Kulturë
Sevdail Hyseni: Fryma kombëtare e kulturës shqiptare në Luginën e Preshevës
E shtune, 08.06.2019, 09:17 AM
Fryma
kombëtare e kulturës shqiptare në
Luginën e Preshevës
Nga
Sevdail Hyseni
Java
e parë e qershorit, ka ngritur në këmbë Akademinë “Stoa”, nga Bujanoci, me
talentete e reja dhe profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar prof. Bejzad
Avdiu, për të vazhduar hapërimin drejt shtigjeve të reja të kontakteve me
personalitet të shquara të kulturës shqiptare gjithandej trojeve etnike.
Akademinë
“Stoa”, koj shoqatë kulturore, që drejtohet nga profesor Bejzad Avdiu, tashmë,
ka bërë emër në realizimin e emisioneve me personalitete të shquara të kulturës
shqiptare në Luginë të Preshevës, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Misioni
kulturor i kësaj Akademie, nga qershori i këtij viti, sjell një varg emisionesh
edukativo – arsimore dhe kulturore, shumë me rëndësi për adhuruesit e fjalës së
shkruar artistike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të privuar nga e
drejta për ta zhvilluar kulturën e mirëfilltë kombëtare në këto territore të
etnikumit shqiptar.
-
Jemi në prag të përgatitjet e duhura, për fillimin verës kulturore me
realizimin e emisioneve speciale me personalitete të kulturës shqiptare.
Kultura e leximi janë bazë për formimin e personalitetit të njeriut, janë
tërësia e arritjeve të një populli në fushën e zhvillimin shoqëror e mendor,
shprehet profesor Bejzad Avdiu, drejtues i Akademisë “Stoa”.
Akademia
“Stoa”, me siç dihet, është një organizatë joqeveritare e cila merret me
kulturë dhe bashkëpunon me shumë shoqata të tjera kulturore, duke mos
përjashtuar edhe ato që kanë për bazë të veprimtarive, jo vetëm veprimtaritë
letre por edhe ato me taban kombëtare siç është
Shoqata “Dheu i Shejt, nga Lezha vendlindja e heroit tonë kombëtare
Skënderbeu.
Emërtimi
i saj i ka rrënjët e thella qysh në antikitet. I pari, i cili i vuri themelet
një akademie të tillë ishte filozofi grek Platoni. Pas vdekjes së tij,
pasardhësit, e njohur si predikues të rrymës filozofike “stoikët”, formuan
Akademinë “Stoa”.
I
frymëzuar nga këto ide përparimtare, të cilat flenë në shpirtin e lashtë të një
populli, në të cilin shpaloset historia e lavdishme e shqiptarëve nga
pellazgo-ilirët e deri sot, i dha guximin që edhe prof. Bejzadi, ta formoj
Akademinë “Stoa”, në Bujanoc.
Vlen
të ceket se gjatë viteve të fundit talentet e Akademisë “Stoa”, kanë zhvilluar
emisione edukativo –arsimore me personalitete të shquara të jetës kulturore si:
Idriz Ajeti, Dritëro Agolli, Mark Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Qerim Ujkani, Adem
Demaçi, Nazmi Rrahmani, Xhevahir Spahiu, Ylljet Aliçkaj, Flora Brovina, Besnik
Mustafaj, Sabile keçmezi – Basha, Sabri Maxhuni, Mehmet Rukiqi, Bardhyl Londo,
Sali Bashota, Gani Xhafolli etj.
Emisionet
me këto personalitete të mirënjohur të kulturës shqiptare, disa prej të cilëve,
nuk janë më në mesin e të gjallëve, janë emetuar nëpër televizionet lokale dhe
rajonale të Luginës së Preshevës, në mediet e shkruara dhe transmetuar në
portalet elektronike dhe youtube.
Nga
burimet e konfirmuara të kësaj Akademie, bëhet e ditur se nga mesi i javës
tjetër, vargut të emisioneve speciale do t’i bashkohen personalitete e kulturës
si: Rabije Bytyqi, Daut Demaku, Hajro Ulqinaku, Kim Mehmeti etj.
Kalendari i veprimtarive të Akademise Stoa Bujanoc 2019