E premte, 26.04.2024, 02:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Canameti: Të falem o Mat

E diele, 27.10.2019, 11:43 AM


TË  FALEM  O MAT …

POEZI NGA BAJRAM CANAMETI

Mati, arkiv historie,

Shtrat mbretërish ilirë,

Çerdhe kuvendesh ilire.

Rrethuar me male kunorë,

Skuqur , larë, me gjakun e Arbrit,

Gen i Albanëve hyjnorë.

Sa ka Mati për të thënë

Që nga emri hijerëndë,

Duhet ta kuptosh këtë mbret të rëndë.

A është engjëlli i Shën Matës që fluturon

Apo Emathia e Ilirisë që ndriçon?

Malet e tua, Mat, prekin qiellin

I moçëm linde ti me diellin.

Dri mëDri, shtrirë në shekuj

Bërthamë rrezatuese sot ke mbetur.

Palcë e kombit , bekuar prej Zotit

Vatër e shenjtë, derë e Kastriotit.

Shkëndijë e parë e gjuhës shqipe,

Në gjoks malesh rreze drite.

Për liri e shtet kombëtar

Vend baroti, qëndrestar.

Në Gur të Bardhë e Stelush

Në Komsi e Laç-Bruç,

Në bajrak të Rraxës e në Gurrë,

Që nga Xibri gjer në Lurë.

Rremull, Prell eDukagjin,

Në Macukull plot shkëlqim.

Gjoçaj , Derjan e Kurdari

Burgajet, Lis e Shlli,

Kalatë e tua burojnë dritë

Nga Sanxhaku në Selitë.

Plot thinja historie për liri,

Shtegtove ballëndritur në histori.

Se linde Budin mjekërbardhë,

Dhe në kodër të Burgajetit

U përkund djep i mbretit.

Mat i shenjtë, vatër e Skënderbeut

O panteon i Atdheut,

Arkiv i gjallë historie,

Kristal  me gjuhë perëndie.

DHEMBJE

Vullkan shpërthyes është dhembja,

Valë e saj trupin mbërthen,

Mbi llavën e saj  të etur

Vallzon shpirti e zemra;

Si flutur  në shkretërtirë

Lules t`i vëjë emër…

Qiellin shpon , malin thërmon,

E moçme sa bota,

Nana e ngushëllimit,

Cak i fundmë  i  trishtimit.

VETMIA

Erë ndezën malet

E thellë sa deti dhe oqanet,

Sëmundje ngjitëse kjo e ndërkryer

Zemrat e prindërve ka mbërthyer…

Pleqtë si lisat , me sytë me lot,

Ecin , kërrusur mbi shkop,

Lotët fshijnë e fërkojnë sytë

Pyesin të tromaksur:

Ku janëfëmijët?!….

Bijtë e shqipes si zogj shtegtarë,

Krahthyer, shpirtplagosur,

Në metrotë e botës mbarë,

Ikin, dhe, kjo ikje s`ka  të sosur…

E mëngjesi lind diellin e trishtuar

Në kullat e Arbrit rrëzuar.

Në prag të tyre jetë e mjerë

Me njerëz -hije,

Nga dy pleq gjen nëderë

Mbërthyer në darë mërzie…

Dhe u mbesin sytë nga udha,

Mëngjeseve, në mbrëmje…

Flutura të zeza nëpër rrudha

U bën hije kjo dhembje…

RREMULLI

Remull,

Je më i bardhi emër.

Shqiponjë në fluturim

Ngrihesh  ti, fshati im.

Në mjajën e Pllumbit të ndrit koka,

Të dy krahët, kurorë-kodra,

Nga Uraka nëDukagjin,

E hedh hapin dhe e shtrin…

Bukuri këput nga qielli

Shkëndijë, rrreze dielli,

O tokë që linde mbretër,

Vizionarë e zemërhekur.

Një gjerdan me dëshmorë

Të shkëlqen në kraharor…

Ballëndritur mot pas moti

Qëndrestar krah  Kastrioti…

Huta në dorë ta rriti shtatin,

Flamur nderi për Matin.

Kreshnik në luftë për liri,

Në Plavë , Hot e Guci.

Në Ulqin e gjer në Vlorë,

Gjerdanngjeshur si kurorë.

Në luftë të Gjallishit, mbi osmanlli,

NëShkallë të Deshëve mbi shkja të zi.

Djemtë e tu rrufe në stuhi,

Metorë nëpër Shqipëri…

Rremull, i lashti Rremull,

Tëshkëlqeftë e bardha zemër….

MAL QËNDRESE

Ramush Haradinajt

Fis i thinjur Dardanie,

Nëpër  mote kryelartë,

Kalorës drite, zjarr lirie,

Përballë me çdo shtrëngatë.

Vëllezërit e tu ëndrra lirie,

Shkuan në prehrin ePerëndisë,

Për Kosovë, tokë begatie,

Dhe për nder të shqiptarisë.

Për Kosovën je flamur,

Sa të ketë diell e hanë,

Nuk  lëshon as tokë, as gur,

Do të jenë aty ku janë.

Mal qës`tundet nga tërmeti,

Ti frymëzues i shqiptarisë,

Se nuk shkilet amaneti

I dëshmorëve të lirisë….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora