E shtune, 14.12.2019, 12:34 PM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shteti me më shumë lypës sesa banorë në Shkup

E diele, 17.11.2019, 01:19 PM


SHTETI ME MË SHUMË LYPËS SESA BANORË NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Përditë, e përnatë udhëtoj këmbë nga “Çairi” në Shkup për të dalur matanë Vardarit (“Urës Gurit”): Një birrë “hallall” ta pi tek “Parku i Grave”. Nuk përdor as makinë, e as taxi. Shkaku se, matanë “Urës Gurit”, nga “Çairçanka” dal më parë këmbë, sesa me makinë dhe taxi mes atyre sokaqeve të ngushta që nga koha e Turqisë.

Nuk është problemi kryesor i këtij shkrimi rasti publicistik gjatë rrugës time krijuese për të dalë matanë Vardarit (Urës Gurit), që ta pi një birrë “hallall”, mes Shkupit Shqiptar.  Kryeqytetin e “përbashkët”, tek “Parku i Grave”.

Problemi, qëndron në një vend krejtësisht tjetër, thuajse të “padukshëm” politik shtetëror - social të “vëllazërim-bashkimit”: Kalimit Kufirit të Shtetit “përbashkët” juridik dhe ligjor. Unë për të dalë matanë Vardarit (“Urës Gurit”), patjetër duhet t’i kaloj këmbë rrugës me qindra lypës me duart e zgjatura për mëshirë! Ndihmë humanitare!

E, matanë,”Urës Gurit”: Nuk e shoh as edhe një  lypës për mall?!…



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT