| E diele, 22.09.2019, 11:11 AM |
Mullinjtë e Çegranit 300-350 vjeçar!
Shkruan
Nafi Çegrani
Rajoni i Pollogut jugolindor, gjegjësisht vendbanimi rrëzë Malit të Thatë ku gjendet
Çegrani dikur karakterizohet nga pasuria, vlera dhe
larmishmëria e trashëgimisë arkitektura tipike
dhe vargimi i mullinjëve për bluarje drithërash, misë, grurë etj. të
cilët gërshetoheshin me historikun e tyre, me jetën dhe funksionimin në shekuj,
në rrjedha nga vijimësia e vendbanimit siç është fshati Çegran ( por edhe Forinë), të cilët si zonë
e dalluar në saje të egzistimit të mullinjve të vjetër,
datojnë që nga periudha e hershme Otomane… Në Forinë si mulli më i vjetër që
nga koha e begut ( skllavopronarit Sinan Dragaliut), ka egzistuar Mulliri i
Xames. Kurse në Çegran kanë funksionuar afro 10-12 mullinjë të cilët, në mënyrë
të veçantë, nga të cilët sot nuk egziston asnjëri, por që kanë historinë e tyre interesante: siç kanë qënë Mulliri i
haxhi Sulë Mujës, ku janë furnizuar me ujë edhe dy mullinj të tjerë aty pranë
në rrjedhat e krroit të Ballise, si mulliri i Qashif Berzatit dhe i vllaut të
tij Hashim Berzatit. Kurse te ,,Uji i katundit,, ka qenë Mulliri i Bajram
Mitës, dhe në rrjedhat e këtij lumi nja
500-600 metro ka funksionuar edhe Mulliri i Sulë Komes, më poshtë prej
tij parallel kanë egzistuar edhe dy mullinj të tjerë, ai i haxhi Hisni Velë
Rufatit të Mujallarëve dhe ai i Metë
Elmazit të Ballise. Aty janë bashkuar edhe dy lumenjt ai që ka buruar nga
Mulliri i haxhi Sulë Mujes, dhe rrjedhat e
,,Ujit të Katundit,, nga Mulliri i Bajram Mitës dhe i Sulë Komes.
Çegranasve u është dash, gjatë shkuarjes dhe ardhjes në fusha, të kalonin Ujin
me karroca kuajsh ose aso që kanë
tërhequr demat ( qetë) me brinja të mëdhenj. Aty për të kaluar fshatarët në
këmbë, pronari i Mullirit më poshtë, Ali Dani me vetëkontributin e tij,
fillimisht ka ndërtuar një urë prej druri për këmbësorët, e më vonë një urë
guri , e cila rrënohet pas ardhjes së komunizmit jugosllav. Më poshtë asaj Ure,
ka qen edhe mulliri më i lashtë i pronarit Ali Danit…Dhe, në vazhdimin e
rrjedhës së ,,jazit,, diku në kufi me pllajat e fshatit Vollkovi ka funksionuar
Mulliri i Sallake, pronë e Halim Hasip
Sallakut, i cili ka egzistuar gjer vonë
kah fundi i viteve të rrënuara komuniste, me pronarë trashigimtarër
Harun Hasipi dhe djemt e tij…!
Në
Çegran ka egzistuar edhe një mulli tjetër
në skaj të fshatit në kufi me fshatin Forinë dhe të ashtuquajturat Arat e Begut , që i
thonin Mulliri i Ebipit, dhe i cili është furnizuar dhe vë në lëvizje dy gurë
të mëdhenj me ujë nga një ,,vijë,, e
Vardarit. Këtu kanë bluar misër e grurë mëhallat të cilat kanë qënë më afër të
kësaj ane si Loket, Lushet, Perret, Karrajet, Peledhiset, Silishtet, Kolet etj.
…Por,
t’u kthehemi Mullirit të haxhi Sulë
Mujes dhe të tjerëve, të cilët ngjason
me njëri-tjetrin për kah lashtësia dhe tipi I ndërtimit të objekteve shumë të vjetër, të cilët sot nuk ekzistojnë fare,
pos në kujtimet dhe rrëfimet e pleqëve, atyre burrave të thyer në moshë dhe as ata më nuk janë
gjallë. Kjo, pra, do të thotë se ato afro 10-12 mullinj të vjetër mbi 3-4 shekuj,
duket se janë harruar fare
nga koha dhe njerëzit, por përveç që ka vlerë të madhe të trashëgimisë-kulturore
dhe historike, gurët dhe themelet e tyre ( aq sa kanë mbet),e sikur ende
vazhdojnë të rrotullohen si në legjenda
dhe bluajnë misër e grurë për miall buke…
Mulliri i haxhi Sulë Mujës apo edhe ato të tjerët që
përmendëm më lartë, ky i pari ndodhej
dhe furnizohej me ujë të ftohët I cili furrishëm burronte nga një grykë
e Rudinës ku për anash ishin vendos shtëpitë e mëhallës Ballise, të xha
Ilmiut, xha Bedriut, shtëpiat e Zenunit Ramës, ato të vëllezërve: Islam , Xhem, Hazir e Sefë
Peçit etj. Por, që ky burrim, duket si
një oazë mes gjelbërimit të oborreve të
rrethuara, ende duket i përjetshëm, dhe
është i vetmi që i ka shpëtuar dhëmbit të kohës. Megjithatë nga themelet
dhe gërmadhat e mullirit shekullor, si një
ndër dhjetë mullinjtë e ndërtuar dikur
në rrjedhat e burrimeve si ai te
,,Uji i katundit,, në fshatin
Çegran, NUK KA MBETUR KURGJË …!
ËSHTË
çudi, të përmendi, se nga këta mullinj aq të vjetër dhe me objekte të
ndërtuara me një arqitekturë
mbresëlënëse dhe tipike, nga kanë mund edhe të inspirohen artdashësit, NUK mund
të shihen as në ndonjë
peizazh apo pikturë e bërë nga
dikush, edhepse Çegrani dhe Forina kanë pas edhe mësues të artit figurative
etj. Por, që nuk kanë pas një interesim të mirëfilltë e të lënin gjurmë, siç kanë bërë dikur në
shekuj njerëz si Jakob van Roisdali,
Majndert Hobem, Rembrant van Rijni dhe
mjeshtra të tjerë holandezë të shekullit
të XVI-XVII-të me MULLINJT
E ERËS, të cilët sot i gjejmë
edhe nëpër libra shkollorë dhe Qendra të ndryshme të artit dhe atij figurative
në vendet e zhvilluara të Europës… ( E them këtë, sepse më ka rastis, pas
daljes sime nga burgjet jugosllave, bëra disa vizita në shtetin e luleve, në
Holandë, u mahnita me gjithë shpirt, i shikoja Mullinjt e Erës, pranë të cilëve
kam bërë edhe foto, sepse më inkurajuan dhe impresionuan, i shikoja dhe i
admiroja nga lashtësitë, historitë dhe legjendat e tyre me gjuhë guri, ato mullinjë
shekullorë, mullinjë me erë 450-vjeçar, të cilët edhe sot qëndronin aq krenar dhe grandiose, por me
themele blozakë, buzë lumit piktoresk Fehte, në Holandën Qendrore.
Është
një mëngjes i bukur pranveror. Johan van Berhajk, një mullis, na miëpret me nga
një filxhan me kafe të nxehtë valë dhe na thotë se moti është i përsosur
për punën në
mullirin e tij të erës, duke më sqarruar se si velat dhe çatijën I kanë
ndërtuar me kujdes të kthyera përballë
kah frynë era. Joani na shpjegon si bëhet kjo teksa shtyn me këmbë rrezet e një
rrote druri, e cila është më e lartë se 4-5
metro. Kjo rrotë është e lidhur me kësulën e mullirit, pra me çatinë e
tij. Kur Johani rrotullon rrotën, çatia vërtitet deri sa të arrijë në
pozicionin ku era e rreh më shumë secilën prej fletëve 12-13 metra të gjata. Pastaj rrota fiksohet me
zinxhir në tokë, që të mos lëvizë. Më pas,
shpaloset një velë prej pëlhure
të fortë dhe e kapur pas rrjetës së
secilës fletë një nga një të cilat njëkohësishtë shtyhen nga era dhe katër fletët dale-ngadalë
fillojnë të rrotullohen. Për njëfarë kohe ne vështrojmë të mahnitur fletët
ndërsa vërtiten me zhurmë. Pastaj, Johani na fton të shohim mekanizmat brenda
mullirit. Unë shikoja me adhurim, sepse më vinin edhe kujtimet e mia të
fëmijërisë dhe të moshës 10-12 vjeçare kur punoja bashkë me gjyshin tim te
mulliri, ku uji i rrotullonte dy gurë në formë disku të trashë dhe të mëdhenje.
Jeta ime e fëmirisë në
mulli të gjyshit !
Në mullirin e gjyshit tim, nga më vijnë kujtime
edhe tani, si për shembull, nga këta
mullinjtë e erës në Holandë, gurët viheshin në lëvizje nga forca e ujit
që përshkonte nga një ,,korritë,, e trashë prej druri, bluhej drithi. Aty gjyshi im kishte edhe një dhomë
me murë guri për Brenda , një krevat të gjërë prej drrasash dhe e shtruar me
dyshekë të mbushur me kashtë të thatë gruri, dhe aty bëja gjumin më të rehatshë
në jetën time në tik-takun e gurrit që rrotullohej pa ndërprerje, duke bërë zhurmën
e tij papushim...
Kjo,
zatën, është edhe historia e mullinjëve të vjetër të Çegranit në shekuj !