E premte, 26.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore

E diele, 01.12.2019, 04:09 PM


Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore

Nga Keze Kozeta Zylo

Aspak nuk befasohem me vajtjen e tij ne Shqiperi, pasi ai ka vite e vite që punon për Kombin e tij me aq përkushtim dhe dashuri.  Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj ka fituar zemrat e amerikanëve dhe të shqiptarëve vetëm me punë dhe respekt, ose më mire ta shpreh shqiptarce me djersën e ballit.  Nga përvoja ime si një anëtare aktive e komunitetit dhe duke i ndjekur si media nëshume ceremoni të ndryshme Mark Gjonaj nuk merr pjesë vetëm ku mblidhen mijëra shqiptarë për të festuar Ditët Kombëtare, por ai merr pjesë në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve si dhe atje ku është një person shqiptar, apo i cdo lloj rrace dhe ngjyre në se ai ka nevojë apo dhe për ta përshëndetur në se kryen një punë të devotshme në dobi të njerëzimit.

Mark Gjonaj i zgjedhur në Amerike si këshilltar në një ndër Bashkitë më të mëdha në botë, është duke e rritur emrin dhe prestigjin në saje të punës dhe të aktivitetit të tij, për rrjedhojë ai është shqiptar me plot energji dhe përkushtim për Shqipërinë Etnike.

Mark Gjonaj fluturoi për në Shqipëri për t’u takuar me të lënduarit si dhe për të ndihmuar dhe vlerësuar ndërtesat e banimit me njëgrup inxhinierësh amerikanë.  Mark Gjonaj i shoqëruar nga ministri i Diasporës z.Pandeli Majko ngushëlloi familjen Lala e cila është familja më e prekur nga tërmeti shkatërrues.  Ajo humbi tetë anëtarë të familjes dhe i vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.  Bekuar qofsh Mark Gjonaj!

Ja si shkruan në murin e tij në F/B:

“Në kohë tragjedie, New Yorkers sjellin lehtësim dhe dhembshuri në mënyra që të tjerët thjesht nuk i bëjnë. Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë organizuar, dhuruar dhe po e mbajnë Shqipërinë në lutjet e tyre. Ndërsa po vlerësojmë nevojat në terren, unë do të fluturoj për në Shqipëri me një grup inxhinierësh ndertimi për të vlerësuar ndërtesat e banimit dhe shkollat ??me dëme strukturore dhe për të vërtetuar nëse janë të sigurt për te jetuar.”

Ju lutemi vazhdoni të dhuroni për të ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur në lidhjen e mëposhtme!

Manhattan, New York, 1 dhjetor, 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët! Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora Kozeta Zylo: Marin Mema dhe Trëndafilat e Çamërisë të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York Kozeta Zylo: Musine Kokalari - Zëri i Lirisë Zylo: Homazh për shkrimtarin Novruz Shehu Kozeta Zylo: Requiem Për Prof. Jozefita Markun Kozeta Zylo: Bisedë me zonjën Limone Gjoni Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Mimoza Leskaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora