Mendime
Kastriot Myftaraj: Tifozët e Tiranës Xhihad në Laç
E hene, 27.05.2019, 05:23 PM
Një
grup i muslimanëve praktikues, banorë të Tiranës, tifozë të Klubit të futbollit
“Tirana” bëri të dielën Xhihad në Laç një qytet me shumicë të krishterë
katolike, gjatë ndeshjes “Laçi”- “Tirana”.
Nga
Kastriot Myftaraj
Siç
e shikoni dhe në këtë video, drejtuesi i tyre thotë fjalën “Tekbir”, që në
arabisht do të thotë “I madh” dhe përdoret si ftesë për të shprehur madhështinë
e Allahut. Thirrjes “Tekbir” grupi i kthen përgjigjen: “Allahu Akhbar!”, që do
të thotë “Allahu është më i madhi!”
Ndeshjet
e futbollit janë veprimtari laike, ku nuk duhet të ketë slogane fetare. Të
tilla thirrje si “Tekbir” dhe “Allahu Akhbar” në mjedise të tilla kanë qëllim
poshtërimin e të pranishmëve nga religjione të tjera si dhe të laikëve në
përgjithësi, duke përfshirë muslimanët jopraktikues.
Ata
që bënë thirrje islamike në stadiumin e Laçit vepruan në zbatim të një skenari
provokimi xhihadist islamik. Ngjarja është shumë e rëndë dhe nga ato që mund të
kishte shkaktuar një gjakderdhje të madhe nëse nuk do të ishin vetëpërmbajtur
pasardhësit e gardistëve të Skënderbeut.(Në ato anë rekrutohej më së shumti
Garda e Skënderbeut)
Ata
që i ndërsyen xhihadistët kishin llogaritur që vendasit katolikë nuk do të
vetpërmbaheshin. Xhihadistët-tifozë kishin shkuar në Laç të gatshëm për të
luftuar me kundërshtarët e krishterë, dhe për t’ u bërë martirë, të bindur se
kështu do të shkonin në Xhehnet (parajsën islamike)
Kush
qëndron pas këtij skenari provokimi xhihadist? Pse hesht Komuniteti Musliman i
Shqipërisë, pse heshtin imamët televizivë si Elvis Naçi? Këta janë besimtarë
muslimanë dhe Komuniteti duhet të reagojë ndaj ngjarjes dhe ndaj autorëve të
saj.
Këta
njerëz janë zyrtarisht pjesë e Komunitetit Musliman meqënëse falen në një xhami
të administruar nga ky komunitet, që është ajo e Rrugës së Kavajës, e quajtur
me emrin e agjentit të dokumentuar serb Dine Hoxha.
Pse
nuk reagoi Policia e Shtetit ndaj xhihadistëve në stadiumin e Laçit? Pse nuk
reagon tani? Banda xhihadiste e tifozëve të Tiranës duhet arrestuar dhe marrë
intensivisht në pyetje duke u detyruar të tregojë organizatorët e aksionit
xhihadist.
Nëse
nuk reagojmë tani ndaj tyre, nuk duhet të habitemi nëse ora kthehet pas në
vitin 1914, në kohën e Rebelimit Islamik të Haxhi Qamilit.
Nuk
mund të mbyllet kjo histori me justifikimin se ata që e bënë këtë në stadiumin
e Laçit janë disa radikalë islamikë. Pyetja është sesi janë radikalizuar këta
njerëz që ulërijnë në arabisht si ushtarët e Shtetit Islamik? Ata janë
radikalizuar sepse këtu në Shqipërinë tonë zyrtarisht laike, ku gjuhë zyrtare
është shqipja dhe gjuha zyrtare është element i rendit kushtetues, që kanë
detyrim ta respektojnë komunitetet fetare, njëri prej tyre Komuniteti Musliman
bën thirrje pesë herë ditën në arabisht me megafonë të vendosur në minaret e
xhamive.
A
nuk u drejtohet thirrja për lutje muslimanëve shqiptarë? Me ligj, hapësira
jashtë asaj të objekteve të kultit është laike dhe mund të përdoret për rite
fetare vec me leje në rast festash fetare, një ose dy herë në vit për cdo fe.
Përse duhet të dhunohet hapësira laike me thirrjet ritualistike në arabisht për
më tepër me megafonë? A nuk është kjo një përpjekje për ta ngritur Islamin
praktikisht në statusin e fesë zyrtare?
Tradita
e mirë fetare shqiptare është përdorimi gjuhës shqipe në ritualet fetare, e kjo
traditë nis që nga shekulli XV me formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe të
Arkipeshkvit Pal Engjëlli, për Kishën Katolike, e më pas me Fan Nolin për
Kishën Ortodokse.
Këtë
traditë e refuzon vec një bashkësi fetare, ajo islame. Kështu që Komuniteti
Musliman i Shqipërisë duhet të shohë përgjegjësinë e tij te radikalët islamikë
tiranas që bënë Xhihad në Lac.
Laicizmi
është mbrojtur me gjak në Shqipëri, sepse ka qenë kusht i ekzistencës së
shtetit shqiptar. Është mbrojtur më shumë nga forca jo shtetërore se nga shteti
që ndonjëherë ka kapitulluar para islamikëve, si në 1914.
Laikët
shqiptare, që në këtë vend përbëhen më së shumti nga pasardhës të familjeve të
konvertuara me dhunë në Islam në kohën e pushtimit osman, që sot nuk
praktikojne fenë islame, të krishterët shqiptarë, presin që shteti shqiptar të
marrë masa kundër aksioneve të tilla xhihadiste islamike.
Forcat
laike shqiptare kanë aleatë të fuqishëm në Europë dhe ata po fuqizohen. Nëse
Shqippëria do të bëhet poligon i provës për përplasjen me Xhihadin,
përgjegjësia do të jetë e atyre që sot kanë autoritetin ligjor për të marrë
masa, dhe nuk e bëjnë këtë.
https://www.facebook.com/Albanian.ultras/videos/309885229947750/