohin nga jashte, gjёrat e ndryshme të vitrinave,duke ёndërruar qё do ti blejnë me shpresё, motin që vjen!
Atë qё e arrin syri, shpirti i jep magji,
aty ku nuk arrin syri, arrin shpirtërorja.
Te gjitha zbukurimet e festёs, bulevardet, rrugёt, shёtitoret, dyqanet,
pallatet, ballkonet,muzika, ushqimet , asgjë nuk do tё ishin pa pasur praninë e fёmijëve, sepse ata janë festa e vёrtetё, jane vetë festa, vetё qyteti janë ata!Kush ka parё sytё lutës, pyetёs, të lotuar, syte e trishtuar të njё fëmije e kupton se rreth kujt sillet shpresa e
tashmja dhe e ardhmja;
Ndonse Atdheu im kёtë vit mban mbi supe njё trishtim te thelle,dhe një pamje të lodhur, sepse fatkeqёsia natyrore nuk lajmёron dhe nuk zgjedh kur
vjen, prap ka një arsye të arsyeshme, qё ngjyra dhe muzika e festёs tё jehojë, sepse jeta triumfon mbi dhimbjen…!!
ding…
dong…
Kёshtu tringëllin zemra e kryeqendrës sё shqiptarëve dhe e gjithë
Shqipёrisë!
Sepse ne i duam gjërat e gёzuara,jeten, muzikën, yjet dhe dritat…!
Ne jemi një popull qё
shpresojmë e shpresojme parreshtur,ndonse shkëlqimi i varfёrisё ёshtë i fshehur pas
shkëlqimit tё dritave!
Presim nisjen e një dekade te re, tё njё Viti të Ri, me tё cilin do
udhёtojmë pёr dymbëdhjetё muaj, duke dhënё e marrë tё mira, shqetësime e dashuri.
Të shpresojmё, qё ky Vit, tё ketë mё pak politikanё dhe më shumё punё
Mё pak fjalё dhe me shumë shёndet!
Më shumё lindje dhe më pak largim tё njerzve nga vendi!
Më pak sёmundje dhe mё shumë gёzim!
Më pak aksidente dhe vrasje mё shumё paqe!
Tё urrehemi më pak e të duhemi mё shumё!
Le t’i hapim Porten Vitit Të Ri!
Ardhtë i mbarё, i begatë e i
paqtё 2020,(dymijeenjёzeta) për mbarë Shqiptarinё!
Amen!
29 Dhjetor, i motit 2019
Tiranë!