Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
E diele, 09.06.2019, 08:47 AM
Manhattani
ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
Nga
Kozeta Zylo
Manhattani
çdo vit vishet kuq e zi nga shqiptarët e Diasporës të organizuar nga “Rrënjët
Shqiptare” me president z.Marko Kepi si dhe stafin e tij si Nik Beqaj
zv/president, Besmir Buranaj Hoxha etj.
Manhattani
një herë në vit mirëpret gjithë shqiptarët për të vërshuar në rrugën kryesore
“Amerika”, 6 Avenue, për Paradën Internacionale që organizohet për emigrantët e
të gjitha kombësive.
Mijëra
shqiptarë me simbolet kombëtare, flamujt kuq e zi, me veshjet tradicionale dhe
elegante të grave dhe burrave morën pjesë në një manifestim madhështor në
Manhattan. Çdo Paradë shqiptare i është kushtuar një kauze të rëndësishme
kombëtare, sivjet i kushtohej Çamërisë martire, genocidit grek me në krye
gjeneralin famëkeq Napoleon Zerva të cilët dëbuan me dhunë, vranë, masakruan,
përdhunuan qindra gra, vajza dhe fëmijë nga tokat shqiptare çame. Sot Çamëria
ndodhet nën Greqinë dhe është mohuar me dhunë historia martire çame.
Marshalli
i Paradës ishte gazetari i shquar Marin Mema I cili ka dhënë nje kontribut
tejet të vyer për historinë kombëtare. Presidenti i ogranizatës “Rrënjët
Shqiptare” z.Marko Kepi e prezantoi me plot respekt dhe dashuri dhe midis të
tjerash tha se gazetari Mema është non grata në Greqi dhe Serbi, ngase
emisionet e tij dokumentare zbulojnë të vërtetën e hidhur historike rreth
historisë së shqiptarëve në Çamëri dhe Kosovë.
Gazetari
Marin Mema u mirëprit me entuziazëm, oratoria e tij dhe mesazhi ishte i qartë
të qëndrojmë të bashkuar, të luftojmë për tokat tona, të njihet historia e
mohuar si historia çame për të cilën dhe jemi mbledhur sot këtu në zemër të
Amerikës në Manhattan…
Me
duartrokijte u mirëpritën në skenë z.Sali Bollati që ishte njëkohësisht dhe
marshall nderi si dhe i lindur dhe rritur në Çamëri. Z.Bollati është një avokat
i denjë i çështjes çame dhe tërë jetën e tij ka luftuar që kurrë historia të
mos I harrojë krimet çnjerëzore qëu ushtruan në familjen e tij si dhe në gjithë
Camërinë. Sali Bollati që 7 vjeç pa me sytë e tij krimet çnjerëzore, masakrat
brutale duke dëbuar me dhunë mijëra çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e
tyre ku kishin jetuar me shekuj dhe i nxorrën jashtë kufirit mbasi u kishin
rrëmbyer tokat dhe pasuritë. Të vrarët të gjakosurit, ishin fëmijë dhe pleq.
Oratorët
kryesorë ishin si ish kongresisti amerikan, Arbëreshi Joe Di Guardi, burri që
tronditi Hitlerin e Ballkanit Sllobodan Milloshevicin, Miss Nju Jorku Florinda
Kajtazi, znj.Nazo Veliu me origjinë çame dhe sekretare e organizatës Pan
Shqiptare “Vatra”, Ilir Ademi Kryetar I Organizates “Çamëria” Amerikë etj…
U
falënderuan donatorët për organizimin e Paradës, por ajo që do të më ngelet në
mendje ishte donacioni i prof.Sami Repishtit, shqiptari që u persekutua në
diktature dhe arriti të jetë në Amerike elita intelektuale, donacioni i Tij nuk
ishte mijëra dollarë ishte vetem 20 dollar, por mesazhi i Tij ishte për
çështjen kombëtare, atë 20 dollar Rrënjët Shqiptare do ta ruajnë përgjithmonë
në arshivën e tyre. Biznesmeni dhe burri patriot Bruno Selimaj u falënderua si
donator, ai nuk mbajti fjalim me fjalë të mëdha, por i foli shpirti dhe zemra
duke thënë se: Unë nuk flas me fjalë të bukura, nuk jam orator, por aman
Atdheun e dua shumë…
Presidenti
Marko Kepi falënderoi z.Sevdai Kastrati për gazetën “Zëri i Çamërisë” si dhe
shpërndau tek shqiptarët Hartën Etnike të Kombit, sensibilizim për gjithë
Shqiptarët anë e mbanë botës se: Bashkimi i Kombit do të realizohet së shpejti…
Programin
e aktiviteteve e drejtoi artisti i shquar Frederik Ndoci. Në këtë paradë disa
grupe valltarësh të veshur me kostumet tradicionale kërcyen valle çame dhe nga
trevat shqiptare të cilët ishin përgatitur nga Angjelina Nika. Valentina Veizaj
që po rritet në paradë këndoi këngë shqiptare dhe u mirëprit me duartrokitje.
Grupi cheerleader kuq e zi ishte pergatitur nga znj.Aferdita Delaj.
Në
këtë paradë morën pjesë disa organizata shqiptaro-amerikane si organizata më e
vjetër shqiptare Vatra me kryetar te saj z.Dritan Mishto. Në makinën e tyre
sivjet ishin nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, të cilët për më shumë se
një muaj rresht u pëgatitën me projekte për Çamërinë, ndërkohë u bë mësim i
hapur rreth historisë së Çamërisë, në të cilën nderoi me pjesëmarrjen e tij
gazetari i shquar, marshall i Paradës Marin Mema.
Gjithashtu
në këtë paradë morën pjesë shoqatat shqiptaro amerikane si: “Skenderbej”, “Ana
e Malit”, “Plavë e Gucia”, “Kraja”, “Dibra”, “Albanian Youth Center”, “Bijtë e
Shqipes”, “Albanian Excellence” etj, personalitete të larta, grupe shqiptarësh,
familje të ndryshme të cilët me plot entuziazëm përcollën oratorët me fjalimet
e tyre si dhe parakaluan përgjatë bulevardit “Amerika” me plot krenari dhe
dashuri për Kombin.
Manhattani
u ndez kuq e zi, flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjet Shqiptare dhe gjithë
shqiptarët e Diasporës.
Së
shpejti TV “Alba Life” do të transmetojë aktivitetin në kanalet televizive.
Autorja është shkrimtare, publiciste, gazetare për TV “Alba
Life”, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York
Qershor, 2019
Manhattan, New York