Mendime
Florim Zeqa: Porno e klanit "Pronto", dhunim dhe vrasje e dytë e viktimave!
E diele, 19.05.2019, 11:36 AM
Porno
e klanit "Pronto", dhunim dhe vrasje e dytë e viktimave!
Shkruan
Florim Zeqa
Kur
përballeshim me dhunën e policisë serbe dhe gazin lotësjellës në demonstrata,
ata duke pirë birra në lokalet serbe argëtoheshin me ne, ndërsa sot të njëjtit
pa fije turpi na shesin ders patriotik. Ata që para lufte lufte koketonin me
shajkaqat serbe, sot mbajnë kravata të kuqe dhe plisa të bardhë.
Ndërsa
ata që i rezistuan pushtuesit serb, sot injorohen dhe përbuzen nga soji i keq i
politikanëve të kohës nëpër të cilën po kalojmë.
E
fillova në këtë mënyrë shkrimin, me qëllim që lexuesit e rinjë të kuptojnë më
mirë realitetin e krijuar në vendin tonë. Këta që sot udhëheqin me shtetin nuk
janë themeluesit e shtetit, por rrënuesit e tij.
Historia
e themeleve të shtetit, e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga Serbia daton një
dekadë para "lindjes" së kusarëve të luftës dhe paqes...
Pushtetarët
aktualë dhe politikanët e inkriminuar qëllimshëm po harrojnë se Gkykata
Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së është themeluar me bekimin e
deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe pikërisht me bekimin e liderëve politik
të krahut të luftës.
Se
vërtetë është kështu, Veseli &Co dhe krejt kjo klasë politike nuk guxuan
dhe as që guxojnë të përmendin dëmet e luftës që Serbia i bëri në Kosovë, për
më tepër se kaq nuk i lejuan as Gjykatat në Kosovë që t'i trajtojnë paditë e qytetarëve
dhe bizneseve për dëmet e luftës kundër Serbisë.
Pra,
është mirë që pushtetarët dhe tërë klasa politike në Kosovë, të tregojnë se
kush i pengoj dhe ku ishin që 20 vite, ku ishin kur u nis dialogu me Serbinë në
Bruksel, ku ishin kur u amnistuan kriminelët serb të veriut, ku ishin kur u
votua "Zajednica" serbe si dhe ku ishin kur u votua Gjykata
Speciale!?
Zgjimi
i vonuar i politikanëve të inkriminuar, po bëhet jo nga dashuria ndaj atdheut
dhe respekti ndaj viktimave shqiptare të luftës, por të prirë nga interesat
personale dhe marketingu politik për pushtet.
Thënë
ndryshe, pushtetarët dhe politikanët në përgjithësi e kanë hallin e vet e jo të
viktimave të luftës. Pra, çdo gjë po bëhet për efekte elektorale, gjegjësisht
për mbajtjen dhe marrjen e pushtetit.
Debati folklorik në
Kuvendin e Kosovës
Debati
në Kuvendin e Kosovës rreth iniciativës së pasinqertë dhe me prapavijë politike
të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për krijimin e një "Tribunali
ndërkombëtarë për krimet e serbëve në Kosovë", u shfrytëzua për marketing
politik dhe fjalime folklorike të deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Nga
debati u vërejt qartë se pozita dhe opozita qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës
dhe se lidhjet korruptive dhe kriminale mes grupimeve politike në Kuvend janë
më të fuqishme sesa ndarjet partiake dhe interesi qytetarëve dhe shtetit në
përgjithësi.
Aq
të pafytyrë dhe të pasinqertë janë politikanët milionerë saqë po mundohen të
fitojnë poena politik edhe nga viktimat e luftës, dhunimet dhe të pagjeturit.
Nisma
e pasinqertë dhe me 20 vite vonesë e pushtetarëve multimionerë kinse për
Tribunal ndërkombëtar, është tallje, dhunim dhe vrasje e dytë e viktimave.
Politikanët,
qofshin ata deputet apo qeveritarë, pushtetarë apo opozitarë që e sollën dhe
votuan Gjykatën Speciale, në asnjë rrethanë nuk mund të sjellin drejtësi për
qytetarërt dhe as qetësi shpirtërore për viktimat e luftës.
Fotoja pornorgafike e
falsifikuar, turpi i radhës i pushtetarëve
Nuk
mbeti gjë pa u fëlliqur nga lufta e fundit, përveqse u bëmë gazi i botës edhe
lufta e pastër çlirimtare çdo ditë e më tepër po e merr një ngjyrim tepër të
errët për shkak të skandaleve të njëpasnjeshme, siq ishte rasti i fundit me
foton pornografike të prezantuar nga Flora Brovina, të një skenari përvers të
Kadri Veselit.
Njëherësh,
ky akt paraqet lojën më të ndyrë të shërbimeve të UDB-së në Kosovë. Me këtë akt
të turpshëm dhe skandaloz, me foto të falsifikuar u tentua që të zhvendoset
vëmendja opinionit publik nga tradhtia e Hashim Thaçit me territore të vendit
dhe jo vetëm.
Serbia
përmes argatëve të vet, të instaluar në institucionet ma të larta të Republikës
së Kosovës, ia arriti qëllimit me një skenë të "deshmimit" të
falsifikuar të vret dy zogj me një plumb; pra me një foto-skandal e goditi Amerikën dhe të vertetën e hidhur të
shqiptarëve të Kosovës, atë të krimeve dhe dhunimeve seksuale të 20 mijë
vajzave e grave shqiptare.
Serbia
përmes SHIK-ut arriti ta degradojë dëshminë e Vasfije Krasniqit si dhe të
komprometoj me skena pornografike edhe ushtarët amerikan.
Serbia,
tani e tutje për dhunimet seksuale ndaj grave e motrave shqiptare, do të thonë
se janë sajesa pornografike të vetë shqiptarëve.
Pra
Serbia me kaq lehtësi ia arriti t'i nxjerrë shqiptarët e Kosovës, si mashtrues
ordiner dhe aktorë që luajnë viktimën pa qenë fare viktimë, duke e djegur keq
kartën shqiptare për dhunimet seksuale dhe krimet monstruoze të shtetit serb në
Kosovë.
Tani
fare pak rëndësi ka kërkimfalja e Flora Brovinës dhe asryetimi i urdhënësve të
saj, ngase vendit i është bërë një dëm i madh dhe i pariparueshëm. Tani nuk do
të mjaftojnë edhe 1 mijë dëshmi të tjera për ta mohuar mashtrimin që u bë nga
deputetja Flora Brovina në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe
pas këtij skandali porografik të klanit "Pronto", populli i Kosovës
po hesht dhe po toleron që kjo klasë politike, të terrorizoj qytetarët çdo
ditë, duke shkuar edhe aq larg saqë për 20 vite e zhvatën Kosoven, nuk lanë gjë
pa vjedhë, e tash 20 vite pas gjoja u kujtuan të merren me krimet e bëra nga
Serbia, përderisa për 20 vite as që i kanë permendur, e për me tepër i kanë
ndaluar Gjykatat t`i trajtojnë dëmet e luftës që Serbia fashiste i ka bërë në
Kosovë.
Mbështetja
e spektrit opozitarë në nismat e dyshimta të pozitës në Kuvend e dëshmon sesa
afër dhe sa të bashkuar janë kusarët politikë në pushtet dhe opozitë.
Vetëm
kapja dorë për dore e të gjithë politikanëve të dështuar, gjegjësisht e figurave të prishura politike dhe largimi i
mënjëhershëm i tyre nga pushteti dhe skena politike në përgjithësi shëron
plagët shpirtërore dhe kthen shpresat e qytetarëve në këtë vend.
E
vetmja shpresë për ta çliruar shtetin nga uzurpatorët, kusarët politik dhe
bandat kriminale është zgjimi i popullit nga agonia e gjatë dhe aktivizimi i
menjëhershëm i elitës intelektuale të mërgatës tonë.