Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Marin Mema dhe Trëndafilat e Çamërisë të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York
E shtune, 08.06.2019, 11:39 AM
Nxënësja Dea Watkins i dhuroi një buqetë me trëndafila me aromë çamërie në emër të shkollës dhe i tha se unë e kam vizituar Çamerinë, kam qenë në Filat, Paramithi, Gumenicë, Pargë…
Marin Mema dhe Trëndafilat e Çamërisë të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York
Kur
kërcej unë vallen çame,
Gjithe
Nju Jorku ndizet flakë,
Diaspora
si krah shqiponje,
E
vë gishtin përmbi plagë…
Interpretuar nga A. Xhaferri
Nga
Keze Kozeta Zylo
1
Qershori dita e fëmijëve u mirëprit me plot dashuri dhe gëzim nga gjithë
nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, që operon në disa lagje të Nju Jorkut.
Në këtë ditë të bukur pranvere me aromë çamërie dhe qiell të blunjtë erdhi
pranë nxënësve gazetari i shquar i Kombit Marin Mema, pena dhe oratoria e të
cilit ka prekur zemrat e miliona shqiptarëve në mbarë trojet tona.
Gazetari
Mema shoqërohej nga Marko Kepi, president i organizatës së mirënjohur “Rrënëët
Shqiptare”. Vlen për të theksuar se në Pardën e sivjetme që do të organizohet
në Manhattan, Rrënjët Shqiptare me organizuesit kryesorë e kanë përzgjedhur
gazetarin Marin Mema: “Marshall të Paradës” dhe kjo paradë i kushtohet
Çamërisë.
Pranë
nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” ishte dhe editorja për gjuhën angleze
në gazetën “Dielli” znj.Rafaela Prifti e cila i dëgjoi me plot dashuri dhe
vëmendje pyetjet dhe përgjigjet e nxënësve. Emocionant ishte fakti kur takoi
nxënësin Diellon Bardhi ku i ati i Diellonit Shpëtim Bardhi bëri lidhjen si: Ja
u takuan Dielli dhe Dielloni… Gazetarja Prifti tha se ja që tani Dielloni do të
jetë e ardhmja dhe një anëtar i ardhshëm i Diellit. Nuk ka detyrë më të shenjtë
se t’ju mësosh brezave të ardhshëm historinë!
Me
plot dashuri tri zonja i dhuruan z.Qemal Zylo logon e Traditës dhe veshjeve
popullore shqiptare të cilat kishin ardhur enkas nga Atdheu për të marrë pjesë
në Paradën Shqiptare dhe për të paraqitur kostumet dhe veshjet popullore që ato
punojnë.
Duke
qenë në prag të përgatitjeve për paradën madhështore në Manhattan nxënësit e
shkollës Shqipe “Alba Life” nën kujdesin e mësueseve Laçaj, Sela, Muda, Puli,
Watkins, Bulku dhe Vadahi kanë përgatitur nxënësit me projekte për Çamërinë.
Ata mësuan historinë tragjike rreth Çamërisë, genocidin e gjeneralit famëkeq
Zverdës si dhe traditat, veshjet popullore, heronjtë dhe shkrimtarët dhe për të
gjitha këto nxënësit morën njohuri të paditura më parë rreth kësaj treve ku banonin,
jetonin dhe shkruajtën historinë shqiptarët çamë.
Ardhja
e gazetarit Marin Mema është një frymëzim për nxënësit, sepse tek ai shohin
modelin e një gazetari që eksploron në trojet shqiptare dhe tregon historitë e
vërteta të mohuara dhe të zhdukura nga armiqtë e Shqipërisë si dhe nga pluhuri
i harresës. Gazetari Mema u mirëprit nga themeluesi dhe drejtori i Shkollës
Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut. Nxënësit e mirëpritën
me plot dashuri dhe duartrokitje, ngase ata e kishin parë disa herë në ekran,
në mësimet që u zhvilluan për Çamerinë, me një fjalë ata ishin njohur me punën
dhe oratorinë e tij.
Nxënësja
Dea Watkins i dhuroi një buqetë me trëndafila me aromë çamërie në emër të
shkollës dhe i tha se unë e kam vizituar Çamerinë, kam qenë në Filat,
Paramithi, Gumenicë, Pargë…
Marin
Mema së bashku me stafin e tij nga Top Channel, qëndroi pranë klasave dhe
dëgjoi me vëmendje të posaçme nxënës të ndryshëm që iu përgjigjën pyetjeve të
gazetarit rreth Çamërisë dhe Shqipërisë. Të gjitha projektet e tyre ishin
përgatitur plot dashuri fëmije dhe seriozitet. Pranë kamerave folën rreth
projekteve të tyre si Oresti Salillari, Rafael Gjona, Arelt Xhaferi, Gloria
Puli, Natalia Sinani, Kelvin dhe Enea Bulku, Blenda Shehu, Elio Tahiri, Erla
Lamçe, Loriana Thaqi, Onida Granica, Diellon Bardhi, Enri Kume me origjinë nga
Çamëria, Eduart Maqellara, Alba Vadahi, Era Vadahi etj…
Në
klasën e grupmoshës së më të vegjëlve të mësuese Vlerës dhe Brunildës u pa një
orë mësimi e hapur rreth historisë së Çamërisë, ku shumë prej tyre iu
përgjigjën pyetjeve saktësisht.
Nxënësit
nuk do t’i harrojne kurrë këto mësime që morën për Çamërinë si dhe dëshminë nga
ish mesuesja e Shkolles Shqipe Betulla Bollati me origjinë nga Çamëria, familja
e së cilës është dëshmitare e masakrave nga genocidi grek. Ata do ta kujtojne
këtë ditë pasi ata realizuan dhe finalizuan projektet për Çamërinë me plot
sukses dhe u njohën me një trevë historike të Shqipërisë që i është rrëmbyer
padrejtësisht nga trungu amë. Ata u dashuruan me Çamërinë sa nxënësi Eduart
Maqellara tha se unë kur të shkoj në Shqipëri do të vete të vizitoj medoemos
Çamërinë.
Duke
dëgjuar zërin e ëmbël të Eduartit dhe duke parë fytyrat e gëzuara të nxënësve
kur i përgjigjeshin gazetarit Marin Mema para kamerave në sytë e mi hapeshin
petalet e Trëndafilave të Çamërisë.
Trëndafili
i Çamërisë është një poezi mjaft prekëse dhe plot dhimbje për Çamërinë shkruar
nga poeti Fatmir Muja i cili midis të tjerash lë amanet në këto vargje si:
Si
mund të të puth edhe një herë o trëndafil në Çamëri?
E
të mbahem mend si puthje e përgjakur në histori!
Amanet
vetëm këtë poezi t’ua lexoni të gjithë njerëzve të mi
Për
Trëndafilin tim të tharë në Çamëri…
Marin
Mema, Trëndafilat e Çamërisë të shkollës Shqipe “Alba Life”, Organizata
Panshqiptare “Vatra”, “Illyria”, Rrënjët Shqiptare dhe gjithë diaspora po
ujisin rrënjët e trëndafilit të Çamërisë që të mos thahet kurrë më…
Mësimi
i hapur, projektet e nxënësve, bisedat e ngrohta u filmuan nga Top Channel me
kameraman Deni, TV “Alba Life” me kameraman Agron Ceka dhe Aaron Suka.
Autorja është shkrimtare, publiciste, gazetare për TV “Alba
Life”, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York
1 Qershor, 2019
Staten Island, New York