E shtune, 27.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Nafi Çegrani: Mullinjtë e Çegranit 300-350 vjeçarë!

E diele, 22.09.2019, 11:11 AM


Mullinjtë  e Çegranit  300-350 vjeçar!

Shkruan Nafi Çegrani

Rajoni  i Pollogut jugolindor, gjegjësisht  vendbanimi rrëzë Malit të Thatë ku gjendet Çegrani  dikur  karakterizohet nga pasuria, vlera dhe larmishmëria e trashëgimisë arkitektura tipike  dhe vargimi i mullinjëve për bluarje drithërash, misë, grurë etj. të cilët gërshetoheshin me historikun e tyre, me jetën dhe funksionimin në shekuj, në rrjedha nga vijimësia e vendbanimit siç është fshati Çegran ( por edhe  Forinë), të cilët  si zonë  e  dalluar  në saje të egzistimit të mullinjve të vjetër, datojnë që nga periudha  e hershme  Otomane… Në Forinë si mulli më i vjetër që nga koha e begut ( skllavopronarit Sinan Dragaliut), ka egzistuar Mulliri i Xames. Kurse në Çegran kanë funksionuar afro 10-12 mullinjë të cilët, në mënyrë të veçantë, nga të cilët sot nuk egziston asnjëri, por që kanë historinë  e tyre interesante: siç kanë qënë Mulliri i haxhi Sulë Mujës, ku janë furnizuar me ujë edhe dy mullinj të tjerë aty pranë në rrjedhat e krroit të Ballise, si mulliri i Qashif Berzatit dhe i vllaut të tij Hashim Berzatit. Kurse te ,,Uji i katundit,, ka qenë Mulliri i Bajram Mitës, dhe në rrjedhat e këtij lumi nja  500-600 metro ka funksionuar edhe Mulliri i Sulë Komes, më poshtë prej tij parallel kanë egzistuar edhe dy mullinj të tjerë, ai i haxhi Hisni Velë Rufatit  të Mujallarëve dhe ai i Metë Elmazit të Ballise. Aty janë bashkuar edhe dy lumenjt ai që ka buruar nga Mulliri i haxhi Sulë Mujes, dhe rrjedhat e  ,,Ujit të Katundit,, nga Mulliri i Bajram Mitës dhe i Sulë Komes. Çegranasve u është dash, gjatë shkuarjes dhe ardhjes në fusha, të kalonin Ujin me karroca kuajsh ose  aso që kanë tërhequr demat ( qetë) me brinja të mëdhenj. Aty për të kaluar fshatarët në këmbë, pronari i Mullirit më poshtë, Ali Dani me vetëkontributin e tij, fillimisht  ka ndërtuar një urë  prej druri për këmbësorët, e më vonë një urë guri , e cila rrënohet pas ardhjes së komunizmit jugosllav. Më poshtë asaj Ure, ka qen edhe mulliri më i lashtë i pronarit Ali Danit…Dhe, në vazhdimin e rrjedhës së ,,jazit,, diku në kufi me pllajat e fshatit Vollkovi ka funksionuar Mulliri i Sallake, pronë e Halim  Hasip Sallakut, i cili ka egzistuar gjer vonë  kah fundi i viteve të rrënuara komuniste, me pronarë trashigimtarër Harun Hasipi dhe djemt e tij…!

Në Çegran ka egzistuar edhe një mulli tjetër  në skaj të fshatit në kufi me fshatin Forinë  dhe të ashtuquajturat Arat e Begut , që i thonin Mulliri i Ebipit, dhe i cili është furnizuar dhe vë në lëvizje dy gurë të mëdhenj  me ujë nga një ,,vijë,, e Vardarit. Këtu kanë bluar misër e grurë mëhallat të cilat kanë qënë më afër të kësaj ane si Loket, Lushet, Perret, Karrajet, Peledhiset, Silishtet, Kolet  etj.

…Por, t’u kthehemi  Mullirit të haxhi Sulë Mujes dhe të tjerëve, të cilët  ngjason me njëri-tjetrin për kah lashtësia dhe tipi I ndërtimit të objekteve shumë  të vjetër, të cilët sot nuk ekzistojnë fare, pos në kujtimet dhe rrëfimet e pleqëve, atyre burrave  të thyer në moshë dhe as ata më nuk janë gjallë. Kjo, pra, do të thotë se ato afro 10-12 mullinj të vjetër mbi 3-4  shekuj,  duket se janë  harruar  fare nga koha dhe njerëzit, por përveç që ka vlerë të madhe të trashëgimisë-kulturore dhe historike, gurët dhe themelet e tyre ( aq sa kanë mbet),e  sikur ende  vazhdojnë të rrotullohen si në legjenda  dhe  bluajnë misër  e grurë për miall buke…

Mulliri  i haxhi Sulë Mujës apo edhe ato të tjerët që përmendëm më lartë, ky i pari  ndodhej dhe furnizohej me ujë të ftohët I cili furrishëm burronte nga  një grykë  e Rudinës ku për anash ishin vendos shtëpitë e mëhallës Ballise, të xha Ilmiut, xha Bedriut, shtëpiat e Zenunit Ramës, ato të  vëllezërve: Islam , Xhem, Hazir e Sefë Peçit  etj. Por, që ky burrim, duket si një oazë  mes gjelbërimit të oborreve të rrethuara, ende duket i përjetshëm, dhe  është i vetmi që i ka shpëtuar dhëmbit të kohës. Megjithatë nga themelet dhe gërmadhat e mullirit shekullor, si një  ndër dhjetë mullinjtë e ndërtuar dikur  në rrjedhat e  burrimeve si ai te ,,Uji i katundit,,    fshatin  Çegran, NUK KA MBETUR  KURGJË …!

ËSHTË çudi, të përmendi, se nga këta mullinj aq të vjetër dhe me objekte të ndërtuara  me një arqitekturë mbresëlënëse dhe tipike, nga kanë mund edhe të inspirohen artdashësit, NUK mund të  shihen  as në ndonjë  peizazh  apo pikturë e bërë nga dikush, edhepse Çegrani dhe Forina kanë pas edhe mësues të artit figurative etj. Por, që nuk kanë pas një interesim të mirëfilltë  e të lënin gjurmë, siç kanë bërë dikur në shekuj njerëz si  Jakob van Roisdali, Majndert Hobem, Rembrant van Rijni  dhe mjeshtra  të tjerë holandezë të shekullit të  XVI-XVII-të me  MULLINJT  E  ERËS, të cilët sot i gjejmë edhe nëpër libra shkollorë dhe Qendra të ndryshme të artit dhe atij figurative në vendet e zhvilluara të Europës… ( E them këtë, sepse më ka rastis, pas daljes sime nga burgjet jugosllave, bëra disa vizita në shtetin e luleve, në Holandë, u mahnita me gjithë shpirt, i shikoja Mullinjt e Erës, pranë të cilëve kam bërë edhe foto, sepse më inkurajuan dhe impresionuan, i shikoja dhe i admiroja nga lashtësitë, historitë dhe legjendat e tyre me gjuhë guri, ato  mullinjë  shekullorë,  mullinjë  me erë 450-vjeçar, të  cilët edhe sot  qëndronin aq krenar dhe grandiose, por me themele blozakë, buzë lumit piktoresk Fehte, në Holandën Qendrore.

Është një mëngjes i bukur pranveror. Johan van Berhajk, një mullis, na miëpret me nga një filxhan me kafe të nxehtë valë dhe na thotë se moti është i përsosur për  punën    mullirin e tij të erës, duke më sqarruar se si velat dhe çatijën I kanë ndërtuar me kujdes të kthyera  përballë kah frynë era. Joani na shpjegon si bëhet kjo teksa shtyn me këmbë rrezet e një rrote druri, e cila është  më e lartë se  4-5  metro. Kjo rrotë është e lidhur me kësulën e mullirit, pra me çatinë e tij. Kur Johani rrotullon rrotën, çatia vërtitet deri sa të arrijë në pozicionin ku era e rreh më shumë secilën prej fletëve 12-13  metra të gjata. Pastaj rrota fiksohet me zinxhir në tokë, që të mos lëvizë. Më pas,  shpaloset  një velë prej pëlhure të fortë dhe e kapur  pas rrjetës së secilës fletë një nga një të cilat njëkohësishtë  shtyhen nga era dhe katër fletët dale-ngadalë fillojnë të rrotullohen. Për njëfarë kohe ne vështrojmë të mahnitur fletët ndërsa vërtiten me zhurmë. Pastaj, Johani na fton të shohim mekanizmat brenda mullirit. Unë shikoja me adhurim, sepse më vinin edhe kujtimet e mia të fëmijërisë dhe të moshës 10-12 vjeçare kur punoja bashkë me gjyshin tim te mulliri, ku uji i rrotullonte dy gurë në formë disku të trashë dhe të mëdhenje.

Jeta ime e fëmirisë në mulli të gjyshit !

  mullirin e gjyshit tim, nga më vijnë kujtime edhe tani, si për shembull, nga këta  mullinjtë e erës në Holandë, gurët viheshin në lëvizje nga forca e ujit që përshkonte nga një ,,korritë,, e trashë prej druri, bluhej  drithi. Aty gjyshi im kishte edhe një dhomë me murë guri për Brenda , një krevat të gjërë prej drrasash dhe e shtruar me dyshekë të mbushur me kashtë të thatë gruri, dhe aty bëja gjumin më të rehatshë në jetën time në tik-takun e gurrit që rrotullohej pa ndërprerje, duke bërë zhurmën e tij papushim...

Kjo, zatën, është edhe historia e mullinjëve të vjetër  të Çegranit në shekuj !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora