Mendime
Adil Fetahu: Roman për gjenocidin grek mbi Çamërinë
E diele, 16.06.2019, 02:01 PM
“Ai
që shtrëngon duarët me grekun, le t’i numërojë gishtat!”
ROMAN
PËR GJENOCIDIN GREK MBI ÇAMËRINË
(Arben Kondi: “Shën Bartolomeu i Çamërisë”, Tiranë, 2019)
-Në
përkujtim dhe nderim të mijëra viktimave
të Çamërisë martire, në 75-vjetorin e gjenocidit grek ndaj saj-
Nga
Adil FETAHU
Vargut
të romaneve historike dhe librave tjera për çamët dhe për Çamërinë, shkrimtari
i afirmuar dhe çamologu i thekur, Arben Kondi, këto ditë ia shtoi romanin e tij
më të ri, të titulluar: “Shën Bartolomeu i Çamërisë”, me përkushtimin hyrës: “Në përkujtim dhe nderim të mijëra viktimave të Çamërisë martire, në
75-vetorin e gjenocidit grek ndaj saj”. Ky roman ishte një ndër titujt e ri
të botimeve në Panairin 21 të Librit, që u mbajt në Prishtinë më 5-9 qershor
2019.
Sikur
e thekson autori në fjalinë hyrëse të romanit, këtë ia kushton 27 qershorit të
vitit 1944, kur forcat klerofashiste e ultranacionaliste greke, kryen masakra
të tmerrshme dhe gjenocid mbi çamët myslimanë të Paramithisë me rrethinë, kur
brënda një dite u torturuan, u masakruan, u vranë, u prenë ose u dogjën për së gjallë mbi 673 çamë myslimanë, pa
dallim moshe a gjinie.
Bandat
kriminale të andartëve dhe të
kriminelëve mercenarë të Kretës, fillimisht mbi njëmijë veta, e më vonë më se pesëmijë
veta, nën komandën e gjeneralit famëkeq
shqiptaro-vrasës Napoelon Zerva, të cilëve iu printe kolonel Kamara, dora e
djathtë e Zervës, heret në mëngjesin e 27 qershorit, të prirë nga udhërrëfyesit
vendas, avokatët Stavropullos dhe Strugar, ia mësynë Parmithisë. Mbrojtja e
çamëve i pritën me zjarr dhe ua ndalën hovin e nisur, por kjo nuk zgjati, sepse
dhespoti Dorotheu,myftiu i qytetit dhe disa tjerë nga paria e vendit, pas një
bisede, kishin marrë garancione seçamëve nuk do t’iu mungojë as kimja e flokut
as pasuria. Pas këtij garancioni, pushoi zjarri.Telalli i qytetit, me daullën e
tij, në çdo rrugë e sokak bërtiste duke thënë se “nuk do të ndodhte asgjë, pasi
të gjithë të krishterë e myslimanë bashkë janë vëllezër tënjë gjuhe e të një
gjaku,dhe se jeta do të vazhdonte normalisht”.Pas kësaj, qytetarët dolën në
punët e veta, në dyqane e në Pazar. Po a i besohet grekut të pabesë. Për
pabesinë e grekut është një thënie e vet grekëve: “Ai që shtrëngon duarët me
grekun, le t’i numërojë gishtat”!
Sapo
hynë bandat greke në qytet, u dha urdhëri që të gjitha armët të dorëzoheshin në
polici. Me këtë do ta pamundësonin mbrojtjen e çamëve. Dhe po atë ditë, filloi
ploja, masakra e kasaphanja për çamët e
Paramithisë, pa dallim moshe as gjinie. Ishte urdhëri i Zervës se “Çamët
muhamedanë ose duhet të vriteshin ose duhet të shpërngulëshin të gjithë dhe se
në arritjen e këtij qëllimi nuk duhet pasur as mëshirën më të vogël”. Kriminelët kretanë dhe andartë u sulën si
hijenat në rrugët, në oborret dhe në shtëpitë e myslimanëve të
Paramithisë.Dëgjoheshin krisma armësh, britma grashë e fëmijësh. Rrugëve
shiheshin kufoma, gjak, grupe të grave e
fëmijëve që kriminelët i kishin vënë përpara dhe nuk dihej se ku po i shpienin.
Prej shtëpive të zbrazura, po plaçkitej gjithçka që ishte e vlefshme dhe pastaj
iu jepej flaka.
Romani
është i zhanrit historik ndërsa krimet e bandave greke të kryera më 27 qershor,
janë të vërteta. Ngjarja e thurur
artistikisht në roman, zhvillohet përmes një galerie personazhesh
negative e pozitive, ndër të cilët kryepersonazh është Kristo Griva, një
personazh që për vetën e tij nuk e di nëse është grek apo shqiptar; “i dij të dy gjuhët: shqipen e kam nga nëna, ndërsa
greqishtën e mësova në shkollë”, thotë Kristo për vete.”Unë nuk di shumë historinë,
por avokati Spiro Çalluka më ka thënë se isha me rrënjë nga Shpatajt, të cilët
jo vetëm se ishin shqiptarë, por në mesjetë ishin princër në Epir.Një gjë e di
për vete, se kurrë nuk kam vrarë njeri, kurrë nuk i kam lyer duarët me gjak”.
Personazhe tjera pozitive të romanit janë: Haxhi Fejzo, avokati Spiro Çalluka,
Mazar e Nuri Dino, prijës të rezistencës çame, mullisi Feim Shaqo, Jasin Sadiku
që pajtonte gjaqet dhe ngatërresat, Abedin e Gani Bako, dy intelektualë të
shquar, Sali Hafuzi,kryetar i këshillit, Hasan Abdullahu, myftiu i qytetit,
Avdulla Kasëmi, Llambro Miho, pronari i furrës së bukës, që përmes Kristit u
jepte bukë grave e fëmijëve të burgosur, etj. Ndërkaq, personazhe negative
janë: gjenerali famëkeq Napoleon Zerva, kolonel Kamara, nënkolonel Kranji,
dhesproti Dorotheu, Vasil Ballumi, Strugari, Çil Popovo, Gaç Pulla, Vëllëzërit
Pandezi,Koç Nikolla, Dino Barba, Nikolli Rafti, Kiço Jani, Andrea Katupi, etj.
Kristo
Griva ishte një jetim, 16-vjeçar, pa të dy prindët. Sipas rekomandimit të
avokatit Spiro Çalluka, që ishte autoritet në Paramithi, Kristo ishte angazhuar
si çoban dhe punëtor (me rrogë) në familjen e pasur të Haxhi Fejzos.Ishte
punëtor i mirë dhe trajtohej mirë nga i zoti i shtëpisë.Haxhi Fejzo kishte një vajzë
të bukur 15-vjeçare (Nazo) dhe një djalë si moshatar me Kriston (Idrizi). Një
grup vjedhësish nga Spatari ia kishin rrëmbyer Kristos 10 dele, dhe ia kishin
vrarë dy qenët mollosë, me ç’rast ky ishte kacafytur me vjedhësit, por s’kishte
mund ta shmangë vjedhjen. Për këtë shkak, Kristin e pushojnë nga puna dhe ai
shkon e angazhohet si korier i Shtabit të Zervos në policinë e Paramithisë.Me rastin e
mbledhjes së armëve, Kriston e caktojnë për të regjistruar numrin e armëve, dhe
për koincidencë qëllon që i pari që dorëzon armën ishte Haxhi Fejzo, të cilin,
bashkë me dy të tjerë i vranë zervistët
në rrugë, sapo kishte dalë nga stacioni i policisë ku e kishte dorëzur armën.
Kristi si njeri me uniformë policie dhe me armë (revole) në brez, mund të
lëvizte rrugëve të qytetit, madje të hynte nëpër oborre e shtëpi, kështu që
kishte parëgjithë tmerrin dhe masakrat
që kishin kryer andarët dhe kretanët.Ishte tmerruar nga brutaliteti i
kriminelëve, kishte dëgjuar krisma e britma brënda shtëpive, disa prej
të cilave digjeshin në flakë, bashkë me njerëzit brënda. Në rend të parë
kriminelët zgjedhnin shtëpitë e njerëzve më në zë e të kamur, si ato të
Bollatëve e tjera, ku kryenin krimet dhe kishin se çka të plaçkitnin. Kishte
parë skena lemeritëse të grave, fëmijëve e pleqëve të masakruar. Kishte parëkokën
e prerë të Fiqiriut, xhaxhait të Nazos,
të vënë në hyrje të shtëpisë mbi shkallë, të cilit ia kishin vrarë edhe gruan
dhe gjashtë fëmijët e tyre, prej të cilëve Bedrija ishte më e madhja, 15 vjeçe,
së cilës ia kishin copëtur gjoksin me dhëmbë e me thika.Fëmijët i kishin prerë
si kecat.Të papriturat e Kristos, asaj të marte të zezë, nuk kishin të sosur.
Po,si mund të harrohet rasti i berberit, i cili dha shpirt para këmbëve të
Kristos me sytë që vështronin sikur kërkonin ndihmë; po mësuesi plak i shqipes
që u vra tek çezma Duru; po mullinxhiu Feim Shaqo, të cilit i vranë gruan dhe i përdhunuan
vajzën, ndësa gjaku e mielli ishin bërë brum mbi trupin e tij; po vajza dhe
gruaja e Bollatëve, të djgura me vajguri; po koka e prerë e Rami Kroit, trupin
e të cilit e tërhiqnin zvarrë nëpër të gjitha rrugët e Paramithisë; po vrasja
me plumb pas koke e dy pleqëve në Dhrahomi, të cilët nuk kishin pranuar të
lëviznin nga pragu i shtëpisë; po duarët e prera të fëmijëve,të ngulura nëpër
hunjtë e gardheve; po 24 të vrarët e një familje të madhe në Gardhiq, në mesin
e tyre tetë fëmijë; po vajzat e mbytura në puse, për të ikur përdhunimit; po
barku i çarë i një nëne shtatzënë dhe fëmija i nxjerrë prej saj i vëndosur në
maje të bajonetës, si trofe fitoreje e kriminelëve; po sytë enxjerrë të
vëllezërve Abedin e Gani Bakos? Sa shumë që janë, i kujton Kristo, por nuk kishte
mundësi t’iu ndihmojë as t’i shpëtojë. Në këto rrethana muçibrete kishte,
mendjen te Nazo, vajza e ish-pronarit të
tij, ndaj së cilës kishte një simpati të veçantë. A mos ishte gjallë e
fshehur diku, apo ishte dhunuar e masakruar nga kriminelët? Kristos iu kishte
dëftuar në ëndërr Haxhi Fejzo, që i kishte thënë se Nazo është gjallë dhe e
kishte lutur ta shpëtojë. Shkoi dhe e gjeti të gjallë në shtëpinë e saj, veçse
e katandisur si mos më keq, e tëra e larë në gjakë nga kafshimet e kriminelëve
dhe nga krahërori i çarë me thikë.Në ndërkohë vjen një andart mjekërrosh për ta
dhunuar përsëri Nazon. Të dy fshehen në një dollap, e kur mjekërroshi nuk e
sheh Nazon, fillon ta dhunojë kufomën e nënës së Nazos, Feruze hanëmin, të
cilën e kishin vrarë më heret. Kristo nuk mund e duroi atë skenë të paparë e
padëgjuar, që të dhunohet seksualisht kufoma, prandaj nxorri armën nga brezi
dhe e vrau andartin. Nazon e hipi në kalë dhe mori rrugën për Janinë. Rrugës u
ndalën në Dodonë ku e shpallën martesën në atë vend të shenjtë: “Unë Kristo
Griva të shpall ty Nazo Fejzo gruan time. Betohem para Perëndisë se do të dua
përjetësisht,se do të të qëndroj besnik gjith jetën, në ditë të mira e të
vështira”. Kristo hoqi dhe dogji uniformën zyrtare, veshi rroba të babait të
Nazos dhe vazhduan rrugën deri në Janinë, e prej atje pas tre muajë udhëtimi
nepër dete dhe oqeane, arritën në Amerikë, ku krijuan familje të mbarë, me
djemë, nipa e mbesa. Djemtë e tyre, Nasi dhe Ndou, që u bënë pilotë të
aviacionit të ushtrisë amerikane, e quan në vend amanetin e të amës, që trupin
e saj ta vorrosin në oborrin e shtëpisë në Paramithi, dhe të jatit që ta
vorrosin në të njëjtin varr me gruan e tij. Për hollësi tjera të përmbajtjes së
romanit, lexonie vet dhe do të shihni se romani “Shën
Bartolomeu i Çamërisë”, përkah naracioni dhe përshkrimi i krimeve, është i
ngjajshëm me romanin “Tmerri”, të autorit Arben Kondi, për luftën e Kosovës
1999.
*
* *
Gjenocidi
grek mbi shqiptarët e Çamërisë është kryer në tri faza kryesore dhe në
kontinuitet. Faza e parë ishte gjatë Luftës Ballkanike (1912-1914) dhe pas
Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), kur padrejtësisht Çamëria iu la
Greqisë, që populli edhe sot e qanë me
këto vagje:
“Ti
pse klanë moj Çamëri?
Ç’të
mos klaj moj Shqipëri,
Gjithë
huduti i Çamërisë
I
mbeti resto Greqisë”.
Faza
e dytë e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë u zhvillua pas Luftës së
Parë Botërore dhe nënshkrimit të Konventës midis Turqisë e Greqisë për
shkëmbimin e popullsisë (janar 1923), kur Greqia i detyroi shqiptarët myslimanë
të shpërngulën në Turqi, dhe në pronat e tyre i vendosi ortodoksët e ardhur nga
Turqia. Faza e tretë u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944-1945), kur
u vranë, masakruan, dogjën ose u përzunë të gjithë shqiptarët e besimit
mysliman, ndërsa ata të besimit ortodoks u “shndërruan” në grekë, pa asnjë të
drejtë individuale as kolektive si minoritet autokton shqiptar.
Faza
e tretë e gjenocidit që u zhvillua në periudhën 27 qershor 1944 deri në mars
1945-es, ishte akti përfundimtar i spastrimit etnik të shqiptarëve myslimanë
nga Greqia dhe asimilimit të shqiptarëve ortodoks. Në atë periudhë prej 9
muajve, u vranë, masakruan e dogjën 673 persona në Paramithi, 1286 në Filat,
192 në Gumenicë, 626 në Pargë dhe shumë
të tjerë në fshatrat e Çamërisë.Prej 3242 të vrarëve, 214 ishin gra (76 gra
janë marrë peng),745 gra janë përdhunuar, 96 fëmijë të vrarë (32 ishin nën 3
vjeçe). Në 68 fshatra janë djegur e
shembur 5800 shtëpi dhe xhami. (www.gazetaimpakt.com/gjenocidi
-grek-ndaj-cameve/,
Preteksti
i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë u mor kinse 2000 shqiptarë kishin
bashkëpunuar me gjermanët gjatë okupimit të Geqisë. Ky pretendim nuk qëndron,
jo vetëm se numri i bashkëpunëtorëve nga radhët e shqiptarëve ishte i
papërfillshëm, porse për shkak të disa individëve nuk mund të gjykohej një
popull i tërë, të masakrohej e të detyrohej me dhunë të shpërngulej nga vatrat
dhe pronat e veta. Vet kryekrimineli Napoleon Zerva,me bandat e tij ishte
bashkëpunëtori më i ngushtë me ushtrinë okupuese naziste, sikur ishte Drazha
Mihajlloviqi asokohe në
Jugosllavi.Ushtria gjermane e kishte ndihmuar Zervën për çarmatosjën e
shqiptarëve të Çamërisë.Një motivi pastrimit etnik ishte edhe zilia dhe lakmia
për t’i plaçkitur e rrëmbyer pasuritë, pasiqë dihet se çamët ishin punëtorë të vyeshëm dhe pasanikë të kamur. Ndëkaq,
motivi kryesor ishte zhdukja e
përhershme, me rrënjë e me degë, e
shqiptarëve nga Çamëria. Këtë motiv e vërteton vet kryekrimineli Zerva, pak
para se të vdiste në njjë spital të Parisit. Ai në një letër që i shkruante më 4 gusht 1953 një mikut të tij (Jani Dani
Popovit) e porosiste “t’iu shpjegonte bashkatdhjetarëve grekë se kush e
spastroi Çamërinë prej shqiptarëve”. Me letrën e tij, Zerva vet e pranon
gjenocidin e kryer ndaj çamëve, kur thotë: “Vdes
i qetë, se bëra atë që doja, pasi lash
rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, uturima fëmijësh, nuse e gra nudo që
futeshin në furrat e ndezura, që tëmos pillnin më shqiptarë…, burra të varure të shpuar me bajonetë. Gjuha
shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaqë mua, ashtu siç kënaqë
tërë shpirtërat Helenë”!
Mënyra
dhe përmasat e krimeve që ka krye shteti grek ndaj çamëve kanë të gjitha
elementet dhe tiparet e gjenocidit. Këtë e ka vërtetuar Arben Kondi në romanet
dhe veprat e tjera të tij. Këtë e kanë pohuar edhe historianë e studjues të huaj, madje edhe ndonjë grekë
(Stathis Kalivas, Konstandinos Ciceliqis, etj.). Historiani grek, Niko Zhangu, për masakrat (gjenocidin) e bandave të Zervës,
shkruan: “Duhet të shikojmë fytyrën tonë
në pasqyrën e historisë dhe të na vie turp për ato që u bënë, sepse nuk janë në
karakterin e popullit tonë”.
Parlamenti
i Shqipërisë, në vitin 1994 ka vendosë që 27 qershoritë shënohet si “Dita
ePërkujtimittë Gjenocidit Çam”. Në këtë datë, çdo vit mijëra shqiptarë marshkojnë
drejt kufirit grek, për të treguar se nuk e harrojnë gjenocidin dhe vendin e
tyre. Këtë vit, Sivjet Arben Kondi shkon në atë marshim edhe me romanin e tij
“Shën Bartolomeu i Çamërisë”.
Shqipëria
e Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që anë, kurrë nuk duhet ta heshtin
problemin e çamëve dhe Çamërisë, por ta kenë e ta mbajnë përherë në agjendë të
aktiviteteve profesionale e
shkencore, politike e diplomatike në
arenën kombëtare e ndërkombëtare, si
çështje e pazgjidhur, që duhet të zgjidhet patjetër.