Mendime
Dedë Preqi: Etiketimet dhe ofendimet e z. Bërnabiç
E shtune, 01.06.2019, 07:50 AM
OFENDIMET
E KAKËDHISË
Nga
Dedë Preqi
Përgjigja
ndaj ofendimeve të ministres së Serbisë, A.Bërnabiç, se “shqipatarët janë
njerëz të maleve”, nuk duhet të tingëlloj aq shqetësusese, nga se shumica e
këtyre njerëzve nuk e dinë as preardhjen e tyre, dhe tek ta, mbizotëron si
gjithmonë bota e tillë e shantazheve, e mashtrimeve dhe etiketimëve ndaj të
tjerëve, posaqerisht ndaj shqiptarëve, që po ua vërbon sytë suksesi i tyre, dhe
e gjithë kjo nuk ka të bëjë më asgjë tjetër, vetëm me një lloj sëmuarje të fshehtë
shpirtërore, e cila e mundon këtë popull dhe nuk do gjejë shërim as në këtë
kohë të civilizimit modern njerëzor.
Para
se gjithash bëhët fjalë për llojin e këtij njerëzimi, që bie më shumë në sy
para botës si njerëz të egjër dhe pushtues, njerëz të luftrave dhe dhunës, që
rrallë ka sot të tillë që i mbështesin këto veti dhe elemente kundërnjerëzore,
me që bëhët fjalë nga indinjata për padrejtësinë dhe pa arsyeshmërinë që dhemb
shumë, por dihet se vetë serbët janë ardhacakë që rrjedhin nga malet e Karpateve,
dhe me tenda vendosen në trojet e huaja dhe në mënyrë të dhunshme me pushtime,
duke zënë vend në tokat pjellore të Ilirëve dhe Dardanëve të vjetër.
Pavarësisht
nga këto ofendime dhe etiketime të zonjës Bërnabiç, kemi edhe të tjerë që
ofendojnë dhe shprehin mëllefin e tyre para botës, sikur shqiptarët janë njerëz
të pa përshtatshëm dhe të tepërt në këtë botë, duhet për një çast të ndalemi
dhe të marrim frymë lirisht, sepse ofendimet e njerëzve të tillë, më shumë
duhet të jenë mësime dhe plotësime në përmbushjen e zbrazësirave tona të
dobëta, për të ndryshuar çasjet tona në forcimin e një uniteti dhe fuqie të
përbashkët kombëtare.
Edhe
njeriu i shekullit 21, ballafaqohet sot me pakuptimësinë, me vakumin e
ekzestenciales së vet, që rrjedhin nga neurozat dhe bindjet jo normale, por e
rëndësishme si gjithherë, jeta e njeriut nuk është në fuqinë e asaj bote pa një
përgjegjës, mu për atë edhe dallohet nga kafsha, e cila është e mbërthyer në
determinizmin e ligjit të natyrës.
Në
aktualizimin e rrethanave të tilla, shqiptarët do të tregoheshin të guximshëm,
jo për një ballafaqim me llojin e këtyre njerëzve dhe luftën për të realizuar
qëllime të dhunshme, por duke i përmbushur detyrat dhe nevojat e çdo lloj
veprimi, në kuptimin e jetës dhe vepres njerëzore, si orvatje dhe vlera që do i
tejkalojmë, jo me teori dhe fjalë, por me punë dhe vepra për të realizuar
qëllimet tona të përbashkëta.
Etiketimet
dhe ofendimet e z. Bërnabiç, janë të ngjajshme, sikur dhia, që i lëshon kakëdhiat pa kontrollë, ndërsa nuk e vërenë
vetën me bisht përpjetë.