Kulturë
Shyqyri Fejzo: Një ese është shumë pak për vendlindjen time, Shënepremten
E shtune, 08.06.2019, 10:15 AM
Një
ese është shumë pak për vendlindjen time, Shënepremten
Nga
Shyqyri Fejzo
Aty
në Shënepremte, para 76 vitesh në një prag pranvere të përzier me krisma
lufte të vitit 1943, erdha në jetë. Kur ka një vendlindje,njeriu ndihet krenar,
mbasi me ligjësi ka të drejtën të jetë bir apo bijë e atij vendi dhe të mos
ndihet i vetmuar apo i larguar prej andej, sidomos në vorbujt e lëvizjeve që
vihen re sot. Kështu jam ndjerë dhe unë në vazhdimësi.Kjo, para së gjithash më
bën që c’mban gëzimi i njeriut, lumturia dhe krenaria e origjinës time është
pazgjëshmërisht e lidhur me atë shtrat
hyjnor, ku kam marrë jetë.Jam ndier dy fish krenar që kam vendlindjen time
Shënepremten. Se në jetë ka disa gjëra që nuk mund ti vendosë vetë individi.
Kështu është emri, datlindja, po edhe vendlindja.Si banor i këtij fshati,i
kësaj treve malore them në të gjithë kuptimin e fjalës, se e kam për nder
dhe jam me fat.
Fshati
Shënepremte dhe gjithë krahina së bashku me të dy Grabovat (Grabovën Sipër me
popullatë të krishterë ortodokse dhe Grabova Poshtë me popullatë myslimane)
shtrihet si një stadium gjigand natyror në 150 km katrore, i rrethuar nga
vargmale të lartë,që varjojnë nga 1500 deri 2373 metra mbi nivelin e detit. Në
veri Komjani, në lindje Valamarja e Lenia, Sogora në jugë, Shkrepat e Kondorit
në perëndim, në cdo kohë tingëllon si
një poemë malesh e qielli, pyjesh të shëndetëshme, magji, legjendë , kushtrim
bukurie të virgjër, të ashpër, mrekulli të shumëfishta malesh, përrenjësh
alpinë që zbresin me vrull, ujërash e liqenesh, dokesh e zakonesh, të cilat
ruhen të strukura në gjirin e tyre. Relievi i saj është i lartë, me përthyerje
të ndjeshme, me kodra, pllaja e male. Ansambli që vesh si aureolë këtë fshat ka
bukuritë dhe kontrastet e veta. Aty bashkohen në mënyrë organike e ashpra me të
butën, maja e maleve që bie thikë mbi livadhe dhe kullota të buta, shkallare të
veshura me kullota cilat zbresin nga lartësitë drejt fshatit.
Sapo
ke kaluar “portat e hyrjes” për në Shënepremte, në dimër apo në verë, do të
prezantohesh me një heshtje të përzier me madhështi. Pamje që të mposhtin.
Oshëtima e gurgullima ujrash që të gjallërojnë, të çojnë shpirtin peshë,
njëkohësisht të gjunjëzojnë para gjithshkaje që të lajmëron se do të shikosh,
hasësh, prekësh e nuhatësh.
Pamje e gjërë e Shënepremtes
Kështu nis të shfaqet Shënepremtja, për cilindo që është futur nga qafa e Dushkut, Qafa e Shënepremtes apo nga Qafa e Mushkës. Herë joshëse, herë e egër, shpesh me borë. Borë e vjetër dhe e re, e cila duket sikur u thotë njerëzve “pse çuditeni? Unë këtu e kam vendin”.Kur del mbi Shkëmbin e Kopaçit, duket sikur i ke në pëllëmbë të dorës Shënepremten dhe Grabovën Sipër.Aty një kanion i madh lejon lumin alpin që nis nga Maja e Valamares, kalon nëpër Grabovë Sipër dhe gjen “pak clodhje” në Hidrocentralin e Shënepremtes ku ka mbi 60 vjet që “bluan dritë”.Akoma më i gjërë bëhet horizonti i parë nga Qafa e Kuratës. Të prekin thellë në shpirt pamjet mahnitëse.
Monomenti i natyrës “Shkëmbi i Kopacit”
Ka
në botë disa vende të këndëshme të cilat për sytë e njeriut kanë një bukuri epshore. I duam ato
me një dashuri fizike. Shënepremtja e shenjtë dhe profane, ka një magji midis
shumë prej tyre. Aty ku malet prekin
retë magjia më e madhe e këtij rajoni e quajtur nga gjeografë e gjeologë
“dritarja tektonike e Lenies” është se ajo zonë (Si edhe të tjera të Gramshit)
thërret njerzit të përjetojnë së bashku e të gëzojnë mrekullitë që mbajnë
gjallë këto troje. Ato zhvillojnë tek çdo banor i saj meditime, përjetime këngë
zemre, reagime, pse jo dhe hidhërime e dufe shpirtërore.Vendlindja ime,
Shënepremtja është aq bujare sa për çdo banor të lindur atje, ose me origjinë,
të hapë portat e dashurisë e të thotë zëplotë “Mirë se ardhe!”në shtëpinë
tënde, në vendlindjen ku të ka rënë koka dhe të ka përkundur djepi.Atje ku ke
hedhur capat e para, je rrëzuar, ke vrarë gjurin, dorën, aty ku thënë fjalën e
parë, nënë, babë e më tej.
Nuk
ka banor të Shënepremtes të mos e joshë toka, vendlindja. E kush nuk ruan
kujtime të ëmbla për Liqenin e Zi, Krorët Binjekë, Kroin e Mushkës, Gurrëzën,
Rreshkën apo Kroin e Pishës! Kush nuk
ruan vegime mallndjellëse për pyllin e Sogorës, nisur nga Dereshnica, për
Rrasybekun, Vërtoqin mbi Grabovën
Sipër,Ahishtën e Zezë të Lenies apo pyjet e rinj me pisha në Gurrëz! Aty jo
vetëm pamjet magjepse, por edhe zhurmat e ujrave të dy lumenjve malorë alpinë, dhe
buluritja e ndonjë gjedhi, lehja e ndonjë qeni apo zëri i kaposhit duket
interesante, e pa përsëritëshme, që ndodh vetëm atje.. Ato, ne banorët që i
kemi prekur dhe na kanë prekur, kur vimë në vendlindje, i kujtojmë dhe i marrim
si ngjarje të lumtura.
Bagëti duke kullotur në malin e Lenies
Nganjëherë
dhe mendimi fluturon dhe kthehet në një qoshe pylli, afër ndonjë burimi, pranë
një lugine me pemë të pudrosura me lule. Ato mund ti kesh parë vetëm njëherë,
në një ditë të gëzuar dhe që kanë mbetur në zemrat tona si një nga ato figurat
e grave e vajzave të takuara në rrugë në një mëngjes pranvere me veshje të
celta shumëngjyrëshe, si vetë stina.
Edhe
të huajve ky konfiguracion i shumëllojshëm dhe i veçantë u ka lënë mbresa të pa
shlyeshme. Le të shfletojmë kujtimet e oficerit francez Obron që ka luftuar në
luftën e parë botrore në këtë zonë.
“Shënepremte! Grabova!
Gjithëshka atje ka një pamje të egër dhe të frikëshme.Imagjino një rreth
gjigand të mbyllur nga të katër anët, në veri të malit të Komjanit majat
madhështore të të cilit duken sikur i ngjiten. Në lindje janë shkrepat e
vetmuara të Kamjes, në jug pjerrësitë e Lenies që pjesërisht janë të
gjelberuara nga pemët dhe ku e gjelberta krijon një kontrast të madh. Dhe së
fundi, në perëndim të diellit është Kodori me kreshtat e tij kapricioze e plot
çarje dhe shkëmbinjtë e pjerrët me krerë, si dantellat e bukura fshatare. Në
dalje,midis Komjanit dhe Kamjes,është lugina e sipërme që ngjitet nga Grabova e
krishterë. Një grykë fantastike dominon mbi të. Duket sikur toka është çarë dhe
një përbindësh ka dalë nga ferri duke u treguar gojën shkëmbinjve. Të shkon
mendja në përshkrimet e Virgjilit…
Kuptohet,një
oficer francez që shikon për herë të parë këto vende. do e mos të ashpra i
duken. Ai kishte ardhur të luftonte aty, po nuk mund të kalonin pa ndjesi këto
pamje fantastike të bukura e të ashpra, të cilat i quan “me pamje të egra e të frikëshme.”Malet e përqafojnë Shënepremten me shumë dashuri,
pastaj ngrihen të inatosur në lartësi e më pas me kreshtat e tyre përkëdhelin
qiellin kaltërosh. Por edhe malet e kanë bërë një lëshim e janë treguar
zemërgjërë. Ato kanë lejuar me bujari që në majat e luginat e tyre të flenë 14
liqene akullnajore duke i dhënë një bukuri përrallore majave e luginave të tyre.Ndër liqenet e
bukur e të mëdhenj do të veconim Liqenin e Zi. Ky monument natyre ndodhet në
lartësinë -1750 metro mbi nivelin e detit.Ai është i rrethuar me kullota
alpine, me rrobullin e kuq e pisha,ahe, duke u sherbyer atyre si një pasqyrë.Ai
është një liqen mitik, magji plotë.Në tërë kuptimin e fjalës është një tempull
ujor i hershëm ku janë kryer dhe rite të lashta pagane. Jo më kot prej atyre
kanë zanafillën edhe legjenda si ajo me thesaret e Lenies, me Krojin e Mushkës
dhe ajo me Liqenin e Zi.
Monument i natyrës “Liqeni i Zi”
Banorët
e Shënepremtes e kanë dashur dhe e duan ujin me një pasion të paparë.Nga maja e
Lenies dhe fusha e Ymer beut, apo nga Kroi i Pishës, të gjithë e kemi parë dhe
shijuar perëndimin e diellit. Deti, në largësi duket si i përflakur nga dielli
që pas pak minutash do të zhytet i gjithë në të. Një det që është shumë i madh,
shumë i lëvizëshëm, i pazotrueshëm.Të gjithe ata që e kanë parë këtë bukuri
mahnitëse në prag të një mbrëmje vere, nuk ka si të mos u shkojë në mend se kjo
qënie marramendëse, deti, i ka arteriet deri në përrenjtë alpinë të cilët
zbresin me vrull nga Valamarja dhe Liqeni i Zi, drejt tij.
Po
më e pabesueshmja do të ishte që të mendohej në atë kohë që një pjesë e mirë e
banorëve të Shënepremtes do të vendoseshin pas viteve nëntëdhjetë pikërisht
pranë detit.Të gjitha këto lënë në trup dhe shpirt një dëshirë të pashuar, të
paharrueshme,ndijimin e lumturisë që vetëm sa na ka prekur. Këtë nuk ka banor
të Shënepremtes që nuk e e ka provuar. Me këto imazhe magjepsese në sytë e
mendjes, nuk ka njeri, bir a bijë me origjinë nga ai vend të mos thotë: “Ah!Të isha atje tani!”
Legjenda
e Liqenit të Zi është një nga ato që të le mbresa të pa shlyeshme për ndjenjat
e larta e fisnike, dashurinë që transmeton mendja e njeriut.Aty, bariu me emrin
Komjan që shtegëtonte bagëtitë cdo behar, pikasi një ditë në valët e liqenit
tek lahej Zanën e bukur Lenie. Me siguri Zanën aty e tërhoqën meloditë e
fyellit të Komjanit që i binte aq bukur 17 “avazeve”,si Pani i lashtë mitik. Zana
doli nga liqeni, qëndroi në stanin e bariut ku degjoi meloditë e fyellit
fantastic, por buzë mbrëmje u zhduk pa pritur, E kërkoi Komjani gjithë natën
por nuk e gjeti.Pas disa peripecish, kur e pa se nuk kishte rrugë tjetër, bariu
me emrin Komjan u zhyt me gjithë krrabë e fyell. Ai e gjeti në zgafellat e
liqenit Zanën që dashuronte. U martuan e gëzuan jetën në liqen, por që aty i
dërguan njerëzve si dhuratë një burim të
ftohtë që kur futesh në ujrat e tij, shëron cdo sëmundje. Me mijra vetë dhe sot
e kësaj dite shkojnë në muajin gusht në atë burim cudi bërës. Që atëhere mali
Komjan dhe mali Lenie muarën emrat që kanë sot, për nder të ciftit që dhuroi
liqenin shërues cudi bërës.
Burimi i ftohtë i Liqenit të Zi
(Monument natyre)
Sipër
në majat e maleve janë 14 liqenet me në krye kapedanin e tyre, Liqenin e Zi.
Por poshtë në fshat , ka dominuar tjetër det, “deti i njerëzve nën Lenie.” Të dhënat demografike tregojnë se zona arriti në vitet nëndëdhjetë
mbi 3 mijë banorë. E një zonë, fshat apo
rajon i tërë pa njerëz nuk do të kishte kuptim, sa do i bukur të ishte.
Bukurinë Shënepremtes në vazhdimësi ja kanë sjellë njerzit. Si fill i
pandërprerë për atë popullatë të Shënepremtes, Liria dhe Dituria kanë qënë dhe
mbeten drejtimet kryesore të forcës së përbashkët. Për Lirinë dhe diturinë
“deti i njerëzve nën Lenie” nuk ka pyetur shumë për bindjet politike. Me punën
në themel, e cila është babai i të gjithave, me qartësi mendimi dhe
këmbëngulje, ata kanë qënë dhe do të mbeten forcë dominuese në çdo situatë që
do i paraqitet atyre dhe vendit. Në kushte të vështira klimatike e tokësore, në
një teritor relativisht larg qendrave urbane me një ndihmë relativisht të pakët
nga shoqëria, aty dashuria njerzore u rrit e u forcua, duke u bërë një dhe e
pandarë me jetën, me zhvillimin shoqëror. Ajo, edhe sot është një lloj garancie
për vazhdimin e mëtejshëm të traditave më të mira të atij populli.Mos harrojmë
kurrë thënien lapidar të Naim Frashërit “Topi që shemb kështjellat më të forta
është Atdhedashuria”.
Pjesemarres ne pronovimin e shoqates kulturore te Shenepremtes
Syri
nuk ngopet në mëngjes
Në
hapsirën pa mbarim
Ja
thot këngës një këndes
Kur
merr vesa vezullim
Atje
zila nuk ka vlerë
Të
zgjon zogu me këndim
Ulesh
buzë atij lumi
Nën
një hije plot gjelbrim
Ja, si bucet lumi dhe s’ndal
Ushi
e mëlleza era i përkul
Dallgët i con
lart si mal
Plot
stërkala dhe prap i ul
Kujtesën
e lumit ngacmojnë
Dhjetra
liqej lart maleve
Qielli
ndizet flakë dhe prushi
Shuhet
në shkumbën e valëve
Gurgullima
e tij është magjia
Brenda
ujit kthjelltësia
E
brigjeve është melodia
E vendlindjes përjetësia
Vargmali
Valamare – Lenie është faktor ndikimi kryesor në përcaktimin e klimës së
Shënepremtes. Si rezultat i përleshjes së agjentëve atmosferik që vijnë nga
Ultësira Bregdetare dhe pritja e erërave nga verilindja ka bërë që në këtë zonë
të hasen pothuajse pjesa dërrmuese e florës spontane si dhe bimët endemike në
rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq. Jo më kot dietari e botanisti I
shquar gjerman konkludoi se; “Shënepremtja është areali I fundit për 44 specie
e bimë që ndodhen në Europë”
Dietari Gjerman Friedrich Markgraf që ka punuar me vite në këto zona
Nga dietari Gjerman titulluar “Burrat e Shënepremtes”
Në këtë foto janë
fotografuar 12 vetë, lexohen shumë te dhëna për Shënepremten. Etnografia
pasurohet me këtë foto.Aty lexohet qartë veshje e burrave dhe e grave. Lexohet
qëndrimi pa ndroje i grave mbrapa burrave, që në fund të fundit, si veshja e
lehtë dhe qëndrimi flasin për shkallë emancipimi të femrës. Gruaja në
Shënepremte ka qënë zonjë shtëpie. Ajo kujdesej për rritjen e edukimin e
fëmijeve, veshjen e tyre dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, gatimin,
pritjen e përcjelljen e miqve e të afërmve etj.
Ne sot kërkojmmë një të
dhënë një fotoografi, a një dorëshkrim që ka të bëjë me një fakt historic, me
një personazh a me një ngjarje. Por mbetemi të zhgynjyer kur kuptojmë se kemi
pasur shumë njerëz që nuk jetojnë më,
nga të cilat mund të merrnim të dhëna të cmuara për cdo problem që mund të
trajtonim për vendlindjen e më tej. Na janë “djegur” ato biblioteka. Sa rëndësi
ka ky problem, na flet qartë e konkretisht botanisti, studjuesi gjerman
Frederich Markgrf.Në albumin interesant të fotove të tij midis të tjerave
tërheqin vemendjen dy foto nga Shënepremtja me titullim “Burrat e Shënepremtes”
”Burrat e Shënepremtes”
Kjo
foto e zmadhuar dhe e pastruar në një studio I u dha të shikohej nga tre
persona në Shënepremte, nga Baki Osmani, Ismail Myftaraj dhe Asllan Kosturri I
datlindjes 1920. Të tre personat vec e vec I njohën pa u gabuar të 7 burrat e
Shënepremtes. Kur është bërë foto ata që u pyetën kanë qënë të vegjël, por
njerzit në foto jetuan gjatë dhe ishin të njohur në fshat e në lagje.
Sic
shihet, kjo foto flet shumë.Të shtatë burrat e identifikuar janë simbole të
fshatit dhe të lagjes Qendër. Qëndrimi në kolektivitet, mbajtja e armëve,
veshja, qylafët apo takiet e bardha që mbajnë në kokë, janë simbole për të
lexuar më mirë e më realisht etnografinë e zonës në atë kohë.Si e tillë, kjo
foto ka vlera të vecanta.
Vargmali
Valamare-Lenie është factor ndikimi kryesor në përcaktimin e klimës së
Shënepremtes. Si rezultat I përleshjes së agjentëve atmosferikë që vinë nga
Ultësira Perëndimore dhe pritja e erëraave të forta e të ftohta që vinë nga
Veri-lindja, ka bërë që në këtë zonë të hasen pothuajse pjesa dërmuese e florës
spontane si dhe bimëve endemike në rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq.
Jo më kot shkencëtari e botanisti I shquar gjerman konkludoi në disertacionin e
tij se “ Shënepremtja është areali I fundit për 44 specie e bimë që ndodhen në
Europë.” Duke jetuar e punuar mbi 4 vjet në Shqipëri e vecanrisht në
Shënepremte,ai ka nxjerrë konkluzione të sakta skencore për bimët e botanikën,
por edhe për njerzit.
Një
lloj kodi gjenetik I pa shkruar në këto male ka të bëjë me karakterin e fortë,
trimërinë, rreptësinë e krenarinë, besë dhe mikpritje. Solidariteti I ndjeshëm
dhe virtyte të tjera të diktuara nga vështirësitë dhe të nxitura nga traditat e
zonës, sa kanë lënë gojë hapur sociologët e sotëm.Malësorët e Shënepremtes e
kanë përballuar gjithëcka me guxim, trimëri e krenari, pa e ulur shpinën, vec
me punë e dinjitet. Zemër bardhësia e mikpritjes, jeta e bukur dhe e thjeshte,
deri në varfëri, nuk I pengoi ata që lirinë dhe diturinë ti vënë kryepunën e
punëve. Duke I parë dhe njohur këto virtyte të tyre, personalitete të shkencës
dhe të kulturës së vendit e më tej, janë interesuar dhe I kanë quajtur këta
banorë personazhe legjendash. Në këtë mes nuk lihet pasdore apo të harrohet dhe
fakti që shënepremtasit janë edhe të ndjeshëm, sensibël dhe ironikë, që kur
vjen rasti, njerzit I presin sipas veshjes dhe I percjellin sipas mendjes.
Shkrimtari
dhe dietari I njohur, Dhimitër Shuteriqi, që gjatë luftës pati shkuar disa herë
në Shënepremte dhe më pas, theksonte:”…të punosh në këto zona e me këta njerëz,
është heroizëm”. Oficeri francez Obron, pjesmarrës në luftën e parë botrore në
kët rajon,I ka përkufizuar shqiptarët.”tipi I shqiptarit është një tip
shtatëlartë, I dobët, I zhdërvjellët, me flokë të zeza. Me hundën shqiponjë e
mustaqe të vogla. Disa tipa biondë gjenden në zonat e lartësive.” Kurse dietari
gjerman Markgraf nuk ka pasur nevojë të shprehet me fjalë.Dy fotot e lëna nga
ai me titull “Burrat e Shënepremtes”, flasin më shumë se dhjetra faqe shkrime.
Vlerësime
për bujarinë, mikpritjen e vendosmërinë e këtyre malësorëve gjejmë dhe në nj
libër të gjeneralit grek Aleksandër Papagos,I cili ka luftuar në këto zona dhe
më vonë arriti të bëhet dhe kryeministër I Greqisë.
Një
karakteristikë e përgjithëshmë dhe e qëndrueshme e këtyre malësorëve është dhe
fakti se ata jithnjë janë rradhitur në krahun progresiv të zhvillimit të
ngjarjeve të vendit dhe të zonës.Në luftën për Pavarësi kapedani grabovar
Mahmud Xhelili, ish bashkëluftëtar I cetës së patriotit Bajo Topulli,krijoi një
cetë në atë zonë, e cila pat rolin dhe ndikimin e vet në ngjarjet jetike që
kalonte vendi. Që nga Kongresi I Manastirit, luftrat kundër andartëve grekë në
rajonin e Korcës dhe të Kolonjës,në betejën e Shkëmbit të Popcishtit, andartëve
grekë u vuri “kufirin tek thana”, kundër forcave të errëta esadiste në Elbasan
e Cermenikë, në mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjës, roli në
revolucionin Demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 etj.kjo cetë dhe qindra
patriot të kësaj zone,u ndodhën në vijën e parë të luftës
Kapedani Grbovar
Në
këto lëvizje patriotike do të ndihej fuqishëm roli I Mahmud Xhelilit, Tare
Bicit, Hysen Shënepremtes, Elmaz Hasës, Ceco Kardhashit, Vanci Kurrizos,Tare
Taces, Mëni Cycos,Xhepe Hasës, Sabri
Xhelilit, Tele Xhangolit, Feim Osmanit, e dhjetra të tjerëve, deri në ngjarjet e
luftës Nac Clirimtare, ka qënë tepër ndikuese e vendimtare. Kjo traditë
patriotike e këtij brezi u transmetua tek të rinjtë e shumëfishuar. Nuk është
rastësi që nga tre fshatrat e kësaj krahine u rrjeshtuan në rradhët partizane
117 të rinj, 12 prej të cilëve dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për Atdheun.
Dituria
për banorët e Shënepremtes ka qënë një kërkesë e fuqishme nisur nga familja e
më tej.Kushtet politike dhe materiale bënë që aty në vitin 1917 të ngrihet e
para shkollë shqipe në rrethin e Gramshit. Kjo erdhi si rezulttat I kërkesave
të popullit,por edhe të ndihmës së pamohueshme që dhanë Themistokli Gërmenji,
Mihal Grameno dhe Kajo Babjenji në Janarin e vitit 1917. Nën shëmbullin e
Republikës Autonome të Korcës,edhe ne Shënepremte u ngrit komunaria me 28 vetë
personel, si qeverisje vendore. Po në këtë rast us shtrua nevojë e dorës së
parë ngritja e shkollës shqipe e cila u hap vitin tjetër.
Sot
aty funksionon shkolla e mesme e cila mban emrin e dëshmorit të parë të rrethit
të Gramshit, “Tahir Sadiku”. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë në vite mijra
nxënës, 210 nga të cilët kanë mbaruar dhe arsimin e lartë, duke u diplomuar
pothuajse në të gjithë specialitetet. Tetë specialist e kuadro të këtij fshati
mbajnë grada të larta shkencore.
Disa
individë, bij të kësaj treve kanë dhënë contribute të mëdha në dobi të
shoqërisë, duke zënë vend në kreshtat e mjave intelektuale e njerëzzve të
shquar të dy Grabovave dhe Shënepremtes.Ata dallohen nga të tjerët se bënë
gjënë e duhur në kohën e duhur. Vec rolit të patriotit Mahmud Xhelili dhe nje
plejade njerëz që u përmenën më lart, roli I Ramadan Xhangollit, Selman Ajazit,
Naun Priftit, Bajrm Hysen Xhangolit, Sabri Fejzos, Kapllan Xhangollit, Kastriot
Hasës, Kasëm Përfundit, Stefan Tavanxhiut, Dritan Bicit, Naun Nishkut etj, në
fushën e organizimit dhe drejtimit të shtetit e shoqërisë, të Abedin Bicit, Avni Xhelilit, Ramadan
Bicit, Sofije Fejzos, Ramazan Hasës, Roland Miminit, Kalem Hasës etj në fushën
e arsimit, të Niazi Fejzos, Agim Bicit,Zamira Xhelili, Bezati, Fatos Xhangoli,
Zyra Ferizaj (Xhangoli), Niko Verushi, Sare Miraka etj. në fushën e mjeksisë,
Gani Xhangollit, Fidai Sadikut, Vait Cecit në fushën e bujqësisë, të Tajar
Hasës, Muhamet Xhangolit, Astrit Kosturrit, vëllezërve Fredi e Arianit Bici,
Kastriot Xhangoliy në Durrës etj në fushën e bisnesit,e shumë të tjerë që nuk
po u përmendim emrat në këtë ese, janë krenaria e Shënepremtes.
Të
cudit një fakt lidhur me vendlindjen tonë. Në luftën e Parë Botrore fshati ka
qënë jo vetëm plasdarm ku janë ndeshur forcat e palëvë ndërluftuese, por edhe I
ndarë në dy pjesë midis tyre. Si duket, ambicja për të kapur e dominuar këto
lartësi në këtë vend, ka qënë e madhe. Mbase ka ndikuar pozicioni gjeografik,
mallet që ndajnë Ultësirën perëndimore nga rajoni very-lindor I Korcës dhe
Pogradecit. Edhe në luftën Italo-Greke fshati u nda në dy pjesë nga forcat
ndërluftuese. Furtuna e operacione kaluan në vitet e lavdishme të luftës Nac
Cl, ku në operacionn famëkeq të
Qershorit të vitit 1944, pati djegie shtëpiash, plackitje e vrasje në njerëz.
Kjo se nga kjo zonë pati shumë të rinj në rradhët partizane.
Në
tregimet e njerëzve, në rrjeshttat e shkrimeve të vendasve dhe dashamirësave,
do të gjejmë një fshat me histori e legjenda të përziera, ku bujku duke
lavruar, pluari e parmenda nxjerr gëzhoja lufte. Shënepremtja, ashtu si është e
lidhur me misrin e ëmbël,fasulet me famë, bulmetin e mjaaltin e
mrekullueshem, lidhet edhe me arsimin,
kulturën, mikpritjen, besën e natyrën. në të gjitha drejtimet, në të shkuarën
e të tashmen, shikojmë portrete njerzish të spikatur, zakone, miqësi e besë që
e lartësojnë Shënepremten. Atdheu është shumëfishi I cdo pëllëmbe toke. Cdo
shkrim, cdo lajm, në media e cdo ngjarje që ndodh në Shënepremte, na takon me
vendlindjen.
Shënepremtja
në një farë mënyre është stoli e cmuar e maleve të larta dhe të qiellit. Ajo
është jo vetëm “Dritarja tektonike e Lenies” si e kanë emruar kompetentët,por
edhe një poemë shumë e dashur për ne.Kur
dëgjon poemën “Vëlltava” të Smetanës, të shkon mendja tek valët e lumit
alpin që vjen nga Valamarja e kalon kryelartë nëpër Shënepremte,Kur vjen
pranvera e fëijët mbledhin luleshqerra e lule të pemëve për një festë pagane që
në Shënepremte fesohet cdo pranverë, të shkon mendja te muzika e Antonio
Vivaldit “Katër stinët”.Po edhe kur degjon muzikën simfonike të Tish
Daisë, Kristo Konos,të Nikolla Zoraqit
apo Aleksandër Pecit, duket se në notat e pentagramet e tyre ze vend dhe
Shënepremtja me bukuritë e saj. Ne, të lindurit në këtë fshat, apo me origjinë
Shënepremten,
Lëmë
punën e hallet e përditëshme aty ku jemi dhe e dimë dhe e ndjejmë se në
vendlindje gjithnjë do të gjejmë mitin,magjinë, legjendën mrekullitë e maleve
epike, të cilat me majat e tyre gërvishtin retë. Zbulimi dhe grisja e cdo nape
që mbulon këto thesare të pa cmuara, na jep thelbin magjik të Shënepremtes,
vendlindjes time.
Edhe
pse ndodhem larg, vazhdoj të jetoj me Shënepremten time hyjnore, e cila më prêt
me mall në cdo stinë që të shkoj. Ndihem krenar që nuk ja kam kthyer shpinën.
Jam I bindur se edh kur nuk do të jem, në zemrën e saj të madhe dhe mikpritëse,
aty në mes malesh rrethuar me ujra e liqenj, ku kreshtat prekin retë e që e
përshëndetin të parat të qeshur diellin,
do të ketë gjithnjë pak vend që më përket.