Mendime
Agron Shabani: Pse urrejmë dhe paragjykojmë...?!
E shtune, 22.06.2019, 10:31 AM
Pse urrejmë dhe paragjykojmë ....?!
-Diçka
mbi 'kopshtin e mendjes' dhe 'kopshtin e shpirtit'-
Nga
Agron Shabani
E
kam (e kemi) thënë ose cekur shpeshherë se: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët
nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë.
Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti-
mendja(truri) dhe trupi i njeriut.
Në
këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë
e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës
koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndonëse,
psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose
aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i
njeriut material apo jomaterial?”, "dual apo jodual?",“a është i
vdekshëm apo i pavdekshëm?”, “në çfarë
marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin,
shpirti i njeriut?” dhe kështu me radhë.
Se
këndejmi, rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar
debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe
materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot.
Kështu,
përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi
(Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi
(Demokrati). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së
tij, asokohe ishin të bindur në 'trininë' ose 'trinitetin' e lartëcekur
shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose
ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur
njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe
botës trupore ose fizike.
Ndërkohë
që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet
dhe definicionet e plota ose të kompletuars lidhur me çështjet ose aspektët e
mesipërme.
Psikologjia
moderne ose bashkohore, sot.. si të thuash më tepër është shkencë globale ose
universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e sajë determinante dhe
paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të
fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.
Kohëve
të fundit psikologjia është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose
segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë,
informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë,
diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u
angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen,
eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të
njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose
qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Se
këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së
bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor,
ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve
ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm
edhe "logosi" është operativë dhe funksional si të thuash në të
gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në
çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose
psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë,
inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ'
ose ' enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit,
mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e
ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.
"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë
universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën
dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës
trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose materiale.
Ndonëse,
pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose
ekplikative të 'kimisë' ose ' biokiminsë së brendshme' të trurit dhe shpirtit
të njeriut.
Ndaj,
mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të
mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin,
intuitën dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe
emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj,
duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e
kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e
forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj,
të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar
(florifikuar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ' kopshtin' e mendjes dhe
shpirtit tuaj.
Shkencërisht
ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose
situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm
shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të
ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me
pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe
"kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që
helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose
dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me
radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin
ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.
Në
këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë:
Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose
pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin
dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e
sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë
menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të
tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese.
Do
shtuar fund se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi dhe
patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin
njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik
për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo popull ose komb, parasegjithash si
çelès i njohur sociopsikologjike dhe sociofilozofike qè e hapin portèn dhe
zbulojnè "fshehtèsinè publike"pèr tè ardhmèn e individit dhe
kolektivitetit. Mbase, si profile, shfaqje, manifestime ose "fytyra të
bukura" në atë menyrë që gdhendën
ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose
kombëve të tyre përkatëse ose respektive.
-Per ZemraShqiptare,
Qershor 2019-