E enjte, 10.10.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Beteja e fundit e Zenel Gjolekës (2)

E enjte, 06.06.2019, 07:49 PM


Beteja e fundit e Zenel Gjolekës

Sprovë

Nga Timo Mërkuri

….vijim….

3.- Vajtoret[1] në Toskëri duhen parë dhe vlerësuar si një institucion i pavarur nga shteti, feja, nga mardhëniet krahinore apo ndërkombëtare etj. Ato janë njësojë si “priftëreshat” e Dodo-nës, të përkushtuara vetëm ndaj Zeusit.. Ato kishin mardhënie vetëm me Zeusin, porositë e tij zbatonin dhe vetëm atij i jipnin llogari.

3.1- Vajtoret mund të konceptohen me ndërtuesit e kështjellave. Të tjerët luftojnë në këto kështjella, por ato janë ndërtuesit e tyre. Sepse me vajtimet që ato ngrënë krenohen të afërmit e të ndjerit ashti si luftëtari që qëndron te bedeni i flamurit në kështjellë. Të gjithë i kanë sytë te  flamuri dhe flamurtari, armiqtë me zili e urrejtje dhe kështjellarët me krenari. Me besim  e shpresë e shohin edhe  luftëtarët dhe banorët jashtë kështjellës. Ato i ngrënë muret e kështjellës varg pas vargu, diku nje bedenë mbi greminë, diku një karakoll në hyrje të kështjellës, diku një frëngji e diku një rrugëkalim. Ato japin nga vetja e tyre për ngritjen

e këtyre kështjellave, dashurinë dhe urrejtjen, talentin dhe pasionin. Ato murosin shpirtin e tyre

në këto mure, prandaj ato nuk pushtohen dhe nuk rrëzohen.

Dikush do e krahasojë vajtimin me një monument. Do isha dakort në qoftë se do bëhej fjalë për estetikë, por kështjellat nuk kanë patur funksion estetik. Ato kanë patur funksion jetik. Estetika e tyre ka qënë  gjithmon pjesë  e forcës strukturore në përballimin e goditjeve dhe sulmeve të armikut.  Në konceptin real, vajtimet për të rënët kanë frymëzuar e burrëruar breza të tërë luftëtarësh në luftën për liri. Dhe sidomos për mos harimin e të rënëve në luftë. Në këtë koncept vajtimi ka patur edhe rolin e dokumentit historik, dëshmi-së historike, burim referees etj

3.2- Vajtoret në Toskëri nuk kanë lidhje thelbësore me dëgjuesit e ligjërimit. Ato nuk duan t’ja dinë në se u pëlqeu të pranishmëve vajtimi i tyre apo jo. Ato e ligjërojnë vajtimin ashtu si priftëreshat e Dodonës që vetëm sa kumtonin fjalën e Zeusit. Nuk japin shpjegime për ‘të.  Ato debatojnë vetëm me njera tjetrën dhe vetëm për çështje të mëdha  vajtimore.Nuk debatojnë për mënyrën e vajtimit, radhën apo tonalitetin e tij  etj. Debati ka të bëjë me çështje shumë të larta parimore, a do pranohet në tempullin e të lavdishmëve një i rëndomtë? A do pranohet në tempullin e të pavdekëshmve një mëkatar? Ato janë rojet e portës së pavdekësisë së njerëzve dhe veprave. Dhe janë të betuara për drejtësi. Sepse mund të ndodhë që njera prej tyre të“koruptohet” prej dhimbjes së vdekjes së burrit, djalit, vëllait apo babait dhe të përpiqet ta kalojë në botën e të lavdishmëve, hipur në varkën e vajtimitt të stolisur me tekstin e vajit si trim, bujar e punëtor. Është detyra e shoqeve të saj që, pasi ta shohin me vëmëndje “kostumin” e ligjërimit, me të cilin u paraqit i veshur i ndjeri nëpërmjet vajitimit të vajtores kryesore, ta deklarojnë “fallsifikimin”.

3.3-Dhe ato nuk përtojnë ta bëjnë këtë  demaskim, madje publikisht. Ky demaskim bëhet në dy mënyra. E para: vajtorja demaskuese  mban një vajtim duke paraqitur një portret të ri të të  ndjerit, me një tekst diametralisht të kundërt dhe e dyta: duke replikuar direkt me vajtoren e mëparëshme për portretin e paraqitur prej saj. Kushti i vetëm “ligjor” është që kundërshtimi duhet të bëhet  me vajtim, pa ofendime  personale.. Psh një grua  vajtonte burrin e saj dhe e paraqiste në vajtim si një orator, të ditur dhe që kishte shëtitur e njohur shumë vende. Por vajtorja tjetër ja ktheu me të njëjtën monedhë nëpërmjet vajit…

Xhamadani tirqe tirqe /O veqil more../Te ara përtej në ilqe/ Bëje llaf e nxirrje ligje/ Për rrush e për koqe fiqe/ Keshe gjezdisur dynjanë/ Nga mulliri gjer në arë…

Dhe në rastin e dytë një grua zbukuronte portretin e burrit të saj të porsavdekur me fjalë të mëdha kur një vajtore ja priti…Mos e qaj la e më la/ Motëro/ Po thuaj ato që ka/ Ish veqil sa për shtëpi/ Çoban me tri kokë dhi

Vajtoret kanë një imunitet absolute si në mort ashtu dhe jashtë tij. Askush nuk ka të drejtë ta ndërpresë një vajtim vajtoreje, pavarësisht tekstit të vajtimit që ajo mban. Jo vetëm kaqë por vajtoret e tjera janë të detyruara me kod zakonor ta shoqërojnë me ritualin mortor rrënkimor e vajtues, vajtuesen kryesore edhe në rastet kur ajo kundërshton një vajtim të mëparshëm, mbajtur nga ndonjë vajtuese e pranishme. Është një debat public ku palët dëgjojnë me respect replikën e dhe argumentin e palës tjetër. Vetkuptohet që ky debat do përhapet në gjithë krahinën dhe më gjërë, do diskutohet nga mijra e mijra dëgjues e komentues, do admirohet njëra palë dhe do shprehet mos aprovimi për fjalën e  palës tjetër.

Në këtë mort të Leskodukajve sfida ishte bërë publike . Kjo sfidë nuk ishte për një vajtim por për një persona, për vetë Zenel Gjolekën, kapedanin e Labërisë dhe kryekoma-ndantin e kryengritjes së famëshme antiturke të 1847. Rëzimi i Zenel Gjolekës në këtë vajtim do të thotë njollosje e emrit të tij dhe të gjithë rolit që ai pati luajtur ndër vite. Do të thotë që edhe vetë kryengritja e udhëhequr prej tij na qënkish e gabuar.

Përshpërima kishte marë një formë kërcënuese dhe ishte afruar si një kuçedër që zvarriset drejt burimit të ujit. Me siguri që së shpejti do kërkonte taksën e saj, një djalë a një vajzë, një këngë a një vaj, një kështjellë a n jë fshat. Deri sa ti dilte përballë ndonjë trim apo trimëreshë që të ndeshej me të në mejdan. Për  të shpëtuar një djalë a për të shpëtuar një vajzë apo për …Zenel Gjolekën….

….vijon…



[1] Vajtimin dhe vajtoret i kam përshkruar edhe te libri im “Shënjtëria e iso-s” si dhe te sprova “Lere Hankon të qajë” ndaj këtu, me qëllim që të mos ripërsërit mendimin, do do kufizohem vetëm në aspektet që lidhen me këtë sprovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora