Mendime
Florim Zeqa: Përqasje dhe reflektim për atdhedashuri
E merkure, 05.06.2019, 08:30 PM
Përqasje
dhe reflektim për atdhedashuri
Shkruan:
Florim Zeqa
Analizimi
dhe vlerësimi real i gjëndjes nuk është paragjykim, kritikat ndaj një qeverisje
të keqe janë pak më tepër se atdhedashuri.
Jam
kritik i papërmirësueshëm ndaj zhvillimeve negative në vendin tim, por nuk kam
asgjë personale dhe nuk urrej njeri. Atyre që më urrejnë, mundohem t'iu
përgjigjem me sinqeritet e dashuri. Dashuria që kam ndaj vendit dhe popullit
tim është me fuqishme se çdo pengesë dhe kërcënim.
Kosova
dhe qytetarët e saj, janë kryefjala dhe kallëzuesi i shkrimeve të mia.
Nga
mosha e pjekurisë e deri në ditët e sotme për asnjë çast nuk jam ndalur së
vepruari në shërbim të atdheut dhe popullit tim.
Tërë
veprimtarinë time atdhetare e kam zhvilluar krejtësisht në baza vullnetare, që
i bie, pa asnjë lloj kompensimi material, gjë e cila më bën të ndjehem tepër
mirë dhe krenar.
Çdo
herë dhe në çdo rrethanë jam munduar të jepë maksimumin nga vetja për të
tjerët, pa llogaritur në asgjë personale.
Gjithnjë
e kam vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin personal, dhe çdo herë jam
munduar të mos bëhem barrë e shtetit dhe e shoqërisë.
Asnjëherë
nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, sikurse që nuk kam vrapuar pas
mirënjohjeve e dekoratave të pushtetarëve dhe servilëve të tyre në Diasporë.
Mbase
kjo ishte një surprizë në vete për lexuesit e këtyre rreshtave, për arsye se
asnjëherë deri më sot nuk kam shkruar dhe as që do të shkruaj në vetën e parë.
Këtë përjashtim e bëra kësaj radhe për t'iu treguar dhe dëshmuar lexuesve, në
veçanti gjeneratave të reja, se nuk ka gjë më të çmuar e më vlerë, më të
dobishme dhe më hyjnore sesa të jesh në shërbim të atdheut e popullit tend.
Kodi i patriotizmit
(atdhedashurisë)
Patriotizmi
është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qënurit në shërbim të
atdheut dhe bashkatdhetarëve në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos
kursyer asgjë nga vetja.
Çështja
kombëtare është diçka që ka të bëjë me përceptimin personal të individit ndaj
kombit e atdheut. Kjo mbase dikujt mundë t'i duket e thjeshtë, por në realitet
është pak ma komplekse, për disa arsye:
¬E
para), ka të bëj me burimin e patriotizmit, që në radhë të parë rrjedhë nga
edukata familjare dhe arsimimi i shëndoshë. Një kryefamiljar i mirë i cili e
respekton dhe rehaton familjen e vet,
padyshim se do të jetë i aftë të kontribuoj
për të mirë edhe për fqinjët e vetë, në të kundërten nëse kryefamiljari
nuk arrin të krijoi harmoni e mirëqënje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi
më tutje.
E
dyta), është etika (morali), një person i cili qëndron mirë në aspektin moral,
të njëjtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, ku pa dyshim se i
njëjti është i dobishëm për shtetin dhe shoqërinë. Në të kundërtën, një person
që ka probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij, as tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.
E
treta), është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, që i bie,
një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do
të jetë edhe vetë i mirë dhe i sinqertë, në të kundërtën personi që nuk ka
edukatë të shëndoshë familjare,e ka të veshtirë të krijoi personalitetin e vetë
të ndryshëm nga familja.
Familja,
morali, sinqeriteti, janë këto nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të
jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave
si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmeria, burrëria, qëndresa, dashuria
ndaj atdheut,... më një emër do t'i quaja KOD PATRIOTIK.
Kod
ky, i cili duhet të jetë i respektueshëm nga të gjithë, e në veqanti nga ata që
e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare
dhe gjakut të dëshmorëve.
Të qënurit liderë i përgjegjshëm,
është veti hyjnore
Rolin
dhe rëndësinë e Kodit Patriotik më së miri e kuptojmë nëse e analizojmë
historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga viti 1990 e deri më sot.
Në
vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët e aktivistët ishin sinonim i së
mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, saqë trajtoheshin si idhuj, për faktin se kemi
pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në
plotëni iu ka përmbajtë Kodit Patriotik, ku si rezultat e ka ushtruar pushtetin
moral në tërë territorin e vendit, duke arritur të mbajë për afro 10 vite
rresht shtetin paralel të Kosovës me të gjitha shërbimet për qytetarët karrshi
një okupimi të egër e barbar serb.
Kur
e kujtojë periudhën e viteve të 90-ta, të viteve të krenarisë kombëtare ndjehem
i nderuar dhe privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë
politike të levizjes paqësore të atyre viteve, ku secili prej nesh e dhamë
krejtë çka kishim, mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Kishte
ndodhur pikërisht kështu për faktin, se ideal dhe synim i vetëm i veprimtarëvë
të kësaj periudhe historike ka qënë shteti i Kosovës, e jo pushteti.
Ndërsa
pas përfundimit të luftës e këndej, e në veçanti përgjatë këtyre viteve të
fundit pas Ri-shpalljes së Pavarësisë së
Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë e opozitë shikohen më një sy tjeter, për
faktin së nuk e kanë respektuar Kodin Patriotik të çasjes për shtetin dhe
sjelljes ndaj qytetarëve.
"Patriotet"
e sotëm, shtetin e kanë bër burim të pasurimit, ndërsa popullin e shfrytëzojnë
si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Politikën e
kanë shndërruar në biznes profitabil për pasurim dhe përvetësim të pronave shoqërore
e publike, duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e
qytetarëve.
"Patriotët"
e sotëm, Kosovën kanë shndërru në një shoqëri skllavopronare, ku politikanët,
në veçanti pushtetarët sillen me popullin sikur të ishin mbretër e jo
qeveritarë, duke e trajtuar popullin si skllavë të tyre (shërbëtorë të
dëgjueshëm) dhe janë pasuruar e ngritur aq lartë saqë popullin nuk e shikojnë e
degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Në fakt, ata që vetën e
krahasojnë si "zotër" të këtij vendi, vërtetë vlejnë shumë pak, janë
më pak se njerëz të zakonshëm të kësaj toke.
Si
pasojë e kësaj situate, sot njerëzit e politikës në Kosovë, shiqohen më ironi
nga popullata, për shkak se janë bërë sinonim i së keqës. Për fat të keq, shumë
aktivist , veprimtar politik e atdhetarë të devotshëm që janë duke u djegur nën
hijen e këtyre keq-përdoruesve të Kodit Patriotik.
Populli
i nderon dhe i çmon pa masë veprimtarët e të gjitha periudhave historike,
luftëtarët e lirisë, ata të cilët i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë që sot
e gëzojmë. Populli me pietet të lartë i nderon dhe kujton të gjithë deshmorët e
martirët, i kujton e nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë
luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të
Kosovës.
Mësimet nga e kaluara, udhërrëfues për të ardhmen
Nga
historia jo shumë e largët e popullit shqiptar kemi mësuar sesi patriotët e
vërtetë kanë sakrifiku gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri
të ma e shtrënjta-jetën e tyre.
Ndërsa
tek "patriotët" e ditëve të sotme çuditërisht po ndodhë e kunderta e
saj!
Jo
vetëm që nuk sakrifikuan asgjë, e bënë të kundertën e saj, duke e shfrytëzuar
fatkeqesinë e popullit për t'u pasuruar tejë mase, ku nga hiqi u bënë
milionerë.
Duke
u thirrur në gjakun e dëshmorëve, "patriotët" e muarën primatin
e "çlirimtarëve e
shpetimtarëve" të kombit , duke u bërë kështu shkelësit më të mëdhenjë të
gjakut të dëshmorëve e martirëvë të
kombit.
Pra
si rezultat i kësaj situate, shteti i Kosovës nuk është më shtet i qytetarëve,
por është shndërruar në shtet të hajdutëve dhe kriminelëve, i të korruptuarëve
dhe korruptuesve, i haraçgjinjëve dhe fajdegjinjëve, shtet i skandaleve dhe
aferave korruptive.
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur skandalet në shtetin e Kosovës ngarendin njëri pas
tjetrit, ku çdo herë protagonist të këtyre skandaleve janë bartësit e
institucioneve më të larta të shtetit.
Si
rezultat i kontrollit dhe monopolit mbi institucionet, në veçanti mbi sistemin
e drejtësisë, drejtuesit e shtetit çdo ditë tallen më popullin përmes luftës më
fjalë kundër korrupsionit.
Drejtuesve
të shtetit iu mungon përgjegjësia morale në radhë të parë dhe llogaridhënja
para qytetarëve të vendit. Ata sillen më popullin sikur të ishin të dërguarit e
zotit, ndjehën të pa prekshëm nga ligji, për shkak se ligjet dhe drejtësia janë
në dorën e tyre.
Shteti
nuk është krejt nocion abstrakt. Në realitet, shteti është pasqyrë e të gjithë
qytetarëve. Secili prej nesh jemi pjesë përbërse e shtetit, ndërsa pjesa
ekzekutive, legjislative dhe e drejtësë janë fytyra e vërtetë e shtetit.
Kosovës
si një shtet i ri që është, i duhet një imazh tjetër nga ky i sotmi.
Imazhi
negativ i shtetit të Kosovës në botë nuk është fytyra e qytetarëve por e
pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar në përgjithësi.
Vetëm
një forcë e re politike, me figura të reja e jo të ricikluara mund të
përmirësojë imazhin e shtetit dhe kthejë shpresat e qyetarëve.