E merkure, 23.10.2019, 07:13 PM (GMT+1)

Aktualitet

Sevdail Hyseni: Patrik Haziri në spektaklin më të shikuar zviceran Reality Show Bachelor

E diele, 29.09.2019, 09:06 AM


Një histori suksesi

Patrik Haziri, radhitet zyrtarisht, në spektaklin më të shikuar zviceran Reality  Show Bachelor

Nga Sevdail Hyseni

Siç shkruan albinfo.ch Patrik Haziri, djali i Haqif Hazirit, afaristit të njohur shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, radhitet në spektaklin më të shikuar  Realyti  Show Bachelor në Zvicër. Në këtë emision nacional, i cili fillon të emetohet më 21 tetor të këtij viti, për të fituar zemrën e Patrikut, do të “luftojnë” 21 vajza simpatike.

Nga dje edhe zyrtarisht: Patrik Haziri është kavalieri i trëndafilave i edicionit të tetë të emisionit shumë të shikuar të tipit të spektakleve live që emetohet nga televizioni zviceran “3+”, shkruan albinfo.ch .

Kavalieri i trëndafilave

Se Patriku do të përzgjidhej për këtë “post” flitet tashmë disa ditë, por vetëm sot, televizioni në fjalë e ka konfirmuar: 29 vjeçari i gjatë 1.83 m., është “Bachelor-i” i radhës. Për të fituar zemrën e tij do të “luftojnë” 21 vajza në emisionin i cili fillon të emetohet më 21 tetor, thuhet mes tjerash në albinfo.ch ..

Ai, pra gjatë kësaj kohe do të njihet me këto vajza, me të cilat do të përjetojë eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë njërën prej tyre  nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund të nisë edhe lidhjen e dashurisë.

Spektakli i miliona shikuesve

“Der Bachelor” është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona shikues nëpër gjithë Evropën, njofton albinfo.ch.

Siç bënë të ditur albinfo.ch Patriku është djali i Haqif Hazirit, afaristit të njohur shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, president i Kompanisë të pjekurinave “Victoria”. Më tej thuhet se Patriku punon në administrimin e  bizneseve familjare e cila është me origjinë nga Komuna e Bujanocit, e cila merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ndërkohë, vazhdon i njëjti burim se familja Haziri, ka me dhjetëra kioska nëpër Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel”, shkruan albinfo.ch.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT